Kur nuk jemi në gjendje ta arrijmë shkallën e një intelektuali të ndershëm dhe real ,e kthejme anën tjetër të medales se nuk mund të arrijmë aty ku qëndron ai.Është rrush i thartë për ne.
Jam apartiake,por jam shqiptare.Nuk e nënvlerësoj asnjë parti,por jam kundër atyre që i mohojnë vlerat kombëtare.
Mos të shkoj me rrotulla,por po i bie tani “TROÇ “.
Arsimi në Mitrovicë u ngrit dhe u pasurua me vlerat dhe punën e drejtorit të DKA ,gjë që u vërejt edhe nga të tjerët se ky nuk është vetëm mendimi im.
Është fjala për Dr.Pajazit Hajzeri i cili i takon gjeneratës së parë të historianëve të doktoruar në këtë lëmi .Është njeri real, e përfill ligjin dhe mbi të gjitha 30 punëtorë që mbetën me muaj të tërë papaga mujore, ky me ardhjen në post, ua bëri të mundshme t ‘i marrin të gjitha përnjëherë.Diti t’i gëzojë punëtorët, asnjëherë pa e kursyer veten.
E shkarkuan se nuk u pëlqeu mospërfillja e tij për gjëra të paligjshme.
Nuk jam gazetare, nuk njoh parti ,njoh vetëm shqiptari,them unë.
Anëtar i LDK-së shkarkohet nga detyra me shpifje,trillime nga KK,Agim Bahtiri. Luaje mace, kryet e bullit, thotë populli.
Nuk na duan dhe nuk i duam të gjithë ,është normale,por nuk është normale ta shkarkojmë me trillime një njeri të ngritur i cili ka fakte për trilimet e atyre që djerratisin kohën për t’i larguar vlerat nga postet,vetëm pse nuk janë lojalë dhe dhe nuk punojnë në mënyrë të paligjshme.Mendohu o kryetar se a mos ke gabuar sadopak?
Thua sa beson në ZOT ??? Epo kur bën gjëra të tilla ,atëherë je mëkatar para ZOTIT se të tillët nuk kanë vend te Zoti.Me respekt a pa respekt,unë e thashë mendimin tim ,i cili i takon botës demokratike-
SHPREHJA E MENDIMIT TË LIRË .
Rrushi i thartë akoma qëndron lart.