Rrëmbimi dhe vrasja e Gazmend Çollakut në Nikël të Krujës është një nga ngjarjet e mistershme që ka ndodhur më 06.01.2016 e që pritet të zbardhet pasi Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka urdhëruar Policinë e Durrësit t’i rikthehet disa dosjeve të mbetura pa autorë, ku mes viktimave janë biznesmenë e madje edhe gra. (lexo ketu) Mes këtyre dosjeve është edhe ajo e Gazmend Çollakut.
Çollaku dhe policia ne vendin e ngjarjes
Ngjarja sipas Policisë:
Më datë 06.01.2016, në lagjen Nr.1 në Durrës, 4 persona, 3 prej të cilëve me jelekë dhe mbishkrimin”Policia”, kanë marrë me forcë duke e futur në mjetin e tyre tip “Audi A6” me ngjyrë të zezë shtetasin Gazment Çollaku 34 vjeç, banues në Durrës.
Çollaku u gjet i vrarë me armë zjarri një ditë më pas në fshatin Murqin, Krujë, i hedhur në rrugë dhe me gjymtyrë të lidhura.
Ne Foto: Gazmend Collaku
Dosja e Prokurorisë:
Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar për gjykim shtetasit Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj, për këtë ngjarje, të akuzuar për veprat penale “Rrembimin ose mbajtjen peng te personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizikike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake” dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës” të parashikuara nga nenet 109/3, 25, 278/5 dhe 247 te Kodit Penal.
Këta dy shtetas akuzohen se, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, në dt. 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku.
Fillimisht dy të dyshuarit janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes nga Policia Gjyqësore, por më pas janë lënë të lirë.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj këtyre dy shtetasve dhe mori miratimin e Gjykatës për Krime të Rënda për arrestimin e tyre. Deri në përfundim të hetimit, nën arrest ka qenë vetëm i pandehuri Denis Shtraza. Ndërsa i pandehuri tjetër, Ervin Dalipaj nuk është gjetur ende.
Në mënyrë të përmbledhur, Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur në këtë përfundim, bazuar në sa më poshtë:
foto nga rindertimi i vrasjes
– kur midis shtetasve Denzi Shtraza dhe Lart Çollaku egziston një konflikt, pasi ka dyshime se ky i fudnit ka tentuar të vrasë Denizin në vitin 2013;
– kur dy shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Lart Çollaku me mjejtin tip Benz Ml, me ngjyre te zeze me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendgjarje dhe në rrobat e viktimës;
– kur ky mjet në datën 06/01/2016 është përdorur vetëm nga shtetasi nën hetim Ervin Dalipaj dhe në orët e pasditës dhe mbrëmjes së kësaj ditë kanë qënë vetëm me shtetasin nën hetim Deniz Shtraza;
– kur të dy shtetasit nën hetim pranojnë që gjatë datës 06/01/2016 në orët e pasdites dhe mbrëmjes kanë qëndruar së bashku por në deklarimet e tyre kanë kontradita të qarta dhe të shumta lidhur me oraret e takimit dhe lëvizjes, vendet e ku kanë shkuar dhe me cilët janë takuar në Tiranë, të parsyeshme për veprime të kryera vetëm disa orë para deklarimit;
– kur të dy shtetasit nën hetim deklarojnë se nuk kanë asnjë dijeni se të kujt janë 9 aparatet celularë të gjendur në mjetin e Ervinit, ne xhepin e deres së pasagjerit ku ka qënë duke qëndruar Denizi;
Denis Shtraza në gjyq
Rezulton i provuar fakti se në bagazhin e mjetit në pronësi të shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj ku ka qënë të paktën dhe shtetasi nën hetim Deniz Shtraza është vendosur dhe më pas është vrarë shtetasi Lart Çollaku.
Pra rezultoi e provuar se shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza në bashkëpunim midis tyre dhe në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë rrëmbyer shtetasin Laert (Gazmend) Çollaku, e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip Audi, per ne fshatin Murqin te Krujes dhe e kanë vrarë me armë zjarri, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “Rrembimin ose mbajtjen peng te personit“ e paraprirë ose e shoqëruar me tortura fizikike dhe kur është shkaktuar vdekja e tij”, e kryer ne bashkpunim dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake”, të parashikuara nga nenet 109/3, 25 e 278/5 te Kodit Penal.
Po ashtu shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj në datën 06/01/2016 reth orës 23 :40 kur është shoqëruar nga Policia e Durrësit i është gjetur dhe sekuestruar një një dokument me nr. xxxxx i lëshuar nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe një stemë metalike me mbishkrimin « Policia » të cilat i mabte pa lejën e organeve kopetente. Ky shtetas ka qënë punonjës i policisë nga viti 2000 deri në vitin 2012 kur është liruar. Në këtë mënyrë ka kansumuar veprën penale të « Mbajtjes pa të drejtë të uniformës », parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal.
Kryedemokrati Sali Berisha, nga takimi në Durrës me familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ka denoncuar një tjetër rast të korrupsionit dhe abuzimit me pronat publike, duke akuzu . . .
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq (djathtas), dhe ministri shtetëror për Tregtinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Al Zejudi, më 29 mars 2025.
Llella Shqepa . . .
Berisha: Ai del çdo mëngjes e bën monolog me veten! Asnjë s’është qytetar, i shpik vetë
Sali Berisha ka ironizuar rubrikën Sy m’Sy të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kreu i . . .
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me bizneset fasoneri në Durrës, deklaroi se qeveria e ardhshme e PD-së do të rrisë pensionet dhe pagat, duke ndjekur modelin e . . .
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Pogradec, Genti Çela, ka ngritur alarmin mbi një valë të re ndërtimesh në qytet, duke e cilësuar atë si një “sulm mafioz” për pastrim . . .
Para pak ditësh në Shën Naum takova një fotoreporter francez. Ai kapte me një aparat profesional të gjitha këndet e Manastirit të Shën Naumit.
Një vajzë nga Tirana, studente n . . .
Davide Pecorelli, biznesmeni italian që inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’u shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.
Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori sot pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh . . .
Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Me . . .
Presidentja e Nderit të ‘EPP Women’, Doris Pack, shprehu besimin se Shqipëria kishte të gjitha mundësitë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, pavarësisht sfidave që po kalon. Ajo th . . .
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joan Pelushi si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Para kler . . .
Kryepeshkopi i ri i Shqipërisë, Joan Pelushi, u fronëzua sot në një ceremoni solemne të mbajtur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan nde . . .
Komentet