Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, 33,375 emigrantëve u është refuzuar kërkesa, besohet kryesisht për gabime në plotësimin e aplikimit, për çka shpesh KQZ ka bërë thirrje për kujdes në ndjekjen e të gjitha hapave.
Ajo që bie në sy është se interesi është i lartë te votueset femra pothuajse aq sa edhe te meshkujt, përkatësisht 59 me 40 për qind.
Tre shtetet që kryesojnë listën nga ku është aplikuar janë Italia, Greqia dhe Gjermania.
Itali 38.5%
Greqi 28.1%
Gjermani 11.2%
SHBA 6.9 %
Britani e Madhe 6 %