Dy vjet që kur erdhi në pushtet, Qeveria Rama ka përfunduar vetëm 464 metra të Rrugës së Arbërit. Është fjala për tunelin në Qafën e Buallit që Rama e trumbetoi në zgjedhjet lokale sikur të ishte mrekullia e tetë e botës.
Me këtë rast i kujtojmë Edi Ramës se, deri tani, asnjë segment i Rrugës së Arbërit që konsiderohet i “pëfunduar”, përfshirë edhe tunelin e tij të “famshëm”, nuk përmbush standardet ndërkombëtare.
Ndoshta Rama do të gjej një shkop magjik që ta përfundojë këtë vepër pas dy vjetësh, siç premtoi në vitin 2013. Kjo është puna e tij. Ndërkohë, peticioni do t’i qëndrojë kësaj qeverie në kokë si shpata e Demokleut deri në ditën e fundit të mandatit të saj.
Komentet