I paparashikueshëm ky vit për tenorin Saimir Pirgu. Jo vetëm një album shumë i suksesshëm, koncerte, turne, shfaqje në skenat më të mëdha botërore, kritika nga më të mirat.
Lajmi më i fundit vjen nga çmimet më të mëdha muzikore në botë: Grammy Awards. Opera, në të cilën Saimir Pirgu ka interpretuar një nga rolet kryesore, është pretendente për çmimin “Best opera recording”. Bëhet fjalë për operën “Szymanowski: Król Roger”, nën drejtimin Antonio Pappanos, i cili dirigjon Orkestrën e Royal Opera House dhe me regji të Kasper Holten. Interpretojnë Georgia Jarman, Mariusz Kwiecieñ, Saimir Pirgu etj. Opera është një produksion i Royal Opera House në Londër.
Pas suksesit në skenën londineze, është shfaqur me po aq sukses edhe në kinema DVD-ja e kësaj opere, publikuar nga “OpusArte”, që e vuri atë edhe më në vëmendje të publikut dhe kritikës. Kjo e fundit ka veçuar tenorin shqiptar Saimir Pirgu në rolin e Shephert, të cilin herë e quanin një zbulim e herë të mrekullueshëm. “Indipendent” shkruan: “Pirgu is superb”, teksa vë theksin në karizmën vokalistike dhe aktoriale të “tenorit të shkëlqyer dhe të zjarrtë shqiptar”, që tërheq vëmendjen në gjithë produksionin.
Opera ku interpreton Pirgu është në garë edhe me katër produksione të tjera. Ky është niveli më i lartë që një këngëtar lirik shqiptar ka arritur deri më sot dhe do të ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, nëse një shqiptar do të tërhiqte trofeun e “Grammy Awards”, në edicionin e tij të 59-të. Tashmë lajmi është zyrtar.
Mes dhjetëra çmimesh, që ndahen në të gjitha zhanret muzikore, që nga popi, rroku, xhazi, R&B etj., ndahen edhe çmimet në kategorinë e muzikës klasike dhe “Szymanowski: Król Roger” është një ndër të nominuarit. TENORI Edhe pse ky vit ka qenë shumë i mbarë për tenorin Saimir Pirgu, të qenët pjesë e kastit të nominuar për çmimet më të mëdha muzikore në botë ishte pa dyshim një befasi.
I pyetur nga “Panorama”, ka shprehur gati nota habie. “Normalisht që një lajm i tillë më ka gëzuar e për më tepër surprizuar. Nuk isha në dijeni që shtëpia ime diskografike “OpusArte”, që ka publikuar DVD-në, kishte hedhur kandidaturën për ‘Grammy Award 2017’”, thotë Saimir Pirgu. Nëse do të shpallen fitues, sigurisht që ai nuk e di, por të qenët në pesëshen më të mirë, e bën jo pak entuziast dhe pse jo krenar për arritjet.
NOMINIMET
“Corigliano: The Ghosts of Versailles” — James Conlon, conductor;
Joshua Guerrero, Christopher Maltman, Lucas Meachem,
Patricia Racette, Lucy Schaufer & Guanqun Yu; Blanton Alspaugh,
producer (LA Opera Orchestra; LA Opera Chorus)
“Handel: Giulio Cesare” — Giovanni Antonini, conductor; Cecilia
Bartoli, Philippe Jaroussky, Andreas Scholl & Anne-Sofie von Otter;
Samuel Theis, producer (Il Giardino Armonico)
“Higdon: Cold Mountain” — Miguel Harth-Bedoya, conductor; Emily
Fons, Nathan Gunn, Isabel Leonard & Jay Hunter Morris; Elizabeth
Ostrow, producer (The Santa Fe Opera Orchestra; Santa Fe Opera
Apprentice Program for Singers)
“Mozart: Le Nozze Di Figaro” — Yannick Nézet-Séguin, conductor;
Thomas Hampson, Christiane Karg, Luca Pisaroni & Sonya
Yoncheva; Daniel Zalay, producer (Chamber Orchestra of Europe;
Vocalensemble Rastatt)
“Szymanowski: Król Roger” — Antonio Pappano, conductor; Georgia
Jarman, Mariusz Kwiecieñ & Saimir Pirgu; Jonathan Allen, producer
(Orchestra of the Royal Opera House; Royal Opera Chorus)
“Violinën e kam filluar në moshën gjashtë vjeçare dhe vazhdoj të ushtrohem përditë me të njejtin impenjim. Nuk luaj me një violinë elektrike ose të krijuar nga një robot, por një . . .
Ikona e artit dhe skenës Tinka Kurti jeton prej disa vitesh në një shtëpi të moshuarish në Tiranë. Aktorja Tinka Kurit ishte e pranishme në ceremoninë mortore të aktores së njohur, mike . . .
Aktori Ndriçim Xhepa ka ndarë emocione në homazhet për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.
Ai ka treguar për p . . .
U nda sot nga jeta Margarita Xhepa, një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet . . .
Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa.
Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.
Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, n . . .
Filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen”, tashmë i restauruar në 4K nga Augustus Color, si një projekt i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, është shfaqur në Tiranë me praninë e një pjese të sta . . .
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka sjellë për publikun videoklipin e këngës së saj “Dashuria”, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën muzikore.
Kjo këngë ës . . .
Aktorja italiane ishte 71 vjeçe dhe prej disa kohësh ishte e sëmurë
VOAL- Eleonora Giorgi (Eleonora Xhorxhi) ka ndërruar jetë të hënën pranë fëmijëve dhe njerëzve të saj të dashur. Këtë . . .
I vlerësuar në Festivalin e 75-të të Këngës Italiane me këngën “Balorda nostalgia”
VOAL- Një finale plot kthesa karakterizoi edicionin e 75-të të Festivalit të Sanremos, që kulmoi me fi . . .
Sipërmarrësi Elton Ilirjani, ka ndarë në rrjetet sociale pamje se si këngëtarja Parashqevi Simaku duket sot, pamje të cilat kanë një ndryshim tërësor krahasuar me imazhet ku ajo shihej . . .
Aida e Giuseppe Verdit, një kryevepër monumentale e repertorit operistik botëror, do të ngjitet në skenën e TKOB-së në një produksion madhështor, realizuar nën vizionin e legjendarit F . . .
dptorsSoenf497ëmu8219c7tt6ig190i887016618mou8t4 f8ll06g1rmm7 ·
▪︎ Digjet arkivi i partiturave muzikore të Arnold Shënbegut
Më shumë se 100,000 faqe partitur . . .
Komentet