Skenari fillestar parashikonte pushtimin e fqinjve si përgjifje ndaj një revolte kundër Vladimir Putinit në Moskë, të orkestruar nga perëndimorët.

Disa trupa kanë bërë praktika për pushtimin e Norvegjisë dhe për të marrë kontrollin e veriut të vendit. Të tjera kanë simuluar kapjen e arqipelagut islandez Aland, ndërsa të tjera kanë bërë prova për të marrë kontrollin e ishullit suedez Gotland e atij Bornholm të Danimarkës.

Këto vende gjenden në mes të rrugëve detare vitale. Kjo i bën ato objektiva ushtarake: kapja e këtyre ishujve ia mundëson Rusisë të kontrollojë Balltikun dhe të izolojë tri republikat sovjetike –  Estoni, Letoni e Lituani.

sda-ats