Policia është përplasur me dhjetëra mijëra protestues antiqeveritarë në mbarë Rumaninë.
Një turmë mes 30 mijë e 50 mijë personash, përfshi edhe shumë të riatdhesuar, morën pjesë në protestat mbarëkombëtare, sipas asaj që theksojnë mediet vendase.
Disa prej protestuesve në kryeqytetin rumun, Bukuresht, hodhën shishe dhe pllakat e rrugës kundrejt efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me përdorimin e gazit lotsjellës, sprait djegës e madje edhe hedhëseve të ujit.
Rreth 100 protestues iu nënshtruan kujdesit të nevojshëm shëndetësor, sikurse edhe 10 policë morën ndihmën e parë sipas shërbimeve të emergjencave. Një grup protestuesish u përpoqën të çanin rrethimin dhe të hynin në ndërtesën qeveritare në Bukureshtit, por u zmbrapsën nga kordoni i sigurisë së policisë.
Disa të tjerë mbanin flamuj rumunë e atë të Bashkimit Europian, teksa thërrisnin slogane të ndryshme e u binin daulleve. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, pasi kundërshtojnë përpjekjet e perceptuara prej tyre për dobësimin e sistemit të drejtësisë, përpjekje këto nga socialdemokratët (PSD) në pushtet, sikurse edhe për pagat e ulëta dhe korrupsioni i shtrirë gjerësisht në vend.
Protesta kundër partisë në pushtet PSD janë zhvilluar prej muajsh në Rumani. Në korrik, presidenti Klaus Iohannis miratoi shkarkimin e prokurores antikorrupsion, Laura Codruta Kovesi, e cila po udhëhiqte hetimet ndaj politikanëve lokalë e qendrorë për ryshfete. Presidenti Iohannis ishte vënë nën një presion gjithnjë e në rritje nga qeveria e PSD-së për të pranuar shkarkimin e saj.
Rreth 150 mijë shtetas rumunë u mblodhën në Bukuresht vitin e kaluar, pasi qeveria kaloi një dekret që do të mund të lironte të burgosurit e dënuar mbi akuza për korrupsion. Shumë shtetas rumunë të tjerë kanë ardhur nga emigracioni për t’iu bashkëngjitur protestave.
Sipas Bankës Botërore, rreth çereku i popullsisë së Rumanisë – afro 3-5 milionë banorë, – jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke kthyer mbrapsht në vendlindje rreth 5 miliardë dollarë, në një nga vendet më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake prej 2 miliardë eurosh për Ukrainën.
Kjo u bë e ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp me . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare për të marrë pjesë dhe për të mbajtur një fjalim në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) 2025, që do të . . .
I dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff pohoi se Kievi ka “pranuar” të organizojë zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, pa dhënë detaje apo prova që . . .
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja të përkrahë institucionet e Kosovës në kryerjen e detyrave. Rueten tha se në Kosovë gjithmonë ekziston rreziku i provokimi . . .
Bashkimi Evropian planifikon të furnizojë Ukrainën me të paktën 2 milionë predha në vit, njoftoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.
Këtë e bëri të ditur Kallas gjat . . .
Pas Samitit të djeshëm në Bruksel, Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi para mediave se liderët e koalicionit që mbështet Ukrainën do të takohen sërish javën e ardhshme, duke shp . . .
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mori një pushim nga vizita e tij në Oslo për të folur me liderët e BE-së përmes video-telefonit teksa ata u takuan në samitin e Sigurisë.
Zelensky . . .
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e cilësoi bisedën telefonike me Donald Trump si pozitive, shumë të rëndësishme dhe të sinqertë.
Ai theksoi dakordësinë e tij për të ndaluar sulme . . .
Ndërsa pritet një rezultat nga biseda telefonike mes presidentëve të SHBA dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy zbarkoi në Helsinki përp . . .
Një grup i deputetëve të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje shefes së Bashkimit Evropian të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të vendosur sanksione ndaj Millorad Dodikut, preside . . .
Radio Evropa e Lirë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen, ka thënë se prioritet për të do të jetë të sigurojë takime mes përfaqësuesve . . .
Në 11-vjetorin e “Referendumit të Krimesë”, Ministria e Jashtme turke deklaroi se nuk e njeh aneksimin e paligjshëm të gadishullit.
Turqi u shpreh se mbështet plotësisht integritetin t . . .
Komentet