…Dukuri që me të vërtetë bën krenar çdo shqiptar kudo që jeton. Sepse Sabija, lindur dhe rritur më 1967 në fshatin Livadhi pranë Strugës, shkuar në Prishtinë, ku ka kryer shkollën e mesme, shtrënguar nga krimet e përbindshme të ushtrive ushtrive barbare sërbe në Kosovë në vitet e fundit të shekullit të kaluar, lë vendlindjen dhe të detyrohet të vendoset në Amerikë, më saktësisht në Nju Xhërsi.
Në shkollën tetëvjeçare ka luajtur bukur fort hendboll, ka dashur të bëhet profesoreshë e kulturës fiizke, por edhe ka lexuar shumë, ka shkruar edhe hartime që kanë tërhequr vemendjen e mësuesve të saj.
Në “Tokën premtuar”, siç quajnë Amerikën, lë pas ëndërrimet e para rinore dhe bashkë me to edhe hendbollin. Por në shpirt dhe zemër ruan dashurinë për leximin, për gjuhën angleze që e mëson me ngulm, për të hyrë në botën e madhe dhe të vështirë të artitletrar, me emra shkrimtarësh që deri atëherë veç i ka dëgjuar, madje edhe të shkrimtarëve që njihen edhe në atë gjini, tashmë aq të pëlqyer, që quhet horror. Dhe nuk mjaftohet vetëm me kaq, por edhe provon tëhedhë hapat e parë në këtë lëmë.
Sidoqoftë, prologu i krijimtarisë së saj është një novelë e shkruar në shqip, ku ajo e ndjen veten plotësisht të sigurtë. Novela titullohet “Përse u dashurove me mua?”, botuar më 2003.
”Autorja,- shkruan poetesha Violeta Allmuça,- ivendos ngjarjet në një vend ku personazhet, edhepse të vdekur, dalin të vështrojnë botën, pra janë të zhveshur nga pajetësia e tyre, duke u bërë pjesë etë gjallëve, që kaplojnë edhe pranë varreve… Lexuesi e kupton që në krye të librit se ka të bëjë më një vision për jetën, për atdheun, njeriun, i cili shfaqet nëpërmjët një fantazie të brendshme dhe jashtë botës së autores…. Mbyllja e novelës më mbajtjen e besës së dhënë shqiptarit, tregon se kjo shkrimtare,së pari shqiptare dhe pastaj me vlera të përbotshme, na zbulon më thellë në kohë identitetin tonë kombëtar, si komb që mbetet i etur për lirinë. (“Dielli”, 29 korrik 2014).
Sabije Dervishi ngul kështu gurin e parë në rrugëtimin e saj drejt krijimtarisë letrare. Një provëqë e shtyn atë të bëjë përpara, drejt shtigjesh të panjohura pwr lexuesin tonë, me një roman të titulluar “I live in Hell”, ( “Unë jetoj në Ferr”), shkruar në anglisht. Dhe, siç pwrmenda më sipër, është një roman horror,i pari i këtij lloji në letërsinë mbarëshqiptare, që quhet edhe “Ghost Story”, (Histori shpirti), babai i së cilës është shkrimtari njohur anglez Horace Valpone, (1717-1977), me romanin “Kështjella e Otrantos”, të botuar në vitin 1764. (Për më shumë- veprat me temë horror, (nga anglishtja), ngërthejnë ngjarje që përshkohen nga frika, tmerri, ankthi, vdekja, vrasjet,misteret, me elemente supernatyrore…).
Me elemente të tilla janë ngritur dhe 5 romanet horror të Sabije Dervishit. Por jo për t’I krijuar lexuesit një gjendje të rëndë shpirtërore, jo për ta frikësuar, jopër t’i kallur datën,sepse në situata të ndërlikuara që të emocionojnë, që të grishin të ndjekësh hap pas hapi ngjarjet e gërshetuara me mjeshtri të admirueshme artistike, lufton bujaria, me ligësinë, e bukura me të shëmtuarën, e mira me të keqen, ku triumfojnë të parat, edhepse në mënyrë tragjike.
Po rendis shkurtimisht përmbajtjen e romaneve horror, të shkruara nga Sabije, sipas katalogwve të publikuar on line nga Shtwpia Botuese “New Age Publishing”, ndwr më të njohurat në Kaliforni dhe Amerikë.
Po e nisim me romanin e parë ”Pse u dashurove me mua?”:
Njw vajzw e re ngacmon shpirtin e shqetwsuar tw njw oficeri misterioz dhe provokues tw njw ushtrie tw huaj, i cili ka rwnw nw tokwn tonw gjatw Luftws sw Parw Botwrore. Kwshtu ai jeton pwrfundimisht nw mendimet, shpirtin dhe trupin e kwsaj vajze tw re, krejt e kundwrta e tij. Sidoqoftw, dallimet midis gjuhwve, kulturave, feve dhe botwkuptimeve tw tyre,nashpien nw takime tw wmbla, por edhe tw tmerrshme, ndwrsa lexuesinjihet me botwn e ngrirw midis tw gjallwve dhe tw vdekurve.

“Mysterious Secret” (After Death), “Sekret misterioz”, (“Pas vdekjes”):
“Unë e dua jetën”… Njw dashuri e pashpresë menjw shpirt të ringjallur, një skeleti njwkrijesë që vdiq në vitin 1916 dhe trupi i të cilit tani qëndron i varrosur në oborrin e shtwpisw sw vajzws qw dashuron.!
Në skena të gjalla të marra nga ditari i saj, kjo vajzwzbulon detaje tw njw luftetë guximshme, për të zotëruar shpirtin e vet, një luftë midis islamit dhe krishterimit, një luftë midis fuqive të jetës dhe vdekjes.
“Interpretation of Dreams”, (”Interpretimi i wndrrave”):
Sa të vërteta janë ëndrrat tona? A realizohen ato në jetë? A parashikojmë me to të ardhmen?
Në ditarin e saj, atw që autorja e quan ngrohtësisht “paketë e saj e pazëvendësueshme” e ëndrrave, Sabije Dervishi Veseli shqyrton këto tri pyetje dhe më shumë.
Çdo ëndërr mund të parashikojë një mister dhe ka vlerën dhe rëndësinë e saj. Secila ka kuptimin e vet. Ëndrrat dërgojnë mesazhe! Me këtë libër lexuesi mund të zbulojë:
Si mund t’i interpretojmë ëndrrat tona?… Si mund t’i parashikojmë misteret …
A jane ëndrrat të rëndësishme?…

“Dangerous Road’, (“Rrugë të rrezikshme”):
Në këtë, i katërti i saj , Sabije Dervishi Veseli përsëri hulumton marrëdhënien e errët midis ëndrrave dhe fatit të njerëzimit…Endrra që mund të mundojnë të rinjtë, ëndrra që mund të parashikojnë katastrofën, ëndrrat që do ta shkatërronin dashurinë. Udhëtim nëpër këtë “rrugë të rrezikshme”, pranë një vajze të mbushur me shpresë për jetë dhe dashuri, megjithatë, të përhumbur nga ëndrrat e neveritshme të dhunës dhe vdekjes.

“Dreams: our Divine Messages”, (“Endrrat: mesazhet tona hyjnore”):
Duke u nisur nga libri i saj i fundit, “Interpretimi i ëndrrave”, nw kwtw libwr Sabije Dervishi Veseli zbulon misterin e interpretimit të katër llojeve të ëndrrave. Parimet e para – Parashikimet, paralajmërimet shpirtërore dhe wndrrat e jetës së përditshme – janë të lehta krahasuar me ato ëndrra të veçanta që autori i quan Mesazhet Hyjnore. Çdo ëndërr ngre një gjykim dhe ka vlerën dhe rëndësinë e tij. Ëndrrat dërgojnë mesazhe! Me këtë libër, lexuesi mund të zbulojë: Si mund t’i interpretojmë ëndrrat tona, si t’i përdorim ato për të paracaktuar misteret, dhe sa të vërtetë janë ëndrrat e rëndësishme.

“I live in Hell’, (“Unë jetoj në ferr”):
Çfarë ndodh kur një vajze e re ndodhet nw udhwkryqin e një pike tw thyer, njw vajzw e cila dwshton nw martese? Larg pwrshkrimit twzakonshëm surreal dheimagjinativ, qe kemi parw nw romanet e mwsipwrme, autorja ndwrmerr këtë radhw një udhëtim realist. Eshtë e vërtetë qw Teuta, nga dashuria e saj e pafajshme për njeriun e gabuar, i cili e e ka dhunuarfizikisht dhe psiqikisht, dhe nga lodhja e tepwrt nga jeta, si dhe nga kanceri nw gji, jeton nw varr tw hapur… Si mbijeton? …
Ja si e përshkruan Sabija rrethanat si nisi botimin e romaneve tw saj nw Amerikw.
“Mora guximim t’i dwrgoj dorshkrimete mia nw “New Age Publishing”, shtwpI botuese nw Kaliforni. Kisha edhe drojtje, por edhe besim, sepse lexuesi amerikan wshtw i prirw tw lexojwvepra letrare tw llojit qw kam kultivuar nw to. Dhe merret me mend gwzimi im, kur, pa humbur shumw kohw, nga kjo shtwpi botuese mw erdhi njw mesazh, kushpjegohej se “Misterious Secret” ishte pwlqyer dhe do tw botohej, dhe se pritej prej meje qw tw vazhdoja bashkwpunimin me romane tw tilla.
Ishte kwnaqwsi pwr mua qw lexues qw mw njihnin, ose mw takonin pwr herw tw parw, shprehnin kwnaqwsi pwr debutimin tim. Kjo mw shtyu qw tw vazhdoja bashkwpunim me kwtw shtepi botuese edhe me romane tw tjera”.
Duke klikuar nw google emrin ”Sabije Dervishi,(Veseli)”, çdo lexues mund tw njhetedhe me vleresime tw shumw lexuesve pwr romanet e Sabijes. Nw to, midis twtjerash, vihet nw dukje stili i ve$antw, mwnyra e ndwrtimit tw fabulws, twrheqwse dhe intrguese, qw tw nxit t’i lexosh me ankth, por edhe kwnaqwsi librat e saj”.
Por opinione rreth vlerave dhe personalitetit të shkrimtaresshqiptaro-amerikane Sabije Dervishi, kanë dhënë edhe krijues të “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë”. Raimonda Moisiu, shkrimtare e njohur dhe kryetare e kësaj shoqate, midis të të tjerash vë në dukje:
“Sabije Dervishi Veseli është zëri krijues intelektual femëror,që i përket letërsisë postkomuniste tëDiasporës dhe e njohur tashmë edhe si autore bilinguale, shqip-anglisht, mjeshtre e rrëfimitnë gjininë e thrilerit. Ajo është një zë krejt i veçantë në letërsinë amerikane dhe shqiptaro-amerikane…Me dhëmbjen e mërgimtares, por më sytë nga atdheu, me pasionin dhe talentin për letërsinë, nëpërmjet komunikimit në anglisht, ajohodhinë letër përvojatjetësore, kalvarin e dhëmbjeve…mallin dhe kujtesën, grotesken dhe paradoksen , dallgët e jetës që na rrahin çdo ditë, vuajtjet dhe mbijetesën, ekzistencwn dhe vdekjen. Ajoka zgjedhur të shkruajë në gjuhën angleze nën aureolën e kauzës së lirisë së shpirtit të lirë, në tokën e lirë, çka ka bërë që këto ngarkesa emocionale t’i ndajë me“bashkëqytetarët e saj amerikanë”, t’i bëjë pjesë të dhëmbjes dhe të gëzimit të saj në Amerikën multikulturore, si një metaforë dhe bestseller për letërsinë bashkëkohore”. (Gazeta “Dielli”, 30 gusht 2014).
Nuk mbetet që një ditë , besoj sa më të afërt, botuesit tanë,t’i japin lexuesit të paktën një ose dy nga veprat më të mira të Sabije DervishiVeselit, të kësaj shkrimtareje që nderon jo vetëm letërsinë amerikane, dhe, në tënjejtën kohë, edhe letërsinë tonë.
Komentet