Pak dëborë merr,
dhe nga hiret e lules, (çanta e gjethes në krah),
për kalendarin Gregorian duke pozuar,
dorën e mbush,
(“e djathta”,
“e majta”,
te vrima thithëse e gojës),
e shtërngon fort me gishtërinjtë
e damarëve të trupit femëror,
“-Merre këtë luleshtrydhe “- dorën atij i zgjat,
dëborën e dorës së saj ai e prek,
më larg sytë,
më larg, (në qiej),
më thellë veshët,
më thellë, (në detra),
më gjërë këmbët,
më gjërë, (në të kundërtat),
më thithëse nuhatja,
më thithëse, (në biodiveritet)
më e vetes shija,
më e vetes, (në ankthet e fantazmës).
Atë topth të bardhë- (Afërdita në ag),
e puth,
e puth ,
e puth,
(buzët- i pari shuk për ortekun e shumimit),
e gjithë dëbora anë e mbanë u shkri,
a nga xhelozia e të bardhës me të bardhën?
Dhe Alpet u çveshën
sikur dëshmitarët e sinqertë në gjygj,
përveç,
përveç atij topthi të ngjeshur nga paralelet e peshave,
prej kraharorit vajzëror e shkulur.
E puth,
e puth,
e puth,
atë mrekulli të përfytyrimit,
me gjurmët e kufijëve të mishit të saj.
Shtylla kurrizore iu drodh
(leukocide prodhohen),
“-Rruazë e bardhë gjaku”-
femrën e quajti.

Komentet