Agjencia ruse për Shfrytëzimin e Burimeve Nëntokësore, ka konfirmuar se ka nisur procedurat për ankandin e Erginskoye, e cila ndodhet në Siberinë Perëndimore
MOSKË – Rusia ka deklaruar se ka nxjerrë në ankand dhe fushën e shfrytëzimit më të madhe të naftës, Erginskoye.
Agjencia ruse për Shfrytëzimin e Burimeve Nëntokësore, Rosnedra, përmes një deklarate me shkrim ka thënë se ka nisur procedurat për ankandin e Erginskoye, e cila ndodhet në Siberinë Perëndimore dhe që njihet si fusha e fundit e shfrytëzimit të naftës që administrohet nga shteti.
Data e fundit e aplikimit për këtë tender, vlera e të cilit nga 5.3 miliardë ruble është ndryshuar në 7 miliardë ruble (124 milionë dollarë), është më 12 maj.
Në deklaratë thuhet se Erginskoye ndodhet në kategorinë C1 dhe në të ka rreth 64 milionë tonë naftë bruto. Ndërsa theksohet se në rajon ka një zonë të kategorisë C2 e cila mendohet se ka një potencial prej 307 milionë tonë rezerva.
Pritet që kompanitë më e madha energjetike në vend, Rosneft, Gazprom, Gazprom Neft, Lukoil, Novatek dhe Surgutneftgaz, të jenë të interesuara për këtë tender, ndërsa fituesi pritet të shpallet më 7 qershor.aa
Komentet