Madje Basha shtoi se jo vetëm që nuk do të paguajnë fare, asnjë lek, por Podesta e bën gjithë këtë punë në të mirë të popullit shqiptar që ky i fundit, pra ne, të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme për herë të parë.
Në fakt kreu i PD-së ka kopjuar fjalë për fjalë rivalin e tij politik, Edi Rama, i cili bëri të njëjtën gjë me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toy Blair.
Rama tha se Blair vjen për të këshilluar qeverinë shqiptare pa asnjë pagesë, thjeshtë se i pëlqen të bëjë mirë për shqiptarët, siç dhe bëri në vitin 1999 për Kosovën.
Disa media bënë shumë shkrime për këtë duke aluduar se Blair merr lekë, ndërkohë zëdhënësi i ish-kryeministrit tha se vërtetë që Tony nuk i merr lekë shqiptarëve.
Por opozita, pra Basha, iu vërvit si Blair-it, por edhe Ramës duke thënë se “çfarë i dinë ata shqiptarët? Leshko dhe mund t’i hedhin hi syve”.
E në fakt mbrëmë lideri i opozitës bëri të njëjtën gjë.
LSI-ja, ka dalë më e sinqertë në këtë rast, që pasi ka pajtuar një kompani amerikane imazhi tha se ka paguar vetëm 30 mijë dollarë në muaj, pra 1000 dollarë në ditë.
Që do të thotë vetëm bileta hotelesh e kafe me politikanë nuk dalin, e jo më pagesat e lobistëve.
Fusha e lobimit është biznesi politik më i përhapur dhe fitimprurës në botë për njerëzit që u ka peshë fjala.
Sot më shumë ecet duke future “shkesët” VIP sesa të flasësh drejt dhe qartë mbi punën e programin politik.
Rruga më e shkurtër është paguajë njerëzit që rrijnë në paradhomat e pushtetit botëror dhe përdor trafikun e influencës, i cili është realisht i vetmi biznes në rritje në krizën e sotme botërore.
Nuk ka më realitet apo pasqyrim realiteti por perceptim mbi realitetin. Kemi pasur rast kur vëzhguesit e huaj në Shqipëri kanë shkruar ndryshe nga ajo çkanë parë në vend.
I mbani mend zgjedhjet e viit 2009?
Kur kryevëzhguesja e zgjedhjeve Glover, tha se zgjedhjet parlamentare janë trukuar, Grosruck erdhi me vrap dhe e ndryshoi deklaratën duke vënë veton.
Dhe ai u paraqit si “mik i madh i Shqipërisë”. Por sa mori paratë u largua me vrap.
Kështu kanë bërë të gjithë. Lobimi njihet si praktikë dhe realisht nuk ka gjë të keqe kur përdor njerëz influentë për të paraqitur një imazh më të mirë apo për të folur mirë.
Por njerëzve duhet tu tregosh të vërtetën e të flasësh me transparencë: nuk vjen kush falas. Çdo gjë e ka një faturë.
Por e gjitha kjo bëhet që kompanitë e lobimit si Podesta apo edhe ajo e zotit Blair të mos ndëshkohen nga taksat e mëdha në vendet e tyre për shumat marramendëse që përfundojnë në rrugë tretësore si bamirësi.
Kjo është praktikë e njohur e përdorur nga organizata madje edhe komunitete fetare.
Por deklaratat e tyre janë mufka falas që nuk ua beson asnjëri. Madje mund të quhet me plot gojë si fyerje me inteligjencën e shqiptarëve.
Se po gënjeve një herë e bën ves, edhe kur duan të thonë të vërtetën, flasin të kundërtën se i duhet të mbulojnë rrenat parardhëse.
Kështu është edhe historia e Podesta-s.
Y.Pata-tesheshi.com
Komentet