Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin njoftoi sot se i ka tërhequr forcat nga Ukraina. Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase sulmuan pozicionet ruse në portin e Berdyansk.
Ai shtoi se Ministria ruse e Mbrojtjes kishte vendosur mjete shpërthyese përgjatë rrugëve të tërheqjes së Wagner.. Prigozhin konfirmoi se Wagner PMC u tërhoq nga Bakhmut.
“Ne supozojmë se ishte një përpjekje për fshikullim publik”, shpjegoi Prigozhin.
“Menjëherë para se të niseshim, zbuluam aktivitet të dyshimta gjatë avancimit tonë. Ne thirrëm organet e rendit dhe gjetëm një duzinë vendesh ku ishin vendosur dhjetëra mjete shpërthyese, nga qindra mina antitank e deri te tonelata plastide. Ato granata ishin hedhur nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.
Viktoria Khalytsyna, kreu i administratës ushtarake të qytetit ukrainas të Berdyansk, konfirmoi se forcat ukrainase sulmuan pozicionet ruse në këtë qytet. Anijet që kanë hyrë së fundi në port për të ngarkuar grurin dhe metalin ukrainas po largohen nga porti.
Në rrjetet sociale janë shfaqur video që tregojnë sulmin.
Rusët njoftuan se nëntë persona u plagosën nga sulmi dhe se nuk kishte informacion nëse ka pasur viktima.
Pamjet e shpërthimit të fundit masiv në rajonin Belgorod të Rusisë janë shfaqur në rrjetet sociale.
Legjioni i Rusisë së Lirë, një grup që kundërshton regjimin e Putinit dhe lufton brenda rajonit, postoi një video të shpërthimit në Twitter.
Sot foli edhe ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace. Ai shprehu besimin se ekziston mundësia që ukrainasit ta rikthejnë Krimenë.
Sipas deklaratës së Wallace për Washington Post, pas nëntë vjet pushtimi rus, gadishulli mund të jetë sërish në duart e Kievit, pasi forcat ruse nuk kanë pajisje.