Në foto: Shyqyriu dhe Sharoni, jo rastësisht të dyve u fillon emri me gërmën ‘Sh’
Të nderuar bashkëvuajtësit e mi, unë gjykatësi Shyqyri Çobo, kam punuar së tepërmi këto kohë për thelbin e reformës në drejtësi.
Për t’ia arritur kësaj gjëje, më ka frymëzuar njëra që do ndahej nga burri.
Unë si fillim i bëja moral “mos u ndaj nga burri mi, thjesht gjej dashnor dhe je rehat”. Ajo po digjej, burri se prekte me dorë.
Mua më vinte gjynah, se po i numëroja ditët të shkretës dhe më kujtohej vetja në zbor, kur mezi gjeja ndonjë cep për të qendruar vetëm për vetëm me veten time. Këtu më lejoni të theksoj rëndësinë e reformës në drejtësi.
Është e rëndësishme që rëforma të ketë përparësi cicën.
Cica është pararoja, është qumështi që ushqen jetën. Kështu e ushqen dhe drejtësia rritjen e shëndetshme të shoqërisë.
Unë personalisht mendoj që lloji i cicës ka rëndësinë e vet në këtë kauzë. Di të flas mirë, se kohët e fundit janë ndarë gra nga burra dhe ashtu sikundër ka thënë Frojdi: “Çdo gjë në lidhje me neurozat i ka rrënjët në probleme seksuale”.
Më lini t’ua paraqes reformën si neurozë dhe cicën si objektin e seksit. Por këtu pata një përplase ideologjish me zonjën e cila besoj ka qënë faktori kyç i pengesës së kësaj reforme.
Ajo u nxeh keq dhe duke bërtitur më tha teksualisht kështu:
“Ti legen muti kujt i tregon që neurozat kanë problematikën e tyre rrënjësore tek seksi?Neurozat janë të shtrira në kohë dhe hapësirë, kanë qenë edhe në kontekste të cilat njerëzimi nuk ka patur kulturë seksuale të caktuar”.
Aty u bëra keq fare, iku reforma thashë me veten time. E marr në telefon me të qetë dhe i them: “Zonjë me mirëkuptoni drejt, çdo gjë, përfshirë edhe reformën është psikanalizë”.
Ajo pastaj, me një zë si të Blendi Fevziut, ma kthen:
“Zotëri jam dakord. Çdo gjë është psikanalizë, por psikanaliza nuk është ajo që shpjegoni ju. Ju i ngatëroni gjërat. Unë do ju denoncoj, jo unë nuk mund të pranoj të më ngacmojë një njëri i cili mban parime të vjetëruara filozofike mbi perceptimin ekzistencial të njeriut. Në mënyrën si e perceptoni ju psikanalizën, ajo mbetet veçse të jetë formë jo përmbajtje”.
Unë ja ktheva:
“Dua të futem tek përmbajtja jote zonjë, por ju nuk më lini sepse me kundërshtoni, nuk pranoni të kryejmë së bashku një rezyme të çështjes, të selektojmë më të mirën e teorive tona”.
Por në këtë moment ajo ma nguli, ma thotë troç:
“Nuk ka lindur njeri deri më sot, të më shajë idetë filozofike mua”
I them i shqetësuar:
“Zonjë ju premtoj, do bëjmë seks me botimet e mekanizmave të mbrojtjes së Ana Frojd dhe Sazan Gurit nëpër duar. Para se të depërtoj në thelbin tuaj, do ju recitoj parathënien e antikrishtit, thjesht me jepni pak kohë”.
Pastaj ajo i vë vulën dhe djeg reformën:
“Jo unë nuk bëhem skllave e modës. Që nga ky moment ju kam lënë Budën dhe Përparim Spahiun e LSI-së”
Ja kthej në britma:
“Joooooooo, ju lutem, të paktën të më kishit lënë Albatros Rexhajn”
Kjo ishte e gjitha zonja dhe zotërinj, ju lutem, mos keqintepretoni debatet e mia filozofike për reformën në drejtësi me aludime të ulëta për favore seksuale.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z.Shyqyri Çobo
Komentet