U hodhen hapat e para te festivalit per femije, ne gjuhen shqipe tre vite me pare, ketu ne New York, dhe perseri ne sallen e koncerteve “Lila Wallace Auditorium Japan Society” Manhattan , NY u dha me 31 Maj 2015 Festivali i Trete per Femije “Zerat e Rinj 2015” Ketu u bashkuan zerat feminor te femijeve shqiptar ardhur nga shtete te ndryshme te Amerikes, si perfaqesues me te mire te te gjithe trevave te Shqiperise, nga Laberia dhe Dibra, nga Kosova e Cameria, Veriu dhe Jugu. U tregua me se miri ekzistenca e nje kombi, ekzistenca e nje gjuhe sa e lashte dhe e bukur si dhe ekzistenca e nje endrre : “ Deshira dhe dashuria per paqen dhe lumturine” . Ne kete salle u tregua dhe njehere se “Muzika eshte gjuha e vertete e te gjithe kombeve” Komunikimi ne gjuhen tone, gjuhen shqipe dha emocione ne salle, dhe na kujtoi se sa bukur tingellon ajo, gjuha jone, ne nje vend te huaj. Komunikimi muzikor u shpalos per dy ore . Melodia , kenga dhe vallja u interpretuan me shume talent nga femijet prej disa shteteve te Amerikes dhe Kanada, ne te cilen u perfshine jeta, endrrat dhe gezimet feminore. Pra, me nje buqete te bukur artistike u pershendeten te gjithe femijet , dhe ne vecanti te gjithe femijet shqiptare kudo ne bote. Prezantimi i Festivalit te trete per femije “Zerat e Rinj 2015” u prezntua nga Lorivert Cobo, NY. Joana Avrami dhe Sergei Bylyshi ,Boston. MA Festivali i trete per femijet u organizua nga stafi i perbere : Pranvera Cobo, Drejtuese artistike, ideatore e ketij festivali “Zerat e Rinj”; muzikologe, drejtuese e artistike e Ansamblit Artistik te Kengeve dhe Valleve Shqiptare, nje artiste e palodhur ne komunitetin shqiptar ne Amerike. Regjisor: Sabir Kanaqi. Regjisori i tre filmave te shkurter dhe dokumentar. Eshte fitues i Cmimit “Filmi me i Mire kombetar” ne Dokufest, Asistent- Pedagog ne Akademin “Marubi” Tirane Koordinator organizativ : Lorend Cobo, Ideator i Festivalit “Zerat e Rinj” Skenografi : Altin Rizi, Dallohet per nje aktivitet shume te gjere ne kete fushe. Libreti: Violeta Mirakaj; Studjuese dhe kritike letrare; Drejtuese per vite me rradhe te Qeverive Studentore te mbeshtetur nga fondacioni “SOROS”. Eshte publiciste dhe fituese e cmimit te pare se bashku me muzikanten P.Cobo ne Festivalin “Zerat e Rinj” 2013. Nuk mund te mos kishte nje shtrirje kaq te gjere ky aktivitet pa pjesemarrjen dhe punen e mrekullueshme, plot pasion dhe profesionalizem te mesuesve te muzikes si: Justina Martini nga shkolla shqipe “Besa” e MA ; si dhe Z. Hamdi Gjana nga shkolla shqipe “Bijte e Shqipes” Philadelphia. Z. Hamdi Gjana u nderua dhe u vleresua ne vecanti per punen e mire individuale me femijet e vegjel te shkolles shqipe “Bijte e Shqipes” Philadelphia. Melodia dhe levizjet e bukura te valltareve te vegjel krijuan nje atmosfere te gezueshme dhe emocionale. Ketu spikaten “Vallja e Tropojes”me koreografi Klevis Tafaj, dhe “Valle Came” nga shkolla shqipe “Besa” MA me koreograf Bashkim Braho Ky aktivitet u realizua duke patur dhe mbeshtetesit si dhe sponsoret e tij, ku dhe u falenderuan ; si : 1-Assemblyman Hon. Of District 80 in NY Z. Mark Gjonaj 2- Organizata e gruas Shqiptaro – Americane “Motrat Qiriazi” me presidente Dc . Anna Kohen 3- Mbeshtetja mediatike TV “Albania Culture” me president Adem Belliu 4 – Radio Televioni Shqiptar me gazetaren Elona Paja si dhe operatori Nebi Duro 5- Znj. Suzana Vangjeli, pjesetare e bordit Shqiptaro -American “Bijte e Shqipes”, e cila ka dhene nje ndihmese ne marrjen pjese te femijeve nga Philadelphia 6- Drejtoresha e shkolles shqipe “Besa” MA . Znj. Enkeleda Mano 7- Si dhe te gjithe prinderit e femijeve pjesemarres ne kete festival, te cilet i falenderojme ne vecanti. Programi ishte i ndertuar nga 22 kenge, 12 kenge konkuruese, krijime te reja ; si dhe 10 te tjera kenge ne vite nga repertori i festivaleve per femije organizuar ne NY, Shkup ,Prishtine, Ulqin dhe Shkoder. Seriozitetin e ketij evinimenti artistik , per vleresimin e kengeve, e dha juria e perbere me kryetar 1- Valentin Veizi ,si nje nga kompozitoret me te suksesshem ne Shqiperi. Disa here eshte fitues cmimesh kombetare. Me kengen “Mall” hyn ne finalet e konkurimit te “FIDOF” ne Los Angelos, Kaliforni. Ne vite merr pjese ne konkurse te ndryshme dhe prezanton Shqiperine suksesshem ne disa veprimtari nderkombetare. 2- Pajazit Murtishi – Artist, aktor. Ka interpretuar shume si monodramen “Une jam Adem Jashari”; “Pashko Vason” “Bageti e Bujqesi”etj. Ne festivalin e teatrit shqiptar ne Maqedoni i ndahet cmimi “Special”. Artisti Pajazit Murtishi e nderoi kete aktivitet duke recituar vargje nga poema “Bageti e Bujqesi” si dhe beri prezantimin e kenges se re “Brezi me kapuc te bardhe”. Theksoi se kjo kenge i kushtohej gjyshit te zhdukur nga masakrat serbe ne Kosove , gjyshit te Enesa dhe Joana Dedinca. Kjo kenge u interpretua po nga keto dy motrat me ndjenjen e dashurise dhe te respektit per gjyshin si dhe gjithe martiret e kombit tone. 3- Adem Belliu – President i “Albania Culture” TV 4- Merita Halili – Si nje kengetare e njohur per te gjithe ne , pasi kendon kengen e tabanit popullor. Ka realizuar albume dhe kenge te shumta. Ne vitin 2000 u quajt “Ambasadore e Kombit” 5- Raif Hyseni – Muzikolog, se bashku me Merita Halilin dhe orkestren e tyre, prezantuan muziken tone te bukur jo vetem ne Amerike dhe Europe, por deri ne Japoni. Merr pjese ne festivale te ndryshmene Kosove dhe jashte saj. Nata e festivalit u hap me kengen “Manekine jam”. Kengetarja Sijeta Hoti erdhi nga Toronto, Canada. Muzika dhe teksti Bajram Zeqiraj, orkestrimi Mentor Latifi. Kenget erdhen njera pas tjetres sollen freskine dhe humorin feminor, jeten e perditshme te tyre; si “Zilja e Zgjimit” Teksti: Suela Tukiqi, Muzika dhe orkestrimi Jetmir Mehmeti, Kenduan Greta Strako dhe Cindy Subashi i shoqeruar nga kompleksi NY. Kjo kenge u vleresua me cmimin e Trete Mariza Sheldia eshte kengetarja nga NY ,ka marre pjese dhe ne festivalet e meparshme “Zerat e Rinj”solli shume bukur kengen “Vetem nje lule” Teksti , muzika dhe orkestrimi Petrit Terkuci. “Luli I Vocerr” me tekst , muzike dhe orkestrim nga Bardhyl Hysa, u kendua nga Clea Perolli ,shoqeruar nga kori i NY. Kenga “Nena ime” ,teksti , muzika dhe orkestrimi Jeton Murtishi u kendua nga Teddy Cobo, i cili u vleresua nga juria me Cmimin Special per Talentin e Ri “Motrat Qiriazi” Cmimi i pare ,i cili i shkon krijimtarise artistike,e mori kenga “Kukull e Vjeter” Muzika, Teksti dhe orkestrimi Roland Guli, e kendon dueti Rebeka Martini dhe Xhenisa Zajmi; shoqeron kompleksi I shkolles shqipe “Besa”, Boston ,MA. Cmimi i dyte, i cili shkon krijimtarise artistike, e mori kenga “ Brezi me Kapuc te bardhe” Teksti :Aulon Kalaja, Muzika dhe orkestrimi Ylli Kalaja, e kenduan Enesa & Jona Dedinca Dashuria dhe malli per vendin tone Shqiperine erdhi me kengen “Ne bregun Tend” Teksti : Matish Gjeluci; muzika dhe orkestrimi Ylli Ramzoti, kendoi Maggy Pasho, shoqeruar nga kompleksi i vajzave nga NY. Kenga “Ora” tekst dhe muzika Ardita Bufaj; orkestrimi Klodian Qafoku e kendoi Ejlia Daku e shoqeruar nga kompleksi i femijeve Philadelphia u vleresua me Cmimin e Interpretuesit me te mire “Nexhmije Pagarusha” Ana dhe Matei Mihalja vijne nga Philadelphia, kendojne kengen “Shume i bukur vendi im” .Teksti,muzika dhe orkestrimi Klodian Qafoku. Cmimi Inkurajues i bazuar ne duartrokitjet e publikut ju dha kenges “Alba dhe Kukulla” ,muzika dhe teksti : Hamdi Gjana; Orkestrimi : Tom Lleshaj; kendoi Alba Sinani e shoqeruar nga kompleksi i femijeve te vegjel nga PA. “Nje zog i vogel”, teksti : Entela Kaba, muzika : Demokrat Shahini; orkestrimi: Jetmir Mehmeti u kendua nga Julia Sheldia ,Jona Dedinca dhe femijet e vegjel nga NY Pjesa e dyte ne vazhdim ishte nje spektakel i vertete. Z. Dashamir Bushi per disa minuta solliper spektatorin realizime magjike duke i futur ne boten e re te cudirave. Stilistja Edlira Sulaj vjen me panairin e veshjeve kombetare Kenget ne vite krijuan nje atmosfere te bukur artistike, si kenga “Mergimtari” kenduar nga Anna Halilaj dhe Eva Boothe, shkolla shqipe “Besa” , Boston,MA Zerat e femijeve Julia Sheldia dhe Enea Pasho, NY,sollen kengen “I them endrres” kurse “Na llogarisni dhe ne” e kendon Maggy Pasho. “Si i rrit Maji Gonxhet” u kendua nga dueti Enesa Dedinca dhe Clea Perolli Kenga, “Jemi ne e ardhmja” fituese e cmimit te pare te Festivalit te pare “Zerat e Rinj” u kendua nga Mariza Sheldia dhe kori, NY. “Parlamenti jone” u kendua nga femijet e vegjel ,NY. Ndryshe nga dy festivalet e meparshem, kjo nate magjike e kengeve te femijeve shqiptare u mbyll me “Hymnin e Flamurit’. Per here te pare te gjithe femijet e shteteve pjesemarres, jane mbledhur sebashku ,nepermjet kenges shpalosin me se miri ndjenjat patriotike, dashurine per vendin dhe shpirtin e sakrifices. “Porsi fleta e engjellit te Zotit Po rreh Flamuri i shqiperise Therret binjt’ e Kastriotit Mu u mbledh tok cetet e ushtrise.” Jehona e dy kengeve “Zani i Atdheut”, “Porsi Fleta” te interpretuar shume bukur nga kori i festivalit , te shoqeruar me valevitjet e flamujve qe i mbanin nje grup djemsh te vegjel, krijuan emocione te medha. Festivali mbyllet duke kenduar kengen fiuese te Cmimit te Pare ,” Kukull e Vjeter” kenduar nga Rebeka Martini & Xhenisa Zajmi, te shoqeruar nga kori i femijeve Boston, MA. Dhe nje here nepermjet ketij aktiviteti artistik u tregua se sa bukur tingellon Gjuha jone ne kete vend te huaj.
Komentet