Prokurori i përgjithshëm i Rusisë, Yuri Chaika, e ka akuzuar një ish-investitor madhor perëndimor në Rusi, i cili është shndërruar në kritik të ashpër të Kremlinit, dhe “shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara” se kanë dorë në një film opozitar, që atë dhe familjen e tij e akuzon për korrupsion.
Në letrën e pulbikuar sot në gazetën Kommersant, Chaika thekson se “absolutisht nuk ka dyshim” se William Bowder, bashkë themelues i kompanisë, Hermitage Capital, dhe “shërbimet e sigurisë” prapa tij, e kanë urdhëruar prodhimin e filmit online, i publikuar më herët këtë muaj nga lideri opozitar, Aleksei Navalny.
Në film, dy djemtë e prokurorit Chaika akuzohen për grumbullim ilegal të shumave të mëdha të parave me ndihmën e zyrtarëve rusë dhe nën patronazhin e babit të tyre.
Chaika tha se filmi ishte pjesë e përpjekjeve më të gjëra për ta diskredituar kredibilitetin e Moskës dhe për ta “diskredituar zyrën e prokurorit të përgjithshëm”.
Navalny tha se “është shumë i zhgënjyer” që zyrtarët rusë kanë zgjedhura ta akuzojnë zotin Bowder, se është “ideolog”, i cili fajësohet për “organizimin e çdo gjëje që zyrtarëve rusë nuk u pëlqen”.
Navalny e ka përsëritur thirrjen që Chaika të paraqes dorëheqje dhe të ndjeket për korrupsion.
William Bowder, shtetas britanik i lindur në Shtetet e Bashkuara, i ka akuzuar zyrtarët rusë të tatimit, për vjedhje të shkallës së gjërë, që janë zbuluar nga avokati i tij, Sergei Magnitsky, i cili ka vdekur në burg, në vitin 2009, pasi nuk i ishte dhënë ndihmë përkatëse mjekësore.
Zoti Bowder në vitin 2013, është dënuar në mungesë me nëntë vjet burg nga një gjykatë në Moskë për mospagesë të taksave.
Komentet