Sadije Berisha duket se nuk është e qetë për të ardhmen e vajzave të saj. Duket se ka arsye për këtë, pasi nuk do që fëmijët që ajo ka me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzenin, të ndjekin rrugën e babait të tyre, apo të marrin shembull nga kjo që i ka ndodhur familjes së tyre.
Në një status të gjatë në profilin e saj në Facebook, Sadije Berisha shpreson që fëmijët e saj të ndjekin rrugën e tyre në jetë, të gjejnë lumturinë e tyre dhe të mos ia rrëmbjenë atë dikujt tjetër, apo të bëhen persona të dorës së dytë për dikë.
Statusi i plotë SadijesNjë djalë është një djalë derisa ai gjen një grua, një vajzë është një vajzë për të gjithë jetën.
Mimi thotë – Mami, FB nuk është një blogg.
E di!
Guruja ime indiane Ashok Saighal më tha se ka 2 lloje njerëzish në këtë botë.Dhënës dhe marrës. Kështu që ju mund të jeni vetëm njëri nga dy dhe ju princeshat e mia jeni dhënëse që tërhiqni marrësit.
Unë e di se vajzat e mia janë dhënëse si unë dhe unë vetëm mund të shpresoj që gabimet e mia nuk do t’i trembin të jenë dhënese.Dhe unë shpresoj se ato do të ecin rrugën e tyre në jetë dhe jo të ndjekin rrugën e dikujt tjetër.
Unë shpresoj se ato do të gjejnë lumturinë e tyre dhe jo të marrin atë që nuk i përket.
Unë nuk do të doja që ato të jenë persona të dorës së dytë apo të marrin tepricat që lenë të tjerët. Unë
jam krenare për ju të dyja, sepse jeni të zgjuara, të forta dhe kokëforta, por me zemër të artë. / Mamma.
Komentet