të kapin të dridhurat se çfarë sasie budallallëku do të shkundin e shpërndarjnë në eter e në leter udhëheqësit më të lartë të Kosovës në rastet si i mbrëmshmi në Paris…
Jolegjitimja, qesharakja dhe krejt e pakapacitetshmja nga posti i saj presidencial, gjysmëterroristi nga posti i kryetarit të Kuvendit, terroristi me rrënjë millosheviqiane nga posti kryeministror flasin sot sikur të ishin propagandistë të alarmuar jugosllavë të periudhës nga 1981-shi.
Këta flasin ashtu siç nuk flasin as vetë viktimat direkte të ngjarjeve, ashtu siç nuk flasin as vetë udhëheqësit francezë.
Tërrtavërrtat e Jahjagës, Veselit, Isa Mustafës e të Hashim Thaçit, tregojnë për nekrofilinë e shtirjen primitive shqiptare, e cila gjithmonë ka gënjyer gjoja duke treguar respekt për dikë vetëm në ditën e varrimit e, vetëm sa për adet, ndoshta edhe në njërën nga ditët e ngushllimit.
Kur Atifetja, Veseli e Isa Mustafa flasin për civilizimet, dijeni se i rrou dreqi të gjitha.
Tash Atifetja paska dekretuar ditë zie për viktimat e Parisit. Në dukje një vendim normal, solidaritet njerëzor dhe gjest i denjë shtetëror.
Por, një pyetje imponohet vetvetiu: Pse presidentja e Kosovës nuk shpalli ditë zie dhe nuk deklaroi solidaritet njerëzor edhe në rastet atentateve të dyfishta ndodhur para jo shumë javësh në Turqi e Liban? E të mos pyesim pse jo edhe pas atentateve të tjera poaq të përgjakshme po aq të shumta, ndonjëherë edhe më të numërta nëpër botë!?
Kur udhëheqësit kosovarë flasin për civilizimin, për kulturat e për anët e horizontit, atëherë nuk ke si të mos ua shohësh nivelin idiotesk të shokut të tyre, Adem Grabovcit.
PS
Pa u bërë 24 orë nga veprimet kamikaze e terroriste në Paris, në Francë, në hapësirën mediatike të saj, politikanë, gazetarë, analistë… zgjedhin fjalët e shprehjet, shmangin propos-të e urrejtjes e të nënçmimit ndaj tjetrit.
Étienne Leenhard, gazetar i njohur i televizionit, me stazh të gjatë në Britani të Madhe e në SHBA tha pasdite se kjo që ndodhi në Francë nuk është diçka aq e befasishme dhe aq e papritur, duke përkujtuar se ja çka mund të prodhojnë angazhimet kaq të gjata e të pamenduara mirë të Francës në luftërat e përmbysjet në Libi, Mali, Siri…
Komentet