Sipas anketimit të kryer me 4 mijë persona, 51 për qind e pjesëmarrësve dëshirojnë që të ndodh “ndryshim” në vend, ndërsa 49 për qind e të anketuarve e mbështetën idenë për “stabilitet”
MOSKË – Ideja për “stabilitet” e mbështetur nga shumica e popullit rus që nga viti 2003, për herë të parë është zëvendësuar nga dëshira për “ndryshim”, tregoi një hulumtim i kryer nga Instituti i Sociologjisë në Akademinë e Shkencave të Rusisë.
Sipas anketimit të kryer me 4 mijë persona, 51 për qind e pjesëmarrësve dëshirojnë që të ndodhë “ndryshim” në vend, ndërsa 49 për qind e të anketuarve e mbështetën idenë për “stabilitet”. Gjithashtu vihet në dukje se numri i personave që dëshirojnë “stabilitet” është zvogëluar për herë të parë që nga viti 2003.
Në njoftimin e publikuar nga instituti bëhet e ditur se vitin e kaluar 61 për qind e popullit ka mbështetur idenë për “stabilitet”, ndërsa veçanërisht mbështetja e të rinjve në idenë për “ndryshim” që ka shënuar rritje gjithnjë e më tepër ka ndikuar në rezultatin e hulumtimit të këtij viti.
Nga instituti gjithashtu bëjnë të ditur se mbështetja e rritur për “ndryshim” tek populli është shkaktuar nga kriza afatgjate ekonomike në Rusi dhe është theksuar se populli status quo-n dhe stabilitetin e sheh si ekuivalent të çrregullimit ekonomik dhe rënie të standardeve jetësore.
Më tej theksohet se veçanërisht rusët të moshuar dhe ato të moshës së mesme, kanë shqetësime nga ideja për “ndryshim” për shkak të ndryshimeve të ndodhura në vitet 1990.
Në njoftim thuhet se zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm ende nuk kanë krijuar një pritje tek populli.
Komentet