VOAL

VOAL

‘Rrufeja bie mbi lisat e gjatë’/ Gjekmarkaj: Berisha politikani me pro-amerikan në hapësirën shqiptare

May 20, 2021

Komentet

Osmani: Do mbrojmë çdo cep të Kosovës- Krerët e shtetit dhe politikanët në Kosovë, homazhe për 28 nëntorin

Presidentja Vjosa Osmani shfrytëzoi festën e pavarësisë së Shqipërisë, për të përcjellë mesazhin se do të mbrojnë në mënyrë të pakompromis, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjatë homazheve në kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Osmani tha se 112 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është simbiozë e disa datave historike për kombin shqiptar. Ajo përmendi ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo festë është simbiozë e disa datave historike për kombin tonë. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë por njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997, na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qendrës së historike. Edhe një herë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jashari dhe familjes Jashari, por për t’u betuar para varreve të tyre prej vendit ku ata prehen përjetësisht që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të republikës sonë. Do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë ata të kenë të drejtat e garantuara”, tha Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, shkruan A2.

Ndërkohë, përfaqësues të tjerë politik kanë zhvilluar homazhe tek kulla e Isa Boletinit. Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca theksoi se Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin janë simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët.

“Në këtë ditë të bekuar për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, erdhëm për ta nderuar heroin e madh të kombit shqiptar, Isa Boletinin, sepse aty ku ishte Ismail Qemali aty ishte edhe Isa Boletini. Me fjalë tjera kjo tregon pandashmërinë e Kosovës prej Shqipërisë sepse pavarësia nuk ishte thjeshtë një pavarësi e Shqipërisë…ishte pavarësi e shqiptarëve, kudo që jetojnë ata. Ne këtë kuptim ne festojmë edhe sot. Isa Boletini së bashku me Ismail Qemailin është simbolika e ecjes së bashku e Kosovës me Shqipërinë për lirinë e përbashkët”, u shpreh Glauk Konjufca, Kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Nderime te kulla e Isa Boletinit zhvilluan edhe ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Zvecla si dhe deputetë të mazhorancës.

Presheva ‘tërbon’ shtetin serb, kryetarja e komunës ngriti flamurin shqiptar: Duam barazi dhe respekt

Edhe veriu i Kosovës është në festë ditën e sotme për 112 vjetori ne Pavarësisë të Shqipërisë.

Në komunat ku shteti serb kërkon të ketë autoritet, është valëvitur sot flamuri shqiptar. Një prej tyre ishte dhe Presheva.

Pikërisht në godinën e komunës, kryetarja Ardita Sinani ka valëvitur flamurin kuqezi, pavarësisht, se për një lëvizje të tillë rrezikon gjobitjen nga shteti serb.

Sinani e përdori fjalimin e mbajtur me këtë rast si një mesazh për të përcjellë trishtimin e madh nga fakti që vetëm shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk u lejohet përdorimi i flamurit kombëtar. sn

Në Tuz të Malësisë u vendos monumenti i Gjergj Kastriotit

VOA/Ali Salaj

Busti i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendos në sheshin qendror të komunës së Tuzit, në Mal të Zi me ceremoni kulturore dhe në praninë qytetarëve të Malit të Zi, nga hapësira mbarëshqiptare dhe të mërgimtarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njëri nga nismëtarët e vendosjese së bustit të heroit kombëtar, ish zyrtari vendor dhe nënkryetari aktual i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj tha se Gjergj Kastrioti do të rrijë krenar përballë Bratilës së Ded Gjon Lulit, ku gërshetohet me përpjekjet e Malësisë ndër shekuj për ta arritur lirinë kombëtare.

“Kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për Malësinë, por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Kemi Gjergj Kastriotin Skenderbeun përballë Bratilës ku për herë të parë u ngrit flamuri për herë të parë pas vdekjes së kryetrimit. Është e vërtetë një gjë e madhe dhe dua të falenderoj çdo njeri që ka vendos qoftë një guralec në këtë projekt madhështorë”, tha zoti Camaj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, vuri në dukje se inagurimi i bustit rithekson vlerat e Gjergj Kastriotit si një udhërrëfyes i kombit shqiptar, kryehero dhe frymëzimi i qëndresës së tyre.

“Për shqiptarët në Malin e Zi është një ditë shumë e rëndësishme dhe me rëndësi historike për shqiptarët në Malin e Zi të cilët rrezikohen nga asimilimi. Simbolika e inagurimit të bustit në Malësi është një shenjë e zhvillimit të shqiptarëve dhe përforcon bashkimin rreth identitetit dhe vlerave kombëtare për të cilët ne jemi krenar”, tha zoti Nika,

Ndërkaq, përfaqësuesi i shoqatave të mërgimtarëve në SHBA, zoti Ndrek Gjolaj që kontribuan për ngritjen e bustit, ngjarjen e vlerësojnë si një festë të madhe për shqiptarët kudo që janë.

“Gëzuar Malësisë dhe mbarë malësorëve kudo që janë përmendoren e Gjergj Kastriotit që po vendoset sot dhe ta gëzojnë brez pas brezi”, tha zoti Gjolaj, kryetar i Shoqatës Malësia e Madhe në Detroit.

Pas ndarjes së Tuzit nga Komuna e Podgoricës dhe krijimi i një komune te re, Kuvendi i këtij qytetit njëzëri miratoi vendimin për ngritjen e shtatores së Skënderbeut që ishte një ëndërr e kahmotshme e komunitetit në këtë zonë.

Busti i shumëpritur i Gjergj Kastriotit u realizua në bashkëpunim me diasporën shqiptare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërkohë që sheshin e ri e financoi Republika e Shqipërisë.

Kosova kremtoi 112 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

VOA/Edlira Bllaca

Sheshi qendror i Prishtinës të enjten ishte plot me qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilët po kremtonin 112 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, që në Kosovë tradicionalisht kremtohet si ditë e flamurit kombëtar shqiptar.

“Unë jam Selvie Kasumi, dje kam ardhur nga Zvicra meqë atje jetoj por kam ardhur posaçërisht për këtë festë, për 28 nëntorin. Kudo që të jemi, jemi krenarë që jemi shqiptarë. Uroj të gjitha të mirat për popullin shqiptar kudo që janë”.

“Është dita e pavarësisë sonë, është dita më e rëndësishme. Rroftë populli shqiptar, rroftë Shqipëria etnike dhe gjithë gjaku jonë”, tha Ardian Latifi, i cili kishte ardhur nga Gjermania për të kremtuar në Prishtinë.

“Është shumë e rëndësishme sepse luftën e kemi fituar dhe duhet ta fitojmë edhe paqen, sa më shumë të bashkohen shqiptarët nga të gjitha trevat është shumë e rëndësishme për ne dhe të bëhemi një”, tha Anesa Veseli nga Mitrovica.

“28 nëntori është ditë dhe festë e veçantë, është kurorzimi i të gjitha përpjekjeve, sakrificave dhe aspiratave të kombit shqiptar. Historikisht që nga Kruja e Skenderbeut, nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nga kuvendi historik i Vlorës edhe me daljen ne skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçmas me sakrificën e veçantë të komandantit legjendar Adem Jashari”, tha Xhemajl Peci i cili gjithashtu kishte ardhur nga Londra për t’u bërë pjesë e kremtimeve në Prishtinë.

“Dita e flamurit është për të gjithë shqiptarët anembanë botës, ua uroj festën e flamurit 28 nëntorin”, tha Edon Haziri.

Udhëheqësit politik të Kosovës në përgëzimet e tyre vlerësojnë se festa e flamurit është një prej vlerave më të mëdha të kombit shqiptar.

“Jemi pikërisht në këtë ditë të bekuar, në ditën e flamurit tonë kombëtar e cila mori inspirim nga kthimi i Skënderbeut në Krujë, vazhdoi me shpalljen e pavarësisë në Vlorë, vazhdoi me çlirimin e Kosovës përmes luftës së lavdishme të UÇK-së dhe komandantit legjendar Adem Jashari dhe sot vetëm mund të urojmë që festofshim si shqiptarë gjithmonë të lirë e gjithmonë krenar”, tha kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë.

28 nëntorin shqiptarët e Kosovës e kremtojnë edhe si ditën e daljes së parë publike të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997 dhe ditëlindjen e komandantit të saj Adem Jashari.

28 nëntori nuk është përfshirë në festat shtetërore të Kosovës, por radhitet në mesin e festave përkujtimore si festë e shqiptarëve.

NDËRRON JETË ZOICA HAXHO, IKONA E BALETIT SHQIPTAR, PRIMA BALERINA E TEATRIT TË OPERËS DHE BALETIT

VOAL- Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar, Prima Balerina e TOB (Teatrit të Operës dhe Baletit), ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare.

Lajmin pikëllues e jep i biri, Emil Asdurian në faqen e tij në fb:

 

Sot ne oren 6 te mengjesit pushoi zemra e nenes sone te dashur, Prima Balerina e OTB, qe i dha jeten e saj me pasion te ralle si askush. Nene dhe gjyshe e dedikuar deri ne vetmohim me dashurine dhe perkujdesin e saj. Bashkeshorte e perktyer dhe artiste me botekuptim te plote estetik! U prefsh ne paqe zemra dhe engjelli im e paharruar ne zemrat tona dhe tek cdo kush qe pati fatin te te njohe e te prekej sado pak nga arty yt qe e gdhende me kaq vetemohim! Shpirt, zemer e bukura dhe e thjeshta Hirushja e perkryer ne modestine e saj. Luftetarja per cdo gje te shtrenjte qe kish! Lamtumire Nene! Lamtumire Zoja jone! Shkofshe prane te shtrenjtit tend dashurise tende!

112 vite pavarësi- Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Po mbahet në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit në 112 vjetorin e pavarësisë.

Të pranishëm në ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa nga Kosova përfaqësues është kryeministri Albin Kurti.

Të pranishmit kanë kryer nderimet e tyre para flamurit.

Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora  e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, u shpreh ai. bw

Vëllezërit nga Kosova drejt Shqipërisë, veteranët e UÇK kalojnë me ceremoni ushtarake në Morinë

Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shumë qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit.

Jo vetëm Vlorën, por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinit e kaloi me ceremonial ushtarak një trupë e veteranëve të UÇK e FSK-së, e cila parakaloi në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari.

Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës, ndërsa është operuar me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash. sn

28 Nëntori, Osmani: Simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët me rastin e festave të 28 Nëntorit.

Ajo thotë se kjo datë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë dhe krenarë.

“Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

Më tej ajo ka thënë se “28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë”.

“28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, ka shkruar presidentja e vendit.

Elez Biberaj: Sami Repishti ishte një mik, koleg dhe mentor i dashur

Dr. Elez Biberaj/

 

Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për privilegjin që e kam njohur. Për më shumë se gjysmë shekulli, ne mbajtëm kontakte të rregullta dhe punuam ngushtë për çështjet shqiptare – një kauzë shumë e dashur për të dy ne. Profesor Repishti ishte një person i jashtëzakonshëm – fener i shpresës, dhembshurisë dhe njerëzimit. Një shqiptaro-amerikan i madh, një patriot i vërtetë shqiptar, dhe një studiues i kryer, ai ishte një njeri me parime, i cili nuk pushoi kurrë së luftuari për atë që besonte. Bashkësia shqiptaro-amerikan ka nxjerrë shumë veprimtarë të shquar, por pak mund të krahasohen me ndihmesen e shquar dhe aftësitë e jashtëzakonshme intelektuale dhe diplomatike të Profesor Repishtit. Vepra e tij do te vazhdojë të frymëzojë brezat e shqiptarëve në kërkim të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë.

Elez Biberaj: Sami Repishti was a cherished friend, colleague and mentor. I feel immensely grateful for the privilege of having known him. For more than half-a-century, we maintained regular contacts and worked closely on Albanian affairs – a cause very dear to both of us. Professor Repishti was an extraordinary person – a beacon of hope, compassion and humanity. A great Albanian-American, a real Albanian patriot, and an accomplished scholar, he was a man of principles, who never ceased fighting for what he believed. The Albanian-American community has produced many distinguished personalities, but few can match Professor Repishti’s remarkable contribution and exceptional intellectual and diplomatic abilities. His legacy will continue to inspire generations of Albanians in their pursuit of a more democratic and just society.

UGSHPD: EDI RAMA, LËRI NJERËZIT TA GËZOJNË DITËN E FLAMURIT! 

 
 
Sozia e Enverit nuk mund të fshihet kur pas krahëve të qeveritarëve të korruptuar ndodhet portreti i Ismail Qemalit.
Pushteti i Rilindjes Socialiste ka kohë që është jashtë realitetit dhe me çdo mjet e mënyrë kërkon ta bëjë të besueshëm deformimin psikik dhe emocional të shoqërisë
Nuk është kjo thjeshtë një luftë me datën e Pavarësisë dhe të Çlirimit në Historinë e Shqipërisë. As me politizimin e saj se sa ajo është është sot çështje emergjente e integritetit të Familjes, Atdheut dhe Kombit të cilët nuk ndalin dot hemorragjinë e shpopullimit.
Propaganda vjen e skajshme prej Rilindjes Socialiste kur luhet edhe me botën e fëmijëve, ëndrrat e tyre dhe të dalësh tek ndjenja e atdhedashurisë.
Rama sipas ATSH, ndan foto-albumin me pragun e festave ku protagonistë janë fëmijët e moshës shkollore të veshur me ngjyrat simbol të flamurit dhe me kostume popullore. 
Sikur thuhet 1 foto shpreh 1000 fjalë, ky rregull do të mjaftonte nëse ai vetë do të gjendej në ato mjedise ku kjo grup moshë ka pozuar dhe jo t’i marrë portretet e tyre dhe t’i përdorë për mburojë ashtu si çdo figurë autoritare e sheh dhe e vendos veten përpara popullit. Duke shfletuar albumin sheh shijen dhe drejtimin propagandistik dhe ideologjizues të kryeministrit të cilit çdo ditë i tronditet trualli i pushtetit. Dhe për këtë përdor manipulimin me dy grup moshat më të përpunueshme, por edhe numerikisht më të mëdhatë në popullsinë e mbetur siç janë pensionistët dhe fëmijët e shkollave.
Luan me rritjen e pensionit, por luan edhe me shifrat e shkollave të kryeqytetit për të cilat kujdeset posaçërisht kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Në tri mandate varfëri dhe rrezik zhvillimi në edukimin e përgjithshëm dhe mendimin kritik.
Ekonomia dhe Pisa flasin për pensionistët dhe nxënësit.
Të parët do votojnë të dytët votojnë në të ardhmen.
Kjo është pjesë e mesazhit propagandë që ATSH-ja shpërndan: “Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit këtë prag feste. Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo institucion arsimor të vendit, ku po organizohen aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi”.
Por duke ndjekur fillin e propagandës, mesazhi i fshehur me atmosferën e Ditës së Flamurit tejkalohet me nostalgjinë e 80 vjetorit të Çlirimit e cila nga ideologjia e diktaturës u përdor për të përçarë shqiptarët, thelloi një ndarje armiqësore ku komunistët e kuq hodhën zinë dhe izolimin e lirive dhe të drejtave të çdo shqiptari. Një ideologji që përpiqet të ringjallur edhe sot për ta ushqyer përçarjen, mohuar historinë dhe vazhduar sundimin e një regjimi ku demokracia mund të shitet si një fasadë. 
Zoti Rama:-Lëri njerëzit ta gëzojnë Ditën e Flamurit sipas shijes së tyre, në lirinë e tyre.
 
27 Nëntor, 2024
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Sot 28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ata ndodhen

Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Në këtë 112-vjetor, festohet kudo ka shqiptarë, duke qenë të bashkuar me mendje e zemër rreth flamurit kombëtar.

Data 28, është e veçantë për shqiptarët, duke qenë se në këtë datë, në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike për Shqipërinë. Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj. Kjo datë hapi një faqe të re në historinë e qëndresës shekullore antiosmane. Zoti i Arbërisë, ashtu siç Gjergj Kastrioti e nënshkroi veten, la fushëbetejën e Nishit, për t’iu drejtuar Krujës në krye të 300 kalorësve.

469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si “nëntori i dytë”, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.
28 Nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke deklaruar “Me një zâ venduan që Shqipëria të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.

Ismail Qemali ishte nisur që më 19 nëntor nga Triestja drejt brigjeve të Shqipërisë për të shpallur pavarësinë.

Më 21 nëntor, do të zbarkonte në Durrës prej vaporit të Llojdit austriak “Baron Bruck”. Në këtë qytet u prit në qelën e Dom Nikollë Kacorrit, i cili do të ishte pas një jave edhe zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së 28 nëntorit. Sipas letërkëmbimit mes Eqrem Bej Vlorës dhe Mustafa Krujës, ngritja e flamurit ishte menduar të bëhej më 22 nëntor në Durrës, me qëllim parandalimin e përparimit të mëtejshëm të ushtrive pushtuese në territorin e vendit.

Por, për shkak të gjendjes së nderë në qytet, Ismail Qemali lajmëroi telegrafisht delegatët nga mbarë vendi që të drejtoheshin për në qytetin e tij të lindjes, në Vlorë.

Ndërkohë që forcat serbe përparonin me shpejtësi drejt Shqipërisë së Mesme, rrethet patriotike të Elbasanit (25 nëntor), të Tiranës e Durrësit (26 nëntor), të Kavajës, të Peqinit dhe të Lushnjës (27 nëntor), ngritën flamurin kombëtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit të Vlorës.

Një fakt interesant është se Radio Tirana filloi për herë të parë transmetimet e saj më 28 nëntor të vitit 1938. Ndërsa në 28 nëntor të vitit 1955 lindi komandanti legjendar, Adem Jashari. bw

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë

VOA

Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Ukrainës të mobilizojë më shumë ushtarë për të përforcuar njësitë e saj në luftën gati trevjeçare kundër forcave ruse, duke thënë se Kievi duhet ta ulë moshën e shërbimit ushtarak nga 25 në 18 vjeç.

“Nevoja për momentin është për rekrutë”, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar amerikan. “Rusët në fakt po bëjnë përparim, progres të qëndrueshëm, në lindje dhe kanë filluar ta zmbrapsin vijën e forcave ukrainase në Kursk”, rajoni rus që Ukraina mori në gusht me një sulm që befasoi Moskën.

“Mobilizimi i më shumë rekrutëve mund të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në këtë kohë, nëse i hedhim një vështrim fushëbetejës sot”, tha zyrtari.

Më shumë se 1 milion ukrainas janë tashmë të mobilizuar në ushtri, përfshirë në Gardën Kombëtare dhe njësi të tjera. Zyrtari amerikan tha se ukrainasit besojnë se u duhen rreth 160,000 forca shtesë, por administrata amerikane tha se ndoshta do të kenë nevojë për më shumë se kaq.

Zyrtari amerikan tha se “matematika e qartë” e situatës së Ukrainës tashmë është se ajo ka nevojë për më shumë forca në luftë, një pozicion që mbështetet në kryeqytetet e tjera perëndimore që kanë furnizuar me armatime Ukrainën.

Në prill, Ukraina e uli moshën e saj të pranueshme për meshkujt nga 27 në 25 vjeç, një ndryshim që pritej të shtonte 50,000 ushtarakë, shumë më pak nga ajo që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ishte e nevojshme në atë kohë.

Disa ukrainas kanë shprehur shqetësime se ulja në 18 vjeç e moshës së pranueshme për mobilizimin për meshkujt, që është mosha për regjistrimin e detyrueshëm edhe në Shtetet e Bashkuara, do të largonte më shumë të rinj nga fuqia punëtore dhe do të dëmtonte më tej ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta.

Zyrtari amerikan tha se administrata e Presidentit Joe Biden, i cili largohet nga detyra në më pak se dy muaj, beson se Ukraina gjithashtu mund të optimizojë forcën e saj aktuale, duke u marrë në mënyrë më agresive me ushtarët që dezertojnë, ose mungojnë pa leje.

Për më tepër, aleatët evropianë të Ukrainës kanë theksuar se mungesa e forcave ukrainase së shpejti mund ta bëjë të paqëndrueshme për Ukrainën që të vazhdojë të ketë prani në Kursk.

Situata në Kursk është komplikuar nga mbërritja e mijëra forcave të Koresë së Veriut, që u vendosën atje për të ndihmuar Moskën ndërsa përpiqet të rimarrë territorin që Ukraina mori gati katër muaj më parë.

Një njësi e artilerisë ruse duke sulmuar në rajonin Kursk

Një njësi e artilerisë ruse duke sulmuar në rajonin Kursk

Shtrirja e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet në luftë të Ukrainës është e pasigurt, ndërsa presidenti i zgjedhur Donald Trump përgatitet të marrë detyrën më 20 janar.

Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar se do t’i japë fund luftës përpara se të marrë detyrën, por pa thënë se si.

Në fushën e betejës, zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se forcat ruse lëshuan 89 dronë në një valë sulmesh gjatë natës që lanë tre persona të plagosur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ukraina tha se rrëzoi 36 mjete ajrore pa pilot.

Serhiy Popko, drejtuesi i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, tha në Telegram se rënia e pjesëve nga një dron i shkatërruar dëmtoi një ndërtesë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka rrëzuar 47 dronë ukrainas mbi Detin e Zi, Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe gjetiu.

Nuk pati raportime për dëme të mëdha nga sulmet në Ukrainë.

“E vetmja mënyrë efektive për të mbrojtur veten nga kjo, është eliminimi i armëve ruse dhe raketave ruse direkt në territorin rus”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Përshkallëzimi i luftimeve

Në Kombet e Bashkuara të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskutoi përshkallëzimin e fundit të luftës, përfshirë përdorimin nga Rusia të një rakete të re balistike me rreze të mesme veprimi ndaj qytetit ukrainas Dnipro.

Nga takimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Nga takimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

“Vetëm gjatë ditëve të fundit, 495 dronë u lëshuan nga Rusia, së bashku me raketat balistike Iskandar dhe raketat e drejtuara nga ajri drejt tokës Kh-59/69”, i tha Këshillit të Sigurimit ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya.

Ambasadori Kyslytsya tha se kërkohen sanksione më të forta kundër Moskës dhe ai u kërkoi vendeve t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake të shtuar.

“Rusia duhet të kuptojë se çdo përpjekje e saj për të zgjeruar luftën do të ketë pasoja”, tha ai.

I dërguari rus tha se për çdo përshkallëzim përgjegjësinë e ka Kievi dhe mbështetësit e tij në Shtetet e Bashkuara dhe në Perëndim, të cilët së fundmi e kanë autorizuar Ukrainën të përdorë raketa të prodhimit perëndimor në thellësi të territorit të Rusisë.

“Perëndimi që nga ai moment provokoi një konflikt rajonal në Ukrainë, që tani ka marrë një natyrë globale”, tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, duke shtuar se “çdo valë përshkallëzimi nga Perëndimi do të marrë përgjigje të vendosur”.

I dërguari i Uashingtonit tha se po i siguron Ukrainës qindra raketa shtesë Patriot dhe AMRAAM, për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore ndërsa po zgjerohet lufta me Rusinë.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shtojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën për të forcuar aftësitë e saj, përfshirë mbrojtjen ajrore, dhe për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm në fushën e betejës”, tha zoti Wood.

Diplomatët shprehën gjithashtu shqetësimin për futjen në luftë të mijëra forcave të Koresë së Veriut, në ndihmë të Rusisë.

“Në këmbim të dërgimit të forcave të saj, qeveria ime vlerëson se Koreja e Veriut ka marrë nga Rusia, jo vetëm përfitime ekonomike, por edhe raketa dhe pajisje kundërajrore, për të përforcuar sistemet e saj të dobëta të mbrojtjes ajrore”, tha ambasadori i Koresë së Jugut, Joonkook Hwang.

Ai tha se mbështetja e Rusisë për Korenë e Veriut do ta inkurajonte atë për të intensifikuar përpjekjet e saj për armë bërthamore, duke destabilizuar më tej Gadishullin Korean.

“Koreja e Veriut po përgatitet të transferojë edhe më shumë raketa balistike” në Rusi për përdorim kundër Ukrainës, paralajmëroi ambasadori Wood. “Kemi gjithashtu informacione se një numër i madh i artilerisë së lëvizshme me rreze të gjatë, të predhave 170 milimetërshe me origjinë nga Koreja e Veriut dhe raketahedhësve 240 milimetërsh të shumëfishtë me rreze të gjatë, po futen në konflikt”.

Ai tha se Uashingtoni gjithashtu ka informacion se Rusia ka dërguar sistemet e mbrojtjes ajrore në Korenë e Veriut.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Margaret Besheer, kontribuoi nga Nju Jorku për këtë artikull. Disa nga të dhënat u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters.


Send this to a friend