Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se një avion i tipit Antonov-26 është rrëzuar në afërsi të bazës ajrore Himejmim në Siri me ç’rast kanë humbur jetën 26 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit
MOSKË – Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se një avion i tipit Antonov-26 është rrëzuar në afërsi të bazës ajrore Himejmim në Siri me ç’rast kanë humbur jetën 26 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se sot në afërsi të bazës Himejmim në Siri është rrëzuar një avion transportues rus i tipit Antonov-26.
Nga Ministria ruse e Mbrojtjes kanë thënë se avioni mund të jetë rrëzuar për shkak të një defekti teknik.
Sipas përcaktimeve paraprake është theksuar se asnjë sulm nuk është ndërmarrë ndaj avionit dhe se në lidhje me aksidentin është hapur një hetim.
Komentet