MOSKË – Në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” nesër do të zhvillohen 2 ndeshje në raundin e 1/8 së finales.
Ndeshja e parë do zhvillohet në stadiumin “Samara Arena” në mes të Brazilit dhe Meksikës, në ora 16:00.
Me këtë ndeshje të dy kombëtaret do të dalin në ndeshjen e parë në këtë stadium në kampionat.
Ndërsa ndeshja e dytë e ditës do të luhet në mes të Belgjikës dhe Japonisë në ora 20:00.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Rostov Arena”.
Kjo njëkohësisht do të jetë ndeshja e fundit në qytetin Rostov për këtë kampionat. Para kësaj, në Rostov u luajtën edhe 4 ndeshje tjera në grupe. aa
Komentet