Voal – Sikur të mos mjaftonte katastrofa e deri kësaj kohe, vihet re se në kohën e dashurisë së madhe shqiptarosovjetike, edhe sovjetikët janë qasur arkivave të Shqipërisë. Arkivi vazhdoi të ishte në nivelin e degës deri në vitin 1955. Pasi puna shkonte siç edhe kuptohet shkel e shko ose sipas parimit “ta shtyjmë sot e të vrasin veten ata që do vinë nesër”, në vitin 1955 u mendua që arkivi të ngrihet në nivel drejtorie. Varësia e tij vazhdoi të ishte nga MPB sepse kështu e kishin dhe sovjetikët. Nga raporti i datës 4.3.1955 merret vesh se kërkohej që i gjithë dokumentacioni të përqendrohej në qendër. Pra akoma gjendja ishte atje ku kishte qenë. Burokratët komunistët mjaftoheshin me mbledhje plenumesh e kongresesh, a thua se kështu do zgjidhnin çështjen.
Arkivi, drejtori
Gjatë vitit 1955 u përgatitën disa norma akte ligjore. Në relacionin përkatës të ministrit të Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu thuhej se urdhëresa e vitit 1949 dhe VKM-ja e vitit 1951 nuk sollën rezultate pozitive për arkivat. Nuk ishte arritur përqendrimi i arkivave. Kishte mungesë eksperience, ishin krijuar sasi të mëdha dokumentesh para dhe pas lufte të papërpunuara, rregulli mungonte, etj kërkohen fonde, etj. Për këtë qëllim doli VKM nr.210, datë 31.5.1955. në hyrje të saj pranohej gjendja e rëndë e krijuar në vend në rrjetin arkivor të vendit. Për këtë arsye, u vendosën disa masa: 1-Krijimi i fondit të centralizuar në Arkivin e Shtetit 2-Të krijohet Drejtoria e Arkivave Shtetërore në MPB me dy ndarje: Arkivi Qendror Shtetëror dhe Arkivi Qendror Shtetëror Historik. 3-Organika përkatëse, etj. Ngarkohet MPB në zbatimin e kësaj VKM-je dhe ministritë dhe entet e tjera shtetërore. U miratuan: -Rregullorja mbi fondin arkivor -Rregullorja e AQSH-së
Katastrofa e arkivave të shtetit shqiptar në vitet 1944-1964
Rusët trazuan e morën dokumentet shqiptare
-Rregullorja e AQSHH-së U përgatitën modelet si të hartoheshin dosjet, modularët përkatës, etj. (AQSH, F.507, V.1955, D.1)
Në vitin 1955 me strukturën e re, vendin e Sefedin Meçes e zuri ushtaraku Veli Dedi. Nga PPSH-ja vazhdonte të trajtohej arkivi si njësi ushtarake. Data e saktë është kontradiktore në disa dokumente. Të dy zyrtarët kanë datën 1 shtator 1955 atë të lënies e marrjes së detyrës. Mirëpo në disa dokumente Veli Dedi ka nënshkruar si drejtor para marrjes së detyrës. Gjatë pjesëmarrjes në 200 vjetorin e krijimit të arkivit hungarez, në Budapest më 12-16 qershor 1956 drejtori i Drejtorisë së Arkivave Veli Dedi ndër të tjera tha: “Vendi ynë nuk ka një traditë shkencore në fushën e arkivave”, duke theksuar se vetëm në vitin 1948 u ngrit një seksion i veçantë në Institutin e Shkencave.
Sovjetikët
Megjithëse arkivi ka qenë i pasistemuar duket prania e sovjetikëve në të.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Qendrore të Arkivave të MPBsë në Bashkimin Sovjetik, L.Jakolev në një letër që i drejtohen Veli Dedit thotë se kjo drejtori po përgatiste disa botime të viteve 1917-1957, në të cilat ishin përfshirë edhe disa dokumente të arkivit shqiptar. Kjo do të thoshte se sovjetikët kishin futur duart në arkivat e Shqipërisë. (AQSH, F.507, V.1955, D.6).
Më 22.9.1955 Veli Dedi kërkonte përcaktimin e rolit të kryearkivit dhe arkivistëve. Një masë e marrë me 10 vjet vonesë tregonte se çfarë krimi ishte konsumuar deri atë çast.
Rregullorja e vitit 1956
Deri në këtë kohë, në Shqipëri nuk kishte rregulla të qarta për sekretin shtetëror. Në vitin 1956, kryeministri Mehmet Shehu, miratoi rregullon mbi administrimin e dokumenteve sekret e tepër sekret dhe mbi ruajtjen e sekretit shtetëror në ministritë, institucionet dhe ndërmarrjet e RPSH-së. Sipas nenit 1 të kësaj rregulloreje, në RPSH do përdoreshin dy lloj nivelesh klasifikimi: -Tepër sekret, ku hynin dokumentet e tilla si informata me karakter ushtarak (efektivi, dislokimi, fuqia, shifrat përbërja, gjendja, planet), informata me karakter ekonomik (prodhimi i mineraleve, hartat gjeologjike, të dhënat për naftë, krom, ar, volfram, uranium, platin, sasitë numerike të tyre, transporti e mjetet e tij, valuta, e planet financiare, planet ekonomike, eksport – importet, projektet e urave mbi 15 metra, mbi zbulimet e shpikjet, shifra shtetërore, dosjet e kuadrit, bisedime e marrëveshje me shtete të tjera, etj) -Sekret. Këtu hynin dokumentet si projektet, planet, relievet, aktporositë, llogaritë statike, preventivat e radiostacioneve, depove të rezervave që nuk kanë rëndësi strategjike dhe stacioneve të ujit, materiale studimi për çmimet e mallrave, për taksat e tatimet e popullsisë, bilanci i të ardhurave të popullatës, korrespondenca me vendet komuniste, aktet e komisionit të kontrollit të shtetit, plani i kostos së prodhimeve në shkallë vendi (AMB, F.48, V.1957, D.363)
Komentet