Ministria e Jashtme e Rusisë theksoi se personeli ushtarak rus që mbërriti në Venezuelë gjatë fundjavës ka të drejtë të jetë atje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përçarja midis Rusisë dhe SHBA-ve mbi mënyrën e zgjidhjes së krizës në Venezuelë u zgjerua pas arritjes së personelit ushtarak rus për të mbështetur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, gjatë fundjavës.
Në komentin e parë të Moskës mbi raportet e vendosjes, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, në një deklaratë të martën vonë tha se Rusia ka dërguar personelin “në pajtim të plotë” me kushtetutën e Venezuelës dhe marrëveshjen dypalëshe mbi bashkëpunimin ushtarak. Ajo nuk konfirmoi se sa trupa ka dërguar Rusia.
Kriza politike në Venezuelë u përkeqësua pasi kreu i opozitës, Juan Guaido shpalli presidencën e përkohshme me mbështetjen e dhjetëra kombeve.
Komentet