VOAL – MOSKË/VARSHAVË- Rusia tha të shtunën se ishte e indinjuar ngaqë Polonia shkatërroi një monument të luftës sovjetike, duke e paralajmëruar Varshavën për “pasojat tejet negative” pasi, tha ajo, ky është një dhunim flagrant i një marrëveshjeje midis dy vendeve për mbrojtjen e qendrave përkujtimore.
Polonia ka qenë kritikja më e zëshme e aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusise më 2014. Rusia dhe Polonia kanë një histori konfliktesh dhe mospajtimesh lidhur me përmendoret e luftës, çka duket se do t’i shtojë tensionet.
Autorittet në qytetin perëndimor të Polonisë, Nova Sol, e rrëzuan përmendoren e vëllezërisë së armëve të ushtarëve të ushtrive të kuqe polake dhe ruse në fund të qershorit, duke e shndërruar atë në një grumbull çakëlli.
“Monumenti ishte i stërmadh (konrektsisht 12 tonë), i shëmtuar, gjithnjë i ndyrë me ndryshkun që i rridhte nga honi i zbratëzisë së tij si gjak ose si lotë,” tha Wadim Tyszkiewicz, kryetar i bashkisë së Nova Solit në faqen e tij në Facebook në fillim të kësaj jave. reuters
Komentet