Në “Zenit Art” u përkujtua i madhi Frederik Rreshpja
Ne diten e perjetesise se te madhit Frederik Rreshpja, ne galerine “Zenit Art” u zhvillua nji takim perkujtimor nga shkrimtare, botues, artiste, gazetare, perkthyes, miq dhe studente.
“Faleminderit qe jeni ketu e nuk jeni diku tjeter”- e hapi takimin shkrimtari, perkthyesi, kritiku, Shpetim Kelmendi ne kujtim te poetit Frederik Rreshpjes, poeti i vetem sot per sot qe nuk njeh cak e as periudhe kohore, sepse poezia qe la asht e gjithkohshme, asht e nji poeti te klasit boteror.
Shpetim Kelmendi, ma shume se kushdo, ishte miku ma i afert i te madhit Frederik Rreshpja, sa ne momente delikate te jetes se Frederikut e mori ne shpine e tij per tú kujdes permes sakrificave te medha. Shpetimi, siç dhe simbolika e emrit qe mbart, do te ishte shpetimtari i nji pjese te konsiderueshme te poezise se Frederikut, te cilen e shkruante ne copa letrash te hedhuna kurre te redaktueme, ashtu te dala nji here e pergjithmone nga vokacioni qe Zoti i kishte dhane pa kursim, me nji shkrim te paperkushtuem tijin, gati si nji ritual utilitar, te cilen e mblodhi dhe e zbardhi te gjithen ne te shtypur me perkushtimin dhe fanatizmin e nji murgu per ta rujt te pacenueshem krijimin e gjeniut Frederik.
Gjate ketij takimi, u risollen ne vemendje poezite e tij ma te mirat nga lexime miqsh shkrimtare dhe admirues, si; nga presidenti dhe botuesi ” Zenit” Krenar Zejno, poeti dhe prozatori Azem Qazimi, gazetari Jetmir Shpuza dhe fale Shpetim Kelmendi lexova me shume emocion dhe une disa poezi.
“Çdo poezi e Rreshpjes asht testament. Nuk mund te dallosh nji poezi tijin ma te mire, sepse ai secilen e la si te tille, secilen e la si poezine e fundit ma te miren. ” – u shpreh Shpetim Kelmendi.
E permes kujtimeve te gjalla ne kete perkujtim, veçova nji nder to si mbyllje, dialogun e shkurter te gazetarit me Poetin e madh.
“Perse permend gjithmone leket Frederik? – e pyet gazetari.
Rreshpja mendohet paksa, dhe i thote: “Njeriu permend ate qe nuk ka.”
Rreshpja e kishte poezine…

Bravo qe eshte kujtuar sot I Madhi Frederik Rreshpja! Poezite e tija jane unike dhe te ngelin ne mend gjate. Ne poezite e tija pasqyrohet qarte gjendja e tij shpirterore.