Në foto: Njeriu që shpiku foton
Çkemi Mirelë?
Po të drejtohem kështu duke të theksuar ‘ë’-në fund të emrit sepse mësova sot që kjo është gjuha e duhur e njeriut OJF-ist. Kjo ide ishte e Erion Veliajt, origjinale e tij domethënë. Por idenë e tij e paska vjedhur Organizata Politike. Me pak fjalë kanë filluar të flasin si në bahçe me trëndafila dhe Lali Erit i ka ikur zari për këtë gjë. I ka ikur petlla më saktë, se Lali s’duket si me zar.
Sa për bluzën e kombëtares Mirelë, nuk e kam bërë krejtësisht unë por po ta shpjegoj me kujdes.
Ajo si stemë është shpikur që në lashtësi, është gjetur në shpellën e Komanit dhe i pari që e ka vizatuar ka qënë me origjinë nga Këlcyra. Është marrë është përdorur në antikitet sërish, antikitetin grek dhe romak, pastaj në bizant , mesjetë, rilindje, kohërat modern, pastaj post-moderne dhe për të arritur Mirelë tek njeriu OJF-ist.
Pra unë si person OJF-ist shpik një gjë origjinale e cila mund të jetë përdorur miliarda herë por që quhet origjinale sepse OJF-istët lufojnë për të vërtetuar që vijat vertikale i kanë shpikur ata. Dhe lufta në vetvete e bën një gjë të jetë origjinale, e bën të freskët. Pra ti zihesh me shokun se të hëngri bukën me gjalpë, por kjo do të thotë shumë, përgëzime, ti je shpikësi i bukës me gjalpë.
Përshembull ti ndoshta nuk e di, por ti ke shpikur reklamën e shampos së flokëve Mirelë. Oh faleminderit Lali Eri që e shpike këtë të folurën si në bahçe.
Përshembull Arben Ahmetaj është shpikësi i preshit. Dhe ta imagjinosh që Beni nuk ka dalë një herë të thotë: “Pse hani presh? Atë e kam shpikur unë”.
Gramoz Ruçin e kam zili Mirelë, se ai ka shpikur Erjon Braçen ndërsa Endri Transparenti u bë xheloz se Taulanti do t’i marrë meritat e shpikjes së përsheshit me qumësht.
Sherr Mirelë sherr në parti për përsheshin me qumësht, ndaj të kam thënë i qin herë, bëje atë gjënë për të drejtat e autorit se do më vjedhin mënyrën si krruaj kokën.
Meqë ra fjala dua të tregohem i sinqertë në mbylljen e kësaj letre, dua të sqaroj që vijat vertikale nuk i kam shpikur unë, ato janë shpikur që në kohën e Noes, unë kam shpikur vetëm horizontalet.
Të puthë Mirelë, Mirelë Mirelë, Mirelë, Mirelë…(copy-paste) (copy-paste)….
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet