Në foto: I bukuri i dheut
I dashur Ditar!
Isha duke pritur Lulzim Bashën në çdo orë të ditës ose të natës të më merrte në telefon për të diskutuar rreth reformës.
I kisha hequr telefonit dridhjen dhe kisha vënë zile telefoni atë muzikën e fushatës të PS: “Jemi ne sot e ardhmja jemi ne, Gjergji i Pavllos është me ne…”.
Prisja vetëm të më merte Luli nga momenti në moment. Kjo pritje i kalonte përmasat e pritjeve të pjeshkave në rininë time. Dhe nuk kurseva as ngrënien e thonjëve deri në rrëzë. Ha e pështy, ha e pështy.
Bie telefoni, e kap pa e e parë fare se kush ishte dhe përgjigjem. Nga ana tjetër e telefonit përgjigjet një zë: “O me, të dogji Barcelona?”
Ishte vëllai im Olsi.
“Mos më shaj me nga Barcelona se do t’i them mamit”, – i thashë. Më pas i shtova se vërtet Barcelona më kishte djegur, por kisha kapur Shalke-04.
Më tha se kishte zbuluar një alamet skuadre që të nderonte me ndeshje të sigurta. “Albstar” e kishte emrin skuadra, ishte ekip fierak, lozin pa bujë, jo si Koçua që bën thërrime dhe kur pi suko dardhe.
I thashë Olsit se duhet ta kyçja telefonin sepse po prisja një telefonatë nga Gaz Demi, se ndryshe nuk më lëshonte linjën e telefonit.
Nejse, si përfundim e kyçi dhe direkt sa e kyçi ai, më vjen një sms ku shkruhej: “Më merr një çikë se nuk kam ofertë”.
E marr urgjent i shpërkujdesur: Alo alo kush jeni?
“Jam njëra që të kam fiksim, çfarë nuk kam hequr për të të gjetur o Edith”, – më tha.
I thashë se kishte ngatërruar numër se unë nuk isha Edi por xhaxhi Janaqi nga Peqini.
E shkreta, m’u përgjigj: “Uaaaa më falni se desh ju futa në sherr me me gruan zoti Janaq. Mirupafshim”.
Po prisja telefonatën e Lulit, isha nervoz, doja ta hidhja telefonin tek koshi përballë që të bëja ndonjë trepikësh, po kisha hall se më merrte Luli dhe e gjente fikur.
Për të shtyrë kohën, i çova një sms kësaj vajzës dhe i shkrova:
“Jam gruaja e Janaqit, ai Alred Peza ta ka dhënë numrin e burrit tim moj zuskë?”
Vajza më dërgoi menjëherë mbrapsht një sms ku më shkruante:
“Po jo moj zonjë, unë jam ajo goca që denoncoi gjyqtarin Shyqyri Çobo, numrin e Janaqit ma dha Shyqua por më paska gënjyer se më tha që është numri i këngëtares Edith Kristaq Piaf”
Nejse, e lashë me aq. Sepse më në fund Basha më telefonoi.
Por si fillim kishte turp të fliste vet dhe nxori sekretaren. Sekretarja e tij tha se Luli do të flasi me ju dhe ma kaloi.
Më tha çkemi si fillim dhe më pas më tha të mora të të them se sot nuk të flas dot gjatë se jam pa qejf, sepse e kishte vrarë çorapja.
E mirëkuptova sepse të gjithëve na vret çorapja. Do të marr përsëri tha.
Shpresoj të marrë natën vonë, sepse një princeshë mavi’ bëhet romantike kur ja prish gjumin një princ i kaltër.
Kaq dhe për sot i dashur Ditar.
Mirupafshim Ditar, mirupafshim dhe ti o ditari i Fred Pezës, mirupafshim dhe ti ditari i Shyqyri Çobos.
Natën shpirt.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet