Jam fije bari e bimur n´këto troje
Jam gjuha shqipe e dheut amtar
në zemër kam të dashurën Kosovë
në shpirt e kam të lashtën Çamëri
Plagë kam në trup për tokat e mia
për gërshetin me flori të Shkupit
për artin që mundëson bashkimin
dhe për kufijtë tanë të pabashkuar
Trojeve ku jetojnë sot shqiptarët
ka trazira, revolta, dhe të burgosur
Shqipërisë do t´ia shtojmë fuqinë
me dijet më të përparuara të kohës
Çamëri – Shqipëria ime e pushtuar
mungesën tënde e ndiej në shpirt
fjala shqipe tek ti është burgosur
gjuha në luftë, do të sjellë fitoren
Me bekimin e të gjithë shqiptarëve
me bekimin e Iliridës dhe t´Ulqinit
Të mbrojmë Çamëri! Të mbrojmë!
Bekimin e kemi edhe nga flamuri!..
Rrustem Geci – Dortmund, Nëntor, 2015
Komentet