(Ne eliten me te mire intelektuale te rrethit.)
1. Nga jeta: Emervenia (ligjimi). Gjyshja-Sute Markja dhe baba- Tahir Sheremeti.
Ne Kishen e Nikajve, diten e diel te muajit……, te aferm, kumara etj., pa marre parasysh, as deshiren e nenes, secili sipas qejfit te vet propozonte nje emer per foshnjen qe do te ligjerohej-(pagezimi), sipas riteve te besimit katolik. Me qene, se nuk po arrihej lehte konsesusi, nderhyn meshtari dhe u kerkon qe t’ia lenin ne dore atij te gjente emrin. Dhe, ashtu rane dakord.
Pa menduar gjate, njeriu i Zotit i vuri emrin e mirenjohur Rexhina (mbretereshe), i cili do t’a bente ate, qe ne prezantimin e pare, jo vetem te ndihej mire, por edhe te imponohej e te respektuar midis te tjerve. U fiksua ky emer, jo pa “pretendime,” i cili e shoqeroi ate tere jeten dhe, me te drejte mund te themi se, ajo e justifikoi emrin me jeten e vepren e vet. ?
Gjyshja me mbesen, dite-nate te pandara
Rexhina, ka qene femija i trete ne familje dhe e solli puna, qe te lidhej ngushtesisht me gjyshen e vet, Sute Markja, me origjine nga Fierza e Pukes, grua punetore dhe gjyshe e dashur per “mjaltin e mjaltit”, sic jane te gjitha gjyshet. Qysh kur, foshnja u be e zonja te perballonte ecjen nuk iu nda gjyshes si: ne shtepi, ne pune, ne are (ujitje), ne mal me bageti, madje edhe ne mulli etj. Kurdohere, e mbeshtjelle me dashurine dhe kujdesin e saj si gjyshe. Gjyshja kujde-sej edhe per ushqyerjen e saj, per meremetimin e rrobave, per fjetjen e saj, per gjithcka i duhej mbeses, zemres se saj te vogel.
Me e veshtire per vogelushen ishte koha, kur gjyshja vadiste aren e misrit. Pakez me e larte se kacubet e bimes se groshes, vogelushja, nen hijen e bimeve te misrit, levizte, sa andejkendej, siper vijes, se mos dahej(thyhej vija) e ujet. Ajo, pjesen me te madhe te kohes veshtronte gjyshen se si, u shuante “etjen” bimeve te misrit, u jipte jete, i reperterinte me perkujdesje, si per gjene e gjalle. “Gjyshe! Gjysh!, njoftonte ajo, eshte edhe kjo ketu…, edhe kjo tjetra. edhe…”, duke treguar me doren e vogel, bimet, te cilave ende nuk u kishte shkuar uji !” Ajo “jetonte” me bimet dhe jepte “kontributin” e vet ne ndihme te gjyshes. Kur u be me e madhe i sillte gjyshes edhe tzin me uje per te pire.
”Ndonse, ne hije te bimeve te larta, ate e mundonte vapa e veres. Fetyren e vogel ia mbulonin bulezat e djerses. Ne perpjekje, per te shpetuar prej tyre kepuste gjethet, relativisht te medha, nga kacubet e bimeve te groshes dhe me to fshinte djersen. Por, ato, te pameshireshme, me pushi e tyre theres e digjnin, ia skuqnin fytyren dhe i shfaqeshin pucra te vogla ne balle. Ndersa, pluhuri(poleni) i tufeve te bimeve te misrit i binte mbi krye dhe me ngjyren e vet te verdhe ia hijeshonte floket e saja kacurrela.
Perpjekjet e gjyshes per t’a bindur, qe te shkonte ne shtepi, tek femijet e tjere ishin te kota. Ka qene kjo nje nga toturat e radhes, para se ciles ajo nuk zmbrasej, deri sa gjyshja mbaronte punen.
Kur gjyshja nuk ishte ma, mbesa vazhdoi shkollen dhe u be e zoja per te mbajtur shatin ne dore, kur e pa i jati shprehu habine: “Edhe ne kete pune, paska njeri mbi njeri !”, d.m.th., se ajo e bente shume mire ate pune. Atij, as qe i shonte ne mend, qe vajza e shkolles mund te vadiste aq mire. Mjeshtria e gjyshes kishte lene gjurme, i kishte mesuar nje proces te rende-sishem te vaditjes se bimes se misrit.
Keshtu, ato, gjithnje e kudo bashke, nuk ndaheshin, bisedoni miqesisht, e vogla degjonte me vemendje, herepashere bente edhe pyetje. Gjyshja e sistemonte ate edhe per te fjetur. Ajo i jepte te vogles ushqimet qe kishin, fruta, geshtenja e mbi te gjitha i mesonte kursin e punes, veshtersive dhe te varferise, por edhe te dashurise njerezore, midis gjyshes e “ mjaltit te mjaltit” te vet. Sute Markja(Gjyshja), me kenaqesi e mekonte ate me shpirtin, dashurine, per-vojen, e dijet e veta. Perrallat, legjendat, qingjat e kecat e shkathet, arat, ecja, qendrimi ne ajrin e paster, natyra qe i rrethonte, moti etj. e forcuan vogelushen fizikisht, i ushqyen asaj filizat e vullneti e karakterit, i transmetuan e brumosen “bimezen” e shpirtit, i ushqyen emo-cionet e ndjenjat, nxiten mendjen e shendoshe e gjithcka te mire, sjellje e qendrime te hije-shme, pra, edukate njezore. Ne komunikime e tyre kurre nuk perdorej zeri i ashper, kerceni-met as mallkimet dhe kurrenekurres nuk jane perdorur ndeshkimet fizike fizike nga askush ndaj saj.
Rexhina ne rrugen e shkollimit. “Ankesa” e mesuesit
Me kete bagazh, ndonse ne varferi te dukshme Rexhina trokiti ne dyert e shkolles fillore te fshatit. Mesuesi, nje bashkefshatari yne, zhvillonte mesim me kater klasa kolektive. Ky sis-tem pune bazohej ne gershetimin e punes direkte te mesuesit me nxenesit e njeres klase, ne kohen, qe klasa tjeter, ne heshtje mirrej me pune te pavarur. Ishte e natyrshme, qe kur nxensit e klases me te ulte i kryenin detyrat e veta, hidhnin veshtrimin e degjonin, edhe ato qe zhvi-llonte mesuesi me klasen tjeter.
Nje dite e takova mesuesin e saj, dhe m’u “ankua” nga qe, motra ime e vogel, Rexhina e kishte pase “turperuar” perpara nxenesve. “Shkrova ne derrase te zeze,- vazhdon ai,- te dhenat e nje problemi aritmetike, per klasen IV dhe, po diskutonim per zgjidhjen e saj. Nuk po ia dilnim dot, per te dalur nga situata e fituar kohe u them nxenesve: “Ky problem nuk ka zgjidhje!” Ne kete moment, per habine time, nga klasa e dyte, nje nxenese e vogel, trup imte, nge doren dhe pyet: “Mesues! A te dal e t’a zgjidhi une?” Nuk me kishte ndodhur, qe nxenesja e klases se dyte te zgjidhte problemin e klases IV- te, d.m.th., te dy klaseve me lart. Me gjithate, me teper per shaka i thash: “Hajde, dil ne tabele e te shofim ty, Rexhina!”. Ajo e pranoi sfid-en, me seriozitet i afrohet derrases, fundin e se ciles, memzi e arrinte dhe, per mrekulli, drejt e shpejt e zgjidhi problemin e qetesisht shkoi ne banken e vet. Nxenesit e klases IV u habiten dhe as mua nuk po me besohej.”
Rexhina kishte pas bere zakon, qe pasi, me lehtesi kryente detyrate e veta, d.m.th., te klases se dyte, nga kurioziteti, kthehej e ndiqte mesimet e klase IV te.” Keshtu, ndodhi edhe ne rastin e zgjidhjes se problemit. Me nje mesues te vemendshem, ajo mund te mirrte edhe dy klase per nje here.
Gjate pushimeve te veres, atehere vazhdoja shkollen pedagogjike pata vene re, se ajo, sipas porosise se mesuesit, mblidhte grupin e femijeve te lagjes, dhe i ndihmonte per kryerjen e deturave. E pa pritur pat qene, se ajo perdorte edhe ndeshkimet fizike, edhe ndaj djemve te grupit, te cilet nuk mesonin. Kur e pyeta, nje dite, se perse e goditi me shpulle “X”, ajo,tere seriozitet u pergjigj: “I rash(e godita) P., se nuk kupton asgja!” Keshtu ajo drejtonte grupin e patronazhit.
Me vajtjen ne konvikt mundesite per te ndihmuar shoqet me te dobta ne mesime u bene me te medha. Ajo e kryente kete detyre te dhene nga mesuesitdhe kujdestaret e konviktit me kena-qesi e seriozitet.
Vite me vone, me tregonte nje ish konviktore, se “Rexhina ishte aq e zoja ne lenden e gjuhes shqipe, sa qe, edhe ne maturanteve, na shpjeginte mjaft pytje te provimit te fundit. Kjo, sepe programi i gjuhes shqipe, rimerrte ate te klases VII, kuptohet ne nevel me te larta.”
E pra, Rexhina ishte, vetem ne klasen VII. Me qene, se Rexhina ka qene shume e forte ne lenden e gjuhe ndihmonte edhe shoqet qe ishim ne mature.
Ndihma e pa pertuar dhene shoqeve te veta konviktore, gjate viteve e ne te gjitha lendet e ka afruar ate me shume me shoqet, ka bere, qe ajo te fitonte respektin e tyre dhe e ka pergatitur per profesionin e saj te ardhshem si mesuese.
Ne gjithcka donte t’i ngjiste babes se vet, te cilin e adhuronte
Gjate viteve te shkolles fillore, ajo ka qene afruar fort edhe me te jatin. Kur vinte ai nga puna i afrohej e rrinte mbi gjurin e tij, degjonte bisedat e mahite qe bente ai me te tjeret, nuk i shkeputej, as, kur ai afrohej ne sofer per te ngrene. Ajo ulej prane tij, mbante lugen ne doren e majte, si i jati, ne pijate e mbushte lugen afer tij dhe perballonte specin djeges, qe perdorte ba-bai. Ky perdorim i dores se majte arriti deri aty, sa edhe te shkruante, ne fillim e pat mesuar-me doren e majte.Vetem, pas disa muajsh, Ajo iu kthye perdorimit te dores se djathte. Atehere, as mesuesi, as une nuk ishim te njohur me shpjegimet shkencore te doremajtesise te psikologu te mirenjohur, frances, Rr.Zazzo, sipas te cilit, shkrimi me doren e majte( dore-majtesia) nuk sjell asnje rrjedhoje negative per individin.
Qysh nga ajo kohe e ka nismen e vet adhurimi qe ka ruejtur ajo tere jeten per babajn e vet. Keshtu, si pa u ndier kaluan edhe 10 vitet e para te jetes se saj.
Duke qene, nga specialiteti psikolog, nga vezhgimet vetiake direkte, bazuar ne rezultatet e saja ne mesime, si dhe ne idete teorike te psikologeve te medhenj europian, rus e amerikan-(Bryner, Piazhe, Davidov etj.) jam i bindur mbi ndikimin e madh, qe vitet e para te jetes ushtrojne ne formimn e me voneshem te personalitetit te njeriut.
Qe, ne ato vite te hereshme i kam kushtuar vemendje te vecante, kujdes dhe kam ndje-kur perparimin e saj ne mesime. Ky ka qene, pervec te tjerash edhe nje nder shkaqet e li-dhjes sone te vecante.
Nje testim(provez) i “lindur” rastesisht. Pasi mora maturen kthehem ne shtepi dhe i jap asaj per te zgjidhur problemet e aritmetikes te tekstit perkates. Duhet pranuar, se ato probleme kane qene relativisht te veshtira. Me liber ne dore ia thoja problemat dhe ajo, pa leter, ver-balisht, me lehtesi me jepte zgjidhjet e tyre.
Krahas filizave te inteligjences, nuk i mungonte guximi feminor
E vogla e vellait shquhej, edhe per tregues te tjere. Me pelqen te ndalem ne, nje rast: Ka qene buzmbremje, po afrohej muzgu dhe, me teper per t’a provuar i premtova, se po te shko-nte te burimi, kund, 20-25 minuta larg per nje pune, do t’i jipja nje fletore. Pa lekundje e pra-noi, e tere gezim mori rrugen qe kalonte mespermes pyllit mbuluar me gjethet e praveres. Me habiti me kurrajon e saj dhe, ne distance, menjehere i vihem pas, pa u vene re prej saj. Diku, nga mezi i rruges, vrej, se nga nenrruga(pylli) doli nje ujk, hypi ne rruge, u kthye e veshtroi indiferent vajzen e vogel dhe vazhdoi rrugen duke u hypur, siper rruges. Rexhina e pa ujkun, e njihte ate kafshe dhe, duke mposhtur ndjenjen e friges, e sigurt ne qellimin e vet vazhdoi rru-gen, ne ate drejtim, ku ishte shfaqur egersira. Me qellim, qe ajo te mos te trembej, menjehere i thirra e vrapova drejt saj,
E kaloi, me guxim kete prove te rend per moshen e vet dhe meritoi pergezimet e mija, pa diskutim fletoren dhe angazhimin tim, ne heshtje per t’a cuar ne shkolle, jashte fshatit, sepse aty, ende nuk ishte hapur shkolla 7-vjecare.
E mbajta kete premtim dhe, me vone shkova ne komitet ekzekutiv te rrethit, ku z/krye-tari, pasi me degjoi me tha, se isha shume i vonuar, se bursat per ne knvikt te qytetit ishin ap-rovuar dhe pritej shtatori te fillonte mesimi. Me keqardhje insistova, se nga krahina ime e lar-get prinderit nuk i dergonin djemt, e jo me vajzat ne shkolle. Ndersa, une po kerkoja vete nje gje te tille. I shpreha mendimin, se do te kerkoja kete te drejte ne komitet te partise. Kur pa in-sistimin tim z/v kryetari me mori te dhenat dhe Rexhina u pranua me burese ne konviktin e qytetit Bajram Curri. Ajo i u rikthye, me sukses mesimeve dhe vazhdoi me rezultate te shkel-qyera duke nderuar veten dhe mua.
Sa po u diplomova dhe me emruan ne qytetin e Shkodres, motren e transferova aty, me qe-llim qe, per cdo gje te ishim bashke, te kujdeseshim per njeri-tjetrin. Ne mjedis te panjohur dhe me kerkesat me te larta te mesuesve te qytetit, ajo shpejt u pershtat e ruajti edhe tezulta-tet e larta ne mesime. Ne klasen VII-te, mesues te gjuhes shqipe, ka pase te ndjerin Faik Lu-li, metodist i shquar, e me vone drejtor i kabinetit pedagogjikte te qytetit te Shkodres, me cilen u njoha. Me kenaqesin qe i sjellin mesuesit, rezultatet e nxenesve te vet, nje dite, meto-disti i shquar shkodrane me tha, se “Ne karieren e vet nuk kishte ndeshur nxenese me te mire ne lenden e gjuhes shqipe se Rexhina Nikajn.”: Afermendesh, se nje vleresim i tille, nga nje spcialist i afirmuar per ne te dy ishte kenaqesi e krenari.
Keshtu, ecem dora-dores, pa u ndare, deri sa ajo mori maturen e shkolles pedagogjike ne Shoder.
Transferimet e mija, per rrjedhoje edhe te asaj sillnin veshtesi ne mesime, sidomos per gju-hen e huaj. Me gjithate, ne cdo rast, ajo i kaperceu ato me sukses, pa i shkaktuar vellait, asnje shqetesim.
E, me gjithe veshtersite Rexhines iu dha e drejta….
Viti qe ajo mori maturen koncidoi me nje situate te veshtire ne arsim. Keshtu, per nevojat qe kishte vendi per mesues, ishte marre nje vendim qe maturantve te shkolles pedagogjike, per-kohesisht te mos t’u jipej e drejta e arsimit te larte. Ata do te sherbenin mesues te shkollave te fshatit. Ky rregull e perfshiu edhe motren time.
Ne keto kushte kerkova takim me ministrin e Arsimit, Thoma Deliana, i cili me priti dhe me beri te qarte rregullat e vendosura per kete pune, dhe theksoi, se kete vendim te minisrise e ki-shte firmosur ai vete. Pra, nuk kishte, se si t’a shkelte. U ngit, doli nga tryeza e vet, me hodhi doren ne shpatull e duke veshtruar nga dera me tha: “Kole! A e kupton, se kjo eshte shume e veshttire per t’u bere, sepse bije ne kundershtim me urdherin qe kam dhene po une.” E kup-ton, – me tha,- se tani, kaq vone eshte shume, shume e veshtire, duke theksuar fjalen “e vesh-tire.”
Ne kete moment, pa medyshje iu drejtova: “Shoku Thoma! Pikerisht! Se eshte shume, shu-me e veshtire iu drejtova, jo dokujtdo, por ministrit te arsimit dhe kultures.”
Per habine time, kjo kunderpergjigje funksionoi. Ai, pak me pare me kishte terhequr kuader ne ministri, mbase, edhe u prek, dicka ne seder. Me rrembim kapi dorezen e telefonit e kerkoi kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, te qytetit Bajram Curri. I terhoqi vemendjen atij, qe varesit e tij nuk i zbatonun porosite e dhena dhe urdheroi, ne menyre kategorike, qe te nisnin, per ne ministri dokumetet e maturantes Rexhina Nikaj. E mbylli telefoni dhe u pershendetem.
Dola nga zyra e tij i lehtesuar, por edhe me nje fare pendimi, qe e vura ate ne pozite te ve-shtire, nuk e meritonte.
Ministrin e arsimit, Thoma Deliana te gjithe e vleresonin si burre me vityte, kuader te matur, te ndershem e i drejte. Me vone, Ai, krejt pa drejtesisht u denua rende nga diktatori Hoxha. Keshtu, per merite te po ketij njeriu te mire, te shquar motra vazhdoi shkollen e larte. Duke qene familjarisht ne veshtersi strehimi, ajo vazhdoi te strehohej ne shtepi te studentit, por, afer e dora-dora me mua, nene e bashkeshorten time, Ola.
U ndala, ne keto dy takime me kuadrot e arsimit, per asgje tjeter, vecse per te treguar, se ato dy momente kane qene tejet vendimtare ne jeten dhe karieren e saj e cila mund te kishte ecur ne drejtime krejtesisht te tjera.
Kete e kam provuar, me se nje here kur e perpjekjet mija kane qene te pasukseshme.
Rexhines iu dha e drejta e studimit ne degen e rusishtes. Per gjuhet e tjera(anglisht, fren-gjisht, gjermanisht, italisht etj.), ndonse une, ne ate kohe kam qene punonenjes i digasterit te arsimit, as qe behej fjale, per motrn time. Ne ate kohe, Gjuhet e Perendimit, kane qene domen i klases se privilegjuar.
Kalvari qe ka kaluar Rexhina per zoterimin e gjuhes ruse perben nje histori suksesi te vecante, qe kerkon kohe per t’u trajtuar.
Ne vazhdim te kalvari te kesaj gjuhe( kalimi nga nje shkolle ne tjetren) asaj i del e drejta e studimit, pikerisht ne degen e rusishtes. Ne kursin e pare, kur ajo e nisi universitetin, shoket e shoqet e veta kishin mbaruar shkollen e mesme per degen e rusishtes, ose e kishin bere kete lende qe nga shkolla7-vjecare e deri ne perfundim te shkolles se mesme, pra, ishin ne kushte te pabarabarta. Sfide serioze, veshtersi te pa pritura. E me gjithate, me vullnte, fale edhe afte-sive te veta i arriti shoket, eci karahas tyre dhe perfundoi me rezultate shume te mira kete gju-he nga me te veshtirat per te huajt.
Rexhina, gjate viteve te universitetit ka marre pjese aktive ne te gjitha “Aksionet e Rinise” ku spikasin, sidomos aksioni per hapjen e rruges se “Malesise Madhe”, ne Vermosh te rrethit te Shkodres dhe aksioni per ndertimin e tarracave ne Bregdet(Vlore e Sarande).
Vitet e jetes ne konvikte i krijuan asaj mundesi e hapsira te medha per socializim, per kriji-min e lidhjeve e te shoqerise se ngusht. Ato vite e kaliten per maredhenie e komunikim sho-qeror te mire, ndihma e vazhdueshme per shoqet e veta ne konvikt e pergatiten edhe si mesu-ese, e kaliten per te perballuar me sukses pergjegjesite e moshes dhe jetes.
E njohen dhe pranuan shkollat e qytetit Bajram Curri.
(Nga kujtimet e kolegve dhe ish- nxenesve.)
Pas diplomimit ne universitetin e Tiranes per gjuhe te huaj e emerojne drejtoreshe shkolle ne fshatin Dragobi te rrethit Tropoje. Sic duket, per nevoja kuadri, pas nje viti e transferojne ne qytetin Bajram Curri, ku, per vite me radhe ka kryer detyra ne drejtimin te shkolles se mes-me te pergjitheshme “Asim Voksh”, e para ne historine e rrethit Tropojes dhe asaj 8-vjecare “Beselidhja e Malesise”, shkolla e vetme 8-vjecare e qytetit, kurdohere me mbi 1000-(njemije) nxenes. Ne pune e siper, nxenesit, koleget, kuadrot e rrethit, opinoni i bashkqyte-tarve e njohu karakterin, vullnetin dhe perkushtim per punen, aftesite profesionale, pedago-gjike dhe taktin ne marredhenie e komunikim me te tjeret. Ndonse, nga nje zone e thelle, e pa organizuar ne parti, gje aq e domosdoshme per te ngjitur shkallet e karieres, pa asnje perkra-hje tjeter i koektivi i mesuesve, nxenesit dhe prinderit i hapen vend ne gjirin e vet, e nde-ruan dhe e respektuan.
Ne analiza, konferenca te ndryshme, ne kujtime te ish kolegeve dhe ish nxenesve, ne shkrime ne shtypin qendror, midis mesuesve te shquar te ketij rrethi eshte permendur, me konsi-derate edhe “Mesuese, Rexhina.”
Edhe politika arsimore ka patur “sekretet” e veta.
Do t’i referohem, nje barcaleta te goditur, e cila pat qarkullur gjate ne kohen e diktatures. Dihet se, ne vendin tone zbatohej teoria leniniste, sipas se ciles punet do t’i benin kuad-rot specialist, intelektualet, mjeshterit e profesionit, kurdohere nen komanden dhe drej-timin e komunisteve.
Keshtu, tregohej rasti, kur, udheheqia, nga lart “propozon”, per kryetare te Komitetit Ekzeku-tiv te rrethit nje femer.(Evecanta ishte, se kandidatja mbante dy emrash pendesh:emrin“Gjel” dhe mbiemrin “Bibe”.) Per te “terhequr” mendimin e bazes(rrethit), ne se ajo mund t’a bente nje detyre te tille i drejtohen nje kuaderi partie, me pervoje(Gj.D.). i cili dha pergjigjen: “Po, edhe mund t’a kryej detyren, por me kusht: Ne komitet te emerohen dy nenkryetar te zotet.” E thene dhe e kryer.
Politike dhe still i tille aplikoheshin edhe ne fushen e arsimit dhe shkolles. Kuadrot, qe “liro-nin” karriget e zyrave do t’i kalonin shkolles. Per kete duheshin z/drejtore te zotet, te cilet do te perballonin punet e shkollave.
Krahas z/drejtorve te tjere, specialiste te afirmuar, ne kete pozicion qendroi edhe Rexhina, de-ri sa u transferua ne Durres. Me figuren e vet, pergatitjen profesionale, pergjegjeshmerin per detyren, marredheniet dhe komunikimin e mire me kolektivin e mesuesve e te nxenesve u sh-qua edhe “Mesuese Rexhina”, sic e therrisnin te gjithe.
Do te permend nje detaj: Nje kolege, njohese e mire e saj kujton: “Na sollen drejtor, nje ish kuader drejtues te arsimit. Pavarsisht nga nderrimi i drejtorve shkolla vazhdonte punen nor-malisht. Ate e mbanin mesuesit dhe z/drejtoret, specialiste. Po, drejtori i ri, qe ne takimet e pa-ra shprehu nje fare pakenaqesie. Kjo vrehej dukshem me pantomimiken e mimiken e tij. Drej-torin e irritonte nje dukuri e cila po perseritej. Kolektivi i mesuesve, relativisht i madh, kur be-nin mbledhje te zgjeruara mbushte nje auditor. Pasi, mesuesit zini vend, futej drejtori, me vep-rime e sjellje per t’u vene re, por asnje nga mesuesit nuk levizte nga vendi. Ndersa, kur, pas tij hynte “Mesuese Rexhina”(z. drejtoresha), te gjithe, pa ua kerkuar askush ngriheshin ne kem-be. Ne fillim drejtori mendoi, se ishte bere ndonje gabim, por kur ajo menyre e shprehjes se respektit te mesuesve ndaj zevendeses se tij po perseritej atij i ngrihej tensioni.”
? Detajet flasin shume… per ata qe duan t’i kuptojne…!
A nuk flet ky detaj flet per respektin e konsideraten qe gezonte ajo tek kolektivi i mesuesve? “Mesuese Rexhina”, jo me titullin zyrtar e therrisnin nxenesit dhe mesuesit e dy shkollave te qytetit. Ajo e kishte arritur kete me korrektesen, qendrimet dhe sjelljen e saj. Ajo nuk dinte t’a ngrinte zerin, nuk perdorte epitete, e aq me pak te fyente kend, e arsyeshme ne kerkesa dhe me takt zgjidhte cdo problem apo keqkuptim. Ne rast te ndonje acarimi, arma e saj ishte buze-qeshja, transparenca, logjika, drejtesia dhe, pse jo edhe batuta e getur humoristike e cila i sherbente ctensionimt te situare, ulte tensionet. Nuk mirrej as percillte thashetheme, proble-met e shkolles asnje here nuk nxirreshin ne tregun e qytetit. Ne komunikim e marredhenie me nxenesit ishte e ngrohte, e sinqerte, bindese dhe e drejte, larg cdo diskriminimi. C’fare eshte e verteta, ne ate kohe nuk njiheshin korrupsioni dhe as nderhyrjet e pa ndershme ne punen e mesuesve.
Mbas transferimit te bashkeshortit, specialistit- veterineri, Hajdar Kapllani, me origjine nga Permeti Rexhinen e emerojne mesuese ne Shkollen e mesme Bujqesore te Golemit(Kavaje) ku punoi me perkushtim disa vite. Me karakteristike dhe pershtypje te kolektivit shume te mire., prej andeje transferojne ne nje shkolle 8-vjecare ne Shijak.
Kur doli ne pension, pa permendur vleresimet te organeve zyrtare arsimore po u referohemi kujtimeve te nxenesve shkolles se fundit.
Leter vellait ne Bruksel me te cilin ndan perjetimet e veta e te nxenesve me rastin e daljes ne pension.
Si e kujtojne nxenesit mesuesen e tyre?
Ne shkollen ku punova 1 vit e gjysem e kalova teper mire. Une mezi integrohem, por aty gjeta nje kolektiv shume miqesor, pothuajse familjar dhe me nxenesit u lidha shume shpejt.
Drejtori ishte njeri i mrekullueshem dhe per mua, ne cdo rast shprehej me superlativa. Kur fi-llova vitin me thane, se do te punosh semestrin e pare pastaj s’te premtojme dot.
Mendova, se mund ta shtyja edhe pak, se ne shkolle nuk erdhi ndonje njoftim.
Kur me 14 njanar hypa ne autobuz per ne shkolle, rastesisht mora vesh, se kishte ardhur ze-vendsuesja. Nuk e zgjata dhe zbrita nga autobuzi, kur ai po nisej e u ktheva ne ashtepi, e mer-zitur, sigurisht. Edhe ata ne shkolle ishin merzitur te gjithe mesues e nxenes sa mesuesja e re e kishte ndier veten shume keq.
Pas tre javesh shkova e u takova me kolektivin te cileve u shtrova edhe nje dreke modeste dhe u ndava me nxenesit. Ata, ate dite kane qare aq shume, sa u ligeshtova edhe une dhe mezi e mbajta veten.
U largova e ngarkuar me lule e dhurata nga te dy palet dhe me urime e fjale te ngrohta. Njeri nga koleget tha: “Xhina, uro, qe ta mbyllim edhe ne kaq te respektuar se, jetes s’i dihet!”
Shume bukur, do te thuash ti. Ashtu eshte, por cdo gje karahas te mires ka edhe ndonje te ke-qe te vogel. Ne kete rast paska kene me mire te mos e kisha kaluar ashtu, se do te merzitesha me pak. Nejse, ajo qe kaloi, kaloi e nuk kthehet me.
Tani jam mesuar me gjendjen e re, por cuditem kur me tepron koha, e cila me ka munguar gji-thmone.
Po te shkruaj disa poezi qe i kane bere nxenesit, me ndonje ndihme te dikujt, sigurisht per 7 Marsin e vjetshem.
Kur mesuesja trishtohet,
I tille jam dhe une,
Kur ajo gezohet,
gezohem edhe une.
Prandaj mesuesja jone.
Qe nuk njeh pertim.
Ne zemrat tona,
Percjell vec gezim.
Gentiana Dafa
Shume gjera te reja,
qe une s’i di.
Me fjalen e embel,
M’i mesove ti.
Nuk mjaftojne fjalet,
Eshte i paket urimi.
Pranoje ti zemren,
Shperblim per mendimin.
Denis Abazi
Jemi mbledhur tok,
Dhe po bisedojme,
Per festen e saj,
Mesuese c’ t’i dhurojme.
Ta uroj me fjale,
Ta uroj me mesime,
Te bukurin mendim,
Per ty mesuesja ime!
Matilda Hoxha
Per 7 marsin e sivjetshem me ftuan edhe ne Shijak edhe tek shkolla ne fjale, ku punova ne fund. Zgjodha te dyten. Oret ishin te shkurtuara dhe ne oren10.30 shkuam e hengrem nje dreke se bashku ne nje lokal shume te bukur.
Nxenesit, perseri me kishin pritur, me dhurata e lule e ndonje gje tjeter te vogel dhe keto poezi.
S’ u harrua,
Ishe me e mira,
S’mund te harrojme,
Do te mbetesh gjate ti.
Ne zemren tone.
Marsela Gjepali
E thjeshte ne pamje,
e paket ne volum
Sa per te kujtuar
Besoj, se vlen shume.
Sonila Gjepali
Mos rrini te trishtuar, o femije
Ne vendin tim do t’u vije mesues i ri.
Me keto fjale ne buze,
Nje lot i reshqiti mbi tavoline,
Dhe kujtimi s’u harrua,
Loti gjurmen e vet la…
aty ku ra.
Elisa Tola
Dhe se fundi per nxenesit e mi dhe gjithe njerezit e mire te kesaj bote eshte kjo vjershe e thjeshte qe une ua kushtoj.
Ia mora dites driten,
Nates qetesine,
Diellit ngrohtesine,
Henes zbehtesine,
Pyllit freskine,
Bilbilit kengen,
Trurit zgjuarsine,
Zemres dashurine,
Te gjitha per njerine.
Vella i dashur ! Mos m’i merr keto vargje si ato per “Belulin”, qellimi nuk ishte aspak aty.
Qene thjeshte mbresa e kujtime qe desha t’i ndaj me ty.
Edhe nje here perqafime me mall! Xhina
.
Vleresime:
3. Ne eliten e zgjedhur te intelektualve te rrethit Tropoje.
(Vleresime nga bashkepunetore, kuadro, njohes te punes dhe jetes se saj, nga drejtues te arsimit te rrethit Tropoje.)
Ish shef i arsimit te rrethi, z. S. Matoshi bashkedrejtues te se Shkolles “Beselidhja e Ma-lesise” te qytetit, ne librin e vet “Nje shekull drite. Arsimi ne Tropoje neshek.eXX-te.” .”Tirane, 2004, 354-355, “…me art te vecant ne drejtim…,” duke folut per figuren e saj e percakton ate, si nje nder intelektualet e zgjedhura te rrethit Tropoje. (nenvizumet K.T.)
Midis te tjerash ai thekson tekstualisht:
“ Rexhina Nikaj, sic njihet ne rrethin shoqeror ka lindur ne fshatin Shengjergj te rrethit Tro-poje me 1946, me arsim te larte, tani me banim ne Durres.. Ka kariere shume te pasur ne arsi-min e rrethi Tropoje. Ka punuar mesuese dhe zv. drejtore ne shkollen e mesme”Asim Vokshi” si dhe zv. Drejtore ne shkollen 8-vjecare “Beselidhja e Malesise” te qytetit. Per disa vite ka punuar ne shkollate e mesme ne Durres. Eshte mesuese e pergatitur nga ana shkencore dhe metodike. Autoritare dhe shoqerore me nje art te vecante ne drejtim, cka i jep asaj nje vend te respektuar tek koleget e saj te punes, korrekte, serioze dhe sistematike ne pune. Eshte autore e disa debateve e diskutimeve shkencore, kumtesave, referateve dhe pergjithesimeve per shkollen e me gjere, cka edhe i ka dhene mundesi qe te aplikoje ne procesin mesimor-edukativ edhe metoda te reja e krijuese, bashkekohore dhe fryt dhenese. Mbetet nder eliten me te zgjedhur te intelektualve te rrethit Tropoje e me gjere.”(nenvizimet K.T.)
Vleresim sinteze i bere nga njohesi direkt i veprimtaries se saj dhe per dhjete vite ish-shef i arsimit te rrethit i cili ravijezon portretin e saj.
Ne gazeten “Mesuesi”, gazetari dhe mesuesi Lulezim Logut, kushtuar 10 vjetorit te hapjes se Gjimnazit “Asim Vokshi” te qytetit Bajram Curri citojme: “Mesues te tille si: Fahri Doci,Ndoc Paplekaj, Gjergj Prelucaj, Rexhina Nikaj ishin nismetaret dhe mbaresit e pare te suksesit te kerkuar.
Vite e vite me vone, njohesi i afert e bashkepunetori, kuadri i arsimi te rrethit Tropoje z. Ibrahim Dizdari, midis te tjerash thekson: ”Rexhina Nikajn(Pjeternikaj,) e njoh qe ne vitin 1960 kur ajo ishte ne shkollen 7-vjecare, dhe une ne gjimnaz. Me perpjekjet kembengulese dhe inteligjencen qe e karakterizonte, Re-xhina, shume shpejt u dallua per rezultate te larta ne mesime dhe me edukate shembu-llore. Pasi mbaroi universitetin ajo punoi si mesuese e drejtuese ne shkollen e mesme te qytetit te Bajran Currit. Ne kete periudhe, per disa vite kemi punuar si kolege. Rezultatet e punes se saj gjithnje erdhen ne rritje. Ate e karakterizonte pasioni per punen, aftesite profesio-nale, shkencore, si dhe takti ne marredhenie e komunikim me nxenesit e koleget. Rexhina ishte tip i qete, fliste pak, shume here, perdorte, me sukses humorin e saj te holle per te dhene pergjigje pa zhurme.
Duke perfituar edhe nga pervoja e kolegve Rexhina siguroi nje pozicion te favoreshem peda-gogjik e shoqeror, arriti te afirmohej si mesuese dhe drejtuese e shkolles duke dhene nd-ihmese te ndjeshme per rritjen e nivelit cilesor te shkolles ne rrethin e Tropojes.
Ne historikun e arsimit te rrethit te Tropojes Rexhina zen nje vend nderi. Ajo krahas shume figurave te njohura te arsimit ne kete rreth, dha nje kontibut te cmuar per rrit-jen cilesore te mesimit e te edukimit dhe shpreh mendimin se sikur shanset te shper-nda-heshin ne menyre te drejte e ne perputhje me karakterin dhe zotesine e njereve, Rexhi-nes do t’i takonte vleresim akoma me i madh, dhe nje pozite me e lakmueshme ekono-mike e shoqerore.
Une dhe Bashkeshortja ime (Tima Dizdari- Dauti,) me vone drejtoreshe e shkolles se mesme krenohemi me Rexhinen si kolege e shoqe dhe shprehim respektin tone te thelle per te dhe ne te njeten kohe i urojme asaj shendet e lumturi ne jate.”
(Nga kujtime te z. Ibrahim Dizdarit, Bruksel, janar, 20015 )
Bruksel, shkurt, 2016.
Komentet