Është e pavend dhe tepër trishtuese klima e sotme e keqkuptimit, mosbesimit dhe ekskomunikimit në mes botës dhe kulturës perëndimore ose kristianiste me botën ose kulturën islame ose myslimane.
Renee Guineau (Gino) do të thoshte dikur: “Shumë perëndimorë nuk i dijnë vlerat e shkencës dhe kulturës islame ose myslimane, të cilat, shekuj më parë, i morën nga arabët. Shpeshherë, ata nuk e kuptojnë fare këtë shkencë dhe kulturë, sepse faktet e vërteta rreth këtij realiteti, vazhdimisht i transmetojnë të përziera, me pak saktësi, me pak objektivitet, si dhe më shumë dyshim, fobi, paranoja, skepticizëm dhe subjektivizem, ku, faktet injorohen dhe mohohen qëllimisht.
Ndërkaq, më i çuditshëm është fakti se evropianët e konsiderojnë vetveten përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandërprerë të civilizimit të vjetër grek etj., edhe pse realiteti e përgënjeshtron këtë pohim të tyre, sepse shkenca dhe filozofia greke, gjë që është fakt i njohur historik, evropianëve u është përcjellur ose transmetuar vetëm pëmes ose në sajë të muslimanëve. Trashëgimia mendore e grekëve, nuk arriti në Perëndim pa e njohur dhe pa e studiuar më parë Lindja (muslimane). Por…!?
Ndërkohë që bota kristiane ose Perëndimor janë dhënë së tepërmi pas fitimit, sundimit, monopolit, diktatit, ogoizmit, cinizmit, injorancës, proteksionizmit dhe përtacisë: Lindja ose bota myslimane, ndodhën të futur ose barrikaduar në trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.
Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes të Ibn Ruzhdit (Averrosit) dhe Shën Tomës, sikur janë harruar ose lënë anash.
Ndaj, edhe etjet dhe dëshirat e kahmotshme shkencore ose humaniste për t’i pajtuar jetën, botën dhe natyrën me religjionin, politikën dhe filozofinë si dhe me vlerat dhe resursët e njohura globale ose universale të jetës dhe civilizimit tonë, sigurisht se përmbajnë me tepër se një koment, mesazh, kuptim ose testament të thjeshtë. Zoti është i të gjithëve, ndërsa bota, natyra dhe jeta e përjetshme e askujtè.
Se këndejmi, duhet t’u jemi mirënjohës Atyre që larguan muzgujt dhe shpërndanë retë e errësirës mesjetare që e pllakosnin ose mbulonin dikur Evropën, ku invadimet e ndryshme perandorake, otomanike, cariste ose cezariste, kishin prishur rendin, paqen dhe qetësinë hyjnore ose profetike mes popuve, shtetëve dhe kultura të ndryshme “ekskluzive” dhe “ekzotike” gjithandej globit.
“Në kohën kur librat dhe bibliotekat për evropianët nuk nënkuptonin asgjë, halifati (kalifati) arab ose musliman dispononte shumë qendra dhe biblioteka madhështore. Si për shembull, “Shtëpia e urtisë” e Bagdadit numëronte katër milionë ekzemplarë, biblioteka e sulltanit në Kajro një milion, biblioteka siriane ‘Tripoli’, tre milionë, ndërsa në Spanjë, nën pushtetin musliman, gjatë vitit publikoheshin 70 deri 80 mijë libra. Njeriu habitet jashtëzakonisht, prej zellit me të cilin arabët iu rrekën studimit dhe analizes. Nëse Arabët qeverisnin, dominonin ose administronin në një qytet, krahas xhamive, përkujdesjen e tyre e drejtonin në ndërtimin dhe hapjen e shkollave. Nëse qyteti ishte i madh, ata hapnin shumë shkolla. Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, si Bagdadi, Kajroja, Aleksandria, Toledoja, Kordoba etj., ishin përplot universitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me laboratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, dhe me çdo gjë që ndihmonte në studimin dhe analizën e njohur shkencore ose metodologjike. Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte 800.000 libra, siç transmetojnë historianët arabë etj. Thuhet se Karli (Charles) i Urtë, nuk arriti të tubojë, në bibliotekën mbretërore të Francës, pas 400 vjetësh, më tepër se 900 vëllime, gati një e treta e të cilave kishte të bënte me teologji.
Durvi- ish Ministër i Arsimit në Francë, thotë: “Kur tërë Evropa ishte zhytur në errësirën e paditurisë dhe kërkonte në vrimë të gjilpërës dritën e shkencës që të gjallërohej, atje, në botën islame ose muslimane, shkëlqente dhe celebronte një kulturë madhështore. Arti, shkenca, etika dhe filozofia, atje, rrezatonin si dielli me plotë rreze. Bagdadi, Aleksandria, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Alikante, Granada dhe Kordoba ishin qendra kulturore, prej nga iu shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë. Popujt e Evropës, në kohën e Mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe teknikën.
Njëri prej tyre shkoi aq largè dikur, saqë e konsideronte të nevojshme t’i shpallte luftë sundimtarit të Konstandinopojës, për t’a detyruar që t’i lejonte një matematikani, që të vinte në Bagdad dhe të ligjëronte aty.
Muslimanët, me natyrën dhe sjelljet e tyre inovatore dhe fisnike, asokohe lanë përshtypje të thellë në mbarë botën. Ata nuk ishin të izoluar, sikurse çifutët, por ishin në kontakt me popujt tjerë dhe kulturat tjera. Kjo nuk ua ndërroi atyre aspak natyrën fisnike që kishin. Muslimanët, aty ku shkuan sollën qytetërimin, përhapen edhe fenë, edhe shkencën, edhe kulturën. Eratosteni, Arkimedi, Pitagora dhe të tjerë, dikur i morën mësimët ose njohuritë e përgjithshme nga shkollat dhe biblotekat e famshme dhe aq të lashta të Aleksandrisë (Egjiptit) etj.
Ndryshe nga kjo, shkenca, të cilën e urrenin të tjerët, qe vlerësuar shumë lartë nga muslimanët. Ata duhen falënderuar për të vërtetën e thënë nga Profeti Muhamet : ‘Të dobishëm janë vetëm ata njerëz që mësojnë dhe i mësojnë të tjerët, kurse të tjerët (pèrveç tyre) janë të dëmshëm, domethënë, prej tyre nuk ka dobi’.
Etja e muslimanëve për dije dikur ishte në kulm. Po sot…???¿¿¿
Komentet