Voal – “Ne kemi një nga parlamentet më pak të shtrenjtë në botë”. Në Zvicër kjo thënie është si një refren.
Por le të shohim më hollësisht se si janë pagat e deputetëve zviceranë. Po në raport me kolegët e tyre në vendet e tjera?
Tek cilët parlamente fitohet më shumë?
Pyetje interesante.
Në fakt, sistemi i pagave parlamentare zvicerane i lejon ata parlamentarë që dëshirojnë, t’i përkushtohen vetëm politikës. Çdo i zgjedhur merr një pagë vjetore prej 26.000 frangash, për të cilën është shtuar një djetë 440 franga për çdo ditë të punës për dhomat gjatë seancave, komisioneve dhe grupeve parlamentare. Mesatarisht kjo dietë është 40.000 franga për çdo parlamentar. Me fjalë të tjera, pa llogaritur shpenzimet, një deputet zviceran ka një pagë prej rreth 66.000 franga (60.000 euro).
Si mesatare një mandat në Këshillin Kombëtar ( Dhoma e Ulët) është e barabartë me një vend pune ku punohet 50 %, ndërsa për Këshillin e Shteteve (Senatin) 70%.
Në krahasim me pagën mesatare në vend – 50’300 euro në vitin 2014, sipas të dhënave të OECD – OSBE – dallimi është minimal, ndërsa me kolegët e tyre në vende të Europës dhe botës, dallimi është i madh. Në Itali, një anëtar i Dhomës ka një pagë fikse pothuajse tre herë më të lartë se homologu i tij zviceran. Duke përfshirë edhe ndihmat dhe mëditjet, një eurodeputeti italian mund të fitojnë më shumë se 165.000 euro bruto në vit, ndërkohë që një qytetar ‘normal’ ka një rrogë mesatare pesë herë më e ulët (30’600 EUR). Krahasimi midis pagës mesatare me atë të parlamentarëve, në Brazil arrin diferencën më të madhe ku deputeti paguhet 10 herë më tepër se paga mesatare, ndërsa sipas statistikave deputetët spanjollë paguhen më pak se kolegët e tyre europianë.
Një pagë që mund të dyfishohet
Identiteti parlamentar, megjithatë, është vetëm një komponent i pagës të të zgjedhurve. Duke marrë parasysh llojet e ndryshme të rimbursimit të shpenzimeve – fitimi vjetor mund të dyfishohet ose pothuajse.
Siç është rasti i Zvicrës. Nëse kemi parasysh shtesat e ushqimit, strehimit, të udhëtimit, si dhe një shumë vjetore prej 33.000 frangash si një kontribut për kostot personale dhe materiale, një Këshilltari Kombëtar i bie të ketë një fitim shtesë 50.000 euro në vit, për një total prej rreth 110,000 Euro. Dhe kjo shtesë mbetet edhe nëse ai heq dorë të punësojë një asistent personal. Ky shpenzim paguhet à forfait, pa ndonjë justifikim, ndryshe nga vendet e tjera.
Rrogat e Europarlamentarëve ?
Të gjithë Anëtarët e Parlamentit Evropian marrin të njëjtën rrogë në bazë të statutit të unifikuar i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2009. Eurodeputeti bullgar merr të njëjtën pagë si ai britanik, pavarësisht nga kostoja e jetesës që është krejtësisht e ndryshme në të dy vendet.
Që nga 1 korrik 2015, çdo Europarlamentar merr 8’213 € bruto në muaj (98’556 Euro në vit).
Kësaj shume i shtohet edhe një pagesë mujore prej 4’230 € për shpenzimet e përditëshme (50’760 Euro në vit).
Pra rroga e një Europarlamentari shkon në vit të paktën 149’316 Euro në vit.
Për më tepër, Parlamenti Evropian paguan një taksë të sheshtë prej 306 euro në ditë çdo europarlamentari për pjesëmarrje dhe po ashtu rimburson shpenzimet e udhëtimit me paraqitjen e një dokumenti mbështetës.
Rimbursime milionare në SHBA
Nër Britaninë e Madhe çdo parlamentar paguhet à forfait 14’500 Euro në vit, përveç rrogës, gjithashtu çdo deputet mund të rimbursojë gjithçka që lidhet me aktivitetin e tij parlamentar. Mesatarisht në vit paguhet 115’000 Euro. Gjithashtu është një nga vendet më transparente: të gjitha kosto individuale e të gjithë zërat mund të konsultohen në një faqe interneti. Kjo që prej vitit 2009 kur u zbulua nga një gazetar se paratë e taksapaguesave nuk shpenzoheshin në mënyrë aq virtuoze sa duhej nga politikanët.
Një transparencë e tillë mbretëron edhe në Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk i pengon përfaqësuesit e Kongresit të jenë kampion sa i përket rimbursimeve. Përveç një pagë vjetore prej 153.000 euro, përfaqësuesit e Kongresit mund të rimbursojnë të gjitha shpenzimet personale, udhëtimet e më the të thashë pa e vrarë mendjen shumë: në vitin 2012, çdo deputet ka marrë një mesatare prej 1.15 milionë euro.
Prandaj, duke u krahasuar me kolegët e tyre, jashtë Konfederatës Helvetike, 246 anëtarët e parlamentit zviceran, për këtë arsye nuk e kanë arritur ende atë pikë sa të mund të akuzohen si shpenzues, shpërdorues apo dorëshpuar. /Burimet Parlament.ch, swissinfo.ch, 20 Minuten.ch ec
Sa herë më tepër paguhen parlamentarët në vende të ndryshme të botës krahasuar me mesataren e pagave të qytetarëve të tyre
Komentet