VOAL

VOAL

Rusia paralajmëron SHBA-në: Do hakmerremi nëse sulmohen forcat qeveritare në Siri

September 21, 2017

Komentet

Izraeli konfirmon vrasjen e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar

Yahya Sinwar, që konsiderohej si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023, që nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit është vrarë më 17 tetor, në atë që ushtria izraelite e quajti një “operacion” ushtarak.

Ushtria izraelite shkroi në X se Sinwar është vrarë, duke e lënë Hamasin, grupin që mbështetet nga Irani dhe që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pa lider për të dytën herë në më pak se tre muaj.

Vrasja e Sinwarit po ashtu paraqet një shtysë për ushtrinë izraelite dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili ka qenë nën presion nga shumë aleatë, përfshirë nga SHBA-ja, për shkak të numrit të lartë të viktimave në Gazë si pasojë e luftës dhe për shkak të akuzave se Izraeli po pengon furnizimet me ndihmë humanitare në këtë territor, ku qindra mijëra persona po përballen me krizë humanitare.

“I eliminuar: Yahya Sinwar”, shkroi ushtria izraelite në X, pa dhënë detaje të tjera.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, po ashtu konfirmoi se Sinwari është vrarë, duke e quajtur vrasjen e tij si “fitore për mbarë botën e lirë”. Vrasja e Sinwarit, sipas Katzit, është mundësi “për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe hap rrugën për ndryshim që mund të çojë në një realitet të ri në Gazë”.

Më herët, ushtria izraelite tha se tre “terroristë janë eliminuar” gjatë një operacioni ushtarak, por “nuk ka sinjale për prani të pengjeve në zonën” ku u krye operacioni.

Hamasi ende nuk ka komentuar për këtë çështje.

Ai u zgjodh udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.

Para se të merrte udhëheqjen e Hamasit, Sinwar kishte drejtuar krahun e armatosur të grupit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Përderisa Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për disa nga vdekjet e zyrtarëve të lartë të Hamasit, ka pranuar se ka vrarë disa zyrtarë, përfshirë Saleh al-Arouriand Mohammed Deif, komandantin ushtarak të Hamasit.

Disa analistë dhe diplomatë thanë se vdekja e Sinwarit mund të ofrojë një mundësi për Netanyahun që të ndalë fushatën e Izraelit në Gazë.

“Shpresojë që zhdukja e liderit të Hamasit mund të çojë në një armëpushim në Gazë”, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Kryetari republikan i Dhomës të Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, tha se vdekja e Sinwarit duhet të sjellë “lehtësim” për Izraelin.

Më 15 tetor, SHBA-ja, aleatja kryesore e Izraelit, kërcënoi se do të ndërpresë një pjesë të ndihmës ushtarake nëse Qeveria izraelite nuk do të rrisë qasjen në ndihmë humanitare në Gazë brenda 30 ditësh.

Përmes një letre, të nënshkruar nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, Uashingtoni tha se është “thellësisht i shqetësuar” lidhur me “përkeqësimin e situatës humanitare” në rajon, duke e akuzuar Izraelin se në shtator ka penguar pothuajse 90 për qind të ndihmës humanitare që të transportohej brenda Gazës.

Lufta në Gazë është zgjeruar edhe në Liban, ku një tjetër grup që mbështetet nga Irani, Hezbollahu, po lufton me forcat izraelite.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor. Ai është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja e ka futur në listë të zezë krahun e tij politik, por jo edhe partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. REL

A përbëjnë tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit një kërcënim bërthamor?

VOA/Heather Murdock

Kërcënimi i Izraelit për t’u hakmarrë ndaj sulmit me raketa të Iranit më 1 tetor po ngre shqetësimet për një konfrontim bërthamor në rajon. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock analistët nuk besojnë se Izraeli dhe Irani shohin ndonjë përfitim në përdorimin e armëve bërthamore, duke marrë parasysh pasojat katastrofike të një sulmi të tillë. Sidoqoftë, një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, sipas ekspertëve, do të nxiste republikën islamike të prodhonte armët e saj bërthamore.

Izraeli nuk e ka hedhur poshtë asnjëherë se ka armë bërthamore.

Analistët thonë se Irani nuk i ka ende ato, megjithatë republika islamike e ka ekspertizën dhe burimet për të prodhuar armë bërthamore.

Izraeli është në konflikt jo të drejtpërdrejtë me Iranin, por është në luftë me grupet që mbështeten nga Teheranit. Megjithatë, Izraeli ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ndaj qindra raketave që Irani lëshoi drejt shtetit hebre më 1 tetor, duke premtuar se sulmi do të jetë “vdekjeprurës, i saktë dhe i befasishëm”.

Irani është zotuar t’i përgjigjet sulmit të paralajmëruar nga Izraeli.

“Ky konflikt përfundimisht nxjerr në sipërfaqe problemin më të madh të sigurisë së Izraelit, armiqësinë e vazhdueshme me Iranin dhe mbështetjen e Teheranit për grupet e ‘Boshtit të Rezistencës’, që janë aktive në kufijtë e Izraelit”, thotë Sanam Vakil nga instituti britanik ‘Chatham House’.

Termi “Boshti i Rezistencës” i referohet grupeve ushtarake të mbështetura nga Irani që kanë bërë thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Ai përfshin grupin Hezbollah në Liban, ku më shumë se 2,300 njerëz janë vrarë dhe 1.2 milionë janë zhvendosur nga sulmet izraelite në javët e fundit. Në të përfshihet edhe grupi i Hamasit në Gazë.

Konflikti filloi kur Hamasi vrau 1200 njerëz dhe rrëmbeu qindra të tjerë brenda Izraelit, në një sulm të befasishëm më 7 tetor të vitit të kaluar.

Që atëherë, ministria e shëndetësisë së Gazës thotë se më shumë se 42,000 njerëz janë vrarë dhe pothuajse e gjithë popullata civile e Gazës është larguar nga shtëpitë e tyre.

Ekspertët, megjithatë, thonë se kjo nuk nënkupton se konflikti do të çojë në një luftë bërthamore.

“Nuk pres që Izraeli apo Irani të shohin ndonjë përfitim në përdorimin e armëve bërthamore për shkak të pasojave katastrofike që do të pasonin. Të dy vendet e kuptojnë se përdorimi i armëve bërthamore do të nxiste një hakmarrje masive, duke çuar potencialisht në shkatërrimin e tyre”, thotë Samuel M. Hickey nga Qendra për Kontrollin e Armëve në Uashington.

Izraeli ka thënë se nuk ka synim të godasë objektet bërthamore, pas shumë spekulimeve nga politikanët dhe analistët se çfarë do të bëjnë forcat izraelite pas sulmit iranian.

Analisti Hickey thotë edhe nëse goditen objektet bërthamore iraniane, kjo nuk ka të ngjarë të pengojë Iranin të zhvillojë një bombë të tillë.

“Objektet bërthamore të Iranit mund të bombardohen, por ato do të vazhdojnë punën në vende të tjera. Puna mund të vazhdojë në objekte nën tokë”, thotë zoti Hickey.

Një video e publikuar më parë nga agjencitë e lajmeve besohet se tregon një nga objektet bërthamore të Iranit në Isfahan.

Sulmet në ose pranë zonave si kjo mund të shkaktojnë përhapjen e radioaktivitetit në zonat civile. Një sulm i tillë gjithashtu mund të inkurajojë Iranin të ndërtojë armë bërthamore, edhe pse Teherani ka thënë më parë se nuk do ta bënte këtë.

“Veprimet e Izraelit dhe mungesa e angazhimit diplomatik për të nxitur Iranin për të kufizuar programin e tij bërthamor, me kalimin e kohës, mund të çojë në prodhimin e armëve bërthamore nga Irani. Kjo, natyrisht, do të ishte katastrofike për rajonin”, thotë Sanam Vakil nga organizata ‘Chatham House’ me bazë në Londër.

Sa kohë do t’i duhej Iranit për të ndërtuar armë bërthamore ka qenë objekt i shumë spekulimeve.

Analisti Samuel Hickey thotë se koha që do t’i duhej Iranit për të prodhuar materialin e duhur bërthamor për bombën, është rreth një javë.

Më pas, prodhimi i bombës, thotë ai, do të bëhej në fshehtësi dhe për këtë do të duheshin të paktën disa muaj.

Merr fund “marrëdhënia speciale” mes Koreve

Veriu e shpalli Jugun një “shtet armiqësor” – Në përputhje me premtimin e liderit Kim Jong-un për të braktisur projektin e bashkimit

VOAL- Koreja e Veriut e ka caktuar zyrtarisht Korenë e Jugut si një “shtet armiqësor”, duke konfirmuar ndryshimin e fundit kushtetues, në përputhje me premtimin e liderit Kim Jong-un për të braktisur bashkimin si një qëllim kombëtar.

Agjencia shtetërore KCNA, duke raportuar se lidhjet rrugore dhe hekurudhore me Jugun janë bllokuar plotësisht pas shpërthimeve të së martës, e justifikoi masën si “të pashmangshme dhe legjitime”. Ndërkohë, Kina rinovoi mbështetjen e saj për zgjidhjen e tensioneve në Gadishullin Korean.

Më parë, sipas një marrëveshjeje të vitit 1991, marrëdhëniet midis Veriut dhe Jugut përcaktoheshin si një “marrëdhënie speciale”, pjesë e një procesi që synonte ribashkimin përfundimtar.

Marrëdhëniet dypalëshe u përkeqësuan pasi Veriu akuzoi Jugun për dërgimin e dronëve të ngarkuar me fletëpalosje propagandistike anti-Kim tre herë në tetor, me liderin suprem që thirri një takim sigurie për të drejtuar një plan të “veprimit të menjëhershëm ushtarak” si përgjigje.ATS/RSI

Fluturimet Hipersonike: Mundësia e udhëtimit nga Roma në New York në 55 minuta deri më 2025!

Në një epokë ku teknologjia po përparon me shpejtësi, fluturimet hipersonike po marrin vëmendje të madhe. Disa kompani dhe institucionet kërkimore po punojnë për të zhvilluar avione që do të arrijnë shpejtësi mbi 5 herë shpejtësinë e zërit, duke mundësuar fluturime ndërkontinentale në kohë rekord.

Një nga skenarët më emocionues është fluturimi nga Roma në New York, që mund të realizohet brenda 55 minutash. Ky zhvillim potencial do të revolucionarizonte udhëtimet ndërkombëtare, duke bërë që distancat të duken shumë më të vogla.

Kjo është ajo që premton të bëjë startupi i teksasit Venus Aerospace, i cili prezantoi një motor shpërthyes rrotullues revolucionar të quajtur VDR2, akronim për Venus Detonation Ramjet 2000 lb Thrust Engine.

Ai është krijuar për t’ju lejuar të arrini 6 Mach, afërsisht gjashtë herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

Në bazë të revolucionit (të mundshëm) është një sistem shtytës futuristik i cili, në vend që të shfrytëzojë djegien e ngadaltë të karburantit, sipas projektuesve do të jetë në gjendje të gjenerojë valë shpërthimi të cilat do të përhapen në mënyrë ciklike brenda qarkut, duke garantuar kështu performancën rekord. sn

Drejtoi trupat e NATO-s dhe negocioi për largimin e ushtrisë serbe, ndahet nga jeta komandanti britanik i KFOR-it

Mike Jackson ushtaraku i lartë britanik në rangun e gjeneralit, i cili në vitin 1999 kishte komanduar trupat e NATO-s që po hynin në Kosovë, pas 78 ditësh bombardimesh ndaj caqeve serbe, është ndarë nga jeta të martën.

Jackson, i cili në 1999, në emër të NATO-s, ka negociuar me ushtarakët serbë kapitullimin e Jugosllavisë në Kumanovë, ka shërbyer në Kosovë për 4 muaj.

Jackson i cili më vonë ishte promovuar si shef i shtabit të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, ishte bërë lajm ndërkombëtar më 12 qershor të vitit 1999, kur kishte refuzuar urdhrin e Wesley Clark Komandantit të Forcave të NATO-s për Evropë, për t’i sulmuar trupat ruse të cilat ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës. “Nuk do ta nis Luftën e Tretë Botërore” raportohet t’i ketë thënë atë kohë Jackson Clarkut.

Gjenerali i famshëm britanik, gjatë shërbimit në Kosovë kishte negociuar demilitarizimin e UÇK-së, nga e cila kishin dalë Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.

Në një reagim, Ambasada Britanike në Prishtinë ka shprehur keqardhje për vdekjen e gjeneralit Sir Mike Jackson.
Ambasada Britanike po ashtu ka publikuar biografinë e gjeneralit Jackson. sn

Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës

Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë të hënën se ka informata se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil muajin e ardhshëm, prandaj u bëri thirrje autoriteteve atje ta arrestojnë atë nëse shfaqet.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë lëshoi fletarrestim për Putinin në mars 2023, rreth një vit pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e akuzuar atë se ka kryer krime lufte duke dëbuar fëmijë.

Rusia i mohon akuzat për krime lufte dhe Kremlini e ka hedhur poshtë fletarrestimin e ICC-së si “të pavlefshëm”.

I pyetur nëse Putini ka vendosur të marrë pjesë në takimin e 20 ekonomive më të mëdha të botës, zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për gazetarë të hënën: “Jo. Do t’ju njoftojmë kur ta kemi një vendim”.

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha për Reuters se “është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të jetë e bashkuar dhe ta mbajë përgjegjës Putinin”.

“Për shkak të informatave që Putini mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil, dua ta përsëris se autoritetet braziliane janë të detyruara, si shtet anëtar i Statutit të Romës, ta arrestojnë atë, nëse ai ka guxim të vijë”, tha Kostin, duke iu referuar traktatit që e themeloi GJNP-në.

“Shpresoj vërtet se Brazili do ta arrestojë atë, duke e ritheksuar statusin e vet si demokraci dhe si një shtet që qeveriset mbi sundimin e ligjit”, tha ai.

Dështimi për ta bërë këtë rrezikon ta vendosë një precedent, sipas të cilit, liderët e akuzuar për krime mund të udhëtojnë pa u ndëshkuar.

Brazili ia dërgoi Putinit një ftesë standarde për samitin e 18-19 nëntorit në Rio de Zhaniero, por nuk ka pranuar ndonjë shenjë se ai ka ndër mend të marrë pjesë, sipas dy zyrtarëve të Qeverisë braziliane.

Pavarësisht fletarrestimit të GJNP-së, Putini ishte në një vizitë shtetërore në Mongoli në shtator. Ukraina e kritikoi dështimin e saj për ta arrestuar Putinin si goditje ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, megjithatë, Putini nuk ishte i pranishëm në takimin e vendeve të BRICS-ut në Afrikën e Jugut, duke marrë pjesë online. REL

Çmimi Nobel në Ekonomi: Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson

VOAL- Nobel në Ekonomi 2024 iu dha Daron Acemoglu (Shtetet e Bashkuara/Turqi), Simon Johnson (Britania e Madhe/Shtetet e Bashkuara) dhe James A. Robinson (Britania e Madhe/Shtetet e Bashkuara) për studimet e tyre mbi mënyrën se si “institucionet formojnë dhe ndikojnë prosperitetin.” Të tre japin mësim në Shtetet e Bashkuara. RSI

SHBA do t’i dërgojë Izraelit një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore

VOA/Marrë nga Associated Press

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore (THAAD) dhe trupa në Izrael, njoftoi të dielën Pentagoni. Njoftimi vjen ndërsa Irani paralajmëroi Uashingtonin që t’i mbajë forcat ushtarake amerikane jashtë Izraelit.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder, tha nëpërmjet një deklarate se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte autorizuar dërgimin e sistemit THAAD, bazuar në direktivën e Presidentit Joe Biden.

Zoti Ryder tha se sistemi do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ajrore të Izraelit pas dy sulmeve me raketa të Iranit, në muajin prill dhe tetor.

Ky vendim nënvizon angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Izraelit dhe për të mbrojtur amerikanët që ndodhen atje, nga çdo sulm i mëtejshëm me raketa balistike nga Irani”, tha zoti Ryder.

Dërgimi i një sistemi të sofistikuar të mbrojtjes raketore në Izrael, rrezikon të ndezë më tej konfliktin në Lindjen e Mesme, pavarësisht përpjekjeve të përhapura diplomatike për të shmangur një luftë të gjerë rajonale.

Nëpërmjet një postimi në platformën sociale X, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, vinte në dukje njoftimet se SHBA-të po shqyrtonin mundësinë e dislokimit të një sistemi të tillë.

Forcat izraelite dhe luftëtarët e Hezbollahut në Liban janë përleshur që nga 8 tetori i vitit 2023, kur grupi militant libanez nisi të gjuante me raketa përtej kufirit në mbështetje të aleatit të tij, Hamasit që operon në Gazë. Në fund të muajit të kaluar, Izraeli nisi një operacion tokësor në Liban.

Besohet gjerësisht se Izraeli po përgatet për një përgjigje ushtarake ndaj sulmit të Iranit të 1 tetorit, që përfshiu rreth 180 raketa balistike.

Në një koment të shkurtër të dielën për gazetarët përpara se të largohej nga Florida Presidenti Biden tha se vendosi të dislokonte sitemin THAAD “për të mbrojtur Izraelin”. Zoti Biden foli në bazën e Forcave Ajrore ‘MacDill’ në Tampa pasi bëri një vizitë të shpejtë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Milton.

Nuk dihet ende se kur do të mbërrijë sistemi THAAD në Izrael. Nënkoloneli Nadav Shoshani, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, nuk pranoi të jepte ndonjë afat kohor, por falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen.

SHBA vendosi një nga sistemet THAAD në Lindjen e Mesme së bashku me sisteme shtesë Patriot për të forcuar mbrojtjen për forcat amerikane në rajon në fund të vitit të kaluar, pas sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit.

Zëdhësi i Pentagonit tha gjithashtu se SHBA-të kishin dërguar një sistem THAAD në Izrael në vitin 2019, për stërvitje.

Gjithashtu nuk është e pazakontë që Shtetet e Bashkuara të ketë një numër të kufizuar trupash në Izrael, një vend që Uashingtoni e konsideron një aleat kyç. Në përgjithësi Uahsingtoni ka pasur vazhdimisht një numër të vogël forcash në këtë vend, si dhe ka kryer dislokime rutinore me rotacion për trajnime e stërvitje.

Sipas një raporti të Kongresit të muajit prill, ushtria amerikane ka shtatë sisteme të avancuara THAAD.

Secili përbëhet nga gjashtë lëshues të montuar në kamion, 48 interceptorë, pajisje për radio dhe radarë dhe për vënien në funksion të tij nevojiten 95 ushtarë.

THAAD konsiderohet një sistem që plotëson sistemin Patriot, por që mund të sigurojë mbrojtjen e një zonë më të gjerë. Ai mund të godasë objektiva që ndodhen në një distancë prej 150 deri në 200 kilometrash.

Rreziqet e nacionalizmit kibernetik të Kinës

Një mëngjes të së martës në shtator, një djalë 10-vjeçar po i afrohej portave të një shkolle japoneze në Shenzhen në Kinën jugore, kur një i huaj u ngjit dhe e goditi me thikë.

Ai vdiq nga plagët e marra. Vrasja tronditi Japoninë dhe Kinën dhe shkaktoi një bujë diplomatike.

Qeveria japoneze tha se besonte se ajo që ndodhi ishte e motivuar nga ksenofobia, me ministrin e Jashtëm të vendit që fajësoi për sulmin postimet e mediave sociale “dashakeqe dhe anti-japoneze”.

Komentuesit online kanë vënë në dukje se vrasja ka ndodhur në një datë të ndjeshme politikisht – 18 shtator, që është përvjetori i një incidenti që çoi në pushtimin japonez të Mançurisë në Kinë në fillim të viteve 1930.

Për disa, ajo që ndodhi është një shenjë e nacionalizmit në internet – i manifestuar vitet e fundit si një retorikë në rritje kundër të huajve – duke u përhapur në botën reale.

Për vite me radhë, postimet në lidhje me ngjarjet gjatë Luftës së Dytë Botërore janë përhapur në internetin kinez, me pushtimin japonez gjatë luftës që mbetet një temë e ndjeshme për nacionalistët nga të dyja palët. Në Kinë, mizoritë e Japonisë gjatë kohës së luftës kanë qenë prej kohësh një pikë e dhimbshme pasi Pekini pohon se Tokio nuk ka kërkuar kurrë falje plotësisht.

Postimet në internet janë pjesë e një fenomeni më të gjerë, i cili përfshin si ksenofobinë ashtu edhe sulmet ndaj shtetasve kinezë për të qenë jopatriotë. Një argument nga analistë është se ky nacionalizëm dixhital ka kaluar kryesisht i pakontrolluar nga qeveria kineze, me patriotizmin në internet që ka ndezur flakët e ndjenjave kundër të huajve, si dhe akuzat kundër figurave kineze.

Disa po pyesin nëse kjo ka shkuar shumë larg. Ata i kanë quajtur sulmet në internet që i quanin figurat kineze jopatriotike një “Revolucioni Kulturor 2.0”, i fundit në një seri përpjekjesh që sigurojnë pastërtinë ideologjike. Ata shohin jehonë të fushatës së dhunshme, të sponsorizuar nga shteti kundër të ashtuquajturve armiq të Partisë Komuniste Kineze (PKK) që traumatizuan vendin në vitet 1960 dhe 1970. Qindra mijëra vdiqën në spastrimet e udhëhequra shpesh nga milicitë e të rinjve të njohur si Garda e Kuqe. Familjet dhe fqinjët u kthyen kundër njëri-tjetrit.

Në një ese të kohëve të fundit, autori dhe profesori universitar Zhang Sheng vuri në dukje se “në të kaluarën njerëzit thërrisnin Gardistët e Kuq, tani njerëzit thërrasin ‘trëndafilët e vegjël'” – një pseudonim popullor për ushtrinë virtuale të nacionalistëve online.

Postimet kundër të huajve

Ndërsa shumë në mediat sociale kineze vajtuan për vrasjen e nxënësit japonez, disa nacionalistë kibernetikë patën një ton shumë të ndryshëm.

“Unë nuk kam asnjë mendim se si vdesin japonezët nëse nuk kërkojnë falje për historinë,” lexoi një koment popullor në Weibo, ndërsa një tjetër vuri në dukje se japonezët kishin vrarë shumë kinezë gjatë Luftës së Dytë Botërore “dhe nuk kanë kërkuar falje deri më sot. . Si mund të jenë edhe afër përshkrimit si të civilizuar?”

Një zyrtar kinez thuhet se shkroi mesazhe në një bisedë private në grup duke thënë se “nuk është punë e madhe të vrasësh një fëmijë japonez” dhe “është në rregulloret tona të vrasim japonezët”. Ai që atëherë është vënë nën hetim, sipas medias lokale Phoenix News.

Ndërsa zyrtarët japonezë kërkuan përgjigje për krimin “të neveritshëm”, Pekini u përpoq ta minimizonte atë, duke censuruar shumë diskutimin e incidentit në internet dhe duke e quajtur atë një “rast aksidental, individual” dhe një “incident të izoluar”.

Por ky është sulmi i tretë i profilit të lartë ndaj të huajve në muajt e fundit, të cilat Kina i ka përshkruar të gjitha si “incidente të izoluara”.

Në qershor, një nënë japoneze dhe djali i saj u sulmuan në një stacion autobusi jashtë një shkolle japoneze dhe një grua kineze vdiq teksa përpiqej t’i mbronte. Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi katër tutorë të universitetit amerikan u goditën me thikë në një park në Jilin. Ndërsa motivet për të dy sulmet ishin gjithashtu të paqarta, ato nxitën diskutime të ankthshme se ato ishin të lidhura me retorikën ksenofobike në internet.

Fushatat online

Nuk janë vetëm të huajt që përballen me zemërimin e nacionalistëve kibernetikë. Muajt ​​e fundit, figurat publike dhe kompanitë kineze janë dënuar gjithashtu për të qenë të pamjaftueshëm patriotë.

Gjigandi i pijeve Nongfu Spring konsiderohet një histori suksesi në biznesin kinez, me shishet e tij të ujit mineral një pamje e kudogjendur nëpër dyqanet e komoditetit të vendit dhe tavolinat e restoranteve. Por në mars, nacionalistët akuzuan kompaninë për përdorimin e elementeve japoneze në dizajnin e produktit të saj. Një nga logot e tij thuhej se i ngjante një tempulli shintos, ndërsa kapaku i kuq i shishes ikonë të ujit mineral u konsiderua si një referencë për flamurin japonez.

Rezultoi në një fushatë të shkurtër por intensive në internet: disa bënë thirrje për bojkot, ndërsa videot e njerëzve që vulosnin me zemërim shishet e Nongfu Spring dhe hidhnin pijet e tyre në tualet u përhapën në të gjithë mediat sociale.

Në mënyrë të ngjashme, autori dhe laureati i çmimit Nobel për Letërsinë Mo Yan u akuzua për “zbukurimin” e ushtarëve japonezë dhe se ishte jopatriotik në veprat e tij nga një bloger nacionalist, i cili paditi në mënyrë të diskutueshme shkrimtarin për fyerje të Kinës.

Këto lëvizje kanë shkaktuar shqetësim të thellë. Hu Xijin, ish-redaktori i gazetës shtetërore Global Times, paralajmëroi se sulmet nacionaliste ndaj krijuesve si Mo Yan mund të kenë një efekt drithërues.

Dhe intelektuali i sinqertë liberal, Yu Jianrong tha se therjet e fundit me thikë të të huajve u nxitën nga “prirjet e rrezikshme populiste, të cilat meritojnë vigjilencën tonë maksimale”.

Madje edhe media shtetërore ka akuzuar nacionalistët në internet se “e bëjnë patriotizmin një biznes”. Një koment nga zëdhënësi i CCP People’s Daily tha se ata që “ngjallin opinionin publik dhe i shtojnë benzinë ​​flakës në mënyrë që të… fitojnë trafik dhe të bëjnë përfitime personale, duhet të ndëshkohen ashpër”.

Por partia në pushtet ka pasur një dorë në ndezjen e zjarrit, thonë disa.

Çfarë e ushqen zjarrin?

“Patriotizmi i mbështetur nga shteti” dhe paralajmërimet e vazhdueshme të Pekinit për ndikimin e huaj kanë kontribuar në “nacionalizmin intensiv” që shohim sot, thotë Rose Luqiu, një profesoreshë e asociuar në shkollën e komunikimit të Universitetit Baptist të Hong Kongut. Ajo që e ka rënduar, thotë ajo, është rreziku ligjor për t’u konsideruar jopatriotik.

Qeveria kineze tani e ka kriminalizuar “shtrembërimin dhe njollosjen [e] heronjve dhe martirëve” – kjo u përdor në padinë kundër autorit Mo Yan. Ajo gjithashtu ka miratuar një ligj gjithëpërfshirës kundër spiunazhit dhe ka nisur një fushatë që inkurajon publikun të raportojë aktivitete të dyshimta nga të huajt.

Për të legjitimuar sundimin e saj, ajo ka shtuar përpjekjet për të forcuar patriotizmin në shkolla, ku fëmijët kinezë që në moshë të re mësohen të duan jo vetëm vendin e tyre, por edhe PKK.

Ndërkohë, një rritje globale e ndjenjës sinofobike gjatë pandemisë Covid dhe dyshimi në rritje ndaj Kinës në Perëndim për shkak të tensioneve tregtare ka ushqyer një ndjenjë te disa kinezë se vendi i tyre po diskriminohet padrejtësisht nga të huajt.

Ngadalësimi i ekonomisë së Kinës dhe përhapja e sëmundjes sociale kanë luajtur gjithashtu një rol. “Shumë njerëz në Kinë përballen me shqetësime të rënda sociale dhe ekonomike. Inflacioni, krizat e banesave, papunësia e të rinjve dhe avullimi i pensioneve janë të gjitha duke shkaktuar ankth. Nacionalizmi është një kuadër lehtësisht i disponueshëm dhe shumë i fuqishëm për të shuar ato zhgënjime,” thotë Florian Schneider, një ekspert në nacionalizmin kinez online në Universitetin Leiden.

Të gjithë këta faktorë kanë rezultuar që blogerët nacionalistë të bëhen një pjesë e shquar e internetit kineze në vitet e fundit. Ndikuesit e mirënjohur mund të grumbullojnë miliona ndjekës – dhe potencialisht të fitojnë të ardhura nga trafiku – duke nxjerrë përmbajtje patriotike që lartësojnë virtytet e Kinës dhe CCP ndërsa denoncojnë armiqtë e tyre.

Ndërsa ata shpesh veprojnë në emër të entuziazmit revolucionar të majtë, sjellja e tyre në fakt është më e ngjashme me të djathtën ekstreme që gjendet në vende të tjera që udhëheqin lëvizje ksenofobike dhe reaksionare, thotë profesor Schneider për BBC.

Si “populistë që po përpiqen ta bëjnë Kinën përsëri të madhe”, ata “ushqejnë shpresa për ta kthyer shoqërinë në një lavdi të imagjinuar të mëparshme dhe i shohin të gjitha llojet e elitave dhe fuqive të huaja si pengesa për këtë qëllim”.

Një bilanc i rrezikshëm

Ndonjëherë autoritetet duket se dëgjojnë shqetësimet.

Në korrik, ata hoqën në heshtje një amendament të diskutueshëm për një ligj të sigurisë kombëtare pas një proteste publike. Ata pranuan se një ndalim i propozuar për “lëndimin e ndjenjave të popullit kinez” mund të “cenojë të drejtat legjitime dhe jetën normale të publikut”.

Platformat kineze të mediave sociale janë përpjekur të frenojnë nacionalistët online duke pezulluar periodikisht llogaritë e tyre.

Ndikuesit e njohur nacionalistë Sima Nan dhe Guyanmuchan janë censuruar pa paralajmërim. I tillë ishte edhe blogeri që tentoi të padiste Mo Yan, padia e të cilit gjithashtu u refuzua nga gjykatat.

Një bloger, i cili u bë i njohur këtë vit pasi postoi një video duke akuzuar një qendër tregtare për vendosjen e dekoratave që i ngjanin flamurit japonez, u mbyll në mënyrë të ngjashme. Një koment i ashpër i medias shtetërore e denoncoi videon e tij si “një raport me qëllim të keq që kalon në trafikun online të patriotizmit”.

Megjithatë, autoritetet duket se kanë një kontroll të lirë mbi nacionalistët në internet.

Ndërsa disidentët mbyllen me shpejtësi ose në disa raste arrestohen në emër të stabilitetit social, blogerëve nacionalistë u lejohet një frerë më e lirë, pavarësisht retorikës së tyre ndonjëherë nxitëse. Madje media shtetërore i ka rritur këto zëra duke ripublikuar përmbajtjen e tyre.

BBC i ka kërkuar qeverisë kineze një përgjigje se përse përmbajtja nacionaliste nuk duket të censurohet në mediat sociale aq sa përmbajtjet e tjera që konsiderohen të ndjeshme.

Kjo mund të jetë për faktin se shteti e sheh nacionalizmin në internet si një valvul sigurie të dobishme për të “shpërndarë mospajtimin në një mënyrë që nuk minon autoritetin e tij”, veçanërisht gjatë problemeve të tij aktuale ekonomike, ku “shoqëria me të vërtetë ka nevojë për një rrugëdalje për të shprehur zhgënjimin”. , thotë Dr Luqiu.

Duke i inkurajuar nacionalistët dhe më pas duke i frenuar ata herë pas here, qeveria “shfrytëzon nacionalizmin në avantazhin e saj, duke ndërhyrë vetëm kur rrezikon të përhapet” në një situatë të pakontrollueshme.

Mund të duket e rrezikshme, por Pekini ka shtypur me sukses sfida serioze ndaj autoritetit të tij në vitet e fundit, të tilla si lëvizja pro-demokracisë në Hong Kong në 2019 dhe protestat e Librit të Bardhë në 2022 kundër politikave të ashpra zero-Covid.

Qeveria është kështu e sigurt se mund të menaxhojë rreziqet dhe kjo do të thotë se nacionalizmi ka të ngjarë të qëndrojë pavarësisht nga reagimet, thonë analistët.

“Nacionalizmi është një bekim i përzier për liderët e Kinës, dhe për momentin ne jemi dëshmitarë të kostove të kësaj,” thotë profesor Schneider.

“Por a do ta rimendojë lidershipi apo do të braktisë nacionalizmin e tij në favor të diçkaje më pak toksike? Nuk do ta mbaja frymën.”/ BBC – Syri.Net

Përmbytje në Sahara për herë të parë në gjysmë shekulli

Reshjet e dy ditëve të shtatorit në disa zona të rajonit të Saharasë në Marokun juglindor tejkaluan mesataret vjetore dhe shkaktuan përmbytje, njoftuan zyrtarët e agjencisë meteorologjike të vendit.

Tagunit, një fshat rreth 450 kilometra në jug të kryeqytetit Rabat, regjistroi më shumë se 100 mm shi në 24 orë.

Pamjet satelitore të NASA-s tregojnë se liqeni Iriki, i thatë prej 50 vitesh, po mbushet me ujë.

Gjatë kontrollit iu gjetën 16 doza kokaine, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Gjermani

“Kanë kaluar 30 deri në 50 vjet që kur kemi pasur kaq shumë shi në një periudhë kaq të shkurtër kohore,” i tha AP Husine Juabeb, një zyrtar i agjencisë meteorologjike të Marokut.

Këto shira, të cilat meteorologët i quajnë një stuhi ekstratropike, mund të ndryshojnë kushtet e motit në rajon në muajt dhe vitet e ardhshme.

Përmbytjet në Marok muajin e kaluar vranë 18 njerëz dhe efektet u përhapën në rajonet që u goditën nga një tërmet vitin e kaluar. Pati gjithashtu raporte të rezervuarëve të bllokuar në rajonin juglindor të rimbushjes me një ritëm rekord gjatë shtatorit. sn

Ushtria kineze publikon videon ku shkruhet: “të përgatitur për betejë”

VOA/Marrë nga Reuters

Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video propagandistike në llogaritë e saj në mediat sociale, që tregon stërvitje të ndryshme ushtarake shoqëruar me mbishkrimin: “të përgatitur për betejë”.

Në videon e publikuar nga Komanda Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, e cila ka përgjegjësinë për një zonë që përfshin Tajvanin, tregoheshin avionë dhe anije luftarake që operonin së bashku, lëshues të lëvizshëm raketash si dhe automjete sulmi amfibe, shoqëruar me një hartë të vogël të Tajvanit.

Ky zhvillim vjen pasi ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një deklaratë të dielën se një grup i marinës kineze i udhëhequr nga transportuesi ‘Liaoning’ kishte hyrë në ujërat pranë kanalit Bashi, që lidh Detin e Kinës Jugore me Paqësorin dhe ndan Tajvanin nga Filipinet.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës nuk i është përgjigjur ende kërkesave për koment të dielën dhe po kështu as Zyra mbi Çështjet e Tajvanit në Kinë.

Kina, e cila e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj, është kundër Presidentit të tij Lai Ching-te. Ushtria kineze vepron në mënyrë rutinore rreth ishullit dhe Pekini nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e Tajvanit.

Gjatë një fjalimi javën e kaluar Presidentit Lai Ching-te tha se Republika Popullore e Kinës nuk kishte të drejtë të përfaqësonte Tajvanin, por ai shtoi se ishulli ishte i gatshëm të punonte me Pekinin për t’u përballuar me sfida siç ishin ndryshimet klimatike. Fjalimi i tij kishte një ton sa të fortë po aq edhe pajtues, por që krijoi zemërim në Kinë.

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran

Tanke ushtarake të Izraelit afër kufirit me Libanin.

 

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në instrastruktrës ushtarake dhe të energjisë.

Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura ngha Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të përgjigjet ndaj sulmit të Iranit, të kryer më 1 tetor, i cili ka nisur si shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve ushtarak izraelite në Gazë dhe Liban, si dhe vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Nuk ka sinjale që Izraeli do të shënjestrojë zonat bërthamore, apo të kryejë vrasje individuale, ka raportuar NBC, duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti.

Sipas raportimeve, Izraeli ende nuk ka marrë vendim përfundimtar se kur dhe si të veprojë.

Konflikti në mes të Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut ka nisur një vit më parë, kur Hezbollahu ka nisur të lëshojë raketa në veri të Izraelit, pas nisjes së luftës në Gazë.

Hezbollahu ka thënë të dielën se është duke luftuar forcat izraelite që po tentojnë të infiltrohen në fshatin Ramja, në jug të Libanit.

Ushtria izraelite, në anën tjetër, ka thënë se vazhdon operacionet në jug të Libanit për të shkatërruar “infrastrukturën terroriste”. REL


Send this to a friend