Vëllezërit Xhaka janë të lidhur shumë për Kosovën, edhe pse janë lindur e rritur në Zvicër. Graniti, vëllai i vogël, ka treguar se me Taulantin, vëllain e madh, nuk e harron asnjëherë vendin e prindërve.
“Taulanti dhe unë jemi lindur dhe rritur në Zvicër. Kam qenë në Kosovë për herë të parë kur isha 12 vjeç. Shkojmë për pushime atje, si gjatë verës, ashtu edhe gjatë dimrit”, ka thënë futbollisti i Borussia Monchengladbachut për mediat zvicerane. /Zëri/
Komentet