Majlinda Kelmendi e ka siguruar medaljen në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë.
Xhudistja pejane e ka mposhtur në gjysmëfinale francezen Annabelle Euranie, për të shkuar në finale, ku do të përballet me francezen tjetër, Priscilla Gneto.
Kampionia e botës tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendtë, edhe nëse humb në finale, por ajo do ta kërkojë fitoren, për ta fituar medaljen e artë të Evropianit.
Majlinda e kaloi xhiron e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi ukrainasen Oleksandra Starkova, raporton Zëri.
Kurse, në rrethin e tretë, pejania ishte më e mirë se izraelitja Roni Schwartz, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku e mundi francezen Euranie Annabelle.
Komentet