Valentina Matvienko, kryetare e Këshillit të Federatës, të mërkurën ka thënë se Ministria e Jashtme e Rusisë do të hartojë një listë të kundërmasave
Rusia po përgatitet të ndërmarrë atë që e ka përshkruar si “masa të përshtatshme” kundër Polonisë mbi një ligj i cili mund të sjellë shkatërrimin e monumenteve sovjetike në këtë vend të Bashkimit Evropian.
Valentina Matvienko, kryetare e Këshillit të Federatës, të mërkurën ka thënë se Ministria e Jashtme e Rusisë do të hartojë një listë të kundërmasave.
Matvienko, cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve TASS, ka theksuar se Moska duhet të përgjigjet “në mënyrë adekuate”.
Reagimi rus vjen pasi presidenti polak Andrzej Duda nënshkroi të hënën një amandament që ndryshon ligjin mbi “propagandën e sistemit totalitar”.
Ky ligj mund të çojë në shkatërrimin e monumenteve të epokës ish-sovjetike.
Ministria e Jashtme ruse të martën tha se Rusia Sovjetike kishte paguar një “çmim të madh” për çlirimin e Polonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke humbur mbi 600 mijë ushtarë dhe oficerë.
“Rusia ka tërhequr në mënyrë të përsëritur vëmendjen e Varshavës për faktin se këto veprime janë shkelje e drejtpërdrejt e detyrimeve ligjore ndërkombëtare në traktatet dhe marrëveshjet dypalëshe që Rusia dhe Polonia nënshkruan midis viteve 1992 dhe 1994”, tha ministria në një deklaratë.
“Kjo gjë nuk do të mbetet pa përgjigje”, thuhej në deklaratë. aa
Komentet