(Kumtesa e lexuar me 4 Mars 2018 në sallen e klubit shqiptar Dardania në Zofingen në Zvicerr në akademin për Masakren e Tivarit, organizuar nga sekretariati kordinator i Ballit Kombtar Demokrat)
Masakra e Tivarit është njëra ndër masakrat më të mëdha por vetëm masakër e radhës e planifikuar nga forcat serbo-malazeze për zhdukjen dhe vrasjën e shqiptarëve atdhetarë në mënyrë që Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare të rikthehën sërish nën pushtimin e serbosllavisë me emrin artificial Jugosllavi. Por më e dhimshme është se kjo masakër u nda në dy pjesë një pjesë të rinjëve u vra gjatë rrugëtimit të gjakosur në Shqipërinë e idealeve të tyre dhe pjesa tjetër u masakruan në mënyrë barbare në Tivarë.Gjatë studimit të kësaj teme kam marrë për bazë brumin shkencorë dhe atë rrefimtarë të tre studiuesve dhe dy rrefimtarëve. Studiuesit e vyer që kanë shkruar për maskarën e Tivarit janë: prof.dr.Muhamet Shatri, Uran Butka dhe Petrit Palushi ndërsa në këtë punim kam sjellur edhe rrëfimet e dy të mbijetuarve nga kjo masakër: Azem Hajdini -Xani dhe Mark Oroshi, qe secili në menyrën e vet japin rrefimet e tyre rrënqethëse për këtë masakër të madhe që e tronditi Kosovën ashtu të tronditur e më së shumti tronditi nënat shqiptare. E kur jemi tek tronditja e nënave shqiptare dua ta them një rast familjar.Kur përshendetët babai im Mark Oroshi me nënën e tij Prenën i thotë këto fjalë:‘‘Nanë ma ban hallall se nuk e di a shihemi, por tash në vend timin ka lindur vëllai im i vogël Preni i cili do të më zavensoi mua.Kurse pergjigjja e lokës Prenë ishte:Kurr mos u baftë ky me të zavensuar ty.‘‘. Studiuesi Petrit Palushi kur flet për Masakrën e Tivarit ndër të tjera do të shtoj, se është ngjarje nga më tragjiket në historinë e shqiptarëve.Si e tillë, ajo qe një ofensivë ndaj shqiptarëve të pambrojtur, qe një deformim i rregullave më elementare të luftës, që paralajmërimi se shqiptarët po dilnin jashtëzakonisht të humbur prej Luftës së dytë botërore.Pavarësisht nga kjo, ngjarja u mundua të fshihej, të zhytej në skutat e harresës, gjaku i ta masakruarve të kthehej në ujë dhe vetëm mbas 50 vjetëve ajo nisi të ridimensionohej; është fat që u shkruan disa libra për të, që vazhdon të shkruhet, të përkujtohet dhe natyrisht të zërë vend në memorjen kolektive si dëshmi e fatit tragjik të shqiptarëve, por njëkohësisht e veprimeve monstruoze të makinës serbe ndaj shqiptarëve.Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për të hedhë këtë ngjarje në pellgun e harresës, ajo megjithatë u ruajt në memorjen kolektive të shqiptarëve dhe tani vjen si dëshmi, si reagim, si refuzim, por edhe si mbledhje e mendjës që brezave t’u rrëfehet për historinë realisht. Ndersa në bazë të studimeve të prof.dr.Muhamet Shatrit ai shkruan se për këtë çështje është filluar të flitet para disa viteve dhe kjo Masaker e Tivarit është vepër e organizuar me perpikëri nga kreu Jugosllav.Në fillim nuk është folur për bashkëfajësinë e shtetit shqiptarë konkretisht organeve ushtarake sidomos të Shkodrës dhe garnizoneve të tjera të cilët edhe i kanë përcjellur eshallonët e rekrutëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë . Prof.dr.Muhamet Shatri me fakte shkencore të nxjerrë nga arkivat e dëshmon bashkëfajësinë e komunistëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë. Më tutje prof.dr.Muhamet Shatri jep të dhëna mjaftë interesante ku bazohej edhe në librin e historianit dhe studiuesit Uran Butka për masakrën e Tivarit, ku dëshmohet qartë përmes kabllogrameve, korrespodencave të shtabit dhe të komandës ushtarake të Shkodrës për gjendjen dhe veprimet që janë kryer ndaj rekrutëve përndjekja dhe zenia e tyre nga organet e shtetit shqiptarë dhe kthimin e tyre në rreshtë të organeve vrastare të Jugosllavisë.Profesor Shatri në këtë mënyrë hedhë poshtë edhe pretendimët e kriminelit Ramiz Alia se shteti shqiptarë nuk dinte gjë për masakrën. Në studimet e profesor Muhamet Shatrit del e çartë edhe e argumentuar, se edhe komunistët e Kosovës ishin në dijeni të plotë për masakrën Tivarit. Masakra e Tivarit ishte një hakmarrje ndaj forcave nacionaliste në Drenicë, dhe në rajonët e tjera shqiptare. Mijëra njerëz ishin mbledhur nga vise të ndryshme të Kosovës dhe ishin vendosur në Eshalonë. Por ka shtuar profesor Shatri në studimet e tija se komunistët shqiptarë të Kosovës duke e ditur për maskarën i kanë ndarë njerëzit duke i larguarë nga Eshalloni që ishte i dedikuar për likuidim.Kur ka ardhur puna për t‘i rreshtuarë në atë Eshalon që ishte i dedikuarë për likuidim komunistët siç ishin Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani në mënyrë të turpshme i kanë ndarë Gjakovarët nga rreshti një nga një duke i lënë ata nga rajoni i Drenicës,Prizrenit dhe Gjilanit ku ka pasur një qëndresë më të madhe ndaj ripushtimit jugosllav të Kosovës.
Njëri ndër studiuesit më të spiktaur që është marrë me masakrën e Tivarit është studiuesi Uran Butka i cili shumë qartë me fakte shkencore argumenton, Masakrën e Tivarit si platformë e përbashkët e komunistëve pansllavist serbo-malazezo-shqiptarë.Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptarë, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes të ashtuqujtur Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.” Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljës. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, hercegovinas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave të quajtura nacionalçlirimtare.
Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes së quajtur, NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë së quajtur NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1). Këtë bashkëveprim ndërmjet ushtrisë të ashqujtur NÇ të Jugosllavisë dhe ushtrisë të ashtuqujtur NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant krimineli Peko Dapçeviq.
Kurse krimineli tjetër Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të ashtuqujturës, Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të ashtuqujturës, UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të ashtuqujturës Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni ushtarak jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V.Stoiniq, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i të ashtuqujturës, UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, krimineli Fadil Hoxha dhe komisari krimineli Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, F.Shtabi i Përgj.)Pala komuniste, shqiptare u tregua e gatshme.
Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i të ashtuqujturës, UNÇSH,krimineli Enver Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Dokumente, Shtabi Përgj., vol.II).Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, krimineli Miladin Popoviq, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH-së për Korpusin I: “Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviq) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!” (AQSH, Fondi 14)
Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajtë në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin të ashtuqujturën Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi.Krimineli Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:“Të mos i tregohet inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”( AQSH, F.14). Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohën nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejtë popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel krimineli Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel krimineli Krsto Filipoviq. (Uran Butka-Masakra e Tivarit).
Shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptarë, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren.Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t’i marrin në Kroaci e Slloveni! Çarmatosja, atyre iu ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejtë ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptarë dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptarë gjatë muajve të kaluar.Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26-27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës .Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptarë nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze.Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizrën-Zhur-Kukës-Pukë-Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit. Me këtë rastë u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptarë që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky Eshalon arrin në Fushë-Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo-malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27-28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek.Pas këtyre peripecive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve – në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar. Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes rojës dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç’rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyu masën e shqiptarëve që të shtrihen për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth.
Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4. 600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë.Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo-malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacionaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së 1 – 2 prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mes të shkëmbinjve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimisht u dogjën dhe pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen…!!!
Njëri ndër të mbijetuarit në këtë masakër është edhe Azem Hajdini -Xani i cili në rrefimin e tij për këtë masakër kundër shqiptarëve do të shkruan:“Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan në mesin e këtyre 80 vetëve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicës. Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për katër, në gjatësi prej 5-6 kilometrash, e mundësia për shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe trekatëshe, më një sipërfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr të rrethuar.Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mure të lartë me rrethojë të hekurt, me maja të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marrë parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10-15 ushtarë në të dy anët e hyrjes të përgatitur me shufra hekuri në dorë.
Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri dhe vaj halli për atë që nuk mund t’iu bënte ballë të rënave, sepse ekzistonte mundësia çdo herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i shtrirë nga të rënat shkelej pa mëshirë nga turma që kalonte nëpër atë hyrje, pa pasur mundësi askush t’iu ndihmojë. Ishte e pamundur të kaloje nëpër atë hyrje të ngushtë e të mos marrësh goditje.Vetëm gjatë këtij akti, këtu në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 apo 150 veta.Shumica prej tyre edhe të vdekur. Ashtu të përgjakur dhe të rraskapitur nja 1000 veta që ishim në ballë të kolonës, na futën por si lopët në atë ndërtesë.Pasi që ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlerësimi ngelën mbi 2200-2500 kurse në rrugë të gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra, kanë ngelur të rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo të rreshtuar, por grumbull. Kjo u bë për shkak se në këtë mënyrë bëhej likuidimi më i lehtë i tyre. Me të përfunduar të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun nga fshati Tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre që ka tentuar t’ia marrë revolen oficerit malazez që u plagos . Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revolës. Edhe pse e dinim se xhelatët e pashpirtë po përgatitin masakër të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicës së bashku me 7 shokë shkoi të komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte: “Mëshoj se ja kajsha nanën shqiptare le ta dinë se këtu është Mali i Zi, dhe do t’i mbysim të gjithë. Ai shkoj për dy qëllime:
a) – të apelojë të ndërpritet masakra e mëtejme, sjelljet brutale, rrahjet në hyrje me shufra hekuri dhe
b) – t’u lejojnë t’u ndihmojnë shokëve të lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërtesës nga të rënat që kishin pësuar.
Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhërin e komandantit, në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur në një shkamb për t’a parë më lehtë.
Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia kanë pre hundën, veshët, krahët e kanë bërë copa-copa.
Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejtë nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, si pushkë, automatik, mortajë dore, revole e çka tjetër jo. Kësisoj, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, nuk mbeti në këmbë, kështu që rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shëndërruan në lumë gjaku që i përgjante një kataklizme të vërtetë. Një ndër të mbijetuarit e masakrës se Tivarit është edhe Mark Oroshi i lindur në vitin 1922 në fshatin Caparc të Prizrenit, vdekur me 1989.Ai në moshën 23 vjeçar ishte mobilizuar dhunshëm sikurse mijëra të rinjë të tjerë shqiptarë.Pas një shtetgtimi të përgjakur mberritëm në Shkodër. Aty na percillnin të armatosur njësitët qetnike serbo-malazeze. Nga dyshimi se ndonjëri nga pjesmarrësit mund të kishte armë, ata në Shkodër filluan kontrollin e të gjithë pjesëmarrësve. Fillimisht tek unë gjetën tri granata dore qe i kisha ruajtur për të mbrojtur vetvetën dhe shokët në raste të vështira. Pasi hyna i pari në një dhomë të ngushtë aty nuk mbeta vetëm dalëngadalë u bën 46 të rinjë shqiptarë. Madje edhe për një briskë që i kishin gjetur ndonjërit e kishin ndarë për pushkatim. Komandanti qetnik me yllin partizan ju kishte thënë se do t‘iu pushkatojmë të gjitheve, ndërsa rojet që kishin vendosur dy pushko-mitralozët në dritare prisnin urdhërin. Për fat tonin e kishin pas quar urdhërin në komandën e tyre në Shkodër se do t‘i pushkatojmë nja 46 ballista dhe mos u shqetsoni kur t‘i ndini krismat.Nga aty ju kishte ardhur lajmi se mos i pushkatoni pa ardh oficerat tanë. Pa kaluar as gjysmë ore vijnë dy oficer një shqiptarë dhe nje kapiten dalmatin.Nuk i njihshim asnjërin. Oficeri shqiptarë që me vonë e kuptova se ishte Rifat Berisha, ju drejtua oficerit serb me këto fjalë:Lëshoni se janë njerëz të pafajshëm.Por oficeri serb i drejtohet me këto fjalë.Do ti pushkatojmë si qetë. Rifat Berisha i tha mos i pushkatoni pa ardhur unë edhe njëherë këtu. Nuk ka vonuar as një orë dhe në mënyrë të rrufeshme ka hyrë mbrenda Rifat Berisha,e kishte rrethuar garnizonin me ushtarët e tij, se bashku me oficerin dalmatin.Dhe rrufeshem i thotë oficerit qetnik serb se sa të është gjallë Rifat Berisha ska me u pushkatu asnjeri nga këta. I fut rrevolën në gojë. Fillon të dridhët qetniku nga frika.Kapiteni dalmatin e hoq revolën dhe ju thotë rojeve të largohen nga dritarja. Me pas kapiteni dalmatin i thotë Rifat heqja nga goja revolën. Ai i heq revolën nga goja dhe ja rrah dhëmbët me tytën e revolës. Çka të bëjmë me këta të pafajshëm. Nga frika ai i thotë leshoni.Falë Rifat Berishës shpetojnë në Shkodër 46 shqiptarë të pafajshëm. Këtu dua publikishtë ta falënderoj Rifat Berishën për shpëtimin e jetës që i ka bërë babait tim Mark Oroshit dhe 45 shqiptareve të tjerë djem të rinjë. Më pas Rifat Latif Berisha, ishte një nga organizatorët e konferencës se Bujanit. Nuk u pajtua kurrë me tradhetinë që iu bë Kosovës, dhe ishte i vetmi ushtarak i lart i asaj kohe qe u pendua për veprimet, për çka edhe u vu në shënjestër të OZNA-s. Aktiviteti i tij në vazhdim,sidomos lidhjet qe ai mbante me ilegalitetin e vendosin në qënder të vëmendjes së sigurimit jugosllav derisa pas një tentative për ta arrestuar që përfundon me përleshje ai bëhet pjesë e ilegalitetit.Për veprimtari të tij, kundër luftës speciale të Doktrinës serbe, Berisha në 17 maj të 1949, përderisa ishte në fshatin Gajrak së bashku me një njësitë prej gjashtë vetësh, e rrethon një ekspeditë policore e sigurimit të brendshëm shtetëror të Jugosllavisë (në atë kohë e njohur si OZNA), të cilën e drejtonin Çedo Topalloviç, dhe Çedo Mijoviç. Njësiti përbëhej krejtësisht nga djem të familjes Berisha: vëllezërit Rifat,Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit e po ashtu Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të parë. Pas gati një dite luftimesh njësiti tenton të qajë rrethimin ku edhe bien heroikisht Rifat,Islam,Mustafë e Brahim Berisha.Arrijnë të largohen vetëm Halit e Jahir Berisha.
Kuptohet në vazhdimesi një terror e represion mbuloi të gjithë fisin Berisha e po ashtu miqtë e kësaj familje.
Të nderuar pjesëmarrës,
Masakrës së Tivarit nuk i shpetuan as fshatrat ku unë u linda dhe u rrita. U rrita me rrëfimët e burrave të Velezhës,Shpenadisë,Caparcit,Smaqit dhe fshatrave të tjerë se në këtë masakër në Tivarë nga Bashkësia Lokale e Velezhës u masakruan të rinjët:Mon Gjergj Perkola, Pjetër Ndue Veseli,Mikel Ndue Frroki-Spaqi, Nikë Ndue Qollaku, Dodë Prenk Gojani,Ndue Dedë Doqi, Prenkë Palë Gjakova, Zef Ndue Gjini,Nikollë Ndue Gjokë Oroshi dhe Franë Dani të gjithë të moshës 19 deri në 24 vjeçare. Pasardhësit e këtyre martirëve para disa viteve u organizuan dhe nga një iniciativ u mblodhën mjetët nga Zvicrra dhe Gjermania, dhe i bënë një pllakë të përbashkët në Varrezat e fshatit Shpenadi duke u kujtuar për jetë të jetëve, ndërkohë Shoqata ’’Trojet e Arbrit’’ në Prizren të njejtën ditë patë organizu një akademi shkencore për maskarën e Tivarit. Masakra e Tivarit ishte një masakër e cila sipas analizës sime historike dhe fakteve që kam lexuar dhe studiuar ishte e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e kësaj masakre ishte kryer mbrenda territorit shqiptarë duke filluarë nga Kuksi e deri në Shkodër ndërsa pjesa e dytë ishte kryer në Tivar. Sot e shtroj pyetjen se pse edhe sot e kësaj dite në një mënyrë apo tjetër Institucionet tona shkencore zyrtare qoftë në Kosovë qoftë ne Shqipëri nuk e vendosin këtë masakër në kuadër të projektev shkencore, për tu ndriçuar me forcën e argumentit. Ndërkohë është tragjike kur shqiptari komunistë në emër të ideologjisë pansllaviste ruso-serbe e vret vëllain atdhetarë dhe nacionalistë vetëm se ka një ide të orjentimitë Evropian. Kjo vrasje e bijëve të komunistëve po vazhdonë edhe sot e kësaj ditë tash e 73 vjet me radhë por tash duke e ndërruar strategjinë. Dhe nuk është rastësishtë se bijtë e këtyre komunistëve janë duke i udhehequr trojet shqiptare tash e 73 vjet me radhë. Edhe kanë për t’i udhëhequr deri sa të vetdisohemi në elita kombëtare dhe nacionaliste shqiptare, se nuk duhet të digjet jorgani për një plesht por të gjithë se bashku ta themelojmë një Organizatë të fuqishme në Trojet e Arbrit në Trojet e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, që ta ngrisim zanin dhe ta fusim në veprim idenë e mbetur të parealizushme të Rilindasve tanë për një Shqipëri të shqiptarëve për një Shqipëri Etnike. Na u priftë e mbara!
Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD-së për diasporën, gjatë një takimi me shqiptarët në Gjermani, tha se në 11 janar 2025 nis një proces historik për diasporën shqiptare, regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Topalli tha se kjo është një mundësi që nuk duhet ta humbni, një e drejtë që i kemi pritur prej vitesh.
“Mos lejoni që mundësia e ndryshimit të humbasë. Vota juaj është një akt dashurie për atdheun, një shenjë se gjithmonë mund të jemi bashkë për një Shqipëri më të mirë. Shqipëria ka nevojë për ju – sot më shumë se kurrë.
Dilni dhe votoni! Për të ardhmen e vendit që mbani në zemër!”, tha Topalli.
Ajo iu drejtua me një apel shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit. “Vota juaj ka rëndësi dhe është zëri juaj që mund të sjellë një Shqipëri më të drejtë, një Shqipëri ku të gjithë ne besojmë dhe shpresojmë. Ju nuk jeni thjesht spektatorë; ju jeni pjesë e historisë dhe forcës që mund ta çojë përpara vendin tonë”, theksoi Topalli.
“Mos e lini vendimin për të ardhmen në duar të të tjerëve. Niseni këtë rrugëtim duke u regjistruar dhe duke treguar se diaspora shqiptare ka një rol të pashlyeshëm në të ardhmen e Shqipërisë!”, u shpreh Topalli.
Drejtuesja Politike e PD-së për Diasporën ishte në Lörrach, Gjermani, ndërsa prej disa javësh po zhvillon takime në shtete të ndryshme me shqiptarët në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 11 majit 2025.bw
Gazmend Muhaxheri dhe Anton Quni në “Darkën e Lamës”, në Bruksel
Presidenti Rugova është përkujdesur shumë për ruajtjen e trashëgimisë historike, zakonore, kulturore dhe të traditave të popullit tonë. Në cilësinë e Presidentit të Kosovës, në vitin 2002, porositi kthimin e kremtimit të “Darka e Lamës”, duke e ngritur në festë shtetërore. Kjo festë familjare rezulton me korrjet, vjeljet dhe menaxhimin e prodhimeve vjetore, për njerëzit dhe botën shtazore, për dimrin dhe stinët në vijim.
Për Mërgatën shqiptare, porositë e mira të Presidentit Rugova, pas amshimit të Tij, janë kthyer në -amanet-. Edhe pse në mërgimin e largët, pa ato korrje e vjelje të Kosovës, e festojnë “Darkën e Lamës”, duke u solidarizuar me familjet dhe popullin në Atdhe. Kjo traditë, për një kohë, në rrethana specifike, është kaluar në heshtje. Me sugjërimin e Presidentit Rugova është ripërtrirë dhe komuniteti shqiptar i kudondodhur, po e praktikon gjithnjë e më shumë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Beneluks, organizoi “Darkën e Lamës”, në Bruksel. Sekretari i kësaj Dege, Xhavit Belaj, moderoi kremtimin e kësaj feste të traditës shqiptare. Ai përshëndeti mysafirët e ardhur, enkas, nga Kosova, nënkryetarët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri dhe Anton Quni, me bashkëshortën, nënkryetarin e komunës së Pejës, Fatmir Asllani; deputeten e Parlamentit të Brukselit, Kristela Bytyçi; ambasadorin brilant, Ramadan Gashi; kryetarët e Degëve dhe të Nëndegëve të LDK-së nga Gjermania: ish-kryetari i LDK-së, në Gjermani, Osman Ferizin me veprimtarët Xhafer Leci, Ibrahim Rexhaj, Idriz Zeqiraj; kryetarin e Degës Prof. Mutafë Lulaj, sekretarin Agim Aliçkaj, Demë Kelmnedi, Ramë Gashi; kryetarin e Nëndegës me seli në Ludwigshafen Alush Zeqiraj; si dhe të gjithë të pranishmit në sallën festive.
Moderatori Xhavit Belaj, ftoi në skenë heroin e mbijetuar të Luftës së Kosharës, Kolonel Anton Qunin, për fjalën e rastit. Pasi i përshëndeti, me përzemërsi, mërgimtarët, ai bëri një ekspoze përmbajtësore të historikut të festës “Darka e Lamës”, si dhe u kujtoi atyre porosinë e Presidentit Rugova, për ruajtjen e traditave, me theks të veçantë, përtëritjen e shënimit të festës domëthënëse të “Darkës së Lamës”, porosi kjo e pranuar, lehtësisht, nga shqiptarët në Atdhe, poashtu edhe në Mërgatë.
Gjithashtu, mërgimtarët pjesëmarrës i përshëndeti kryetari i suksesshëm i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, fitues i tri mandateve zgjedhore radhazi dhe konkurues i sërishëm petencial, për mandatin e katërtë të pritshëm.
Fjalë rasti mbajti edhe pjesëtari i Grupit të armatosur luftarak, Osman Ferizi, që hyri në Kosovë, në dhjetor të vitit 1991. Ai foli për rrjedhat e sotme politike dhe bëri thirrje për punë dhe gadishmëri, në shërbim të Atdheut-Kosovë.
Veprimtari veteran, Ramadan Gashi, ambasador i dinjitetshëm, emocionoi të pranishmit me fjalët përkujtuese, për bashkëpunëtorët, tashmë, të amëshuar, luftëtarë të çështjes kombëtare: Enver Hadrin, Ramiz Zekollin, Gani Azemin, të cilët na mungojnë vetëm fizikisht, por, me mendje dhe zemër, janë të pranishëm në festat tona,
Kryesia e LDK-së të Degës të Beneluksit, me seli në Bruksel, e prirë nga kryetari simpatik, Bahtir Kastrati, nga Broja e Drenicës, nënkryetarja Merita Milla, sekretari Xhavit Belaj, anëtarët e Kryesisë: Kristela Bytyçi, Xhevdet Tafilaj, Sherif Zeqiraj, Daut Rabi, Arsim Beqiraj, Fadil Cakutaj, Mentor Lipaj, Hajriz Aliu, Musli Pasjaqa, kryetar i Nëndegës në Holandë, Dinë Rugova kryetar i Nëndegës në Luksenburg, me shokë, përbëjnë një ekip të vyeshëm, aktivistë të dëshmuar ndër vite, të LDK-së dhe të Mërgatës.
Pjesë e kësaj feste ishin edhe veprimtarë të vjetër, të angazhuar në Shoqata e komisione, si në Fondin shtetëror të 3 %-shit si dhe në shumë aksione financiare, për të kontribuar në mbijetesën ekonomike të Kosovës, në mes tyre veteranët Isa Rugova, Ragip Zekolli, vëllai i veprimtarit të devotshëm, Ramiz Zekolli dhe të tjerë.
Kryetari Bahtir Kastrati falenderoi mysafirët e nderuar nga Kosova dhe vendet e tjera, për pjesëmarrje në gëzimin festiv të Degës së LDK-së për Beneluksin. Bashkëpunimi i harmonishëm, brenda Kryesisë dhe të anëtarësisë, e bëri edhe më të bukur këtë festë të traditës. Pritja e ngrohtë dhe shumë miqësore e mysafirëve, i la në harresë rrugëtimet e gjata dhe të lodhshme nga Kosova apo nga Bavaria gjermane dhe gjetkë. Një kolektiv i harmonishëm që dinë të organizojë dhe të respektojë. Kryetar Kastrati me shokë, ju lumtë!
Kërcimi dhe vallëzimi grupor ishin sharm e hijeshi i “Darkës së Lamës”
Si zakonisht, si melmesë e “Darkës së Lamës” ishte sofra e begatë, me ushqimet e shumëllojshme të kuzhinës burimore shqiptare, të përgaditura nga nuset e vyeshme mërgimtare, si përkujtesë e kësaj feste domëthënëse. Pjesëmarrja masive e botës femërore shqiptare, në aktivitete të ndryshme të Mërgatës, sikur është hakmarrje ndaj normave kanunore, që kanë kufizuar lirinë personale dhe grupore të femrave shqiptare, ndër dekada e shekuj, të gruas-nënë, krijuese e njerëzimit. “Pa emancipimin e burrit, nuk ka emancipim të gruas”, – thërriste, ngulmueshëm, Sami Frashëri ynë.
Këngëtari i mirënjohur, Mehdi Berisha, ka veçantinë e rrallë, ngaqë këndon natyrshëm dhe nuk shpërfaqë asnjë shenjë sforcimi e lodhje, edhe atëherë kur qëndon gjatë në skenë. Orkestra shoqëruese ishte në pajtueshmëri me mjedisin, duke shmangur zhurmimin e panevojshëm. Zëri-pushkë i mjeshtrit të këngës, Mehdi Berisha, la pa gjumë shumë njerëz, përgjatë asaj nate festive. Kërcimi dhe vallëzimi, individual e grupor, ishte në harmoni ideale me orkestrimin. Vëmendje mori nusja elegante e Kolonel Anton Qunit, në ekzekutimin e valleve shqiptare.
Dheu i tokës shqiptare në mbrendësinë e tij bartë shumë heronj dhe heroina të cilët u përpjekën që ta mbronin tokën shqiptare duke luftuar me sa fuqi kishin dhe më në fund duke e dhënë edhe jetën si me le por pa u frikësuar asnjëherë se do të vdesin. Sepse të vdesësh për atdhe është një vdekje e bardhë e me faqe të bardhë që do të mbetët e shkruar përgjithmonë në historinë shqiptare. E për të mos mbetur e shkruar heroizmi i nacionalistëve dhe nacionalisteve shqiptarë, komunistët pansllavist u kujdesen që pasi i masakruan trupat e heroinave shqiptare nëper qelitë më të errta ato trupa i gjuajtën për të mos u parë asnjëherë nga shqiptaret atdhetarë dhe familjarët e tyre. Në mesin e heroinave shqiptare që ende edhe sot është e panjohur është edhe Bardha Krosi, apo siç është e njohur me emrin e pagëzimit Bardhe Cubë Marku. Bardha në bazë të dëshmive të familjarve e konkretisht nipit të saj Edmond Markut ajo ka lindur në vitin 1921.Arsimimin e ka mbaru në kolegjin e motrave Stigmatine në Shkodër ku aty thirrej Bianka Krosi mbiemri i fisit, emri familjes siç edhe e kam potencuar edhe më lartë ishte Bardhe Cubë Marku. Në atë kohë ishte e fejuar me DedëGjon Markun djalin e katërt të Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit. Në vitin 1947 është arrestuar sepse i ka ndihmuar komitetin e maleve anti-komunist , për 14 muaj. Bardha ka marrë turturat më mizore që mund ti bëhen një njeriu dhe aty vdiq në burg në vitin 1949 .
Varri i saj nuk dihet. Për të ka shkruajtur Gjon Sinishta në librin e tij ” Premtimi i përmbushur ” botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1976. Duke mbledhur faktet për të shkruar këtë studim për Bardhe Krosin një dëshmi shumë interesante na dha edhe Bianka Maria Gjomarkaj vajza e Kapidan Ndue Gjon Markut, e cila tha: ”Bardha Krosi ka qenë e fejuara e Dedës, djalit të katërt të Kapidan Gjon Marka Gjonit dhe ka qenë shumë aktive në përkrahjen e luftëtarve të lirisë në malët e Mirditës. Ajo iu ka dërguar barna, ushqime,veshmbathje si dhe iu ka përcjellur postën grupeve të ushtrisë kombëtare qëudhëhiqej nga Komandanti i përgjithshem Kapidan Mark Gjon Marku. Meqenëse i fejuari i saj Kapidan Dedë Gjon Marku u arrestua nga komunistët më 29 nëntor 1944 ku u arrestua edhe e tërë familja, pra gratë dhe fëmijët e tjerë të familjes se Kapidanit, Bardha në këtë periudhë kohore ishte në Simon në fshatin e saj të lindjes në familje por shumë shpejt u aktivizua dhe filloj të shërbej në logjistikën e luftës. Këtë detyrë kombëtare ajo e kreu që nga lëshimi i Shkodrës nga forcat nacionaliste dhe në kalimin në Mirditë në nëntorin e vitit 1944 e deri sa arrestohët në gushtin e vitit 1947”.
Arrestimi i Bardha Markut bëhet pikrisht pas vrasjës së Kapidan Llesh Gjon Markut më 9 gusht 1947. Për datën e lindjes si dhe atë të vdekjës se Bardha Krosit janë shkruar shumë pasaktësi .Përderisa për datën e lindjes data e saktë është viti 1921 e jo viti 1927 siç është botuar në një enciklopedi ende nuk e kemi një datë të saktë edhe për vitin e vdekjës. Në disa shkrime shumë të shkurtëra si datë e vdekjes paraqitej viti 1949, këtë të dhënë e jep edhe familjari Edmond Marku. Kurse në një enciklopedi të Mirditës me shumë pasaktësi ipet data e lindjës në vitin 1927, kurse ajo ka lindur 6 vjet më herët në vitin 1921.Kurse data e vdekjes ipet 10 tetor 1948 ndërsa në disa shkrime të tjera si datë e vdekjës ipet pranvera e vitit 1949, konkretisht marsi apo prilli i këtij viti.
Një shkrim më të plotë deri me tani rreth torturave të Bardhe Krosit e jep studiuesi Gjon Sinishta në librin e tij të botuar në vitin 1976 në gjuhën angleze ” The Fulfilled Promiese ” faqe 166-167 i cili kur shkruan për torturat në burgjet komuniste që i pësoj Bardhe Krosi thotë: ” Bardhe Krosi nga fshati (Simon) Kaqinar i qarkut të Mirditës ishte rreth me shumë se njëzet vjeqe kur u arrestua në gusht të vitit 1947. Ajo akuzohej se ndihmonte luftëtarët e lirisë duke i furnizuar me ushqime dhe ilaçe.Që nga dita e parë e burgimit, ajo u torturua brutalisht.Ajo u rrah me shkopinj druri dhe konop të lagur. Vezët të cilat ishin zier në ujë të vluar ju vendosën nën sqetull dhe u mbajtën aty derisa lëkura e butë ju bë flluska me djegie të shkallës së dytë.Çdo ditë asaj i jepej një dozë rryme elektrike në të gjitha pjesët e trupit.Kur asnjë nga këto trajtime çnjerëzore nuk bëri që Bardha Krosi të mohonte besimin e saj, policia e detyroi të hante nje kilogram kripë dhe nuk e lejoi të pinte as një pikë ujë për disa ditë. Ia mbuluan kokën dhe pjesët e tjera të trupit me morra (torturë e krijuar nga fantazia makabre e komunistëve ruso-shqiptarë, e cila është një nga torturat më të padurueshme që ekziston). Ata gjithashtu e vaksinuan atë me një serum që synonte të dobësonte aftësinë e saj për të rezistuar dhe ta bënte atë t’u përgjigjej pyetjeve të tyre. Por ilaçi nuk dha asnjë efekt mbi këtë të re heroike shqiptare dhe nga goja e saj nuk u shqiptua asnjë fjalë për të tradhtuar vëllezërit e saji qe qendronin heroikisht ne male. Me forcën supreme Bardha Krosi duroi çdo mundim që i shkaktohej dhe kjo heroinë shqiptare e krishterë i mbajti sekretet në zemrën e saj deri në vdekje. Policia komuniste u zemërua jashtëzakonisht shumë nga një rezistencë e tillë,saqë i shkulën dhëmbët me pincë dhe i shkulën të gjitha flokët. Për katërmbëdhjetë muaj ajo vuajti këto agoni e mbyllur në një qeli të ftohtë çimentoje dhe në fund u sëmur nga tuberkulozi. Në pranverën e vitit 1949 vdiq e reja shqiptare e krishtere, Bardha Krosi, duke dhënë një shembull se si duhet besuar në Zot dhe si të fitohet kundër armiqve të Zotit dhe atdheut.” Edhe studiuesja e nacionalizmës shqiptare znj.Fatbardha Mulleti Saraqi shkruan disa të dhëna për Bardha Krosin ”se ajo mëson në shkollën e Motrave Stigmatine në qytetin e Shkodrës. Më mbylljen e shkollës se motrave Stigmatine largohet nga Shkodra e arrestuan si strehuese e luftëtarve të Rezistencës. Provoj torturat e tmerrshme në hetuesi siç ishte korenti elektrik,mungesa e ujit, etje,të thahesh për një pikë ujë, mungesën e ushqimit. Pra, me një fjalë i provoi dhimbjet e urisë. Provoj birucat e errëta të hetuesisë, të ftohtit dhe lagshtirën që të hynte deri në palcë.U sëmur nga tuberkulozi. Nuk e mjekuan. Bashkëvuajtëset që i ndihmuan ishin: Ana Daja, Agime Pipa, Adile Boletini dhe në mënyrë të veçantë Terezina Pali.Madje Terezina Pali edhe pse ditët e fundit të jetës Bardha Krosi që kishte shumë plagë të torturave në trup ju shtua edhe tuberkuozi i qendroi afër pa frikën se po infektohet edhe ajo nga tuberkulozi. ”
Arrestimi i Bardhe Krosit pikërisht më 9 gusht 1947 në ditën e rënies heroike të Kapidan Llesh Gjon Markut, paraqet dy faza të jetës se saj.Faza e parë: lufta për liri nga 28 nëntori i vitit 1944 e deri më 9 gusht 1947 që paraqet një kohëzgjatje prej 33 muajsh të qëndresës në malet e Mirditës e bëjnë Bardha Krosin femrën që qëndroj më së gjati në malët e Shqipërisë Etnike në rezistencë antikomuniste pas heroinës Marie Shllaku. Kurse faza tjetër prej më shumë se dhjetra muajsh rezistencë në hetuesi duke i sfiduar kriminelët e egër komunistë dhe duke mos e nxjerrë asnjë fjalë nga goja për kundër torturave shtazarke, na tregojnë qartë se heroina Bardhe Krosi përplotë katër vite iu bëri rezistencë komunizmit duke u treguar një heroinë e vërtetë. Ajo ishte një shembull trimërie dhe atdhedashurie që e sakrifikoj jetën në moshën diellore 28 vjeçare për lirinë e Shqipërisë. Bardha Krosi është heroina e cila duhet të ringjallët. Është heroina që për qëndresën e saj brezat në të ardhmën duhët të lexojnë nepër librat shkollorë, dhe të edukohën se si duhet dashur atdheu. Bardha Krosi krahas Marie Shllakut e Marie Tucit hyn në mesin e tri femrave shqiptare që sakrifikuan jetën për Shqipërinë Etnike.E maleve, kreshtave dhe bjeshkëve të Mirditës kreshnike dhe heroike gjithmonë ju kanë dalë zot djemtë drangonj dhe vajzat sy shqiponjë të cilët për besën e Zotit për gjakun e Gjergj Kastriotit dhanë jetën si me le.E Bardha kishte mësuar shumë nga nënat mirditore që për 5 shekuj mbajtën zi për vdekjen e Gjergj Kastriotit.Bardha këto gjera i kishte mësuar nga kujdesi i grave heroina të familjës së Kapidanit te Mirditës por nuk e kishte pasur fatin që të mësonte nga nëna e saj të cilën nuk e kishte parë kurrë pasi i kishte vdekur pas lindjes se Bardhës.E Bardha jetime me qëndresën sublime nuk mbeti vetëm Bardha e Cubë Markut krahut të djathtë të Kapidanit të Mirditës por me emrin e saj e ndëroj edhe fisin ku e mori emrin Bardhe Krosi, kurse me qëndresën e saj e ndëroj gjithë Mirditën dhe u bë heroinë e gjithë shqiptarizmës për mbrojten e Shqipërisë Etnike.
Qendrat e emigrantëve të ngritura në Shëngjin e Gjadër ku do të akomodohen emigrantët që kapen në brigjet e Italisë, bazuar në marrëveshjen mes Kryeministres Giorgia Meloni dhe kreut të Qeverisë shqiptare, Edi Rama, vijojnë të prodhojnë debate në Itali.
Ish kryeministri italian Mateo Renzi, pjesë e opozitës, ka propozuar që këto qendra emigrantësh të kthehen në burgje, ku të vuajnë dënimin shqiptarët që sot ndodhen në burgjet italiane.
Ndërsa ka kritikuar ashpër Melonin që shpenzoi 1 miliardë euro për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Shqiperi, Renzi hodhi idenë që në to të akomodohen 2 mijë shqiptarët që vuajnë dënimin në Itali.
“Ajo qendër emigrantesh nuk do të funksionojë kurrë. Por tashmë paratë janë shpenzuar. Propozimi im është i thjeshtë: vendosim në qendrën e emigrantëve rreth 2000 të dënuar shqiptarë që sot janë në burgjet italiane. E mbyllim kështu super dështimin. Reduktojmë kostot dhe të mos mbajmë më karabinierë dhe policë në Shqipëri, duhen në itali. Këta agjentë duhen për rrugët tona. Të transformojmë qendrën e emigrantëve në burg për të dënuarit shqiptarë dhe këtë ta bëjmë menjëherë”, shprehet Renzi.
Qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër u vunë në funksion dy muaj më parë, kur erdhi grupi i parë me 16 emigrantë afrikanë, 12 prej të cilëve u vendosën në Gjadër për pak ditë. Ata u kthyen në Itali pas vendimit të Gjykatës së Romës që konsideroi se Egjipti dhe Bangladeshi nuk ishin vende të sigurta, sikundër trajtoheshin këto dy shtete në dekretin e Qeverisë Meloni.
E njëjta gjë ndodhi edhe me grupin e dytë të emigrantëve që erdhën në Gjadër në nëntor dhe që u kthyen në Itali me vendim të gjykatës së Romës që tashmë e ka përcjellë për interpretim çështjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Pas kësaj autoritetet italiane reduktuan numrin e personelit civil dhe ushtarak në Shqipëri dhe çdo që ka mbetur e pezulluar.bw
…dhe nëse e shoh se i paguajnë faturat e NATO-s, dhe nëse t’kem përshtypjen se janë duke na trajtuar si duhet neve amerikanëve atëherë absolutisht se ShBA ngelet në NATO (pasi evropianët janë jokorrektë ndaj nesh edhe në rrafshin tregtar; ata s’i duan as veturat tona, as produktet ushqimore, asgjë s’duan tonën… dhe si kulm e gjithçkaje ne duhet t’i mbrojmë ushtarakisht…
– – –
…pakëz e çuditshme që asnjë nga mediat shqip (me aq sa mund të shoh) s’e përmendi thelbin e intervistës së djeshme të Trump, intervistën e tij të parë për mediat, për NBC News, dhënë ekskluzivisht Znj. Kristen Welker… madje as nuk u përmend se ka patur intervistë, unë s’di se çfarë mund t’jetë më e rëndësishme se kjo për Evropën, por dhe për Ballkanin, për Kosovën etj.
…por dhe, sipas Trump, edhe ndihma per Ukrainen do rishqyrtohet, sipas tij madje afro 1 milionë ushtarë të vdekur janë nga të dy palët, rusët 500.000 viktima, dhe ukrainasit 400.000, dmth shumë më shumë sesa të dy palët e pranojnë – e shkëputa pjesën rreth NATO-s dhe luftës Ukrainë – Rusi, do ishte mire në shqip por qenka bërë vonë… me vjen keq.
President-elect Donald Trump sits down with Kristen Welker for an exclusive and wide-ranging interview on Meet the Press.
Dec. 8 2024
[ the part of the interview – about NATO, and the Ukraine-Russia war ]
| – – –
(Kristen Welker) – Should Ukraine prepare for less aid from the United States after you sign in to office?
(Trump) – Possibly, yeah, probably, sure.
(Kristen Welker) – You’ve said that you can end the war in 24 hours.
(Trump) – We’re in for 350 billion $ and Europe in in for 100 billion $. Why isn’t Europe in for the same as us? The one thing that should happen is that Europe should come in for, they should equalize. And you know, Biden, all he had to do like I did with NATO. I said you got to pay your bills, they weren’t paying their bills, and as you know, the Secretary General said, President Trump got 600 billion $, 640 to be exact. And I used to use the 400 billion number, he corrected me. He said, no, you actually got 641 billion $ put in because I said you have to pay your bills. We were paying for NATO, and you why I got the money, because I asked for it. It wasn’t that complicated. Europe is in for a fraction, and war with Russia is more important for Europe than it is for us. It’s important for everybody, but it is more important for Europe than it is for us, you have a little thing called an ocean in between us.
(Kristen Welker) – You’ve said you can end the war in 24 hours. You’ve even said you want to try to end it before you’re sworn in. Are you actively trying to?
(Trump) – I am.
(Kristen Welker) – Have you talked to President Putin?
(Trump) – No, I have not.
(Kristen Welker) – You haven’t talekd to President Putin since you’ve been elected.
(Trump) – No I have not… you mean, well, I don’t want to say that, but I haven’t spoken to him recently.
(Kristen Welker) – So you’ve spoken to President Putin since you don’t want to say that.
(Trump) – I don’t want to say anything about that because I don’t want to do anything that could impede the negotiation. Let me tell you what I have talked about. There are people being killed in that war at levels that nobody’s ever seen before. You have to go back to the 2nd World War. And even that, if you take a loo at and you known what it is, it’s, the soldiers, largely. The cities have been emptied out and demolished. The country has been demolished. If I won that election, which, you know how I feel about it, I won’t get into it because we don’t need to start that argument. I think it’ It was really proven even more conclusively by the win that I had on this one.s an easy argument.
(Kristen Welker) – But you…
(Trump) – Well, that’s your opinion, but I disagree with it. Had I assumed kept control. Number one, Israel wouldn’t have happened. Number two, Ukraine would have never happened. It would have never happened. Ukraine, Russia. But the number of people that are being killed, soldiers, young, beautiful soldiers. Hundreds of thousands of people are being killed. And, you know, it’s very interesting. It’s level, totally level the battlefileds, totally level. You know what’s happening. The only thing that stops a bullet, you know what it is, is a body, a human body, and the people that are being killed, hundreds of thousands on both sides. Russia’s lost probably 500.000. Ukraines’s lost higher than they say, probably 400.000. You’re talking about hundreds of thousands of bodies laying all over fields. It’s the stupidest thing I’ve ever seen and it should have never been allowed to happen. Biden should have been able to stop it.
(Kristen Welker) – Sir, will the United States stay in NATO while you’re in office?
(Trump) – In were?
(Kristen Welker) – NATO, do you commit that the United States will remain a member of NATO while you’re in office?
(Trump) – Again, the have to pay their bills, if they pay their bills absolutely.
(Kristen Welker) – But not if they don’t pay their bills?
(Trump) – But NATO has taken advantage of us because we were got… look two things, number one, they take advantage of us on trade, meaning the European nations, ok, like terrible, they don’t take our cars, they don’t take our food product, they don’t take anything. They think… It’s a disgrace. And on top of that, we defend them. So it’s a double whammy. So let me just tell you, I was able to get hundreds of billions of dollars put into NATO just by a tough attitude. I said to the countries, I’m not going to protect you unless you pay and they started paying. And that amounted to more than 600 billion $. That’s a big thing. Otherwise they wouldn’t even be fighting. They wouldn’t have any money to fight. If they’re paying their bills and if I think they’re doing a fair, if they’re treating us fairly, the answer is absolutely, I’d stay with NATO.
(Kristen Welker) – But if not, you would consider the possibility of that.
Më 30 nëntor, shoqata e mërgimtarëve shqiptarë “Shkolla Shqipe ABC” në Republiken e Hessenit të Gjermanisë festoi me madhështi 28 Nëntorin – Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Mbrëmja festive u mbajt nëë qytetin Fulda, ku salla u mbush me fëmijë, prindër, mësues, anëtarë të shoqatës dhe shumë pjesëmarrës të tjerë që i dhanë aktivitetit një atmosferë të gjallë dhe emocionuese.
Një festë e mbushur me krenari dhe dashuri
Atmosfera ishte e ngrohtë dhe festive, me ngjyra kuq e zi që valëviteshin kudo. Si çdo festë e bukur shqiptare, edhe kjo ishte plot emocione të sinqerta, dashuri për atdheun dhe krenari për rrënjët tona kombëtare. Ishte një ditë e veçantë që bashkoi komunitetin shqiptar për të kujtuar dhe festuar një nga datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.
Hapja e festës dhe vlerësimi për punën edukative
Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i shoqatës, z. Ukë Blakaj, i cili ndër të tjera theksoi rëndësinë e madhe që ka ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në mërgatë. Ai falënderoi prindërit që e mbështesin këtë përpjekje, duke i dërguar fëmijët në shkollën shqipe për të mësuar gjuhën amtare dhe historinë e kombit tonë. “Kjo është një thesar që duhet ruajtur me përkushtim dhe dashuri” theksoi ai.
Fjalë vlerësuese nga mësueset dhe prindërit
Në bisedë me mësuesen Alma Hani, më tha: “ …ishte një ditë e veçantë dhe akoma më e gëzuar. Fëmijët tanë duhet ta njohin historinë e Shqipërisë. Mësimi i historisë sonë do t’i ndihmojë të rinjtë tanë të respektojnë veten dhe të jenë krenarë për identitetin e tyre. Traditat, kultura dhe gjuha janë ura që i lidhin ata me rrënjët dhe me atdheun. Prindërit që i sjellin fëmijët në shkollën shqipe bëjnë një investim të çmuar për të ardhmen e tyre.”
Muzikë shqiptare, recitime dhe vjersha për Atdheun
Fëmijët e shkollës, të përgatitur nga mësueset e tyre të përkushtuara, kënduan himnin e flamurit me zëra të pastër dhe plot gëzim. Ata recituan poezi për Shqipërinë, flamurin dhe 28 Nëntorin, duke treguar përkushtimin e tyre për të mësuar dhe ruajtur trashëgiminë kombëtare. Interpretimet artistike të nxënësve emocionuan të pranishmit dhe i dhanë festës një kuptim më të përzemërt.
Mbështetja e shoqatave dhe Kujtimi i mësueses
Në këtë festë të paharruar morën pjesë dhe anëtarë të shoqatave të tjera shqiptare. Ndër fjalimet përshëndetëse, një moment prekës ishte kujtimi për mësuesen e paharruar Shpresa Tafolli, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë.
“Ajo ishte një mësuese atdhedashëse që ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj shqiptarë” kujtoi z. Blakaj me emocion.
Një sytë dhe zemrat e fëmijëve
Mbrëmja festive vazhdoi me muzikë të bukur popullore shqiptare që ngriti peshë zemrat e të gjithëve. Të pranishmit vallëzuan dhe kënduan së bashku, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe të paharruar.
Pjesa më emocionuese dhe më e bukur ishte kur fëmijët plot entuziazëm, recituan, kënduan e na treguan sa mirë është kur bashkohesh nën tingujt e gjuhës amtare.
Emocione gëzimi dhe krenarie që për here të parë dhe për një kohë shumë te shkurtër paraqitën në këtë ditë feste, nxënësit e shkollës shqipe Hanau. Përkushtimi i mësueseve Mida Shosha-Kllokoqi, Feride Aliu-Gashi, Alma
Hani si dhe mbështetja e palodhur e prindërve dhe anëtarëve të shoqatës, i dhanë kësaj feste një domethënie të veçantë dhe shpresë për një të ardhme të ndritur për gjuhën dhe kulturën shqiptare në diasporë.
Shprehje mirënjohje për punën e dobishme shoqërore
Zonja Keneda Avdiji në organizimin e këtij evenimenti dha kontributin e saj të çmuar, andaj shprehim mirënjohje dhe falënderim të përzemërt.
Gëzuar Festën e Pavarësisë!
Le të mbajmë gjallë dashurinë për atdheun dhe të punojmë së bashku që gjuha dhe kultura jonë të mbeten të gjalla për brezat që do të vijnë. Festa përfundoi me premtimin se vitin tjetër do të mblidhemi sërish, më të bashkuar dhe më krenarë se kurrë.
Shprehja e lirë dhe mendimi ndryshe janë standard dhe vlerë e demokracisë. Opozitarizmi i brendshëm e ndihmon rriten dhe zhvillimin e shëndetshëm të subjekteve politike. Zërat ndryshe brenda partive politike nuk duhet kuptuar si oponencë por si pasuri dhe vlerë e brendshme partiake.
Ata që ishin dje, janë sot, do të jenë edhe nesër në Parlament
Pikërisht ata që e kanë gojën plot demokraci dhe ndryshim janë rrënuesit e demokracisë dhe penguesit e reformave brenda partive tona politike!
Fakti se nga njëra palë zgjedhje në tjetrën nuk po ndodhë ndryshimi, por vetëm vazhdimësia, nuk po ndodhë rifreskimi i parlamentit por vetëm riciklimi i deputetëve nga njëra legjislaturë tek tjetra, është dëshmi e konstatimit tim të mësipërm!
Rifreskimi i Parlamentit duhet të fillojë me rifreskimin e listave zgjedhore të partive politike, gjegjësisht me ripërtëritjen e kandidatëve në listat zgjedhore. Kjo duhet të vie në shprehje edhe si rezultat i ngritjes së vetëdijes shoqërore.
Bie fjala, dikush që ka qenë një herë kandidat për deputet apo në kryesi të partisë të mos i zë vendin tjetrit duke kandiduar përseri, por të lëshojë rrugë për ndryshime dhe rifreskim të partisë politike!
Sikurse partia politike që nuk duhet të shndërrohet në pronë private të liderit të partisë, as Parlamenti nuk guxon të kthehet në çerdhe të veteranëve deputet!
Duke parë këtë vijimësi politike, në mungesë të një alternative të re politike, qytetarët e vendit janë të detyruar që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 më shumë të përqendrohen në kandidat sesa në parti politike, pasi të gjitha partitë politike janë bërë përafërsisht të njëjta!
Kur e themë këtë e kam parasysh faktin se përafrimi i partive politike nuk qëndron në numra dhe as në emra, por në vlera (anti)demokratike.
Në të gjitha listat e partive politike ka kandidat që e meritojnë dhe që janë të aftë t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve në mënyrë dinjitoze në Kuvendin e Republikës së Kosovës!
Duke zgjedhur më të mirët nëpër të gjitha partitë e njëjta mund të bëhet një rifreskim i vogël, por jo i mjaftueshëm për ndryshime rrënjësore në Parlament.
Ndryshimet politike nuk vijnë vetëvetiu, atyre duhet t’iu prijnë elitat intelektuale dhe bërthamat e shëndosha atdhetare të cilat janë burim i pashterrshëm i shoqërisë sonë.
Për fund, opozitarizmi i brendshëm apo zërat ndryshe janë të shëndetshëm për partitë tona politike, në veçanti për ato që udhëheqin me shtetin. Opozita me sindikatat janë korrektor i përhershëm i gabimeve dhe lëshimeve që ndodhin gjatë qeverisjes së vendit.
Jo vetëm në Shqipëri e trojet shqiptare, por në shumë shtete të botës, është festuar 112-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.
Në orët e mbrëmjes së djeshme, me dhjetëra shqiptarë u mblodhën edhe në sheshin Sintagma në Greqi. Të rinjtë shqiptare, të gjithë me flamuj kuqezi, vijuan gjatë festën në kryeqytetin grek. Shumë të pranishëm grekë janë befasuar nga entuziazmi i shqiptarëve, por në asnjë moment nuk ka pasur tensione.
Megjithatë, disa media në Greqi, e kanë raportuar këtë si provokim nga ana e shqiptarëve. “Ata shkuan në sheshin kryesor të Athinës me flamujt e Shqipërisë, madje shkuan aq larg sa kënduan edhe në mbështetje të UÇK-së”, shkruan një prej mediave greke.
Grekët duket se janë tensionuar më shumë sepse aty pranë po ndizeshin edhe dritat e pemës së Krishtlindjes dhe shqiptarët duket se i kanë “vjedhur” festën. sn
Gazetari me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Suedi, Diamant Salihu, është shpërblyer me një tjetër çmim prestigjioz atje, raporton Express.
Programi i Televizionit të Suedisë “Uppdrag Granskning”, në një konkurrencë tejet të fortë, ka nderuar gazetarin Salihu së bashku me Kalle Segerbäck, Ola Christoffersson dhe Axel Gordh Humlesjö, me çmimin prestigjioz “Novatorët e vitit”.
Për këtë ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Suedi, përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Urime e suksese pa fund Diamant Salihu! Jemi krenarë për punën tuaj “, thuhet në postimin e ambasadës.
Në vitin 2021, Salihu ishte shpërblyer me çmim në kategorinë ‘Zëri i Vitit 2021″.
Salihu aktualisht punon në televizionin publik të Suedisë.
Kryeministri Albin Kurti nesër do të shkojë në Gjermani për t’u takuar me diasporën shqiptare atje.
Sërish bashkë me të është Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“NESËR, më 10 nëntor, Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Frankfurt, Gjermani.
Takimi fillon në orën 13:30 në adresën Hanauer Landstraße 188, 60314 Frankfurt am Main. Ju mirëpresim!
Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e VV-së. sn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se po kujdesen që të jenë ura që i shton lidhjet e mërgatës me Kosovë.
Ai ka publikuar në Instagram një “story” nga takimi me shqiptarët në Oslo të Norvegjisë.
“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë ua që lidh Kosovën me vendet ku ata jetojnë e punojnë. E ne që po kujdesemi që të jemi ura që I shton lidhjet e mërgatës me vendin tonë. Sinergji që forcon bashkëpunimin tonë por edhe më e rëndësishmja kontribuon në zhvillimin dhe progresin e vendit. Bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla ishim të nderuar nga mikpritja e bashkatdhetarëve tanë në Oslo të Norvegjisë.”, ka shkruar Kurti. sn
Edi Rama ka zhvilluar në Selanik një takim me administratë dhe patronazhistë nga Shqipëria, takime që ai i quan si me diasporën.
Gjatë këtij takimi, grupe shqiptarësh që jetojnë në Greqi prej vitesh kanë protestuar kundër tij jashtë ambienteve të asaj salle, pasi brenda nuk janë lënë të hyjnë nga rojet e shumta.
Mirëpo ajo çka nuk u pa nga brenda takimit, ishin brohorimat e shumta të shqiptarëve të cilët mesa duket e kanë “përzënë” nga podiumi ku ai mbante fjalen e tij.
Në këtë video të postuar, duket kryeministri Rama, zëri i të cilët ‘mbytet’ mes slloganit të emigrantëve shqiptarë, të cilët shprehen ‘ Nga Shqipëria na largon, edhe votën na kërkon’. sn
Komentet