Në stadiumin “Fisht Olympic” të Sochi-t, Rusia, vendi organizator i Botërorit, do të sfidojë Kroacinë për të siguruar një biletë në fazën gjysmëfinale.
Pasi eliminuan Spanjën ekipi i drejtuar nga Stanislav Cherchesov do tentojë të gëzojë sërish tifozët, por për ta bërë këtë duhet të eliminojnë skuadrën ballkanase e cila këtij kompeticioni kërkon t’i shkojë deri në fund.
Kroacia sot ka vendosur të ndryshojë sërish, Brozovic i cili ishte titullar ndeshjen e kaluar kundër Danimarkës sot do ta nisë nga stoli. Vendin e tij e ka marrë Kramaric.
Formacionet zyrtare

Komentet