Fotot që tregonin Silvio Berluskonin me Marta Fascina në Zvicër, të publikuara nga Diva dhe Donna janë pasuar nga një komunikatë për shtyp që ka zyrtarizuar ndarjen e ish kryeministrit italian me Francesca Pascale. Ja kush është Fascina, deputetja e Forza Italias, 30 vjeç me një të shkuar në zyrën e shtypit të Milanit. Një scoop i Diva dhe Donna ka zbuluar frekuentimin mes Silvio Berluskonit dhe Marta Fascina, deputete e Forza Italia që rezulton të jetë e fejuara e re e Berluskonit.
Marta Antonia Fascina, ka lindur në Melito të Porto Salvo, në provincën e Reggio Calabrias, në 9 janar 1990( pra është 5 vjet më e re se Pascale), por është rritur në Portici, në provincën e Napolit. Në zgjedhjet politike në 2008 ajo është zgjedhur në Dhomën e Deputetëve, me proporcional në listën e Forza Italia. E diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza të Romës, ajo ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan. Duket që ka qenë pikërisht Adriano Galliani që e ka futur në ‘Botën’ e Berluskonit. Në profilin e saj në Instagram Martina publikon pak foto të sajat, shumë postime të tjera i ka për Berluskonin dhe piolitikën e tij.
Prej muajsh të dy kalojnë shumë kohë në vilën e Berluskonit në Arcore. Zërat për një flirt mes të dy qarkullonin prej kohësh, aq sa vetë Pascale kishte komentuar situatën për Novella 2000: ’E pazakontë? Jo për Silvion, që punon gjithmonë dhe që prej kohësh i ka bashkëpunëtorët e tij në shtëpi. Silvio fle gjithmonë tek unë, në shtëpinë ku unë jetoj. Nëse zbuloj që në këtë histori ka diçka të vërtetë, mes meje dhe Presidentit do të përfundonte gjithçka’. Mes të dyve në fakt gjithçka përfundoi kur Berluskoni dhe Fascina u fotografuan në Zvicër, gjatë një udhëtimi relaksues në Grand Resort të Bad Ragaz në Canton San Gallo.
Kjo është komunikata për shtyp që zyrtarizon ndarjen mes Berlusconit dhe Pascale: Pas artikullit të Diva dhe Donna të publikuar këtë mëngjes kanë shpërthyer thashethemet për Presidentin Silvio Berlusconi dhe zonjën Francesca Pascale. Prandaj na duket e përshtatshme të konfirmojmë se një marrëdhënie miqësie e vërtetë vazhdon të ekzistojë mes Silvio Berlusconit dhe Francesca Pascale, por që nuk ka më asnjë lidhje sentimentale mes çiftit.
Francesca Pascale dhe Silvio Berlusconi u njohën në 2006, por shpallën lidhjen e tyre në 2012, tani mbas shumë vitesh vjen ndarja mes tyre. bw
Martesa ime ishte pothuajse në pikën kryesore kur pashë një koment për një burrë të quajtur Dr GIDEON. martesa ime ka qenë e qëndrueshme, faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua, mund t’ju siguroj që ta kontaktoni atë,
ai është i aftë me magjitë e mëposhtme:
* Unë e dua magjinë
* magjitë e martesës
* magjia e parave
* magji fati
* Magjitë e tërheqjes seksuale
* Magjia e shërimit të SIDA-s
*Shpella e kazinosë
* Shpellat e mallkuara u hoqën
* Mbrojtja drejtshkrimore
* Magjia e Lotarisë
* Magjitë me fat
* Magjia e fertilitetit
* Unaza e telekinezës
Nëse jeni atje dhe keni nevojë për ndonjë lloj ndihme këtu është WhatsApp i tij: +2347042191323
Email: [email protected]