Aktakuzat ndaj FIFAs në vitin 2015 dhe skandali me Komitetin Olimpik në Salt Lake City në vitin 1998 ndajnë karakteristika të rëndësishme: të dyja ishin objektiv i një hetimi për korrupsion nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Zëri i Amerikës shpjegon bazat ligjore që kanë Shtetet e Bashkuara për të ngritur akuza të brendshme dhe të jashtme për ryshfete kundër organizatave sportive ndërkombëtare.
Aktakuzat ndaj FIFAs u bën shkak për zemërim ndaj Departamentit amerikan të Drejtësisë.
“Amerika beson se ka ndonjë të drejtë hyjnore për të marrë Kupën e Botës.”
“Është një përpjekje e re amerikane për të përhapur juridiksionin e vet në vende të tjera.”
Por për ekspertët ligjorë amerikane, një aktakuzë ka në thelb dy pyetje: a është kryer krimi në tokën amerikane? Dhe a ka bazë për një juridiksion lidhur me individët e përfshirë?
“Është sikur dikush që është në token amerikane, qëllon me armë për të vrarë dikë në një vend të huaj dhe e vret. Është e vërtetë që trupi pa jetë është në vendin e huaj por akti për këtë krim ndodhi në Shtetet e Bashkuara. Krimi ndodhi këtu.”
Zonja Arlen thotë se ky lloj rasti, që përfshin rryshfete të paguara përmes institucioneve financiare amerikane, nuk është i panjohur për Shtetet e Bashkuara. Ajo thotë se Departamenti i Drejtësisë ka vepruar në mënyrë agresive për të ndjekur penalisht rryshfetet brenda dhe jashtë vendit për më shumë se një dekadë – i tillë ishte skandali me Komitetin e Lojrave Olimpike në Salt Lake City në vitin 1998, që përfshin rryshfete për të marrë të drejtën e mikëpritjes së Lojrave Dimërore 2002.
Alexandra Wrage, eksperte për çështjet anti-korrupsion, ishte anëtare e Komitetit të Pavarur Drejtues të FIFAs derisa dha dorëheqjen në vitin 2013. Ajo i tha Zërit të Amerikës përse beson se në FIFA ka vazhduar kaq gjatë një kulturë rryshfetesh.
“Kur ke një qark të ngushtë, pa mbikëqyrje të pavarur, asnjë anëtar të pavarur të bordit, siç kanë korporatat dhe organizata të tjera, mendoj se është shumë e lehtë të kesh këtë mentalitet dhe kjo ka vazhduar në FIFA për një kohë të gjatë.”
Wrage thotë se nëse FIFA vërtet kërkon të reformojë vetveten, do ta kishte bërë këtë deri tani.
“Ajo që ka ndodhur në fakt është se Blatter flet për reforma me interval kurdo që ka presion dhe kjo venitet përsëri.”
Sepp Blatter, president i FIFAs që nga viti 1998, mbetet nën hetime. Ai ka rënë dakort të largohet kur të emërohet një pasues, por vazhdon të thotë se është i pafajshëm.
Komentet