Ajo thotë se një e çmendur e ka kërcënuar dhe e ka fyer, fillimisht në inbox-in e saj personal dhe më pas në pjesën ku mesazhet janë publike (wall).
Policia ka bërë të ditur se një prezantuese televizive me inicialet R.M ka marrë kërcënime për jetën në faqen e saj në Facebook. Bëhet fjalë për ju?
Po bëhet fjalë për mua. Unë e kam toleruar shumë. Ka shumë kohë që shkruan dhe më bezdis me komentet e saj.
Çfarë iu ka shkruar?
Pak rëndësi ka çfarë më ka shkruar. Mund të them se më ka shkruar shumë komente që për mua janë bezdisëse.
Kjo është fansja juaj? Si e ka emrin?
Ajo është fansja ime në fan page Rudina Magjistari. Emrin nuk ia di. E ndërron shpesh profilin. Është i njëjti person që shkruan. Unë sa herë i bëj block, ajo hap profil të ri dhe shkruan. U kalua çdo lloj limiti dhe erdhi një moment që u detyrova të shkoj në polici dhe ti japin ata drejtim çështjes. Unë nuk vazhdoj më kështu. Besoj se është një njeri me fiksime, me siguri e tillë sepse nuk ka asnjë arsye, as nuk e njoh, as nuk më njeh.
Ka kohë që e keni bërë kallëzimin ju?
Jo tani, ka pak kohë.
Kërcënuesja ishte femër?
Po dukej që ishte femër. Ka dy vjet afërsisht që e bën këtë punë. Por unë tani e kam bërë denoncimin pasi kaloi çdo lloj limiti. Në komentet e saj, të cilat deri vonë kanë qenë në inbox, tani u kalua në wall (në mur). Në komentet e saj duket se ka një humbje logjike. Aty përmend shumë persona aty dhe humbet realitetin. Komentet kanë qenë fyese dhe kërcënuese. Kush e lexon e kupton që e ka humbur realitetin.
Komentet