Facebooku ka bllokuar rrjetin televiziv “Russia Today”, në postimin e videove, fotografive dhe lajmeve të tjera deri një ditë pas inaugurimit të Donald Trumpit si president i ri i SHBA-së.
Ndalimi vjen pas shkeljes së të drejtave të autorit për transmetimin e drejtpërdrejtë të konferencës së fundit të Barack Obamas të premten, në faqen e RT-së në Facebook, raporton “The Telegraph”, transmeton Koha.net.
Sipas rrjetit social, dënimi vlen 72 orë – deri rreth orës 20:00 të shtunën.
RT është ankuar në këtë vendim duke thënë se kishte përdorur transmetim me leje nga Associated Press.
Komentet