Si dikur, dikush i udhehequr nga komiteti i partise, i zgjedhur per veprimtari te shquar dhe pacipesi, vendosi nje flete-rrufe, tek muri, osé me mire ke stenda qe mbyllej pastaj me dry, e duhej te shkoje tek keshilli lagjes, qe nje pensionist me shoket e tij, qe s’kish c’te benin dhe ruanin ngjarje te tilla, qe ti tregonin si ndodhi te e dikurshme ne luften e perpjekjeve te medha me pushtuesin, te vinin te hapnin stenden me zhurme per te mjerin qe pas shume netesh pa gjume, mezi qe mundur te pergjigjej. Pastaj do ishin ata qe me veshtrim te venger e fjale nder dhembe do fillonin thashethemnajen e nje kobi te zi te paracaktuar qe si ndeshkim Zeuesi mbante fjalen rrufe, gjykimin e paracaktuar qe mezi priste te behej moral shoqeror.
Kohet cuditerisht ndryshuan fasadat, mjeti me i mire per te mos ndryshuar thelbin, e Shallvaret e gjora edhe pse iu lyen buzet me te kuqe, nga pas prapanica mbeten te rrena e te rrjepura nga lageshtia sic i kishin qysh perpara njezet e ca vjetesh. Thelbi i atij standarti proletar te kudogjenshem ka ngelur i pa ndryshuar qysh ku u ndertuan te mjerat, qysh ne kohet e ruseve, sic mbeti i njejti mentalitet i mjere tek ata q’u ngujuan n’ato mure. Ndryshoi ngjyre here pas here ne histori, e ne kohen e kinezeve mori ca ngjyra te verdha e ca citate te shkruara, u vune neper mure ca flete-rrufe, e pastaj rane te lagura me shiun e vjeshtes qe erdhi pas. Denimi moral e me opinion si metode e luftrave klasoro-intrigante vazhdoi te ishte pjese e helmit shoqeror, qe paraprinte ose i shkonte pas deri ne varr, te mjerit te denuar, e bashke me te po i njejti opinion si njolle u ngjitej pjesetarve te familjes deri ne me shume se tre breza. Sot e njejta gje, hidhet rrufeja nga kryeministri apo nga kryetari i opozites, fillon nje gam gam qenjsh, qe te thuash aty ujkesia u kthye perseri ne tere keta politiqener, sa te mendosh qe hena e plote kurre s’hengri veten e as u mbars.
Perse duhej Ruci dhe Xhafa, te ishin njeri kryetar kuvendi e tjetri minister. Si emra dhe individe jane te rendesishem aq sa dhe fare te parendesishem. Kush ka rendesi ne kete rast eshte menyra dhe vrimat ne shoshen e Vetingut apo te politikes shqipetare, sui generis, qe bene te mundur, qe ata pikerisht ata, te zgjidheshin te ishin aty, jo per meritat e mencurite, arritjet e tjere e tjere, por per ato besnikeri partiake si te shkretat bukuroshe ndaj Lanes, Shallvaret, brekegrisurat ato. Emerime ne emer te Vetingut, figurave te pasterta, kur i gjithe parlamenti ne vetevete eshte shallvaro-partiak, si nga e majta qe lyen dhe e djathta qe u heq bojen, jane jo vetem teresisht partiake, ne mos pashalleqe individesh kariere, por dhe te prejardhura nga Katovica, apo i njejti katua.
Kush i propozoi per deputet dhe kush i la te beheshin deputete, kete e di partia.
Kush i propozoi per ministra dhe kush i la te beheshin ministra, kete e di partia.
Nese te dy keta individe nuk jane te denje per arsyet qe ngre oposita, pse nuk ka nje padi apo te pakten nje hap ligjor qe te mundohet te vertetoje fajesine e tyre. Tortura ishte e ndaluar me ligj dhe ne kohen e diktatures, dhe nese i bukuri hetues ka rrahur te pandehur, pse nuk eshte hedhur ne gjyq. Si xhanem nuk u denua nje per krime te tilla, ka shume qe kane firmosur e kryer vrasje te paligjshme dhe per kohen e diktatures, c’presin te persekutuarit kur ende jane gjalle? Ah po dosjet, ato presin? Elefanti eshte ulur ne dhome ne bejme sikur s’e shohim. Ka dhe te tjere si ata te Gradecit, 21 Janarit sic ka komandante kampesh perqendrimi qe kane shfatosur njerez dhe ca ende lingerine neper rreshtat e parlamentit dhe rrahin gjoksin se do bejne Vetingun. Vetingu s’behet per te lyer nje fasade per syte e BE DHE USA, por per te miren e vendit. As nuk mund te pastrohen apo te hiqen ministra apo deputete me flete-rrufera ne mas-media, qe sikush t’i lexoje ne iPhone e te komentoje per te kaluar kohen. ATA QE S’DUHET TE JENE NE PARLAMENT, S’DUHET AS TE HYNE NE PARLAMENT, SE PASTAJ FSHIHEN MBAS LIGJIT e S’HIQEN DOT ME.
PUSHONI SE BERI GAM GAM DHE NDRYSHONI LIGJIN E ZGJEDHJEVE.
LIGJI I SOTEM ESHTE I DALE KOHE DHE LEJON TE HYNE ATA QE S’DUHET TE HYNE.
Ne mos do te jete vone dhe ne zgjedhjet e ardheshme, dhe ne ato pas tyre. E prape Rucin apo Xhafen do ta keni ne parlament a qeveri, apo ne te dyja njeheresh.
VINI LIGJIN MBI GJITHCKA. ATY FILLON E MBARON DEMOKRACIA.
e jo tek opinionet e rrugeve, apo ato te zyrave partiake.
Shallvaret si jevga te bukura ka kohe q’iu tregojne te verteten e prapanicave te tyre, ndaj lerini fasadat e lyera si buzet, e ndertoni mencurisht te ardhmen tuaj.
Komentet