Qindra qytetarë po protestojnë sot përpara ambasadës maqedonase në Tiranë.
Ata janë organizuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet me flamuj kuqezi dhe me parulla.
Protesta e të rinjve të PDIU-së zhvillohet në mbështetje të partive politike shqiptare në Maqedoni, ndaj të cilave Presidenti Ivanov refuzoi formimin e qeverisë së re, duke mos pranuar kushtet e shqiptarëve.
Prej javësh Maqedonia është në krizë qeveritare për shkak se Nikolla Gruevski i cili fitoi zgjedhjet nuk arriti të marrë mandatet e nevojshme për të krijuar qeverinë.
Nga ana tjetër lideri i opozitës mori së fundmi edhe mbështetjen e tre partive shqiptare duke arritur një shumicë prej 67 deputetësh, nga 61 që i duhen.
Por Presidenti Ivanov, një politikan i krahut të Gruevskit, nuk pranoi ti japë mandatin Zaevit për të formuar qeverinë e re për shkak se nuk lejon një platformë shqiptare në këtë qeveri.
DO TE VIJE PATJETER KOHA, KUR FAKTORI SLLAV NE MAQEDONI, – ( MBETURINE E PUSHTUESEVE SLLAVE, TE ARDHUR DIKUR NGA STEPAT E VOLLGES ) -, DO TE DETYROHET TE NJOHE VULLNETIN E FAKTORIT SHQIPTAR, ZOTERVE TE VERTETE DHE AUTOKTONE TE VENDIT, TE MASAKRUAR TRAGJIKISHT DHE SHPERFILLUR MIZORISHT PREJ ATIJ SLLAV. KOHA PUNON, – PA KTHIM PRAPA -, PER TE VERTETEN E ZOTIT, TE VERTETEN E MADHE TE SHQIPTAREVE..! P. Belliu, historian, albanolog. 3.3.2017.