VOAL – Agjencia për gjithësi e Rusisë tha se një anije kozmike me furnizime ka dështuar të arrijë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe do të kthehet para në Tokë, duke u djegur në atmosferë.
Në njoftimin e agjencisë theksohet se anija kozmike Progress do ta “përfundojë ekzistencën e vet më 8 maj”.
Kjo anije e periudhës ish-sovjetike është lansuar më 28 prill me furnizime me oksigjen, ujë, dhe pjesë rezervë, për t’i dërguar në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Autoritetet thanë se kontakti me këtë anije ishte humbur pas pak orëve pas lansimit, ndërsa ajo nuk ishte në gjendje të bashkohet me Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Udhëheqës të lartë të agjencisë ruse, Roscosmos, thanë se një komision special po zhvillon hetime lidhur me këtë dështim. rel
Komentet