Slobodan Stojanoviq, një komandant në pension i Stacionit Policor në Crna Trava, ish-anëtar i Çetës IV, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale, dikur dëshmitar i mbrojtur kohë më parë për e-novine kishte rrëfyer për krimet serbe kundër civilëve shqiptarë në Kosovë nga gushti deri në tetor të vitit 1998. Ato thonë se i kanë kryer një “hordhi kriminelësh” në uniformat e policisë, transmeton InfoPress.
Zyrtarët e akuzuar për krime në Kosovë nuk janë ndëshkuar por ngritur në detyrë, ndonëse hetimet kundër tyre kishin nisur ato shumë shpejt janë pezulluar.
Stojanoviq thotë se është i indinjuar nga fakti se për krimet monstruoze kundër civilëve dhe të burgosurve asnjëri nga aktorët policorë nuk është përgjigjur ndërsa shton se Prokuroria serbe për Krime Lufte, konkretisht zëvendësprokurori Dragoljub Stankoviq, ka përgatitur mbrojtjen e serbëve të akuzuar nga Tribunali i Hagës.
“Unë kam qenë në një numër rastesh në Kosovë si polic, por viti 1998 ishte i tmerrshëm. Masakra të papara nga policia dhe ushtria! Po flas pa asnjë interes, duhet të dini se këta njerëz ende mbajnë uniforma dhe armë. A kemi besim tek ata, a mund të vazhdojnë të jenë policë”, thotë ai.
Ai vë në dukje se ka qenë i përfshirë në programin për mbrojtjen e dëshmitarëve, sipas të cilit në fakt Prokurori për krime të luftës, për të pamundësuar dëshminë e tij.
E kam përmendur Gllogovcin, atje kam parë një grup të madh prej 400-500 grave shqiptare, fëmijëve dhe të moshuarve. Një koleg i imi deshi të gjuajë mbi ta, por unë e parandalova atë, sepse askush nuk ofroi ndonjë rezistencë. Pastaj një grua më afrua, duke folur në mënyrë të përsosur gjuhën serbo-kroate, atëherë mësova se ishte një myslimane nga Sarajeva, e martuar me një shqiptar. Ajo po pyeste pse po bombardojmë, vrasim njerëzit dhe shkatërrojmë pronën dhe bagëtinë. Vetëm atëherë e pashë horroin me sy, kockat e thyera të njerëzve, shtëpitë e djegura, nga shpërthimi. Nuk mund të besoja se kjo mund të ndodhë. Kjo ishte jashtë çdo veprimi luftarak, asnjë justifikim për ndonjë përdorim të forcës. Askush nuk e kishte këtë të drejtë. Dhe ata hynë në shtëpi dhe u vranë pa dyshim. Pastaj ata hapin regale, kërkojnë avull, kur gjejnë se janë të kënaqur, ushqehen.
Pas këtyre veprimeve, komandanti u shpërblye me “Mercedes” .
“Një anëtar i Çetës së Pirotit, shqiptarit të vdekur ia ka prerë kokën. Me ditë të tëra pastaj e ka zier në një tenxhere. Nga ajo i hoqi katër dhëmbë prej ari, pastaj ka shkuar në shtëpi dhe kafkën e ka ngjyrosur dhe nga ajo ka bërë një llambë tavoline, shkruan e-novine, duke u bazuar në rrëfimin e një dëshmitari serb, i cili tmerret që ka parë në Kosovë thotë se nuk i sheh në asnjë film.
Komentet