Ju shoh, rrënjë, si tokën thellë e shponi
nëpër taban’ e fortë e në shkëmbinj
si mbi një gji, që s’shter, ushqim kërkoni
i zgjatni krahët me mijëra gisht’rinj;
ju shoh, o rrënjë, si hapni udhë në baltë,
nëpër taban’e fortë e në flori,
si gojën e mbani gjithnjë në krojt e artë,
si pini ju në botë askush nuk pi.
Edhe askurrë s’ju merr uri dhe etje
dhe varfërinë s’e njihni ju gjëkund,
në tokën nënë kaq fort të kesh mbështetje,
në tokën tonë të thellë e të pafund.
Komentet