VOAL

VOAL

Rrëfimi i Bardhyl Londos: Pse u izolua Fatos Arapi nga jeta publike, kishim vite që nuk e takonim dot

October 12, 2018

Komentet

ATJE ËSHTË VENDLINDJA, ATJE ËSHTË ATDHEU – Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Shënime për vëllimin poetik “Kroi i Luçes” të Sami Milloshit

 

Në damarët tanë këndojnë të gjitha krojet. Disa këndojnë më ndryshe se të tjerët. Në damarët e Sami Milloshit më bukur, më ëmbël, më zëshëm, më përmallshëm se të gjithë këndon Kroi i Luçes, simbol i vendlindjes, i atdheut, titull i vëllimit të tij më të ri poetik.

Atje është vendlindja, atje është Atdheu.

Sami Milloshi, krijues shumëdimensional, poet dhe gazetar i njohur, i larguar nga Shqipëria më 1997 dhe i vendosur në Amerikë, prej vitesh lëvron me sukses prozën e shkurtër (tregimin) dhe, duke e befasuar publikun në rrjetin social facebook, vjen edhe në përmasën e piktorit.

Në prozë Samiu sjell tema nga përditshmëria. Prozatori (tregimtari) iu qëndron besnik mjediseve, personazheve, rrethanave nga përvoja e tij e ngushtë jetësore. Në një gjendje të caktuar, pa lënë mënjanë veshjen e rëndomësisë, sekush, secila merr veshjen artistike në qendër të krjimeve.

Ndërsa në pikturë të gjithë elementet që sapo i përmenda pozojnë (drejtpërdrejt a tërthor) para Samiut.

Në vëllimin poetik “Kroi i Luçes” janë dy poezi që i kushtohen neoimpresionistit Vinsent Van Gog (Vincent Van Gogh, 1853- 1890), i njohur si themelues i modernizmit në pikturën botërore.

Takimi i tij me hollandezin e famshëm nuk është thjesht ndjesore (intuitviste) është një takim i thelluar. Te “Sekretet e Van Gogut” ka vargjet:
“e mori penelin në dorë
dhe ia nisi
me i përkëdhelë pemët
si me qenë njerëz…”

Poeti doemos ka të drejtë. Van Gogu ishte portretist jo vetëm ndaj njerëzve, përkëdhelte në një mënyrë më njerëzore pemët se njerëzit, e përkëdhelte në një mënyrë më intime natyrën se gjindjen. Pra, disi, ai i përkëdhelte pemët, e përkëdhelte natyrën, të gjallën dhe të vdekurën, në vend të njerëzve. Në poezinë “Marrëveshje me detin” poeti piktor kërkon që deti të pranojë të pozojë për të realizuar:
“autoportret
diçka si Van Gogu
me veshin e prerë”.

Me sa mund të di unë deri sot, nuk ka ndonjë piktor shqiptar që të ketë guxuar të hyjë nën ndikimin e Van Gogut, madje nën ndikimin pikturës së fazës së dytë krijuese, kur piktori përqafon teknikën e pointilizmit të filluar më 1886 nga kolegët e tij Georges Seurat dhe Paul Signac dhe të vazhduar nga shumë piktorë të mëdhenj të kohës e të mëvonshëm, ku Van Gogu është më i madhi.
Pointilizmi, teknikë nëpërmjet së cilës pika të vogla dhe të dallueshme, të hedhura me penelë bashkohen në paletë për të krijuar imazhe, parapëlqen të kuqen, të gjelbrën dhe blunë (Red, Green, Blu- RGB) për të interpretuar dritën me anë të këtyre ngjyrave. Dhe e përdorin gjerësisht vajin. Neoimpresionizmi, kështu, e theksoi më tepër prirjen e veçantë të impresionizmit për ta interpretuar realitetin natyror dhe njerëzor nëpërmjet mbesave të tyre, pra, nëpërmjet interpretimit shpirtëror të dritës. Nëse impresionizmi ishte shumë pranë natyralizmit, neoimpresionizmi e mëvetëson artin duke mos iu larguar realitetit.

Sami Milloshi piktor mund të qortohet për anë të ndryshme teknike, por të gjitha punimet e tij, edhe tek ato më pak të arrirat, transmetojnë atmosferë çlodhëse, meditime të freskëta.
Në pikturat e tij me fjalë, poezitë, peneli i Sami Milloshit punon mbi bazën e kujtesës, madje të kujtesës së largët. Nuk mund të pozojë për të Kroi i Luçes, sepse
“asht larg,
rrazë malit t’Dejës.”

Van Gogu thoshte “Unë i shikoj punimet e mia në ëndërr, pastaj i realizoj ato.” Samiut i shikon me kujtesë poezitë para se t’i krijojë. Peneli i tij i vërtetë tashmë është gegnishtja, madje me ngjyrime krahinore e nënkrahinore. Pa këtë penel poeti piktor, piktori poet nuk mund të rikthehet në fëmijninë as në rininë e tij, nuk mund të bëhet fëmijë as i ri.

Peneli pointilist poetik i tij ngjyhet kryesisht në të kuq, në të gjelbër, në blu, por nuk lë manash ngjyresat e tjera, deri nga më të errëtat, që ia imponon fati i emigrantit, i cili i ka lënë vendlindjen, Atdheun, në mëshirën e fatit.

Më i trazuari ngjyrash është malli për të pakthyeshmen. E pakthyeshme është doemos fëmijnia dhe gjithçka e saj, e pakthyeshme është ngrohtësia prindërore. Në poezi jo. Ndaj:
“Bahem fmi apet
me i dhanë ujë babës.”
(Poezia “KROI I LUCES”)

“Kam nevojë për babë,
kam nevojë për nanë
tash që jam ba fmi.”
(Poezia “E PËRDITSHME”).

Ka shumë dritë, nga ajo e vjetër si bornat e vjetra, deri te ajo më e reja, si agsholet në penelin poetik të Sami Milloshit. E tillë është dashuria që ka lidhur një jetë të tërë prindërit e poetit. I ati i tij e përkufizon kështu ndjenjën më të ndjeshme:
“…me dashtë
domethanë
nji njeri që t’përcjell
e nji tjetër që t’pret.”
(Poezia “ME DASHTË”)

Mërgimi zgjon edhe nga paharresa një dashuri të hershme të poetit. Nga e dashura që nuk e ke më, provo të mbash mend disa hollësi, thotë poeti i shquar Yehuda Amichai. Një hollësi i mjafton Sami Milloshit për të mos e harruar vajzën që, sa herë e kujton, ia kthen rininë:
“Kur je zgjue n’ag
I ke pasë cicat e ngrohta.”

Dehja nuk njeh moshë. As dehja nga dashuria nuk njeh moshë, nuk njeh as kufij. Është mërgimtar kronik, por asgjë amerikane nuk e deh deri në mëkatnim si një bukuri femërore:
“i rashë pash më pash qytetit
e sytë m’u turbulluen
tek një shpinë e bardhë e zbulueme grueje
që e pava me etje.”
(Poezia “I DEHUN”)

Poeti e ngjyen penelin në trishtim për dashurinë e humbur (“NJI TUFË LULE”), e ngjyen në dhimbje tek “GJUHA E NANËS”, tashmë Miss Vorreza. Nga ngjyresa gri peneli lëshon shpesh të errëtën e skajme.

Atje është vendlindja, atje është Atdheu.

Viti 1997 ishte ai që e ndau poetin nga vendlindja dhe Atdheu:
“Të gjithë kanë kallashnikovë
Edhe qentë, edhe derrat.
Edhe ujqëri, edhe dhelprat,
Edhe kusarët, edhe pijanecët.”

Prandaj edhe poeti pajiset me kallanikov. Kështu e kujton ai te poezia “EDHE UNË SI TË GJITHË TË TJERËT”, shkruar më 1997. Dhe më vonë:
“nuk erdha n’Amerikë
me gjetë tokë
për parmenden teme
erdha me gjetë
Lirinë e shpirtit tem.”

Nuk mungojnë ngjyresat e pendimit, të dëshpërimit, të zhgënjimit, të pashpresës:
“Kur tjetrin e mori plumbi
te unë e n’pranga ti heshte,
as unë, si ti, nuk bzana,
heshta si gjethe vjeshte.”
(Poezia “PENDESA”)

Por nuk mungon as ngjyresa e shpresës, në rrafsh vetjak e më gjerë:
“ka me dek
Përbindshi i katundit,
ai që na bani
me e lanë katundin
e me gjet parajsën
n’planetin Askund.”
(Poezia “UNË KAM ME U KTHYE”)

Poeti vetëm sa i interpreton dritat që vijnë nga vendlindja, nga atdheu. Ato drita janë të ndritshme sa edhe të errëta, janë fluide sa edhe viskoze, më viskoze se vetë bojërat e vajit, lënë shenjë e gjurmë kudo që bien. Shpesh janë të mugëta, se janë interpretim i pikëllimit, dhimbjes, neverisë, urrejtjes si në poezitë “NGJITJA E MBRETIT NË SKENË” (“ti duhet ta dish mbreti im/kafka ime e kujtesës mbet gjallë”); “O KRIMINEL, KRIMINELI IM”, “OREKS” (“As më hanë,/ as i ha peshqit”); “DAVIS MOS QAJ” (“merre nji re të bardhë prej qiellit e fshiji lotët”).

Lënda që i lidh fjalët me fjalët, vargjet me vargjet, poezitë me poezitë është ironia. Herë më hapur, herë më fshehur, herë më zëshëm herë më heshtur, herë më therëse herë më butë, ironia sa ia largon aq dhe ia afron poetit realitetin.

Atje është vendlindja, atje është Atdheu.

E kam lënë këtë fjali të përbërë, ndërtuar veç me një presje, pa e përcaktuar: midis bashkërenditjes dhe nënrenditjes, ku fjalët lidhëse mund të vendosen nga kushdo, si në fillim, si në mes të fjalisë. Sepse vendlindja nuk është vendlindje pa Atdheun- dhe Atdheu nuk është Atdhe pa vendlindjen. Kjo porosi ndihet në krejt poezinë e këtij vëllimi.

Poezitë e Sami Milloshit janë piktura folëse që kumtojnë çiltër shqetësimet më të zëshme qytetare dhe ndjenjat më të thella njerëzore tek lexuesit.

Vëllimi përmban 46 poezi në shqip, 11 poezi të përkthyera në anglisht nga Ukë Buçpapaj dhe 1 të përkthyer nga Carrie Hooper.

Nëse do ta përfytyronim si një ekspozitë vëllimin poetik “Kroi i Luçes” të Sami Milloshit, mes gjithë këtyre larmive të ngjyrave të ndjesive, aq të natyrshme, nuk do të dinim te cili eksponat të ndaleshim më parë.

 

KRONIKA HOMERIANE E NGJARJEVE- Nga Agim BYCI

o Jusuf Buxhovi: “Libri i Gjakovës”, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2024.
Libri i Gjakovës i shkrimtarit e historianit tashmë shumë i njohur e produktiv Jusuf Buxhovit është roman që mbështetet mbi fakte historike, nga koha e pushtimit të Gjakovës nga ushtritë serbe dhe malaziase nga dimri i vitit 1912 deri te ai i vitit 1916. Personazhët e kohës së pushtimit (Tregimtari, Prifti, Fallxhesha, dervish Lani e Hyrije Hanëmi e ndonjë tjetër), nëpërmes përjetimeve e përvojës së tyre, nga mësimet e mbamendjet, bisedat e të dhënat, duke u ndërlidhur me fytyrat e ndritshme historike si Skendebeu, Aleksandëri i Madh, Shën Angjelina, Gjon Nikollë Kazazi e tjerë, shprehin në tërësi identitetin e popullit dhe rrjedhën e ngjarjeve të kohës, por dhe të shekujve të mëparshëm.
Jusuf Buxhovi është historian që njeh me saktësi rrjedhën e ngjarjeve. Është gjeograf që njeh vendin, lokalitetet, marshutat e ushtrive malazeze e serbe; është topograf në përshkrimin e paraqitjen e vendndodhjen e lokaliteteve në harta, si Esnafet e Terzive e Tabakëve, ura e Namazxhasë dhe e Taliqit, xhamia e Hadumit, kulla e Begut dhe e Drenit, Çabrati, mëhalla e Qylit, e Gecës dhe e Qerimit, lumenjtë Krena, Ereniku e Drini; është psikolog në rrjedhjen e mendimeve shpirtërore nga mendja, vetëdija e ndërdija në mënyrë transcendntale duke reflektuar dimensionin psikologjik shpirtëror, historik e politik, fetar e kombëtar, gjëra këto që janë të nevojshme për mirëqenien e për shpresën, për jetën e për besimin. Kjo është një formë e pjekur dhe e fisnikëruar e vetëdijës, e kuptimit të të vërtetave universale. Ky dimension është mënyra e të menduarit shpirtërisht, është paraqitja dhe identifikimi i qëllimit dhe i shkakut të veprimit, është metafizikan në paraqitjen dhe shpjegimin e veçorive të veçanta e reale të kohës duke përfshirë ekzistencën e banorëve të Gjakovës, të viseve përreth, të mundësive e nevojave të domosdoshme jetësore, të hapësirës e kohës së ngjarjeve, të shkaktarëve dhe ndërrimeve në mes tyre dhe mendjes. Jeta është manifestim i aktivitetit,e bashkë me materjen janë idetë e mendjes. Në këtë drejtim e ndërlidh aspektin shpirtëror të vlerësimit të ngjarjeve e mendimeve, që janë pjesë e jetës, kohës e hapësirës. Kjo metafizikë Tregimtarit i jep ndjenjën e madhërishme të vetëdijësimit.
Tregimtari
Tregimtari që në fillim të librit, në shkëndijat e qetësisë e rehatisë të dashurisë shpirtërore me Fallxheshën, në bisedat e thella e çasjet ndaj gjendjes momentale të vendit para ardhjes së ushtrive pushtuese kupton, se fuqinë e besimit mund të kthejë në besim të fuqisë, se forca e vetme i ka mbetur ndriçimi i shpirtit, kur e padukshmja e nxjerr në pah të dukshmen, që me meditim e biseda mundohet t’ia kthejë shpirtit përmasat e ndriçimit dhe të arrijë qetësinë shpirtërore, mendore e fizike në kohën e tmerrshme të jetës së pasigurtë e të mundësisë së zhdukjes.
Ai është i verbër. Ka mbetur jetim për shkak se prindërit mbetën viktima të kohës së vështirë e të luftës. Megjithatë është i pavarur, është mbret i vetvetes dhe nuk ndikohet nga asnjë individ, qoftë nga pushteti apo nga religjioni. Terri syve ia krijoi në brendi dritën e ndritshme të verbësisë. Ai posedon një forcë të mbinatyrshme të futjes skofiare në shpirtin e tjetrit. Një superfuqi e superndjenjë. Dëshira për të ditur, vullneti për t’i kuptuar dukuritë e rrethanat e domosdoshme e shumë të rëndësishme jetësore, e bëri të zhvillojë shqisën e gjashtë. Kjo shqisë është e lidhur me gjithçka që e rrethon, që e tangon, që e bën ta kuptojë rrezikun e jetës së vet e të popullit. Kur është vetëm, në qetësi të plotë, mediton transcendentalisht duke kuptuar rëndësinë e shqetsimit, shqetsimi për ndodhi, për të papritura dhe për pasigurinë e qenies kombëtare. Mendimet i filtrohen dhe i dalin të thukta, që qarta e të mprehta. Duket se vetë verbëria ia ka shkaktuar zhvillimin e shkathtësive e aftësive të shqisave tjera për ta kurorëzuar fuqinë shpirtërore të shqisës së gjashtë.
Me fuqinë e meditimit, njohurive e imagjinatës i sjell para vetes llojet e ngjyrave që i ka parë dhe memorizuar në kujtesë. Tani i shfaqen në ekranin e mendjes. Një mënyrë e tillë rrjedh edhe me njohuritë dhe i mendimet që i kullon me sitën e brendësisë së shpirtit për t’i demaskuar ato të botës reale të njerëzve që mendojnë e gjykojnë me mendjelehtësi e pa përgjegjësi.
Kjo fuqi e mendimit shkon edhe më larg. Është shoshitje e peshore e mendimeve, e historisë, e ngjarjeve dhe e rrethanave që i ka përpara ia përkujtojnë luftërat e kryqzatave që kanë vazhduar me shekuj, ku janë vrarë e prerë njerëz të pafajshëm, e që kurrën e kurrës, e as tani nuk ka ndodhur asgjë pos të keqes, vuajtjeve e mjerimit. E si gjithnjë, mbretëron gënjeshtra perfide se luftohet në emër të Zotit.
Mendjen ia brejnë dhjetra e qindra pyetje e dyshime filozofike, psikologjike, fetare, politike, historike, kombëtare, e që mundohet të japë shpjegime: Si të shpëtohet vendi e trevat e përziera me besime? Kush do të fitojë: fuqia e pafuqisë apo pafuqia e fuqisë? Si të vihet harmonia e besimeve mes tyre? Si të ruhet përbashkësia e shpirtit në bazë të besimit të rrënjëve të dashurisë, si thoshte shenjëtorja Angjelinë? A është i lehtë apo i rëndë mëkati? A janë mëkate të brendshme apo të jashtme, me dëshirë apo pahir, me dhunë apo me interes? Si të fisnikërohet shpirti? Si të parandalohet e liga e pushtetit djallëzor e nëse jo, si t’i kundërvehemi? Si do të jemi në hartat e reja? Pse vriten njerëz të pafajshëm në emër të mësimeve të profetëve? A duhet ta bekohet dhuna e gjakderdhja? A bëhen luftërat në emër të Zotit? A jep urdhër Zoti për shkatërrime, vrasje e masakra? Pse duhet të jemi mollë për kusuritje? A është e natyrshme, e arsyeshme dhe njerzore që mbijetesa të bëhet në emër të besimit, të përshtatjes, laramanisë, heshtjes? Të kujtojmë luftën e Qerbelasë e të mos derdhim gjak pakuptim që na shpie te vëllavrasja në emër të besimeve. E shumë e shumë pyetje e hamendje, përgjigjet e të cilave mundohet t’i përcaktojë vetëm me fuqinë e shpirtit, që e përshkon qenien tonë gjatë jetesës mbi dy mijë vjeçare.
Me këto mendime e mundon veten e nuk gjenë qetësi, ngase i kujtohet se do të pasojnë përsëri dyndjet, më së pari nëpër kufirin amë, e pastaj nëpër kufinjtë e huaj për t’u shpërndarë nëpër vende të huaja. Dhe tërë kjo bëhet për të ikur e për të shpëtuar familjen dhe trashëgimtarët që do të mbesin e do ta ruajnë farën e trashigimisë. Dhe kjo ikje bëhet duke pasur parasysh Kuranin, Biblën apo librat e shenjtë, çfarëdo qofshin.
Tregimtari ka besim në të mirën, në dashurinë e madhërishme qiellore, në hyjrorën njerëzore. Si njeri i ditur e me përvojë duhet të veprojë duke u bazuar në mendimet që kullohen e lindin nga shpirti. Dashuria lind nga shpirti i nënës, ashtu si mendon nëna në jetën pa dhunë, pa vrasje e pa gjakderdhje.
Tjetër është bota reale në të cilën jetojmë e veprojmë, e tjetër është bota shpirtërore eTregimtarit. Tregimtari i verbër, por i sheh dhe i ndien më thellë si jetën, ashtu edhe ngjarjet me pasojat që prodhojnë. E njerëzit e botës materiale objektive i shohin veprimet e veta si normale e nuk e dinë se fati tyre është në duart e armikut dhe se në botën e njëmendtë, ku janë të pranishme fatet e tyre, pësimet e vuajtjet, nuk i shohin.
Fallxhesha
Fallxhesha si interpretuese e shenjave e ka aftësinë që me anë të shqisave, në mënyrë vizuele, auditive dhe të prekjes të komunikojë e të kuptojë shenjat, t’i interpretojë e t’i transferojë te njerëzit. Dihet se tërë universi është i mbushur e i stërmbushur me shenja. Shenjat varen se si i percepton, i determinon dhe i interpreton. Fallxhesha, për fat, ka një dell të veçantë të njohjes së tyre.
Gjithçka në jetë e në botë është e mundshme: fakti, ngjarja dhe mundshmja. Prandaj edhe subjekti semiotik mund të jetë fiksional, për shembull, Shën Angjelina, si objekt i pjesëshëm i objektit të tërsishëm – universit.
Si Tregimtari, por edhe personazhet bashkëbiseduesë Shën Angjelinën e përkujtojnë si grua, si mëmë, si shenjtëreshë, si simbol i dashurisë, i mëshirës, i paqes dhe i besimit. Këto virtyte njerëzore, shpirtërore e besimtare e kishin bërë të çmohet shumë në dinastinë e burrit, por ajo çmohej e nderohet si e shenjtëreshë edhe në mbretëritë e shtetet perëndimore.
Shenja e përfundimit të romanit, të ngjarjes, të fatit të ushtrive okupuese, të personazheve që duken e paraqiten si normalë, ne si lexues i marrim si normalë. Janë shenja që tregojnë mundësinë e shfaqjes së ngjarjes e të momentit historik, ngase janë në relacion me ne, me gjakun, traditën e mendësinë tonë.
Fallxheshën e frikëson e dukshmja e kohës që ka përpara dhe i krijon pasiguri në rrjedhjen e ngjarjeve të kohës, por e di çka është e domsdoshme për mbijetesë, kështu që me llojet e fallit e me parashikime u rrit besimin tjerëve se do të vijnë ditë të mira, por tash duhet ta ruajnë njëri-tjetrin e të jenë të bashkuar. Ndoshta, në njëfarë mënyre falli i saj i mbronte banorët nga të panjohurat, nga ngjarjet e skenarët e pushtuesve me orekse gllabëruese tinzare e dredharake.
Por Fallxhesha ka edhe një të metë. E mundon mëkati që ka pasur dashuri të palejueshme e mëkatare me Shyqëri Agën. E mundojnë edhe tjerët të përfshirë në mëkate të ndryshme, por ka shpresë të madhe se do të kemi një zgjidhje shpëtimi që na shpie te lira njerëzore.
Të dy, Tregimtarin e Fallxheshën i kishte bashkuar dhuntia e gjuhës së shenjave, meqë ishin në gjendje t’i jepen fuqisë së shpirtit me anë të ndriçimit të mendjes.
Deri sa bota shpirtërore e Fallxheshës është paranormale, e Tregimtarit është mbinatyrore, ngase i bredh ndjenja e fisnikërisë shpirtërore. Shpirti si kategori e tretë metafizike, si ndjenjë lëviz e përshtatet në njëmendësinë objektive dhe gjërave mundohet t’i japë kuptim të mirëfilltë hyjror e shpirtëror.
Prifti
Prifti mundohet të gjejë frymën e vërtetë të mëmës-dhe e dheut-mëmë, se kur është në pyetje mëmëdheu duhet të dëgjohet thirrja e gjakut që shpreh thelbin e origjinës. Atëherë, s’kemi nevojë të pyesim çfarë do të ndodhë me ne, a duhet të dorëzohemi që të mos derdhim gjak apo të gjejmë mënyra qëndrese? Prifti e heq mëdyshjen nga vetja kur kujton bisedat me Tregimtarin e dervish Lanin, por edhe nga fjalët e porositë e stërgjyshërve, se ushtritë okupuese me plane sekrete, me “dorën e zezë” veprojnë e bëjnë vrasje të udhëheqësve, të familjeve, gra pleq e fëmijë të krishterë,- për t’i fajësuar ata të besimit mysliman, për të krijuar grindje e hakmarrje mes shqiptarëve mes veti. Dredhi e skenarë të njëjtë bëjnë kur e përdhosin xhaminë ditën e festës së Bajramit dhe fajin ua lënë të krishterëve. Tashmë Prifti është i sigurtë, se fuqia e gjakut në përputhje me dijen e gjakut e mbron veten. Gjaku nuk bëhet ujë kurrë, as nuk falet kurrë.
Prifti e dervish Lani janë simbole të harmonisë së amshueshme që e begatisin dhe e madhërojnë mendjen e shpirtin e qenies arbërore. Është edhe rasti i gjuhës së përbashkët e priftit ortodoks dhe dervishit bektashian, pasi dezertoi nga ushtria malazeze. E kjo frymë e ide duhet të ruhet në zemër e të kultivohet në të ardhmen, si virtyt më i lartë kombëtar e njerëzor, zatën kjo është porosia ‘se feja e shqiptarit është shqiptaria”. Dhe këtë vlerë e besim duhet mbrojtur me pikat e fundit të gjakut, se sot e përgjithmonë jemi vëllezër, nga gjaku, rraca e gjuha.
Dervish Lani
Dervish Lanin e shqetësojnë ngjarjet e përparshme dhe këto të fundit dhe ia trondisin shpirtin e mendjen. Më përpara përmbahej se do të flasë, si do të flasë, çka duhet të thotë e si duhet ta thotë. Më pastaj, pas bisedave me Tregimtarin, pas meditimeve para kubesë fiton fuqinë e besimit, e cila i jep shpresë përmbajtjes të durimit si ndjenjë e veçantë që ka marrë edhe nga mësimet e sheh Brahës. Më vonë, me rrjedhen e ngjarjeve dhe shtimin e dhunës e terrorit nga ushtritë pushtuese është i bindur, se kur zullumi trashet e s’mund të durohet më – pason hakmarrja dhe vijnë thikat në shprehje, prandaj mendon se kështu ndalet gjakderdhja dhe dëbohen pushtuesit.
Mëdyshjet e hamendjet rreth tezave e antitezave, gjaku i dijes e dija e gjakut, fuqia e besimit dhe besimi i fuqisë, e mundshmja dhe e pamundshmja, e keqja e brendshme dhe e jashtme, dhe mësimi i sheh Brahës: Durimi si kundërvënie dhe kundërvënia si durim, se durimi duhet të ketë qëllim e mllefi nuk duhet të harxhohet kot e mend, çojnë kah rruga që njëherë e përgjithmonë ta ndajmë shapin nga sheqeri. Prandaj qëllimi dhe ekzistenca janë alfa e omega e jetës dhe ekzistencës.
Por besa e dhënë para kubes së sheh Fajës nuk e lë të qetë dervish Lanin pa u hakmarrë ndaj pushtuesve, sepse për këto skenare kishin biseduar shumëherë më parë. A duhet të durojmë tutje? A i shërben durimi – mbijetesës? A është mbijetesa e denjë apo e padenjë, dhe a ka çmim? I mendon bisedat, pyetjet e hamendjet e Tregimtarit: A është qartësia shpirtërore e mendore e matur dhe a përshtatet me rrethanat? Athua hakmarrja e pamatur do ta ndihmojë ndërprerjen e dhunës? Tëra këto i sillen në kokë, e në fund vendos të veprojë e t’i mprehë thikat me fedainjtë e vet.
Si Tregimtari, ashtu edhe bashkëbiseduesit e dijnë se duhet të kemi shumë kujdes të ruhemi nga e keqja e brendshme apo e jashtme, ngase të dyja prodhojnë fatkeqësi. Tashmë është bindur edhe Prifti, edhe dervish Lani se nuk duhet të derdhim gjak pa arsye, edhepse kemi lidhjen e gjakut apo të vetëdijesohemi se jemi vëllezër të një trungu. Është fatkeqja dhe e kobshmja e jonë, që lind nga vuajtja, mjerimi dhe dhuna. E kjo u shkon për shtati pushtuesve, të cilët i zgjedhin pakurrizorët, laramanët, matrapazët e puthadorët dhe i vendosin në krye të qeverisjes së qytetit. Shahinin e Shyqri Agës e caktojnë zëvendësprefekt, ndërsa ata që e shoqëroni, e që ishin bixhozxhinjë, pijanecë e fajdexhinjë i caktojnë nëpunës, prijës të fshatrave duke munduar ta bindin botën për politikën e drejtë dhe përkujdesjen njerëzore. Por ashti i madh i futur në gojë, siç e parasheh Fallxhesha në fundin e fillimit është asht që ua zë frymën e vdesin duke qitur shkumë nga goja.
Tashmë të gjithë e dijnë se njerëzit e sojit të Rremë Batarjes shfrytëzojnë rastin e kohën e mjegulltë, ngase mendojnë dhe binden se fuqia e pushteti përcaktohen nga fati, prandaj këtu, si Rremë Batarja dështojnë dhe mbesin në kujtesë si tradhëtarë e kodoshë. E fati i tij u pa kur si çanaklëpirës u var për këmbë në nevojtoren publike, afër varrit të Maxharr Pashës.
Këta janë njerëz që kanë gjak të papastër, që nuk e pranojnë fuqinë e gjakut, por tellallojnë për gjakun e dijes, kjo do të thotë se si kameleonë e ndryshojne besimin e besimit.
Hyrije Hanëmi
Hyrije Hanëmi përvidhet me vshtirësi nga kufiri që kishte ndarë qytetin dhe shkon në Angli. Ajo e harxhoi tërë pasurinë, por fuqia e shpirtit, vetëdija e gjakut, e gjuhës dhe e prejardhjes nga loza e Aleksandërit të Madh e di se për çfarë e harxhon e çfarë duhet të bëjë e si duhet të veprojë, jo me fjalor mllefi e lufte, por me fjalë, me fakte e me vepra artistike. Kishte përvoja jetsore e profesionale. Kishte njohuri për gërmimet arkeologjike që bëheshin te Ura e Fshenjtë. Kishte edukatë e vlera perëndimore, ngase kishte jetuar në shumë shtete, kishte thithur njohuri e kulturë. është një zonjë me dijen e fuqisë së antikës e të madhështisë, edhe me fjalë edhe me mendime, por edhe me piktura kishte lënë gjurmë, besa atje që ishte aktive kishte bindur rrethin artistik në Angli për lashtësinë e prejardhjes, për Dardaninë antike, si një djep i qytetërimit.
Por ka edhe nënpersonazhe në epizoda e fragmente si Shaban Paja: “Dollapë, dollapë është dynjaja, kronisti Can Lejçi me shënimet e mbledhura me kujdes, Dile Patarrocja me Riza Probën e Taphoneve e tjerë.
Kjo është historia e Gjakovës në një periudhë të caktuar prej më se 3 vite, por kjo periudhë ka qenë e pranishme edhe në ngjarjet historike e luftarake të kësaj toke arbërore në shekujt e mëparshëm në forma të ndryshme.
Pse pikërisht Gjakova? Sepse ishte djepi i trimërisë e kulturës. Ishte Gjon Nikollë Kazazi, Sylejman Vokshi e shumë tjerë. Ky është qëllimi kryesor i të gjitha ushtrive që erdhën në tokën dardane. Maxharr Pasha që tentoi të bindë Gjakovën për ndarje e nënshtrim. Nëse nuk binden, atëherë pasoj fushata e ndjekjes e vrasjes së trimave, atdhetarëve e pishtarëve. Ky vend ishte Gjakova. Kur ndahej e shkatërrohej Gjakova me njerëzit e dijshëm, atëherë ndahet edhe një krah i shqiponjës. Qëllimi i ushtrive pushtuese, cilat do qofshin, është vetëm pushtimi, e këtu përkatësisht ndarja e popullit në tokën arbërore, në ndarje fetare dhe ndarje shpirtrore e kulturore. Kështu ushtria ruse veproi me Murin e Berlinit duke e ndarë Gjermaninë në dy pjesë. Kështu bënë edhe ushtritë ortodokse dhe e ndanë Gjakovën në dy pjesë, por muri i ndarjes së Gjakovës nga lumi Krena ka zanafillën e ndarjes para murit të Berlinit. Libri i Gjakovës ka edhe vlerë universale, nga se kjo histori ndodh edhe në kohën e sotme në shumë shtete, pothuajse në të gjitha kontinentet, nga Lindja e Afërt deri te Ukraina.
Nga Libri i Gjakovës duhet të nxjerrim mësime, të kthjellemi nga gongu, që të mos na përsëriten e të kthehen si bumerang. Mos t’i harrojmë dredhitë e Beogradit, që, që nga Procesi i Berlinit me propaganda e dezinformata dhe me ndihmën e ortodoksisë ruse e greke, Serbia fitoi të drejtën ndaj tokave të shqiptare. Të kuptojmë njëherë e përgjithmonë propagandën e shpifjeve e intrigave të tyre, që me ndihmën e laramanëve e lolove mundohen që edhe tutje të arrijnë qëllimet e veta. Të mbajmë mend e mos t’i harrojmë pasojat, rrënojat, dëbimet masive, përçarjet, vëllavrasjet e vrasjet gjakatare. Aty shihet qartë shpirti i egër e mendja e çmendur e ushtrive pushtuese, që gjoja erdhën për të na çliruar dhe për të vendos rendin e qetësinë, e nga ana tjetër në mënyrë perfide e mashtruese me dhunë na ndërrojnë besimin fetar duke realizuar planet e vjetra të shkatërrimit, djegjes së shtëpive, dëbimeve, e ata që nuk e braktisin vendin – vriten e masakrohen, duke filluar nga njerëzit e shquar nga paria e vendit e deri te prijësit e besimeve fetare.
Në Librin e Gjakovës, për Gjakovën që është “Zemra e Dardanisë” tregohet historia e popullit përmes shënimeve e fakteve, mbamendjes e dokeve tradiocionale që nga shënimet antike të Herodotit e deri te Gjon Nikollë Kazazi, se udha e Zotit dhe e historisë sonë shpjegohet në gjuhën amtare dhe Naim Frashëri që paraqet gjakun e dijes, që na udhëheq, na mëson, na lartëson e na përgatit mendjen për pavarësi e shtet të lirë.
Personazhet e romanit i mban kujtesa historike kush janë, nga vijnë e çfarë gjuhe flasin.
Pra, fryma e shpirtit, mendimet trascendentale, mësimet e sheh Fajës e Brahës, burimet e të dhënave të Priftit, kuptimi i besimit, i gjakut, i mëmësisë, i rracës, i gjuhës dhe i origjinës e shpiejnë kah përfundimi i librit, i ngjarjeve të Gjakovës, se “Shpëtimi vjen nga fuqia të menduarit dhe mbretëria e tij e përhershme… Të tjerat janë mashtrime”.
E për të kuptuar këtë më mirë, Jusuf Buxhovi, si Tregimtar e shpjegon kështu: një njeri mund të veshë rrrobe të ndryshme, por nuk mund të ndryshojë origjinën, as tiparet e rracës, as gjininë, sepse ato i takojnë gjakut të tij të origjinës, pra është përgjegjësi e gjakut e vetëm e gjakut, që është përgjegjësi i vetëm i qenies sonë dhe si i tillë mban çelësin e vet…
(Kumtesë e paraqitur me rastin e promovimit të librit në Gjakovë, më 07.11.2024 në kuadët të jubilieut të Mitingut të Poezisë ).

Rishqyrtime historiografike 5- REKRUTIMI I DHUNSHËM, MASAKRA E TIVARIT DHE PËRGJEGJËSIA E PARTIZANËVE SHQIPTARË- Nga Jusuf BUXHOVI

(Rekrutimi i dhunshëm i Shqiptarëve si dhe dërgimi i tyre në frontin e Sremit dhe në frontet e Adriatikut në Trieste pati për pasojë vdekjen e mbi dhjetë mijë rekrutëve shqiptarë, ndërsa në masakrën e Tivarit mbetën të vrarë mbi 3700 shqiptarë).
Me qërimin e përgjakshëm të hesapeve me nacionalistët shqiptarë dhe forcat e tjera që mund t’i kundërviheshin aradheve partizane shqiptare dhe jugosllave të futura në Kosovë “për çlirimin e saj nga gjermanët”, ishte përmbushur njëra ndër pikat e rëndësishme të planit jugosllav për ripushtimin e Kosovës. Radhën e kishte zbrazja nga djalëria e saj dhe dërgimi i tyre në vijat e frontit antifashist si “vullnetarë” ose të mobilizuar në veri (në frontin e Sremit) dhe në frontin e Adriatikut. Me këtë përmbushej njëri ndër qëllimet kryesore që parashihte Memorandumi më i ri i Çubrilloviqit i pranuar nga komunistët jugosllavë si program shtetëror.
Urdhri për mobilizimin e disa mijëra Shqiptarëve për nevojat e Armatës Jugosllave në Serbi, Vojvodinë, Bosnje, Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni dhe dërgimin e tyre në front për të plotësuar radhë të Armatës IV të Jugosllavisë erdhi nga Shtabi Suprem i Armatës së Jugosllavisë dhe e zbatuan shtabet e Divizioneve V e VI të UNÇ të Shqipërisë.
Ky do të jetë një kapitull i dhimbshëm dhe tragjik njëherësh, që do t’i paraprijë atij që do të pasojë pas pak – gjakosjes së Kosovës, sepse mobilizimi do të bëhet i dhunshëm dhe me skenar të caktuar për arritjen e dy qëllimeve strategjike nga ana e Jugosllavëve:
a) heqja e një pjese të madhe të fuqisë njerëzore të Kosovës, kryesisht të rinjve, që vlerësohej se mund të ishin të rrezikshëm gjatë skenarëve që tashmë përgatiteshin kundër Kosovës dhe
b) përgatitjen e terrenit për sjelljen e mëtutjeshme të njësive partizane jugosllave në Kosovë, të cilat do të viheshin në shërbim të spastrimit të saj të plotë nga të gjitha forcat nacionaliste dhe patriotët e tjerë dhe kjo të bëhej me pretekstet e qërimit të hesapeve me “shërbëtorët e okupatorit dhe kundërshtarët e regjimit popullor”.
Krahas shumë e shumë dokumenteve që tumirin qëllimet e përmendura më lartë, një letër e Bllagoje Neshkoviqit, Sekretarit të Komitetit Krahinor për Serbi, drejtuar komunistëve të Kosovës, shpjegon më së miri platformën e këtyre veprimeve antishqiptare:
“Ju, në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit, nuk keni njeri që nuk ka pushkë dhe këta njerëz në çdo rast mund të çohen në kryengritje… Populli nuk është me ne… Po e shohim se Shqiptarët në numrin më të madh janë kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare…”
Si rrethanë tepër e volitshme e këtij veprimi, që duhej shfrytëzuar deri në fund, shfaqej bashkëpunimi me partizanët shqiptarë si dhe prania e tyre në Kosovë, me çka komunistët jugosllavë liroheshin nga “dyshimet”, që tashmë kishin filluar të shfaqeshin edhe midis aleatëve anglo-amerikanë, se rikthimi i tyre në Kosovës mund të shfrytëzohej për qërim hesapesh me popullatën që kishte përkrahur “irredentizmin shqiptar”.
Si do të shihet, prania dhe pjesëmarrja e partizanëve shqiptarë në Kosovë, që do të zgjasë rreth një vit, do të shfrytëzohet që planet antishqiptare të komunistëve jugosllavë të kishin “mbulesën” e bashkëpunimit vëllazëror dhe internacionalist shqiptaro-jugosllav, i thadruar gjatë luftës antifashiste.
Ndaj, rrethanat që kishte krijuar vendosja e administratës ushtarake (shtypja e përgjakshme e rezistencës kombëtare në Kosovë) si dhe bashkëpunimi shumë i mirë midis partizanëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë në vendosjen e “pushtetit popullor” me anën e këshillave nacionalçlirimtare, vlerësoheshin të përshtatshme për mobilizimin e popullatës për t’u dërguar në frontet e luftës në Veri dhe në Adriatik.
Natyrisht, se mobilizimi, që nga propaganda jugosllave dhe ajo e partizanëve shqiptarë u trumbetua “si pjesë e fitores ndaj fashizmit” dhe “deponim në ardhmërinë e barabartë të vëllazërim-bashkimit”, pati njëfarë jehone te një pjesë e vogël e popullatës, e cila shihte interes në këtë ndryshim, veçmas kur fjalët për ardhmërinë e lumtur thuheshin nga komisarët e aradheve partizane, ku me siguri kishte edhe të tillë që u besonin atyre fjalëve dhe mendonin se edhe Shqiptarët e Kosovës duhej të investonin në këtë ndryshim.
Por pjesa më e madhe e kosovarëve nuk i mori për të tilla, për dy arsye të thjeshta: së pari pse nuk u besonin Serbëve, ngaqë ishte e kaluara e hidhur me dy gjenocide të kryera gjatë shekullit të fundit që rrënonte çfarëdo premtimi të tyre dhe, ishte edhe realiteti i ri partizan (burgimet, vrasjet, shpronësimet, internimet) që përkonte me ripushtimin. Sado që ai vinte i veshur me një mashtrim komunist në të cilin merrnin pjesë kryesisht partizanët shqiptarë nga Shqipëria dhe ata të paktët nga Kosova që u ishin bashkuar, ndonëse një pjesë prej tyre kishin filluar t’ua kthenin shpinën, madje edhe armën sepse e kishin kuptuar mashtrimin.
Por edhe në ato rrethana tepër të rënda, nga të dhënat zyrtare jugosllave, shumë prej të cilave nuk janë të plota, ngaqë duhej të fshiheshin përmasat e vërteta të këtij veprimi vrastar, brenda dy muajve të ardhshëm, të shumtën me dhunë, u mobilizuan mbi njëzet mijë të rinj shqiptarë, që u dërguan në frontet e Veriut (Srem) dhe të Adriatikut (Trieste) nëpër Shqipëri për në Mal të Zi, shu-më prej të cilëve nuk do të kthehen kurrë në Kosovë.
Skenari për pastrimin e Kosovës nga fuqia e saj njerëzore (kryesisht rinia) filloi menjëherë nga ana e Shtabit Suprem të Jugosllavisë me largimin nga Kosova të forcave nacionalçlirimtare të saj (kryesisht partizanë shqiptarë) por edhe rekrutëve të mobilizuar me dhunë. Në përputhje me këtë strategji Shtabit Operativ të Kosovës iu dha urdhri që disa brigada kosovare të niseshin për në Vojvodinë e në Bosnjën Lindore për t’i plotësuar brigadat e atjeshme për veprimet e fundit luftarake. Largimin i tyre në frontet e veriut, duhej të përcillej me hyrjen në Kosovë të aradheve të tjera partizane të Ushtrisë Jugosllave si dhe forcave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë.
Ndër këto brigada që duhej të largoheshin nga Kosova ishte Brigada VII e Kosovës, e formuar në Gjakovë më 11 nëntor 1944. Bërthamën e saj e përbënin Batalioni I i përbërë nga luftëtarët të Brigadës I dhe IV të Kosovës. Brigada kishte një efektiv prej 15 mijë luftëtarësh, të gjithë shqiptarë të ndarë në katër batalione. Për drejtimin e kësaj brigade u ngarkuan, komandant Shaban Haxhia, nga Bytyçi i Tropojës, ndërsa komisar Qamil Brovina nga Gjakova. Për të penguar krijimin e formacioneve të mëdha kosovare, ajo nuk u shndërrua në divizion, por u copëtuan dhe u dërgua në frontin e Sremit.
Në rrugë për në Srem, Brigada shqiptarë në disa vende u sulmua nga partizanë-çetnikët jugosllavë dhe gati u shfaros. Komandanti i Brigadës Shaban Haxhia rrëfen i trishtuar për rrugën e kalavarit të luftëtarëve të tij si dhe asgjësimin e pjesës më të madhe të tyre në frontet e Sremit. Shaban Haxhia thotë :
“Mbasi kishin hyrë brenda kufijve të Serbisë, na ngujuan në trena të mbyllur dhe 48 orë na mbajtën në çelës. Nuk dinim se ku ishim e shka po bahet me në… Na dukej vetja rob lufte… Ashtu mbetëm dy ditë e dy net pa asnjë ushqim. Po na vinte nji vdekje e ngadalshme. Ma në fund, na përplasën në Banatë në duart e oficerëve serbë. Qëllimin e kuptuam, kur na përpiu një tifo dhe na hallakatën nëpër repartet serbe në luftime, Shtabin tonë shqiptarë na e hoqën dhe e kthen në Kosovë…”
Rrëfimin trishtues komandant Shaban Haxhia e mbyll me fjalët tronditë-se të një ndërgjegje të vrarë përgjithmonë:
“U kthyem pa ushtri në Kosovë. Pyetjet se ku i lamë djemtë tanë, ishin tepër rënduese për ne…”
Nëse për tragjedinë e madhe të Brigadës VII kosovare në frontin e Sremit, me rreth 15 dhjetë mijë luftëtarë, të shumtën të mobilizuar dhunshëm, të cilët u shpërndanë nëpër brigadat jugosllave dhe në formacionet “sulmuese” u dërguan në vijat e para të luftës, do të mund të gjendej “ndonjë arsye” se ata ishin “pjesë e frontit të fundit antifashist” kundër ushtrisë gjermane në prag të kapitullimit të saj dhe të fitores ndaj fashizmit, masakra e Tivarit, me mbi tri mijë e shtatëqind viktima, paraqet një krim kundër njerëzimit, i organizuar nga aradhet partizane shqiptare dhe ato të Kosovës. Në këtë krim të rëndë, të projektuar nga V. Çubrilloviqit dhe i programuar nga qeveria jugosllave, në zbatimin e tij drejtpërdrejt morën pjesë edhe partizanët shqiptarë. Kjo shtetin komunist shqiptar e ngarkon me përgjegjësinë e bashkëfajtorit nga fillimi i tij e deri në çastet e kryerjes, pa marrë parasysh ekzekutorin final (njësitë partiza-ne jugosllave) në Tivar të Malit të Zi.
Burimet meritore dëshmojnë se ndihmesën më të madhe për rekrutimin e Shqiptarëve, por edhe për dorëzimin e qindra dezertorëve, që iknin nga ushtria jugosllave dhe dorëzoheshin në mirëbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, dhanë komandat e këtyre divizioneve dhe brigadave të ushtrisë shqiptare, që ishin nën urdhrat e Komandës së Përgjithshme jugosllave.
Radiogramet dhe raportet nga Divizioni V dhe VI të UNÇSH-së gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë jo vetëm që vërtetojnë praninë e tyre në këto pjesë gjatë mobilizimit të dhunshëm dhe pjesëmarrjes aktive në të, por vërtetojnë edhe praninë e tyre gjatë fushatës së ashpër të partizanëve jugosllavë, e cila kishte shpërthyer në gjithë vendin pas shuarjes së përgjakshme të Kryengritjes së Drenicës si dhe vënia në shërbim të kësaj fushate në të quajturat operacione spastruese, që vazhduan me të njëjtin intensitet gjatë marsit, prillit dhe majit. Në një raport të komisarit politik të Divizionit V, Ramiz Alia pos të tjerash, jo vetëm që lëvdohet puna e partizanëve jugosllavë në këtë veprim kriminal ndaj atyre që kishin dhënë jetën për t’i rezistuar pushtimit sllavokomunist, por ata quhen “banda reaksionare kundër lëvizjes dhe pushtetit jugosllav”.
R. Alia më tutje raporton:
“Kjo lëvizje ka qenë e gjanë dhe ka përfshi në gjirin e saj nji pjesë të mirë burrash (afro 7000-8000 burra të armatosur). Lëvizja e këtyre reaksiona-rëve u shua disi nga veprimi i disa brigadave të Kosmetit dhe disa brigadave jugosllave të ardhura për këtë punë. Tashti gjenden akoma grupe të vogla bandash nga 20-30 vetë…”
Por, sipas R. Alisë, del se ishte detyrë e divizioneve të ushtrisë shqiptare që të asgjësonin këta krerë “të bandave reaksionare”, nëpërmjet propagandës, forcës së armëve dhe dorëzimit ushtrisë jugosllave:
“Paraqitja e divizionit tonë në këto zona ka ngritur moralin e popullit, i cili ka një farë besimi te ne dhe shohim menjëherë se brenda 3-4 ditëve u dorëzuan në Brigadën III tonën afro 30 elementë të arratisur”.
Në një raport të Reiz Malilës, zëvendës komisar politik i Divizionit V, të dërguar Shtabit të Përgjithshëm të UÇ të Shqipërisë, që drejtpërdrejt kalonte në duart e Komandantit Suprem Enver Hoxhës, shihet fare mirë se partizanët shqiptarë, me urdhrin e jugosllavëve, kishin vazhduar punën e partizanëve jugosllavë, pra në “ndjekjen dhe asgjësimin e reaksionarëve kosovarë”.
Në këtë detyrë ata ishin direkt nën komandën e Gjeneralshtabit të Armatës Jugosllave, të cilit i dërgoheshin raporte të përditshme rreth veprimeve luftarake në spastrimin e zonave, me ç’rast në radiogramet gjeneralshtabit të APJ-së me mburrje i raportohej se “Brigadat janë duke bërë ndjekje dhe rrethi-me të bandave, gjithnjë me sukses”.
”Në bazë të urdhrit të marrë nga Armata e Pestë Jugosllave, e cila na jep të dhëna për reaksionarët kosovarë, drejtimin e lëvizjes së tyre si dhe drejtimet që duhet të zëmë ne me efektivat e divizionit tonë, me të marrë këtë urdhër, vumë në ndjekje të reaksionarëve kosovarë Brigadën V Sulmuese dhe një batalion të Brigadës III, ku u asgjësuan rreth 68 reaksionarë kosovarë. Në Juglindjen tonë vepronte për këtë mision edhe Divizioni VI”.
Krahas “asgjësimit të reaksionarëve”, brigadat shqiptare vazhdonin “spastrimin e terrenit nga përkrahësit e reaksionarëve dhe të familjeve të tyre”, pra të burgosjes “të dyshuarve”, të cilët, bashkë me dezertorët, i dorëzoheshin Shtabit Operativ të Kosmetit, fati i të cilëve dihej: pushkatoheshin ose dërgohe-shin në njësi “plotësuese” partizane në frontin e Sremit, ku gjenin vdekjen e pashmangshme si pararojë për pastrimin e terrenit nga minat.
Kontingjenti i parë i dezertorëve dhe të burgosurve që iu dorëzuan partizanëve jugosllavë, bashkë me listën përcjellëse, ku shënohen të dhënat personale për secilin, përmban 190 veta. Kryesisht vullnetarë shqiptarë nga prefekturat e Mitrovicës e Pejës (Skënderaj, Istog, Vuçitërnë, Prekaz, Llaushë, Çikatovë etj.).
Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por edhe vullnetarë të bashkuar Divizionit V të Shqipërisë. Lista e tretë, e bashkangjitur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, nga prefektura e Mitrovicës dhe Pejës, që iu bashkuan vullnetarisht Divizionit V, kur ai ishte në Kosovë.
Nga të dhënat përcjellëse del se në radhën e ushtarëve të dorëzuar më së shumti kishte luftëtarë të Shaban Polluzhës. Të tillët përcilleshin edhe me vërejtjen: “Ka qenë me Shaban Polluzhën, i rrezikshëm!”.
Me këto shënime plotësuese ata identifikoheshin dhe denoncoheshin dhe u dorëzoheshin ekzekutorëve të tyre.
Sipas të dhënave përcjellëse, që u jepeshin partizanëve jugosllavë me rastin e dorëzimit të dorëzuarve te ushtria shqiptare, shihen edhe fëmijë dhe të rinj nga mosha 14 e 15 vjeçar, siç ishin Ajet Syla, Feriz Ramadani, Sinan Selmani, Musa Abdullai dhe Dem Ramadani nga Llausha (14 vjeçar); Deli Zeneli nga Klina, Ibrahim Ademi nga Prekazi, Alush Ademi nga Llausha, Jusuf Ahmeti nga Skënderaj (15 vjeçar) si dhe shumë e shumë 16-18 vjeçar.
Pra, numri i madh i të dorëzuarve (si vullnetarë, apo dezertorë), që u binin në dorë partizanëve shqiptarë, dhe ata u dorëzoheshin partizanëve jugosllavë, pasi që të seleksionoheshin ata që kishin marrë pjesë në radhët e “forcave të reaksionit” në Drenicë dhe gjetiu (pushkatoheshin me të shpejtë nga gjyqet ushtarake), të tjerët përfundonin në kontingjentin e përgjithshëm të të mobili-zuarve, që duhej të dërgoheshin në Veri të vendit, ose në pjesën e Adriatikut.
Nga të dhënat jugosllave del se nga gjysma e shtatorit deri në gjysmën e marsit, nga Divizionet shqiptare partizanëve jugosllavë u janë dorëzuar mbi dy mijë Shqiptarë, të cilët, sipas një urdhri të Shtabit Operativ të Kosmetit, nr. 64, datë 20 mars 1945, duhej të dërgoheshin në Prizren “ku do të formohen dy eshalonet, që do të vazhdojnë rrugën më tutje, sipas direktivave të dhëna”.
Në të vërtetë, të masakruarit në Tivar ishin kryesisht të rinj të mobilizuar me dhunë nga qarqet e Prizrenit, të Ferizajt, Pejës e Mitrovicës, e ku kishte edhe shumë të tjerë që tashmë u ishin dorëzuar brigadave partizane në Drenicë dhe qarkun e Mitrovicës. Shtabi Suprem i UNÇJ kishte ngarkuar Shtabin Operativ të Kosovës që të organizonte dhe të niste të mobilizuarit shqiptarë drejt veri-perën-dimit për të plotësuar repartet e Armatës IV Jugosllave. Rrugëtimi kalonte nga Prizreni në Kukës, Pukë, Shkodër, Tivar, Dubrovnik, Rjekë, Istër.
Sipas qarkores së Komandantit të Shtabit Operativ të Kosovës, të datës 20 mars 1945, me nisjen dhe dërgimin e të mobilizuarve nga Prizreni për në bregdetin Adriatik (frontin e Triestes) ishte ngarkuar shtabi i Divizionit 46-të, një njësi e Armatës IV dhe qarkkomanda ushtarake e Prizrenit. Nisja duhej të bëhej në dy kolona (eshalonë). Kolona e parë përbëhej prej rreth 2200 të mobilizuar nga qarkkomanda e Ferizajt dhe 1300 të tjerë na qarkkomanda e Priz-renit. Kjo kolonë ishte paraparë të nisej nga Prizreni më 23 mars. Kolona e dytë ishte paraparë të kishte 900 të mobilizuar nga Peja, 1400 të tjerë nga qarku i Mitrovicës dhe 1500 nga qarku i Prishtinës.
Të dhënat burimore jugosllave tregojnë se rrugën për në frontin e Adriatikut (në frontin e Triestes) e morën gjithsej 13.323 rekrutë shqiptarë.
Burimet jugosllave, që konfirmojnë nisjen e trembëdhjetë mijë e më shumë rekrutëve shqiptarë për në frontet e Adriatikut (Trieste), megjithatë nuk tregojnë se sa prej tyre arritën në vendin e duhur, ani pse pranohet se gjatë rrugës Prizren-Kukës-Shkodër dhe Mali i Zi, një pjesë e tyre mbetën (të plagosur ose të vrarë në përleshje me përcjellësit), por edhe u vranë në portin e Tivarit “nga një incident që u shkaktua nga rekrutët shqiptarë” ndaj të cilit reaguan me ashpërsi partizanët malazias.
Megjithatë, nga vetë raporti i Shtabit të Kolonës IV të Armatës Jugosllave, mund të nxirret përfundimi se fjala ishte jo për “incident” të papritur, por për një skenar, i cili duhej të fillonte me një provokim, që do të shfrytëzohej pastaj për qërim hesapesh të përmasave tragjike ndaj atyre që ditë më parë në Tivar, Ulqin, Kotorr, Hercegnovi e Vir Pazar dhe gjithandej, nga kreu i lartë ushtarak dhe partiak i Malit të Zi nëpër tubime me komunistët, skojistët dhe qytetarët, u quajtën “banditë shqiptarë” dhe “ballistë” me të cilët duhet qëruar hesapet pamëshirshëm.
“Kur ai (shqiptari i arrestuar) po bërtiste me zë të lartë, nga kolona u hodh një bombë mbi të. Bomba shpërtheu, madje u hodh edhe bomba tjetër, gjithashtu nga kolona. Më pas edhe bomba të tjera. Në të njëjtin moment, u hap zjarr nga pushkët dhe armët automatike. U hodhën bomba nga të gjitha anët, gjuhej nga të gjitha anët dhe në ato të shtëna u përfshinë edhe këshilltarët, infermieret, me një fjalë, shtiu çdokush që pati armë. Të shtënat pushuan atëherë kur nga grumbulli më nuk u ngrit njeri dhe kur nuk lëvizi njeri.”
Pa hyrë në analizë të thellë të hollësive të tjera që tumirin vlerësimin se fjala është për një skenarë të përgatitur mirë, për një ekzekutim, që duhej të zbatohej nga partizanët malazias, janë edhe dy fakte nga raporti i Shtabit të Kolonës IV të Armatës Jugosllave të cilat e sforcojnë këtë bindje. Fakti i parë ka të bëjë me bombën, që thuhet se u hodh nga kolona, pra nga rekrutët shqiptarë, dhe fakti i dytë ka të bëjë me të shtënat që pasuan nga armët nga të gjitha anët, në të cilat thuhet se “u përfshinë edhe këshilltarët, infermieret, me një fjalë, shtiu çdokush që pati armë…”
“Fakti” i parë, pra bomba në duart e rekrutëve përjashtohet fare të këtë pasur diçka të tillë. Sepse, në bazë të të gjitha informatave nga aradhet përcjellëse jugosllave dhe ato shqiptare, rekrutët shqiptarë nga Prizreni u nisën të çarmatosur fare, dhe se gjatë gjithë rrugës përcjellësit kishin për detyrë të kontrollonin rekrutët se mos kanë armë të fshehura. Atyre nuk iu lanë as brisqe të thjeshtë! Ishte pikërisht çarmatosja si shkas që një pjesë e tyre u bë mosbesues dhe iu dha dezertimit rrugës, që u pagua me kokë, ngaqë përcjellësit (partizanët jugosllavë dhe ata shqiptarë) nga Kukësi e deri në Shkodër kishin urdhër të prerë që ndaj dezertorëve të përdornin të gjitha mjetet, pra edhe armët. Të dhënat tregojnë se ishin dhjetëra raste të tilla të pushkatimeve.
Që bomba është hedhur, këtë nuk e mohon kush, po jo nga ata që nuk kishin sosh me vete, gjë që del të jetë hedhur nga anash, me porosi, në mënyrë që ndaj saj të reagohet, ashtu si u reagua: “shtiu çdo kush që pati armë…”
Por kush mund të kishte armë aty pos ushtarakëve dhe partizanëve? Kjo do të thotë se në luftë u përfshinë njësitë e rregullta partizane dhe jo rojet dhe përcjellësit, të cilët edhe po të ndodhte ndonjë incident i asaj natyre, do të reagohej që të neutralizohej “armiku” dhe jo shkrepja frontale e armëve ndaj gjithë kolonës së lodhur dhe të rraskapitur, që mezi priste pak pushim çfarëdo qoftë ai?”
Se shkrepja frontale e armeve ndaj kolonës, nuk ishte rastësi, por vepër e pjesëtarëve të Brigadës X malaziase, kjo mund të kuptohet edhe nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës Jugosllave (përcjellëse e brigadës me të mobilizuarit shqiptarë), kur thuhet:
“Si rezultat i të shtënave nga të gjitha anët ndaj kolonës 550 rekrutë ranë nga kolona, 150 prej të cilëve të plagosur, të tjerët mbetën të vdekur. Disa u larguan nëpër shtëpitë e afërme ose arritën të ikin. Llogariten rreth 430 të vdekur”.
Që Komanda malaziase e Brigadës X ishte autore e krimit, dhe se ajo kërkonte që punën ta çojë deri në fund, tregon edhe fakti se ata paraprakisht morën nga kolona 100 rekrutë të pafajshëm shqiptarë për t’i pushkatuar, si hakmarrje për një ushtar malazias të vrarë (sipas tyre) te kroi. Dëshmitari Ymer Sherifi që i kishte shpëtuar kësaj masakre, i plagosur nën trupat e të vdekurve, tregon se ndaj rekrutëve shqiptarë, krahas armëve, ishin përdorur edhe sëpata, me të cilat u çaheshin kokat.
Terrorin ushtarak ndaj Shqiptarëve e dëshmon edhe i shpëtuari Azem Hajdini. Ai tregon se si në ndërtesën e Metropolit të Duhanit, në hyrje të saj qëndronin 10-15 ushtarë malazez të armatosur me shufra hekuri në duar, të cilët qëllonin pamëshirshëm secilin që duhej të kalonte nëpër atë kordon. Nga 1000 veta, mbetën të vdekur dhe të masakruar mbi 150 veta, ndërsa të tjerët u strehuam në atë ndërtesë, në pritje të më të keqes.
Në ndërtesën e Metropolit të Duhanit vlerësohet se ishin strehuar 2000-2500 veta, ndërsa jashtë saj, në një rrugicë edhe 1000-1100 veta. A. Hajdini thotë se pasi që ishin rrethuar nga të gjitha anët dhe ishin provokuar me fjalët “idu ballisti” (erdhën ballistët) dhe fyerje të tjera të rënda mbi baza nacionale, kishte filluar breshëria e plumbave nga të gjitha anët nga ana e pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çatitë e ndërtesave përreth. Breshëria e plumbave dhe bombave mbi kosovarët e ngujuar në atë ambient, që kishte filluar në orën 12,00 kishte vazhduar deri në orën 13,00 të datës 31 mars të vitit 1945. Ajo ishte një kasaphane e vërtetë.
“Rreth ndërtesës, oborrit dhe shkëmbinjve ishin kurdisur me kohë pesë punkte, prej nga shtihej si mbi egërsia, me mitraloza, me murtaja, trombllona, topa dhe armë të tjera zjarri, – rrëfen A. Hajdini. – Përveç armëve të zjarrit, ushtarë dhe qytetarët përdorën edhe armë të ftohta si bajoneta, thika, sëpata, kmesa, sfurqe etj. Nga detonimet, na dridhej toka nën këmbë. Bubullima e armëve shoqërohej me ulërimat e kriminelëve, që shtinin mbi ne, duke na sharë e duke na fyer. Nga çdo anë fluturonin copat e trupave: këmbë, duar dhe gjymtyrë të tjera… Krahas sulmit në oborr me armë të njëjta dhe me intensitet të njëjtë na sulmuan edhe brenda ndërtesës… Kësisoj, brenda dy orësh, nga turma e madhe e dendur e rekrutëve shqiptarë (mbi tre mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe në rrugë), asnjë nuk mbeti pa u qëlluar me armë apo pa u plagosur, kështu që kjo ajo hapësirë u shndërrua në një lumë gjaku, që i për-ngjante një kataklizmi të vërtetë”.
Dëshmitarët që i shpëtuan kësaj masakre përafërsisht kanë të njëjtin version të përshkrimit të ngjarjes: të shtëna nga të gjitha anët ndaj kolonës që ndodhej në pjesën e Fabrikës së Duhanit. Të shtënat do të vazhdojnë edhe pasi që të mos mbetet kush në këmbë, dhe se të shtënat do të vazhdojnë edhe në pjesët e tjera, në ndjekje të atyre që ia kishin dalë të largohen nga logu i kaluarit drejt rrugicave të ndryshme. Madje, këto ndjekje dhe masakra do të bëhen edhe me anën e mashtrimeve, për gjoja faljen, kur të plagosurit do të ngrihen dhe ndaj tyre serish do të pasojë breshëria e plumbave. Këto krime të papara edhe sot e gjithë ditën përkujtohen dhe dëshmohen nga ata të paktët që i shpëtuan kësaj masakre të tmerrshme.
Nga të dhënat zyrtare jugosllave, që do të pranohen më vonë nga një komision hetues, i cili nuk do të marrë në përgjegjësi askënd, del numri prej dyqind e sa të vrarëve në “incidentin” e Tivarit bashkë me disa të tjerë që “tragjikisht” do të gjejnë vdekjen në një depo afër Shibenikut, e cila do të kallej papritmas kur vullnetarët po flinin. Por, të dhënat e njëmendta, nga burime të ndryshme, flasin për më shumë se 3.760 të masakruar vetëm në Tivar, pa llogaritur mbi katërqind të tjerë që gjetën vdekjen “aksidentalisht” në një depo të Shibenikut kur atë do ta marrë flaka.
Pa marrë parasysh si dhe sa iu pasqyruan dhe iu pranuan përmasat tragjike këtij krimi të rëndë kundër njerëzimit, që ngarkon njësoj shtetin komunist jugosllav dhe Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës dhe, pa përjashtuar këtu edhe përgjegjësinë e atyre partizanëve shqiptarë nga Kosova që morën pjesë në fushatën e mobilizimit, të cilët assesi nuk mund të lahen me arsyetimin se nuk kanë qenë të informuar rreth asaj çfarë po zihej pa qenë të përfshirë në veprimet përcjellëse të saj (rruga nga Prizreni deri në Tivar), tragjedia e Tivarit krahas epilogut të njohur, kishte edhe prologun e saj, pak a shumë të njohur, të cilit edhe më tutje po i zbulohen përmasat e njëmendta. Ky prolog nisi me mobilizimin e dhunshëm në të gjitha pjesët e Kosovës nga ushtria jugosllave, së cilës në ndihmë i erdhi edhe ajo shqiptare bashkë me partizanët shqiptarë nga Kosova, veçmas pas masakrës së Drenicës, kur ata që i shpëtuan asaj, u detyruan që të përjetojnë një tjetër të kryer me paramendim dhe në përputhje me programet e njohura antishqiptare të Beogradit për shfarosjen e tyre.
(Shkëputje nga “Kosova 1912-1945”, faqe 358-367)

PLAGËT QË S’MË FRIKËSOJNË -PROTESTË!- Poezi nga AGIM DESKU

 

Të dita për zot
Se s’kusha zot tjetër
Por,plagët që çdo ditë m’i bën
Nuk më frikësojnë asnjë çast
Edhe pse me dhembin në shpirt
Sa herë më bëjnë rebel
Edhe pse nuk rebelohem
Më bëjnë edhe të dehur
Por,nuk dehem
Jam betue më të dashtë
Ma shumë se veten
Nuk kam tjetër në jetë
Që ta dua ma shumë se
Ty im zot
Ti me vite ishe gëzimi dhe loti im
Sa herë ëndrroja lirinë
Ti ishe liria ime e shpirtit
E unë isha ferri i vet Dantes
Andaj dhembjet që çdo ditë m’i jep
Nuk më frikësojnë
E di se ti do të zhburrnohesh
Në sytë e botës do të mbetësh
Një letër e zezë
Ku korbat do të derdhin lot
Unë jam mësue me ferrin
S’kam ku shkoj askund tjetër
Përpos të mbetëm fytyra e jote
E bardhë ose e zezë.

05 Tetor 2024 AGIM DESKU

SI E SHKROVA ROMANIN ‘DISASTROUS SEPTEMBER’ Nga Skifter Këlliçi

Në mëngjesin e datës 11 shtator të vitit 2001 ndodhesha në shtëpi në North Quinzy, Boston . Befas nga lajmet që transmetonte CNN-ja, mësova se një avion I linjës së brendshme kishte goditur njërën nga kullat Binjake në Nju Jork . Të ishte incident? Jo, sepse pak me vonë një avion tjetër goditi kullën e dytë. Atëherë kuptova se në këtë rast nuk ishte fjala për një incident, por për një akt të qëllimshëm dhe të llahtarshem terrorist. Mësova pastaj se të dy avionët ishin rrëmbyer nga terroristë fondamentalistë. Dhe këta terrristë ishin arabë.

Nuk dua te zgjatem në hollësi të tjera të ngjarjeve që pasuan, sepse ato i kam përshkruar në faqet e romanit, që falë kujdesit te zotit Nasir Aijaz u botua në 25 episode faqet e revistës ‘Sindh Courier’, që botohet në Karaçi, ( Pakistan), të cilën ai drejton.

Por që atë ditë mua më lindi vagëllimthi ideja që të shkruaja një tregim të gjatë. Aq më shumë qe aty nga mesdita e asaj dite nga emisionet e lajmeve radio-televizive mësuam se këto akte terroriste ishin kryer me dijeninë dhe miratimin e kokës së terrorizmit fondamentalist islamik, Bin Laden, i fshehur në atë periudhë diku në Malësite e Afghanistanit. Por, sidoqftë, kjo ide mbeti e mjegulluar në mendjen time. Megjithëatë, gjatë ditëve të tjera lexova me shumë vemendje gazetat e perditshme amerikane që na vinin në aeroport dhe që i kushtoheshin kësaj tragjedie të papërfytyrueshme, e cila u quajt thjesht 9/11.

U njoha kështu me historinë e talebanëve, me veprimtarinë kriminale të Bin Ladenit, doktrinën e fondamentalisteve të predikuar prej tij, me historinë e Kullave Binjake, me një atentat të tillë të përafërt që kishte ndodhur disa vjet më parë në njerën kullë. Por, megjithatë nuk po arrija të gjeja fijet që do të me ndihmonin të ndërtoja ngrehinën e kompozicionit dhe personazhet qe do të lëviznin në linjat e kësaj proze. Pastaj, i paaftë që të gjeja ky$in për realizimin e kësaj pune të vështirë krijuese, hoqa dorë. Për javë dhe muaj, edhe për disa vite prita që të lexoja ndonjë vepër letrare rreth 9/11. Në fakt u botuan disa romane, por në asnjerën prej tyre nuk përshkruhej si ndodhi kjo tragjedi, si mundën terrorisët të kalonin aq të shpenguar nëpër një nga pikat e kontrollit të e Terminalit B të Aeroportit Ndërkombëtar Logan të Bostonit.

Në vitin 2005 regjisori i njohur amerikan Oliver Stone realizoi filmin e sukseshem ëTC (ëordl Trade Center), por edhe ky film i kushtohej vetëm heroizmit të zjarrfikësve, shumë prej të cilëve, duke shpëtuar qindra e qindra njerëz nën rrënojat e Kullave Binjake dhe ndërtesave perreth, dhanë jetën e tyre.

Erdhi kështu viti 2008. Përsëri në Amerikë dhe në botë u botuan libra kushtuar 9/11, por përsëri asnjë që të tregonte $’ndodhi në dy avionët të cilët goditën Kullat Binjake gjatë kësaj tragjedie me përmasa te papërfytyrueshme.

Por një dite shfletova librin ‘Shqiptarët e Amerikës’, vepër madhore e Vehbi Bajramit, gazetar dhe publicist i njohur nga Kosova dhe drejtor i gazetës shqiptare ‘Illyria’ që botohet ne Nju Jork. Dhe, befas u ndala në kapitullin ‘Shqiptarët që mbetën në gërmdhat e 11 Shtatorit…’. Kisha dëgjuar per këtë shqiptarë, por nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend që ata, gjthsej tre në mes të afër 3000 viktimave në kullat Binjake, të ishin personazhe të një vepre letrare. Ishin Frrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvulaj nga krahinat shqiptare të Malit te Zi. Nëpërmjet tyre, do të zbërtheheshin linjat e ngjarjeve qe kishin ndodhur ne Kullat Binjake, të cilëve do t’u shtoheshin edhe personazhe të tjera…Por për të krijuar larmi, një nga ata të tre do të ishte nga Kosova, një i dytë nga shqiptarët e Malit të Zi dhe i treti arbëresh, pra shqitarë që u vendosën në Italinë e Jugut qysh në shekullin e 15-të, për t’i shpëtuar pushtimit turk , i cili si dy të parët punonte xhamapastrues në katet e larta të Kullave Binjake.

Vendveprim tjetër ishte dhe njeri nga avionët që rrëmbehet nga terroristët, ku personazhe kryesorej ane pesë prej tyre, dy stjurtesa, dy pilotët dhe disa pasagerë. Si$ dihet, asnjë prej tyre nuk është gjallë, sepse ky avion si dhe tjetri, që goditën Kullat Binjake, u bënë pluhur dhe hi, por kuptohet se pasi kshin rrëmbyer një ose dy nga stjuartesat terrristët kishin vrarë pilotët, kishin rrëmbyer avionin dhe me të kishin goditur njerën kullë. Po kështu kishte ndodhur dhe në kullën e dytë.

Vendveprimi tjetër i libri do te ishte në një pikë kontrolli në Terminalit B, nga ku midis punonjësve thuajse të tërë emigrantë, si$ kishin qenë në të vërtetë, ishte dhe Sokol Kama ose, më saktë, isha unë, ish-gazetar i Radiotelevizionit Shqiptar. Atyre u shtoheshin edhe terroistë arabë, ndër të cilët pesë prej tyre me emra të vërtetë të atyre që rrëmbyen njërin prej avionëve dhe së fundi Bin Ladeni si dhe arkitekti i këtyre atentateve atentateve Mulla Omari, që jetonin diku ne guvat e malore të Afghanistanit.

Pasi studiova edhe materiale për njohjen edhe më të thellë të historisë së talebanëve dhe terrorizmit islamik ne përgjithësi nga burimet në google, në pranverë të vitit 2008 nisa të shkruaja një roman me titull ‘Shtatori i gjëmës së madhe’.

Mirëpo kishte një detaj qe nuk e dija. A kishte pasur në Kullat Binjake pika kontrolli? Por ato tashme nuk ekzistonin. Atëherë shkova ne një nga rrokaqiejtë me të lartë të Bostonit, takova atje një nga punonjësit e Sikuritise dhe pyeta nese ve$ tij ne katin e parë të këtij rrokaqielli, a kishte në katet e mësipeme punonjës të tjerë sikuritie? Ai m’u pergjigj se i shte i ri në këtë detyrë, kështu që unë duhej te pyesja shefin e tij dhe më zgjati një kartvizite, ku ishin shënuar të dhënat e zyrës së Sikuritisë që mbulonte atë rrokaqiell. M’u duk e tepërt të bëja këtë takim, ndaj nisa të shkruaja kapitujt e parë të romanit.

Një paradite degjova të trokitura në derën e apartamentit. E hapa dhe pashë përballë meje një mesoburre, veshur me rroba gjysmë ushtarake dhe gjysmë civile, fytyrë të zbehtë dhe shikin depërtues, që pasi më përshëndeti më tha: “Vi nga FBI-ja. A mund të bisedojmë pak së bashku?’. Natyrishte ftova të futej në dhomën e ndenjes. Pa e zgjatur, më pyeti:”A keni shkuar filan ditë dhe filan orë në rrokaqiellin në rrugën Uashington Strit, a keni hyrë në X rrokaqell, a keni kërkuar nga punonjësi i Sikuritisë të dini…’. Pohova me kokë. ‘Perse?’- më pyeti.

Atëherë u kujtova se cila ishte arsyeja që e kishte shtyrë këtë oficer të FBI-së të vinte te më takonte. Isha nën mbikeqyrjen e saj. I shpjegova arsyen…I tregova se isha shkrimtar se po shkruaja nje roman kushtur 9/11. Mora guxim gjithashtu t’i shpjegoja se në rast se punonjësit e FBI-së dhe të FAA-aë, me regullore të re nuk do të lejonin që pasagjerët të merrnin me vete në avion brisqe sado të vegjël, shishe me lëng aromatik, shishe me pije alkoolike, gersherë etj., tragjedia nuk do të ndondodhte, sepse me mjete të tilla terroristët kishin vrarë stuartesa, pilotët dhe kështu ishin bërë zotër të avionëve.

Ai pohoi vetëm me një lëvizje të lehtë të kokës dhe me tregoi dhe një foton në çastin kur unë po bisdoja me punonjesin e Sikuritise në atë rrokaqiell, foto të cilën nuk ma dha me gjithë kërkesën time dhe u largua.

Disa muaj më pas mbarova së shkruari romanin, që u botua në maj të vitit 2010 në Shqipëri. Për fat të mirë u prit ngrohtësisht nga lexuesit. Këtu në Amerike kolegia ime amerikane Carrie Hooper, që veç disa gjuhëve të tjera, zotëron edhe gjuhën shqipe, ripunoi përkthimin e përkthyeses shqiptare, Anita Muharremi nga Kosova dhe kështu romani u botua nga Lulu Press . Kohët e fundit zotit Nasir Ilijaz e botoi të tërin në episode edhe në revistën Sindh Courier.

IMAZH MALLI- Poezi nga TAHIR BEZHANI

( Din Mehmetit, në 14 vjetorin e vdekjes, poetit e themeluesit të Mitingut të Poezisë në Gjakovë)

Ëndrrat ma tremben natën
Gjumi iku në pakthim
Përfytyrimet ushqenin mendimet
Miklonin malli zjarrishtave
Ngacmimet shprushnin heshtjen
Të mbuluar me hirin e përjetimeve
Ecja rrugëve të qytetit mendueshëm
Më dukej se kudo shihja Baclokun
Ashtu me kafenë para
Lapsi mes gishtave i dridhej
Më humbte lartësive, si yll dukej
Unë mbaja në dorë kapelën e Tij
Në plot letra shkruar
Ndjej aromën e duarve
Heshtja frynë damarëve të gjakut
Sytë shikojnë, mendimet piskasin:

Po ku je o Din Mehmeti?
Përgjigju o burrë se më dogji malli!
Pse hesht dhimbshëm, ëmbël më shikon

Në vargun tënd jeta mat shekuj
Krismë është emri yt, sot e mot
Jehonë kohe moteve me furtuna
Po të vërej, atje ulur në qoshe vetëm
Më shikon e nuk bëzanë
Sa fort malli më paska marë!
Kam mbetur në kërkim të vargut tënd
Brazduar në palcën e ashtit
Metaforë e balsamosur në shpirt
Krenarisht.

 

Bota e madhe letrare e Zija Çelës, krijuesi që e përjeton thellë krizën e vlerave shpirtërore- Nga ALI ALIU

 

1

Zija Çela është i veçantë dhe i papërsëritshëm për format shkrimore në prozën e sotme shqipe. Ai është krijues i dëshmuar i një bote letrare, që në vetvete ngërthen epoka të tëra të njerëzores dhe të njerëzimit. Pikërisht ky ngjyrim shpirtëror i letërsisë e bën krijimtarinë e Zija Çelës të jetë e dallueshme si për nga vlera artistike dhe ndjeshmëria krijuese, po ashtu për vizionin jetësor e filozofik.

Të gjitha veprat e Zija Çelës shpalosin urtësinë se rrugët, ku ecën krijuesi, çojnë drejt së bukurës, drejt përsosmërisë, që është cak i paarritshëm, prandaj të gjitha ato udhëtime mbeten peng i ëndrrave për majat e papushtuara. E më pas nuk mbetet tjetër, përpos t’ia fillosh rishtazi udhëtimit, çka Zija Çela e bën me çdo vepër, si një fillim i ri që ndërthuret me ato të mëparshmit dhe që, së bashku, përbëjnë një udhëtim madhështor drejt shijimit të jetës, shijimi që ngërthen në vetvete të gjitha shfaqjet jetësore, bukuritë, shëmtitë, dramën, komiken, dhembjen, gëzimin, egoizmin, patjetër humanizmin.

2

Veprimtaria krijuese e Zija Çelës ka të pranishme në vete një dimension të pashtershëm, një bërthamë të veçantë: të vërtetën se njerëzimi asnjëherë nuk ka qenë bosh, në mjegull, pa vizion, pa vizionarë. Duke lexuar veprat e Çelës, e kupton se asnjë epokë nuk ka mbetur pa Homer, pa Dante dhe Shekspir, pa Da Vinç dhe Betoven… Arti i Çelës i ndien dhe i parasheh të gjitha rrugët e mundshme të shpirtit e të mendjes. Qytetet e tij metaforike apo me emra realë, e sjellin botën shqiptare në pamje nga më të ndryshmet dhe, siç ka vërejtur me të drejtë kritika, përbëjnë atdheun e tij shpirtëror. “Nëse dikund në letërsinë shqiptare do të gjente zbatim thënia e G.G. Markesit se Makondoja e romaneve të tij më parë se vend gjeografik është gjendje shpirtërore, atëherë pikërisht Mamaci dhe Barabia e romanit “Banketi i hijeve” të Zija Çelës, para se vendbanime, janë gjendje shpirtërore, të cilat në kontekstin e ngjarjeve në roman arrijnë të kuptimësohen. Ky roman është model letrar i përkryer për t’u ngritur në lartësi metafore mbi përmasat devijante të psikologjisë kolektive.”

Mbështetur mbi prejardhjen dhe ecurinë e kësaj bote, Zija Çela krijon botën e fiksionit, fantazisë, shtigjet e së mundshmes, të asaj që vjen dhe troket nga larg.

Depërtimi në thellësi i intuitës dhe imagjinatës krijuese, shikuar nga kjo perspektivë, del i një dhuntie përmasash madhore. Secila dekadë shënon për autorin lëvizje të veçanta përpara, si në përkapjen e botës, ashtu edhe në përsosjen artistike dhe estetike të diskursit letrar.

Zija Çela krijues e përjeton thellë krizën e vlerave shpirtërore. Kur nuk u mungon hapësira për të qenë të lirë, përkundrazi, pikërisht kur janë të lirë, lavidanët Fifarës (romani “Goja e Botës”) nuk dinë t’i japin vlerë lirisë, përkundrazi e gërryejnë nga themeli qytetin e tyre, e bëjnë model abuzimi, arenë tregu të egër, ku lufta për pushtet e pasurim, metodat mafioze, grykësia e bërrylave dhe stërkëmbësave janë brutalisht marramendëse dhe vënë çdo gjë në lëvizje. Modeli i lirisë shqiptare e trondit shkrimtarin që, sa më tepër e vuan bjerrjen e vlerave shpirtërore të qytetit të vet, po aq e acarojnë veprimet e protagonistëve. Dhe, me synimin si nëntekst që të ndryshojnë, merr penënkamzhik për t’u mëshuar dhe për t’i mëshiruar njëherësh, ashtu si në romanet e këtij cikli që, së bashku me “Arkipelagun”, shkrimtari Mehmet Kraja i ka cilësuar si “saga alegorike më e madhe e letërsisë shqipe”.

Edhe në nivel të diskursit narrativ, ky autor i veçantë është i formatit të madh. Turbulencat e brendshme, të kontrolluara e të artikuluara me mjeshtëri, janë tharmi estetik i kësaj poetike. Rrëfimi i Zija Çelës të mban përherë zgjuar, meritë edhe e ritmit të gjallë të detajeve, të nxit kërshërinë për atë që sjell fjalia, pasusi i radhës, ritmi i situatave që rrjedhin pandërprerë. Në këtë diskurs narrativ, tërë personazhet e korpusit të madh janë në lidhje e raporte të gjalla komunikimi me njëri-tjetrin dhe lexuesi bën kujdes të përqendruar për statusin e tyre, karakterin, filozofinë, anën njerëzore.

3

Ja përse, siç kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit; është vizioni i tij ndaj realitetit të sotëm shqiptar dhe përtej këtij realitetit, si kapërcim i kohës reale; janë fuqia dhe origjinaliteti i ekspresionit narrativ, perceptimi dhe filozofia origjinale mbi gjithësinë; janë rezonancat e kumteve të forta dhe fryma gjithherë e pranishme e dashurisë përballë urrejtjes, e jetës përballë vdekjes, që e bëjnë shkrimtar të madh Zija Çelën.

Mund të thuhet se tërë proza tregimtare dhe romanore e autorit përbën librin e tij unik, atë me shumë kapituj, në përputhje me natyrën dhe rrugën krijuese konsekuente që në hapat e parë të krijimtarisë së tij.

Të gjithë përbërësit e poetikës narrative, personazhet, perspektivat e narratorit, koha, hapësira metaforike dhe konkrete, të kurorëzuara në bukuri rrëfimi, në romanet e Zija Çelës rrezatojnë fuqi tërheqëse, magjike, edhe për faktin se vizioni i shkrimtarit shpërfaqet qartë në tekst, deri edhe si thurje fjalësh, si intonim e ngjyrim, si figurë, si imazh dhe komunikim. Pikërisht për marrëdhënien e tekstit me lexuesin, L. Tahiri arrin në këtë cilësim në një studim të saj: “Ashtu si veprimtaria e Ismail Kadaresë, që e ka mundësuar lirinë e mendimit në kohën e diktaturës më të egër, proza e Zija Çelës e ushqen kreativitetin e leximit në epokën e sotme të kulturës së popullarizuar të konsumit, ndoshta duke vërtetuar kështu faktin se letërsia ka qenë tradicionalisht mjeti më efikas i shqiptarëve për t’u rezistuar ideologjive totalitare, çfarëdo qofshin ato. Me veprën e tij, Zija Çela arrin të krijojë një autoritet të ri, atë të lexuesit, duke iu kundërvënë jo vetëm dogmës së realizmit socialist, që synonte të parandalonte çdo shkëndijë të mendimit kritik te lexuesi, por duke u shkëputur edhe nga realizmi komercial, që e shndërron në konsumator pasiv lexuesin. Një përqasje e këtillë e autorit i shkon për shtat edhe raportit modern të lexuesit me letërsinë.”

Ëndërrimi i Zija Çelës për mirëkuptim dhe harmoni mes njerëzve shquhet si tundimi më prekës, më i bukuri në veprën e madhe të tij. Dhe, kur komunikohet me tundimet e botës krijuese të Zija Çelës, mbase arrihet të kuptohet më përafërt struktura e botës shpirtërore të autorit, hapësira e trualli ku lind dhe rritet letërsia e tij. Është dhunti kjo e një shkrimtari të madh, i cili jeton prore nën tundimin e sinjaleve, të porosive që pandërprerë vijnë nga thellësitë e qenies dhe të ekzistencës së njerëzimit.

/Gazeta Panorama

TË GJALLË SI NË NJË MUZE TË SË SHKUARËS, NË KLINIKËN PA TË TASHME …- Nga Visar Zhiti

 

– Rreth romanit “Kohëstrehim” të Georgi Gospodinov, est-etika e tij –

 

S’arrin të bësh muze për diçka që s’ka ikur, – thuhet diku nëpër romanin e porsa dalë, “Kohëstrehim”, i shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov dhe unë e ndjej fort këtë sentencë, mbase nga që jam lexues shqiptar, ballkanas si dhe autori i romanit, fqinjë që ngjasojmë në fatin historik, gatuajmë dhe njëlloj, mund të thuhej në ndonjë katedër, por pësuam dhe atë që vuajti e gjithë Europa Lindore në shekullin XX, të njëjtin sistem komunist, pavarësisht se cila diktaturë ishte më e egër dhe ku tranzicioni është më i vështirë e i pambaruar ende.
Megjithatë jeta mbrapsht është futur në të shkuarën e saj si në një muze, në fakt në një klinikë terapie me psikologun, me të tashmen e braktisur vetë, madje me referendum dhe kështu spitali është zmadhuar sa vendi, sa vendet, ka vazhduar sa i gjithë kontineti.
Po pra, kjo ndodh në romanin e çuditshëm duke nënkuptuar dhe të bukur, ndërsa po të thosha vetëm i bukur, do ta kisha fjalën dhe për i çuditshëm, në “Kohëstrehim”-in Gospodinov, nga përmbajtja e të cilit përftojmë një estetikë të veçantë, shqetësuese, që më vjen ta shkruaj për shumë arsye: est-etikë si një pësim.
Romanin në shqip e botoi “Toena, me përkthimin nga origjinali nga Milena Selimit, e cila bullgarishten e ka dhe gjuhë të nënës, pra ajo i përjeton fjalët ashtu si ndodhitë në vetë të parë, gjendja është edhe jona. Est-etikë…

PERSONAZHI KOHË

Një roman fantastik, ndjehet si i tillë, kur është dhe realist dhe ndjehet si i tillë, ndërkaq fantastikja shkon aq larg sa mbërrin deri tek vetja, te tjetri dhe kolektiviteti popull, ku personazh qendror është koha, – e padukshme si protagonistët në ca vepra të asisojshme, se edhe koha është e padukshme në vetevete, mund të thoshim. Por jo. Koha e Gospodinovit në romanin e tij është më reale se realiteti, e konkretizuar, mund ta zgjedhësh e të strehohesh në të.
Pamatshmëria relative ajnshtajniane e saj nuk përbën ndonjë torture mentale. S’janë datat, as emrat e ditëve, muajt, dekadat, meteorologjitë, buletinet e lajmeve, oraret e trenave, të aeroporteve, të takimeve të dashurisë, atentateve, vitet, Lufta e Parë Botërore, e Dyta, Rënia e Trojës, e perandorisë komuniste, datëlindjet, të mbështjellë dhe me mjegull harrese, datëvdekjet, kur ka dhe kujtesë e ringjallje, epokë para dhe pas Krishtit, librat e historisë, shekujt, gjeneratat, mijëvjeçarët, çasti që i shtohet çastit duke e zëvendësuar, pra duke e bërë të pamposhtur, etj, të cilat të gjitha e shenjojnë kohën, e dëshmojnë atë, por s’janë vetë koha. Të paktën te Gospodiovi siç më duket mua. Koha është ajo që është brenda nesh, pastaj dhe ne jemi brenda kohës, si në një spital pa mure, ngatërrueshëm dhe me një muze, prapë pa mure, që e zgjedhim si romanin, ku vendosim të jemi, jo vetëm si lexues, por dhe si paciente apo dhe artefakte, pavarësisht jetës, që edhe ndodh të jetë jashtë nesh.

SA MË PAK KUJTESË, AQ MË SHUMË E SHKUAR:

Ndërkaq ajo që rrëfehet në “Kohëstrehim” është distopike, tronditja që shkaktohet prej saj është fare e qetë, bota është e pushtuar nga e kaluara e vet, pra jo nga e panjohura dhe nëse ka rutinë, traditë, absurd, moskuptim deri edhe dhunime, paqe, përndjekje, dashuri, braktisje, Realizëm Socialist, est-etikë, etj, tashmë janë të bëra nga vetë ne, i dimë, s’na trembim prandaj dhe kohën po duam ta mbushim me përsëritjen e vetes. Është më e lehtë rrojtja, jo jeta. E shkuara, thuhet në roman “Kalonte nga njeriu tek njeriu si epidemi, si murtaja e Justinianit, apo si gripi spanjoll… Njerëzit, thjesht rrëzoheshin rrugëve. Mund të infektoheshe nga gjithçka, mjaft që dikush të të përshëndeste dhe në mbrëmje ishe i vdekur…” Tronditëse sa më s’ka! Të keshë frikë nga përshëndetjet, se bashkë me tjetrin të ka përshëndetur dhe vdekja.

Romani nis me një llogari, e ku ka pa llogari, tepër të largët, por dhe e afërta është shumë larg, se kur është krijuar saktësisht Toka dhe kur filloi koha. Koha e pafund, që na i dhanë me racione si bukën, si ushqimet. Dhe rrëfimtari, ai mban emrin dhe mbiemrin e shkrimtarit G. G. – autorit të romanit “Kohëstrehim” dhe ka po atë datëlindje, koinçidencë domethënëse, romanore, takohet me një “endacak në kohë”, enigmatik, – po thonë kritikët, – Gaustinin, i cili është ndjekës a pasionant a i dhënë, i çmendur, përfitues, shkencëtar i prapë i rrugëve të kryera të shekullit të njëzetë, e ka kuptuar ai përdor si një vazhdim me kthim prapa. Bëhemi të gjithë hapa pas hapi pelegrinë në kohë, mërgimtarë nëpër epoka, dekada, vite të caktura, ku dhe kishim ngecur, me këmbën si të kapur në lak, çalon kujtesa, harrimi, bisedat… Në të ardhmen s’mund të shkosh, duhet të vijë ajo, dhe kur vjen. s’është më e ardhme, të tashmen dimë ta bëjmë si rutinë, si detyrat e caktuara, befasitë e saj na gjejnë të papërgatitur dhe shkojmë në kohëstrehimin tonë, në të shkuarën, në vitin që e zgjedhim, ku jemi ndjerë mirë, ku kemi rrokullisur përvojën, sigurinë, që na u bë zakon dhe ruajmë një traditë est-etike, ku janë mundur, psh, nacionalistët, por fitimtarët duke i shkërbyer ata me grotesk. Të kaluarën dimë ta rijetojmë.
Dhe kështu në një ngrehinë në Zyrih, Gaustin hap të parën “klinikën të së kaluarës”, një institucion që ofron një trajtim të specializuar për të sëmurët nga Alzheimer, pra e mbush me harrimtarë: çdo kat i pallatit i përket një pjese të së kaluarës dhe është pajisur me atë mobilim e shije e deri edhe në llojin e kopsave të këmishës, me aromat e asaj kohe, që në tërësinë e tyre riprodhojnë mendësinë e caktuar të asaj jetese, vetë atë jetesë, refuzojnë të tashmen, duke u mundësuar pacientëve shpërnguljen pas në kohë për të shbllokuar atë që ka mbetur në kujtesën e dëmtuar. Rreziku bëhet i rrezikshëm gjeneralisht kur ideja e Gaustinit përvetësohet nga politika dhe bosët e saj lemerisës. Menjëherë vende të tëra duan të shkërbejnë idenë e kësaj klinike. Në të gjithë Evropën partitë politike përurojnë me referendume epoka të ndryshme të historisë së tyre kombëtare, dekada apo vite, ku janë ndjerë të begatë apo të sigurtë a të lavdishëm apo më pak të kërcënuar, të pagoditur dhe aq nga lufta, kur kishin për të ngrënë, muzikë apo ëndërr. Dhe nis kthesa, kthimi mbrapsht, ku nuk mungon humori i sharlatanshëm: Kryeministri i një shteti juglindor gjithashtu veshi poture me shirita, brez të kuq dhe vuri në kokë një kësulë leshdredhur, kush e di pse, e zbukuruar më kokoshka. Ministrja e Turizmit veshi një sarafan të kuq, të rëndë dhe këmishë të qëndisur mëngë-gjerë. Est-etika. Imazh i njohur yni, grotek provincial. E di apo e ka imagjinuar shkrimtari fqinjë. Rekuizita për të shkuar në të shkuarën nis nga lart poshtë. Apo ata lart e marrin nga poshtë? E sjell mendësia kështu apo mendësia e sjell si veprim? Dhe një popull vepron si një njeri i së shkuarës. Atdheu i gjithë. Kontinenti i pamasë. “Europa, e cila mendonte se, pas disa humbjesh të rënda të arsyes gjatë shekullit XX-të, kishte fituar një rezistencë të plotë kundrejt obsesioneve të caktuara, mërzive kombëtare, etj, në të vërtetë ishte ndër të parat që u dorëzua.” Një fitore plebishitare. Pa një zhgënjim general dhe… këtu ndjehet si llava e një vullkani të pashpërthyer thirrja e fshehtë për kujdesin nga e kaluara, shpëtimin ndaj saj.

PËR SA KOHË KUJTON, MBAN MËNJANË TË KALUARËN

Romani “Kohëstrehim” është mirëpritur në gjuhë të ndryshme të botës, ndërsa në gazeta të mëdha e revista ka patur mjaft reviews e mendim kritik vlerësues, duke e parë dhe si një sensacion ndërkombëtar të autorit të vlerësuar me çmime të larta. Romani ka një të vërtëtë të madhe ose alarmin që ajo e vërtetë të mos bëhet e vërtetë më. Shumë njerëz të shëndetshëm mendërisht, – është vënë re, – e kërkojnë këtë klinikë për të shpëtuar nga ngërçi i jetës së tyre të përditshme dhe aluvionet e së kaluarës mbulojnë të tashmen me një si shkëlqim zymtan, dëshpërueshëm, madje me një farë lehtësimi dhe atë humorin e mençur. Vazhdon narracioni, vetë klinika është narrative, vazhdojnë suksesshëm terapisti fantast Gaustin, me ndihmësin, narratorin hokatar të pikëlluar, Gospodinov, i cili, e di, e përjetoi komunizmin, u rrit me fundin e tij, në gonglën e nyjes ku e shkuara lidhet me të tashmen. Në këtë tranzicion ata trajtojnë si pacientë vetë shekullin XX në Europë. Kritika e huaj ka vënë në pah shakatë trallisëse, p.sh, gjejmë në tekst një pacient, ndoshta rumun,që ngushëllohet duke kujtuar jo atë që ka përjetuar, por atë që ka fantazuar: një jetë në SHBA. Nostalgjia nuk ka të bëjë me atë që kishe, por me një kujtim të asaj që doje… Në një rast pikëllues, Gaustin trajton një grua që nuk mund të durojë dushin, ajo është një e mbijetuar e Holokaustit dhe i ndërmenden dhomat e gazit, asaj i duhet lloji terapeutik e i nevojshëm i harresës, etj, etj. Ndërkaq çudi, bota thërret të kaluarën, përpara se të harrojë. “Të shkuarën kam atdhe, – ndihet si thirrje e brendshme e atyre që dhe s’kanë atdhe, por vetëm të kaluar, kur u dukej se ishin kaluar. Përmasat sociale të harresës bëhen agresive dhe shqetëuese, edhe pa e ditur, po aq keq sa dhe ata që e dinë. Aktivistët e Soc-it kishin zotëruar mediat e reja, thënë saktë “pushtuar”…. Fantazma e komunizmit sillej përreth në rrjet, emblema dhe relike të vjetra përsëri shndërroheshin në simbole. Kur ndodhi e gjitha kjo? Këtu është faqja “Ta kthejmë socializmin, Druzya”, gjysma e shkruar në rusisht. […] Miti i së majtës mbetet i varfër në thelb… të harroheshin të therurit dhe të varrosurit në varre të përbashkëta menjëherë pas një grushti shteti, të harroheshin të rrahurit, të shkelurit me çizme, të dërguarit nëpër kampe, të harroheshin të ndjekurit, të gënjyerit, të ndarët, të ndaluarit, të poshtëruarit… Të harroheshin. Dhe të harrohet se janë të harruar… Harrimi kërkon punë. Pas diktaturës së të ardhmes, po vinte diktatura e së shkuarës.
Ankth kafkian, tmerr i “84” orwelliane, burokraci vrastare e “Pallatit të ëndrrave” të Kadaresë”, konkretisht qytetarë që përndiqen nga e kaluara, ku përndjekësi aq sa fantazë, me materie kohe, është dhe fare banal, spiun lagjeje, operativi i zonës, lloji i patronazhistit, kritiku i mbetur i socrealizmit, etj, etj, ata që e mbajnë mend më mirë jetën e tjetrit, se sat ë tyren të venitur, dosja e është më e fortë se jeta. Asnjë komb nuk donte të hiqte dorë nga mjerimi i tij. Ishte lëndë e parë për gjithçka… Si të ndahesh nga pakënaqësia kur disa kombe kanë vetëm këtë pasuri… Lumturia nuk bën pjesë në librat e histories… Lumturia nuk farkëton shpata, materiali është i brishtë, as romane të mëdha nuk bëhen prej saj, as këngë dhe epose
“Kohëstrehim”, vë në dukje kritika botërore, u shkrua midis referendumit të Brexit dhe pushtimit rus të Ukrainës, të cilat të dyja përfaqësojnë, në mënyrën e tyre, armatimin e nostalgjisë dhe përzgjedhjen e epokave të veçanta në klinikën kohore të rendit jo shumë të ri botëror. Unë zbuloj dhe ndjej se duke na e dhënë të kaluarën me doza të plota, me teprinë paranojake, si në një proces dealkoolizimi, kërkohet çnxjerrja e kohës dramatikisht prej nesh, një ekzorcizëm i dobishëm për shendetin mendor. Dalje prej kohës (kupto: të shkuarën) mrekullisht si në një aventurë lirie. Me dëshpërim të fshehur për gjendjen, të paktën te personazhi i rrëfimtarit që, e përsëris, mban identitetin e autorit të romanit, G. G.
Romani vêtë është një kohëstrehim ashtu siç ishim mësuar me vendstrehimet, me bunkerët dhe transhetë, që na ndërmendin përgatitjet për mbrojtje, për luftë pra, se njëlloj përthyhen emocionalisht, qoftë dhe luftë e ftohtë, alarmet, ato zboret siç përdornim atëhere këtë fjalë sllave, Realizëm Socialist, heronjtë pa heroizma, paranojakët e kritikës, etj.
Titulli në bullgarisht “Vremeubezhishte”, është vënë në dukje se është një neologjizëm, po kështu kumbon dhe në gjuhën angleze, “Timeshelter”, që edhe në shqip, “Kohëstrehim”, e ka atë semantikë drithëruese, atë “gjej-vend-ku-të-futesh”, shqetësim dhe dramë, të shpalosur çuditërisht ëndshëm në roman.

E ndjej shumë, edhe si një qëllim, nga që jam lexues fqinjë me autorin, ballkanas, e thashë, që pësuam dhe atë përmbysje dhe përmbysje të përmbysjes, atë kujtesë dhe harrim të pamundur, kthim të gatimeve të dikurshme në katedër dhe kemi atë kohëstrehim në Tiranën tonë me muzeume si Bunkart 1, Bunkart 2, Shtëpia me Gjethe, Studio të Shkrimtarit, arkitektin e së cilës e futen në burg për kubizëm në arkitekturë, kur shtëpitë, s’mund të jenë ndryshe veçse kubiste, edhe të atyre që dënonin, madje kubiste i kanë qelitë apo birucat dhe gropat e varreve.
Po në roman pse s’ka dashuri, skena të nxehta të saj, erotizmin e shfrenuar, mund të thonë, si vepër e shekullit XXI? Është zëvendësuar me dashurinë e shprehur ndryshe për njerëzimin, që na ndërmend të kaluarën e veprave të mëdha, zanafillën e modernes, tashmë të përkryer, me shqetësimin për të ardhmen si dashuri për veten dhe tjetrin. Dhe artin. Me est-etikën e mrekullueshme gospodinoviane. Me paradokse dhe pikëllim

Shkrimtari Georgi Gospodinov dhe përkthyesja e tij në shqip Milena Selimi

Onufri sjell librat poetikë Skaterr të Elida Buçpapaj dhe Zogu i Bjeshkës i riu nga Skënder Buçpapaj

Onufri sjell librat poetikë Skaterr të Elida Buçpapaj dhe Zogu i Bjeshkës i riu nga Skënder Buçpapaj. Librat do t’i gjeni gjatë ditëve të hapjes të Panairit të Librit në stendën e Shtëpisë Botuese  Onufri

VLLAZNIT  GAZULLI DHE “PESHORJA E DREJTËSISË” SHQIPTARE- Nga FRITZ RADOVANI

 

Melbourne 2011

 

 

 

Ia kushton Autori.

 

 

Melbourne Janar 2011.

 

 

HYMJE

 

Pesha e randë e gurit shpesh ban që, mbasi mbulohet me pluhun, me kohë e dalngadalë, shiu, era, furtuna e përmbytjet e zhysin në baltë…

Për shumë kohë këta gurë mbahen mend si shenja drejtimi rruge, pushimi shtegtarësh ose ngjarjesh të mëdha…Ndonjëherë këta  ishin edhe skuta prite…Me kohë këta gurë edhe lëvizin e zhduken…

Ndër malet tona nuk ka gurë të tjerë të daltuem veç ndër vorre e aty këtu në prakun apo shkallat e ndonjë Kishe apo kulle të vjetër…

Shumë prej tyne janë shembë e prrojet e “pabesa” i kanë marrë me vete e i kanë tretë e derdhë ndër zgavrrat e errta të historisë…

Shumë prej atyne gurëve të daltuem me aq kujdes dikur, sot janë ende të mbuluem me dhé e trungje pemësh të kalbuna, shpesh nën kambët tona, që, pa dashje, shkojmë tue i zhytë edhe ma thellë…në tokë dhe, me kohë, tue i vorrosë ndoshta përgjithmonë.

Kujtoj një udhtim në kambë nga Vrithi në drejtim të një fshati të quejtun Vuçë… Mbasi u larguem në drejtim të jugut pak minuta, mbeta  i habitun nga disa vendosje gurësh njeni mbi tjetrin, që në atë çast nuk dijta me e gjetë me mend se si ishin vendosë ashtu! Mbi një gur rreth 2 ml të naltë ishte një tjetër pak ma rrasik, që qëndronte sipër, me një madhësi 4 ose 5 ml. i madh dhe i mbështetun mbi një sipërfaqe shumë të vogel mbi gurin e parë, sa të jepte përshtypjen e një skulpture “moderne” ku, në pamje nga larg, të krijohej idea e një grueje me xhubletë që mbi krye kishte një tepsi. Kam shkrue për këte udhtim edhe tek libri “Një Monument nën dhé”, kur kam tregue për “një kullë pa rrugë” që pata pa andej…në kalim, pa u kujtue se nuk do t’i shihshe ma.

Mos t’ ishte malësori me më tregue se ata gurë kishin ra poshtë nga majet e maleve aty përrreth me ortekun që ishte rrokullisë, e mbasi ishte shkri bora kishin mbetë aty, “vepër arti”, si e shihshim na, as nuk do ta gjejshe me mend vendosjen e tyne. Pra ata gurë të mbetun mbi atë sipërfaqe të rrafshtë, të harruem e të pa shkruem asnjë rresht për ta, në secilin prej tyne kishte të groposun nën bazamentin e tij një ngjarje tragjike të humbun thellë, aqsa vet historia e atyne fshatrave, të lanuna në “harresë” si njerëzit e pafarë që kanë humbë nën ata gurë!

Shpesh ka ngja që dijetarët kanë gërmue dhe mbasi kanë gjetë një shenjë jete, janë përqendrue aty e, mbas sa kohe, kanë nxjerrë në dritë një vepër me të cilën janë ba të pavdekshëm. I tillë ishte për ne edhe At Shtjefën Gjeçovi…që, me lotoret e Tija shekullore, përjetësoi në parathanje tek “Kanuni i Lekë Dukagjinit” edhe Faik Konicën e madh.

Shumë vite ma vonë, kur pata lexue për ngjarjet e ndodhuna ndër ata vise aq të bukra e aq krenare në kohën e ramjes së tyne nën atë dhunë të shfrenueme e të pashpirtë të komunistëve, pata mendue me vete: Si asht e mujtun me kenë aq e pamëshirëshme historia, që mbrenda pak viteve, mbas 1944, arrijti me shpërba edhe karakterin e pathyeshëm të atyne “gurëve” shekullorë, që nuk i pat thye as sllavi as turku?!

Njeriu që më ka shtye me gërmue edhe mue ndër ata prroska apo zallishta prrojesh, mbas të cilave, tue ecë ndër gjurmët e ujqëve, njeriu ndodhet përballë një shpelle, e aty ende sot gurtë vazhdojnë me lotue gjak Martirësh…asht pikërisht Heroi i Madh i Atyne Maleve, Biri i dejë i Hotit, kapiten Gjelosh Luli…i vramë për mos me u dorëzue dhe mbas plagëve të pushkës, i dhunuem për së vdekuni, sepse sllavokomunistët donin Koken e Tij, ashtu si shekuj ma parë Herodiada pat lypë për me kërcye “vallën” e saj, kokën e Shën Gjonit. Historia e Popullit Shqiptar vazhdon rrugën e ndjekun nga paganët e shekullit XX…

Kur malësorët zbluen gurtë e hjedhun mbi kufomen e Gjeloshit në afërsi të Vrithit, për me e ruejtë Ate, zonja e Tij e Nderueme, Lena, tha: “Po, Ky asht trupi i Gjeloshit, se nuk ka kafken…”. Mungonte kafka… se Kokën e Tij komunistët e kishin vue tek Dega e Mbrendëshme e Koplikut, për me e pa malësorët dhe me u bindë se Gjeloshi  ishte vra, po edhe me i frigue dhe terrorizue ata, se kur vriten Shqipet e Atyne Alpeve, orlat e skifterët me “yllin e kuq në ballë” kërcejnë vallen e tyne labe. Zagarët e Gjirokastres, Mallakastres dhe Koçi Xoxët me shokët vlleh vazhdonin me shkye mish dhe me u nxjerrë gabzherrët me thonjë Atyne Burrave që, pa pikë frike përballë vdekjes, i kishin vue gjoksin e vet mbrojtjes së Trojeve Arbnore, tue mos u frigue kurrë edhe pse me kohë Ata e njihnin anmikun shekullor, sllavin e pabesë, që gjithnjë ka punue me i skllavnue, shnderue dhe me i robnue Ata vise krenare.

Ishte Ai, Dedë Gjo’ Luli, që realizoi andërren e Frashërllinjve të Lidhjes së Prizrenit e, ishte Gjaku i trashigimtarëve të Tij që po derdhej rrëkajë nga parzmi i shporuem i Gjeloshit, po prej një sherbëtori gjakatar e tradhëtar gjirokastrit, mik i sllvokomunistit Josif Tito, sepse përballë tyne ishte Ky Gjelosh Lul, që kishte krijue me të tjerë Burra trima si vetën “Beslidhjen e Veriut” në vitin 1943, kundër përpjekjeve e pretëndimeve sllavokomuniste ndaj Trojeve tona në Veri të Shqipnisë.

Ishin po Malet e fushat e gjithë Shqipnisë Martire kapë flakë… Shqiptarët që ikën e morën malet. të ndjekun nga bishat e terbueme të quejtun nga vetë ata “bijtë e Stalinit jemi ne!”.

Ishin Ata Atdhetarë që nuk duronin një pushtim tjetër të ri!

Ishin po pyjet e saj të zemrueme, që lëkundeshin e rrëzonin landë lisi e pishe ditë e natë, tue thye Fidanat e selvijave t’ Asaj Shqipnie të Re e tue i rroposë përdhe shka merr me Kelmend, Dukagjin, Pukë e deri thellë në Mirditën e Mark Gjon Markagjonit…që edhe Ai pranoi plumbin e “shokut të vet” maparë se t’ plangprishësve komunistë!

Ndoshta, e me siguri janë dafinat e Atdheut që bijnë atë ditë mbi gropat e humnerat ku kalben Ata Burra, e Ata banë vdekjen si me le!

Këtu mendja nuk mundet me depertue ma thellë…se ndër rrajtë e larit që ndër shekuj thuri kunora lavdije për Shqiptarët e vet besnikë.

E nën gjethët e atij lari, që s’njohu mort, asht prap një tjeter Vigan që vazhdon me kenë i humbun e i tretun ende nën gurë!

Asht prap një tjetër histori e pashkrueme ndër letra të prarueme!

Asht prap një tjetër Burrë që nuk ka vdekë…

Asht prap një tjetër Shqiptar që daltoi shkronja mbi këta gurë!

Asht prap një tjetër “gurë” që rritej e rritej sa një shkamb!

Asht prap një dorë që u tregoi malësorëve “Hyllin e Dritës”…

Asht prap një gisht drejtue nga “ylli i kuq” robnues i Moskovit!

Asht prap një gjuhë shpatë që i grishi në beteja nderi…e Lirije!

Asht prap një kambë e zbathun zadrimori që mori malet!

Asht prap një “gjuhë shqipjet” që u këndoi Atyne Bjeshkëve…

Asht prap një Ushtar i Krishtit që ruen në gjoksin e Tij Flamurin e Gjergj Kastriotit, “Mbrojtësit të Krishtenimit”, të lamë me Gjakun e vet të Shejtë në Elterin e Atdheut, mbi të cilin asht Betue atë ditë kur Ai asht Shugurue Meshtar Shqiptar…

Asht po, aty,.. Don Nikollë Gazulli!

E, edhe guri topitet e fillon me u thermue kur ndigjon përsëri këte mbiemen të salvuem ndër shekuj për fatin e Lirinë e Atdheut!

E, edhe orët e zanat e At Fishtës, mbas ramjes së diellit, aty kah e vona, tue zhgulë flokët, do të pyesnin me zanin e tyne të marrun në vajë:

E çka do Ky Burrë me veladon ndër ata male të përgjakuna?

Vepra e Tij difton kush asht Ky mbasardhës i Gazullorëve…

Që pa i shkrepë qerpiku, një ditë guxoi me shkelë ndër gjurmët e sandaleve të At Shtjefën Gjeçovit…

 

GERMONI  THËMELIN..!

 

            Gurë të shkapërndamë andej e këndej i mblodhën në një fushë…

            Disa shekuj ma parë ishin vue disa themele në këte tokë!

Shqiptari i shkretë, në dheun e vet gjithë jetën, tue u mundue me vue një cak e me jetue me djersen e ballit qyshë se ka lé. Atë ditë porsa fillon me shqiptue fjalën “Nanë” të duket se kushedi sa shkollë ka ba…

I prirun gjithmonë prej natyre nga ditunia. Çobani ma i tretuni në kullotat, pa rrugë e shtigje të bjeshkve, dinte me këndue “Lahuten” e, i binte asaj me aq dëshirë e pasion, sa të dukeshin se janë krijue njëherit.

Ndër ato ograja të bukra të Zadrimës pat zanafillen edhe fisi i njohtun i Gazullorëve tonë të vjetër. Të vjetër sa “Formula e Pagëzimit”, që njihet njëheri me një nga të parët dijetarë shqiptar, Don Gjon Gazullin.

Edhe Ai një Meshtar i dijtun…si Imzot Pali i Ejllorëve tonë.

Në të parët Gazullorë që kam njohtë në vitët 1957 – 58 kur kam punue në Kabinetin Pedagogjik të Shkodrës si disenjator, asht kenë një nga pinjollët e kësaj familje të vjetër, mësuesi Simon Gazulli, i cili aso kohe shërbente ndër fshatra të Shkodrës. Jam njohë me te nga mësuesi dhe miku im i shtrejtë Sandër Troshani, që kur na prezentoi, më tha: “Ky asht një mësues që nuk i len gja mangut biografisë tande, e besoj se keni me kenë miq, se të dy keni pasë në rrethin tuej klerikë ‘reaksionarë!”… në atë moment na u qeshëm, por me të vertetë u bame miq të përjetshem me Simonin…nga i cili ruej në kujtesën teme buzqeshjen e Tij të pastër dhe joshëse me të cilen mujshe me kuptue Shpirtin e tij të formuem dhe të edukuem në ambjentin e akademistëve të përkryem të Gazullorëve…

Shumë pak kemi bisedue atëherë për paraardhësit e nderuem të Atij Fisi, që gjithnjë rrinë tue gërvishtë e tue lanë njolla gjaku të forta e të pashlyeshme ndër fletët e lavdishme të Historisë së Shqipnisë, e cila edhe pse ka disa fletë të shkrueme me gjakun e Atyne Martirëve të njohtun të Gazullorëve,  prap edhe sot vazhdon me mbajtë fletët e ngjituna e të palexueshme prej ma shumë se 75 vjetësh…nga gjaku i Tyne i ngrimë e shpesh të xanun njak nga dora e dhunuesit të pabesë…

E pse? – “Ata gabuen..!” E deshtën me Shpirt Shqipninë!

Ky mund të jenë edhe motivi që më ka shty mue me shkrue këto shumë pak rreshta për Vëllaznit Gazulli, mbasi u ngacmova nga shkrimi i një tjetër pinjolli të vonë të Gazullorëve, të Danielit, nipit të Mikut tem Simonit…, i cili me shumë kujdes vazhdon e nxjerr gurë nga thëmeli.

 

Nuk asht punë e lehtë me gërmue në themele ku bishat e një shekulli ma parë, të vetquejtun “komunista”, por në të vertetë aspak të tillë në asnjë pikëpamje, se po t’ishin të tillë do t’u bashkonin në një pikë me klerikët që edhe Ata punonin për “barazinë e njerëzve”, po si ka thanë At Mark Harapi: “Edhe na jemi komunistë, por pa armë”, ishin pra armët, ai mjet i dhunës dhe i terrorit që këto kafshë të shekullit të XX do t’i veçonte nga të gjitha ato lloje diktaturash që ka provue njerzimi në të 20 shekujt e fundit… Ishin pikërisht ato armë që rrenuen e zhbinë me rrajë themelet e qytetnimit jo vetëm në Moskë e Petrograd rus, por morën mbarë vendet Baltike e u shtrinë ndër të gjitha shtetet e zhvillueme të Europës Lindore, tue i shkallmue si mos ma keq, deri tek Shqipnia e Gjergj Kastriotit, që u ba plaçkë e sllavëve kolonizatorë marksistë-leninistë, barbarë e grabitçarë tokash të cilët nuk patën të ngimë tue i vra e pre deri në ditët ma të vona.

Shqiptarët e porsadalun nga robnia e osmanllijve, në dukje ishin një nga vendet ma të pazhvillueme të Europës, po realiteti nuk asht ai që komshijtë tonë janë mundue me na paraqitë para të tjerëve, ma fort për qellimet e veta grabitçare, sesa ishim të atillë. Kjo mund të vërtetohet me një fakt që sot asht i njohun botnisht. Si mundet me ndodhë që Ajo Shqipni e mbrapambetun dhe e “pazonja” me u qeverisë vetë, në vitin 1924 formoi Qeverinë Demokratike Shqiptare dhe Kryeminister i Saj ishte një Peshkop Orthodoks Shqiptar, kur shumica e të gjithë popullsisë ishte Muslimane dhe kishte dalë vetem 12 vjet ma parë nga robnia shekullore turke? Kjo ngjau kur krejt Europa ishte mbërthye ndër diktaturat komuniste, fashiste e pak ma vonë naziste. E Shqipnia njeh edhe parimet e asaj të së “panjohunes” Demokraci nga këta shtete të zhvillueme e dritdhanse! Duhet ndalue në këte pikë dhe me kërkue kush ishin Ata që në ato rrethana e kushte të Asaj Shqipnie të mbrapambetun i dolën për zot zhvillimit politik modern dhe me guxim të panjohun deri atëherë, kanë arrijtë në një kohë rekord me punue për liritë dhe të drejtat e njeriut, tue mos i lanë asgja mangut vendeve të zhvillueme të Europës? Një brez i tanë intelektualësh, të përgatitun ndër universitetet ma të zhvillueme e të përparueme europiane, ishte ai që vuni themelet e shtetit tonë. Asht e vërtetë se Shkodra para vitit 1900 pat vetem dy shkolla europiane të plota, ate të jezuitëve dhe të françeskanëve, por përgatitja e kuadrit intelektual laik e fatar nuk i la asgja mangut asnjenit prej shteteve të zhvillueme.

Ndërsa po të analizojmë klerin katolik, Ai asht i papërsëritshëm.

Kësaj fidanishte i përkasin në disa brezni edhe Gazullorët…

Tue Ju referue studjuesit të Atij trolli, Danielit, vërejmë se nga shek. XV njihet Gjon Gàzulli i madh, astronomi, dhe mbas tij Pal Gàzulli, ambasador i Kastriotit pranë Republikës së Raguzës në vitet 1452-1459, që asht edhe Rektor i Shkollave të asaj Republikë. Mbas tij vjen Doktori i Filozofisë Imzot Ndue Gàzulli, Arqipeshkëv i Shkupit (1702-1783). Në shek. XVII asht njohtë Abati i Mirditës Don Ndre Gazulli. Ndërsa Andrea Gàzulli ishte komandant i Forcave të Veriut pranë Ali Pashë Tepelenës deri me sulmin të tij barbar mbi Kardhiq. Pra, në pak rreshta, këta ishin gurtë e parë të themelit të Tyne.

Asht për t’u theksue se deri në vitin 1944, me ardhjen në pushtet të komunistëve, Gazullorët kanë pasë gjithmonë një pinjoll të familjes së tyne të talentuem, që do të shkonte për studime jashtë Shqipnisë.

Po të kësaj plejadë të fundit të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX ishin tre vëllaznit Gazulli njëherësh, Gjoni (1893 – 1927), Nikolla (1895 – 1946) dhe Stefani (1896 – 1964), të cilët, jo vetëm që kanë studjue ndër universitete të hueja europiane, po edhe u dalluen qysh atje si gjenialitete në fusha të ndryshme të dijes.

Ndoshta pa u kujtue asnjëherë, ndodhë që një “ngjyrë” ngacmon aq shumë trunin e njeriut, sa për vite të tana ajo mbetë si njollë aty…

Ishte një vorr fare i thjeshtë çimentoje, i ngjyrosun me gelqere, pranë një selvije në krahun e djathtë, në të hyme në Fushen e Rrëmajit…

Aty ishte gjithmonë një qiri i djegun dhe i shkuem rrëkajë ose i porsa ndezun, që nuk fikej as nga era as nga shiu, derisa u mbaronte…

Ditën e të Shuemëve, ai vorr i thjeshtë ishte qendër pelegrinazhi i sa e sa vizitorëve, që vinin ndër ato vorreza nga të katër anët.

Nana më pat tregue se ai asht vorri i një Prifti, që ka pasë varë disa vite ma parë Ahmet Zogu. Më dukej një çudi e madhe sesi një njeri i quejtun “shqiptar” me mbërrijtë deri aty, sa me varë në litar “një Prift”!

Shqipnia asht e mbushun me “mozaikë” të të gjitha kohëve…ku, fatkeqsisht, ndër këto vepra të lyme me bojë të bardhë, ku përveç një Shpirti që kishin të tillë këta njerëz, gjithkah dominonte ngjyra e zezë e aq e zezë, sa vetë jeta e të gjithë Atyne Atdhetarëve Shqiptarë…E shpesh, po të njajtin fat kanë pasë mbrenda një fisi disa vetë njeni mbas tjetrit!

Pa u largue nga ky Fis i nderuem, do të ndalohem pak çaste!…

 

DY  DIJETARËT  E  “PARAFUNDIT”…

 

Këta janë Don Gjoni dhe Don Nikolli të Dajçit të Zadrimës plakë… ose siç asht njohtë  deri vonë të Dajçit të Sapës.

Don Gjon Gazulli

asht lé në fshatin Dajç me 26 Mars 1893 ashtu si vëllaznit e Tij Nikolla dhe Stefani. Don Ndre Mjedja, kur e pat hapë atë shkollë, nuk besoj se i ka pasë shkue mendja se ndër ato banka do të edukoheshin dhe do të formoheshin edhe dijetarë, që do të linin vepra aq të mëdha në lamën e dijës e të kulturës shqiptare, sa aq madhshtorë e të pavdekshem do të jenë monumentet e Tyne në Elterin e Atdheut.

Mbas mësimeve të mesme në Shkodër, i prirun nga thirrja e vet për meshtar, vazhdoi studimet e nalta teologjike në Insbruk t’Austrisë.

U shugurue meshtar me 4 Gusht 1919 dhe menjëherë filloi me sherbye në Dioçezin e vet, të Sapës, në fshatin Gjader të Lezhës për pak kohë e ma vonë në Qelëz të Pukës dhe në Koman.

Kur ishte student në Romë Gjoni, pra qyshë shumë i ri, bie në sy përkushtimi i Tij në çashtjet Atdhetare, sa që në vitin 1915 arbëreshi i njohun Agostino Ribecco e thërret “Atdhetari i madh Gjon Gazulli”, një thirrje ndoshta krejt spontane, po që në vetvedi ruen një profeci të madhe, që do të shfaqet porsa Don Gjoni do të vinte në Atdhe.

Asht vetem 7 vjet mbas shpalljes së Pavarësisë kur veshet me petkun e Klerikut Katolik Shqiptar, detyrë e cila asht një dhe vetem një me përkushtimin shpirtnuer që kleriku do të kenë edhe ndaj Atdheut.

Zhvillimet e menjëhershme të Shqipnisë së dalun nga zgjedha e pushtuesëve shekullorë osmanllijë, nuk mund të ishin kurrë të atilla dhe aq të shpejta sikur qendrimi i klerikëve të mos ishte poaq aktiv dhe aq me përkushtim sa i Atdhetarëve të tjerë, që me guxim dhe burrni të madhe i dolën për zot detyrave aq të mëdha, sa nuk kursyen as jetën e vet kur e lypi nevoja e Atdheut. Asnjë klerik katolik nuk di me i ba lak detyrave të mëdha që dalin nga çasti në çast nga paaftësia e nëpunësve të shtetit, që mbrenda vetvetes, kjo e quejtun paaftësi, ruente mbeturinat e mentalitetit oriental, gërshetue me fanatizmin e trashiguem nga edukata anadollake, prej së ciles shkëputja e menjëhershme ishte shumë e vështirë, kur ende kudo, në të gjitha zyret shtetnore, vazhdonte mënyra e qeverisjes së vjeter, një cilësi aq e “preferueme” e qeveritarëve tonë, sa edhe sot vazhdon me u trashëgue në sferat ma të nalta të shtetit shqiptar.

Përballë një qeverisjes që premton me ecë përpara, por që me forcë të madhe pengohet çdo veprim i saj drejt ndryshimeve që lypë koha dhe shoqnia shqiptare, që tashma asht e vetdijshme se i përket një kontinenti tjetër, krejt ndryshej nga ai i pesë shekujve të fundit, detyra  poaq të mëdha, që lypin përkushtim e guxim të pashoq me thye ato barrigada që pengojnë ecjen e shqiptarëve drejt zhvillimit europijan.

Sikur këto t’ ishin vetëm çashtje të vetë shqiptarëve, do t’ishte gjysa e së keqes, por dardha e kishte bishtin shumë të gjatë mbrapa…aq të gjatë sa as vetë shqiptarët nuk dijnë me e kuptue se çka domethanë “qeverisje e vendit tand” për interesat e shteteve fqinjë… me një mënyrë qeverisje që shqiptarëve u ka ra për hise tash mase 85 vjet…e, kjo jo për fajin e Popullit Shqiptar, po për lakminë e ruejtjes së kolltukut të atyne që kanë kërkue sundimin dhe robnimin e Popullit, vetem për interesat meskine të vetat, me e plaçkitë, me e vjedhë, me e dhunue dhe në fund me ia lanë trashëgimtarëve të vet, bashkë me të gjitha “aktet” e flliqta të tradhëtisë së nënshkrueme në pallatet e Bristolit apo të Beogradit.

Mbi këtë llum e baltë u ngrit “selia” e sunduesëve të Shtetit tonë në fundin e  vitit 1924 nga Ahmet Zogu, dhe prap mbas 20 vjetësh, në fundin e vitit 1944, nga tradhëtari tjetër komunist Enver Hoxha. Pirateria e këtyne bishave në bregun e Adriatikut të shumë lakmuem prej të huejve, solli pasoja të pariparueshme për Shtetin Shqiptar.

As Toka nuk muejti me zanë vend…Ajo ishte e mbrujtun me gjak Martirësh në shumë shekuj ma parë e gjaku i Tyne vlonte kudo në të gjitha trojet ku kishte kjoftë edhe një Shqiptar. Edhe Don Gjoni asht në ballin e luftës së Lirisë dhe demokracisë, i rreshtuem me të gjithë Ata Burra, që për Atdhe vdesin si me lé. Të tillë ishin Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Avni Rrustemi, Hasan Prishtina e Isa Boletini e sa e sa të tjerë, nga Ata Shkodranë që u rreshtuen me Opozitën. Një vend në këte Opozitë në vitin 1923 zuni edhe Don Gjon Gazulli, si deputet i saj.

Këtu zen fillë qendrimi i Tij kundër Ahmet Zogut e partisë së tij  Popullore, tue u konsiderue armik i papajtueshëm me politiken e Zogut, që tashma ishte e njohun për angazhimet e tij proshoveniste sllave. Ahmet Zogu jo vetem erdhi nga jugosllavët në krye të Shtetit, në fund të vitit 1924, po dokumentat e nënshkruem prej tij me Pashiqin janë ata fakte që tregojnë portretin e vërtetë të kryetarit të Shtetit tonë në sherbim të Jugosllavisë. Një fatkeqsi e pasueme nga të tjerët e po atij kolltuku…

Asht pika “ma e largëta” kjo me të cilen asnjëherë Kleri Katolik Shqiptar jo vetem nuk asht pajtue, por asht kenë edhe anmik i saj. Kjo vijë politike asht quejtë nga të gjithë klerikët tradhëti ndaj Atdheut.

Kleri ynë Katolik asht aq revolucionar, sa asht përparimtar!

Kudo dhe kurdo gjithnjë ka hapë shkolla dhe ka punue për një zhvillim kulturor në përputhje me të gjitha normat e përparimit dhe të zhvillimit shoqnor, që aso kohe kishte pak shtete edhe n’ Europë, që ecnin me atë rritëm të shpejtë zhvillimi e emancipimi Përendimor sa na.

Klerikët tonë vinin nga shtetet ma të zhvillueme dhe shkonin e jetonin me fshatarët ma të mbrapambetun të Europës, tue vue kryet në grazhdin ku ushqeheshin kafshët, dhe tue pranue vorfninë me andje të madhe vetëm për me arritë me realizue andërren shekullore të Rilindjes sonë, e cila arrihej vetëm nëpërmjet shkollës, dijes e sakrificës. E, kur në gjithë vendet e Europës shkollat  ishin në një stad të naltë zhvillimi, asht Don Gjon Gazulli që realizon në Shqipninë e “mbrapambetun” shkollën e parë mikse në fshatin Qelëz të Pukës, tue e hapë ate në qelen e vet.

Kjo ishte Shkolla e parë mikse në Botë.

Ende në asnjë shtet t’ Europës së përparueme nuk kishte shkolla ku studjonin djelm e vajza bashkë. Në Qelëz po; pra në Francë ato u hapën mbas Luftës së Dytë botnore, në vitin 1948, dhe në Itali në vitin 1952. Dhe, nuk mjaftohet me kaq, por Shkolla e tij mikse kishte nxanës të besimit Katolik e Musliman të gjithë bashkë, sëpse siç thonte vetë Don Gjoni: “Jemi të gjithë vllazen Shqiptarë!”. Veprime të tilla nuk janë shikue kurrë me synin e kjartë të Atdhetarit nga fanatikët e kohës.

Në atë kohë, një ndër votuesit e Don Gjonit, ndër ma  kryesorët, ka kenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Jyka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp që votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë gjakun fare, me qetsi të madhe, iu përgjigj: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”.

Po “faj i vogel” iu duket ju, o lexues kjo thanje?

E megjithate, Don Gjon Gazulli në vitin 1925 nuk u largue nga Shqipnia ashtu si shumë klerikë të tjerë antizogistë, kur Ahmet Zogu erdhi me bandat bjellogardiste të Wrangelit me u ulë edhe njëherë në fronin e shtetit shqiptar, por këte herë edhe si tradhëtar i atij froni…

Ndokush edhe mund të më pyes: “Po a pak tokë i dha Zogu mikut të vet Pashiq për me e sjellë edhe njëherë në krye të shtetit?”…Jo jo, asht fakt që mjaft mirë ua ka pague ardhjen shndosh deri në Tiranë, e madje, edhe ua mbajti fjalen e dhanë për “porosinë” e tyne në lidhje me klerin katolik, e të gjithë Ata Atdhetarë që punuen për Shqipnine Etnike…

Ai filloi me Avni Rrustemin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin e Hasan Prishtinën, po nuk e zuni vendi asnjëherë pa i la hesapet me klerin katolik, i cili nuk e pat lanë rahat mbasi erdhi nga Jugosllavia.

Don Gjon Gazulli, edhe pse ishte ndër ma të rijtë kundërshtarë të Ahmet Zogut, nuk u largue nga Shqipnia kur një pjesë e mirë u largue dhe vazhdoi mërgimin deri me pushtimin italian. Kur ata patën kthye, Fan S. Noli u pat thanë: “Axhiruat sa axhiruat, po në fund e prishët me nga një hale axhirimin tuaj!” Kur shpërthei kryengritja e Malësorëve të Veriut kundër Zogut, asaj kryengritje për shumë kohë i janë vue shumë epitete dhe pikëpyetje, deri aty sa disa e kanë pasë akuzue se “Malësorët e Veriut kanë pasë lidhje me Serbinë”…Një akuzë e tillë asht e pavend, sepse në këte kryengritje merrte pjesë pothuej krejtë kleri katolik, që nuk u pajtonte me politiken zogiste projugosllave, prandej për cilën nga arsyet bindse ky kler “bashkpunoi” me serbët, anmikun e vet shekullor? Një fakt asht i njohnun, se Don Lora Caka, At Çiprian Nika, At Mati Prennushi dhe mjaft të tjerë kanë marrë pjesë në këte kryengritje me armë në dorë, gja që dëshmohet në dosjet dhe proceset e tyne në vitin 1947 gjatë hetuesisë me komunista, madje edhe At Pal Dodaj asht Ai që ka ndërhy tek Ahmet Zogu për me ia shpetue kokën mikut të vet At Mati Prennushit, i cili ishte në listën e zhdukjes…Nuk ka asnjë dyshim se me këte kryengritje ishin pjestarë edhe dy vllaznit priftën, Don Gjoni dhe Nikollë Gazulli, mbasi edhe Don Nikolli bani katër vjet në burgun e Gjirokastres, si kryengritës, po a mund të pranohet dënimi i dhanun nga Ahmet Zogu për një klerik katolik me u varë në litar? Një pyetje e mbetun pa “përgjigje”…

Koha ka sjellë edhe dokumenta të tjera, që nuk mund të pranohet për asnjë arsye varja në litar e një kundërshtari politik, pse nuk pajtohet me veprimet tueja dhe nuk ka la duert me gjak e, për ma tepër, kur vetë Ahmet Zogu kishte ardhë në krye të Shtetit Shqiptar me rrugën e tradhëtisë ndaj Atdheut, tue i lanë Serbisë shoveniste të gjitha trojet tona që zaptoheshin nga ajo që në vitin 1913 dhe, tue i shtue atyne trojeve edhe Shën Naumin, që ato ditë, në gazeten “Ora e Maleve” 20 Shtator 1924, shenohet: “Nga Gjykata e Hagës vendosi që vendimi i Konferencës së Ambasadorve i dhanun me 6 Dhetor 1922, me të cilin Shën Naumi i epet Shqipnisë, asht definitiv e nuk mund të rishikohet.”

Atëherë, kush duhej varë në litar..?

Ishte mbarë Populli Shqiptar që nuk pajtohej me këto vepra, dhe nga këto veprime nuk kishte sesi të qendronte indiferent Kleri Katolik. Për këte arsye Ai si gjithmonë u bashkue dhe luftoi me Popullin e vet.

Don Gjon Gazulli u arrestue me daten 26 Nandor 1926 dhe mbas pak muejsh gjoja shqyrtim ngjarjesh, u zhvillue një gjyq që nga shumë vetë asht konsiderue një farsë, mbasi cili mund t’ ishte rreziku ma i madh që mund t’i sillte qeverisë një Prift i fshatit Koman? Edhe vet dokumenti i gjyqit ka mungesa firmash nga ata që drejtonin gjyqin!!

Vet Ahmet Zogu, katër orë mbas varjes së Don Gjonit, dërgon një telegram në Shkoder, me të cilin gjoja i fali jetën Don Gjonit… një veprim shumë i djallzuem, që vetem përforcon mendimin e ekspertëve që kanë përcaktue karakterin e Ahmet Zogut, si një “diktator tiran që i kanë mungue mjetet…”. Po a nuk kishte kohë Ahmet Zogu me marrë një vendim të tillë para dates 5 Mars 1927, pa arrijtë në orët e para të atij mengjezi, kur Don Gjonin, pa dalë drita, e vari në Fushen e Druve, mu në qender të qytetit të Shkodrës, me një paramendim të caktuem, që Zogu me këte veper donte me i tregue Klerit Katolik dhe mbarë Popullit të Veriut dhe Shkodres, se “ky asht fillimi i asaj që do të ju baj ma vonë nëse çoni krye prap kundër meje!!”  Një vepër e tillë ishte vetem akt turpi dhe terrori, që i paraprinte edhe shumë veprave të tilla deri tek ngjarjet e Vllazenve Et’ hem e Ismet Toto….

Vetë fjala e fundit e Don Gjonit, para heqjes së stolit tregon ma së miri se kush kje Ky Prift, që burrnisht vdiq pa iu tutë syni, edhe pse nuk ishte ma shumë se 34 vjeç: ““I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”.

Në lidhje me këte ngjarje historike të nacionalistëve shqiptarë të vitit 1926 kolonel Faik Quku, oficer i asaj periudhë, në librin e Tij “Qendresa Shqiptare gjatë Luftës së dytë Botnore” Vol I, fq. 37, ka  shkrue: “Sikur Ndok Gjeloshi të mos ishte plagosë te Çuka e Urës së Mesit, revolucionarët do të kishin hy në Shkoder dhe fati i Shqipnisë mund të kishte ndryshue krejt.”

Iu bana këtë shpjegim të kolonel Qukut, mbasi kur asht folë e shkrue për këte ngjarje kaq të randësishme, gjithnjë asht zanë në gojë si drejtues dhe organizator i saj Don Loro Caka. Sigurisht, për 50 vjet nuk kishte sesi të flitej për Heroin e Popullit Shqiptar, Atdhetarin e madh Ndok Gjeloshi, mbasi ishte Ai Burrë që komunistët vranë në Tiranë, me atentat, sepse dihej se edhe komunistët do të kishin probleme prej Tij.

Prania e emnit të Ndok Gjeloshit në këte kryengritje asht me shumë vlerë për me nxjerrë në shesh të vertetën e mohueme historike, mbasi emni i Ndok Gjeloshit, pak muej para kësaj ngjarje, asht në krye të atyne zhvillimeve të tjera të mëdha të 1924, që sollën në krye të Shtetit Shqiptar Qeverinë Demokratike me kryeminister Fan S. Nolin.

Ndok Gjeloshi ishte edhe atentator i Zogut në Vjenë, kështu do të bahej e kjartë për të gjithë ata që duen me njohtë historinë e vendit tonë, se ngjarjet e vitit 1926 ishin një tjetër përpjekje e Atdhetarëve tonë demokratë kundër vendosjes së diktaturës zogiste, e pasueme me disa vrasje dhe varje në litar të “kryengritësve” intelektualë të Veriut kundër grupit të feudalëve injorantë e anadollakë të pacipë që rrethonin Zogun.

Fakte të tilla historike jo vetëm nuk shkruhen ende, po ma e keqja asht shtremnimi i tyne dhe falsifikimi i së vërtetës historike.

Në shtatorin e vitit 1926 asht me randsi të madhe marrveshja e kryeministrit britanik Austin Chamberlain me Mussolinin, i cili i dha të gjitha mundësitë Italisë me veprue ndaj Shqipnisë, gjoja tue u ruejtë nga italianët pavarsia e Shqipnisë…vetëm për interesat e tyne të mëshefta në lidhje me Mosulin, ku Turqia detyrohet me u shmangë tue hjekë dorë.

Aleanca që lidhet në mes të Italisë dhe Shqipnisë me siguri nuk u prit mirë nga Atdhetarët Shqiptarë. Ndonse u krijue një siguri ndaj dy anmiqve komshijë lindorë, atyne jugosllavë e grekë, duhet thanë realiteti se na me kambët tona ishim tue shkue drejtë vorrosjes së Shtetit Shqiptar në gjiun e Romës fashiste të Mussolinit. Ky asht një fakt historik.

A ka mundsi që eksperienca historike e Atdhetarëve të vërtetë të sillte pasojë Kryengritjen e Veriut për rrëzimin e Ahmet Zogut dhe në të njajten kohë të prishte marrveshjen vdekjepruese me Italinë?

Kjo asht edhe një arësye tjetër që duhet shtjellue nga historianët nëse duen me shpjegue të vertetën e Lëvizjes së madhe antizogiste të vitit 1926, nga Shqiptarët e Veriut me pjesmarrjen e Klerit Katolik.

E kur të zehet në gojë Kleri Katolik, duhet nënkuptue qendrimi i Zogut ndaj Atij Kleri, por edhe duhet tregue një e vertetë që asht kenë mshëhë nga pseudohistorianët tonë, se “Kleri Katolik Shqiptar nuk e ka dashtë kurrë praninë e Italisë në Shqipni”, prandej edhe konti Ciano e shpjegon kjartë “paknaqsinë” e Klerit Katolik nga pushtimi italian: “Kleri ushqente ndjenja nacionaliste të teprueme, që nuk pajtoheshin me pushtimin tonë në Shqipni”. Italia punoi për çarmatimin e Atdhetarëve!

A nuk asht edhe ky një shkak i arsyeshëm dhe i mjaftueshëm me luftue kundër çdo marrëveshje, e cilitdo që punon me u lidhë me traktate e tjera vepra antiatdhetare, edhe sot me Itali e kedo tjetër?

Që Italia e dinte qendrimin e Klerit, kjo asht e kuptueshme, po që Ahmet Zogu do të arrijë të varin Don Gjon Gazullin dhe italianët, tue pasë mardhanje të mira me Zogun, mos me ndërhy fare për mos me e lejue ate me krye një vepër të tillë ndaj një Kleriku, që në analizen e fundit “varja në litar” ma shumë ka turpnue Ahmet Zogun si drejtues anadollak, sesa Atdhetarin Don Gjon Gazulli si Shqiptar i vërtetë!

Kjo do t’ ishte një analizë me vlerë për të gjitha kohët, ndonse  nuk asht ba asnjëherë, tue i lanë shtegun çilë të gjithë mbasardhësve që kanë drejtue Shtetin Shqiptar, mbas Ahmet Zogut, me u sjellë me aq mizori të papame kundër Klerit dhe inteligjencës katolike, sa sot nuk ka asnjë historian që mundet me thanë ose me shkrue se kundër tyne në Shqipni, nga komunistët dhe sherbtorët e tyne të sigurimit nuk asht ba “Genocid”.

Në librin e Bernd J.Fischer, amerikan që ka shkrue “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipni” (Santa Barbara, Kaliforni,1996)  shpjegon edhe një “variant” tjetër, që e shtyni të revoltohet popullsia e Veriut kundër Ahmet Zogut, sepse “katolikët e Veriut, të cilët, veç pakënaqësive të ndryshme, nuk e kishin  harruar ende përpjekjen e Zogut për çarmatosjen e tyre dhe ndalimin e kusarisë. (fq.124).

Ky asht një shtremnim fakti, që përputhet me të gjitha shpifjet dhe intrigat e shteteve fqinjë, të cilat ndër shekuj, që në kohën e Turqisë, janë mundue me paraqitë Malësorët e Veriut si gjakajtorë e kusarë, tue mos thanë asnjëherë të vërtetën historike të Atyne Maleve dhe Atyne Burrave Shqiptarë, që me pushkë përfaqe, jo vetem kanë mbrojtë trojet e veta për mos me u shkelë nga robnuesit turq e sllav, por edhe kanë krye edhe një detyrë tjeter të madhe për të cilen Fan Noli thotë: “Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholike me armë në dorë…”

Pra, ishte arma që i duhej Atyne Burrave me ruejtë Atme e Fe!

Ishte arma që naltonte idealin e Tyne “Atdhe e Fe” deri në Elter të vetflijimit për çashtjen e madhe të Lirisë së Tyne. E, Ai që i edukoi dhe i formoi këta Vigaj të Popullit Shqiptar dhe të Shpellave të Alpeve tona me këta virtyte, ishte gjithë Kleri Katolik Shqiptar. Ishte gjaku i Atyne Martirëve tonë, që dikur ndër hunjë, tue ua këputë kokën me sopatë e prap ndër konopë e litar të mbasardhësve të Anadollit, do të ngrinte nalt edhe një Hero në Elterin e Atdheut, Don Gjon Gazullin.

 

EDHE  AHMET  ZOGU  IKU..!

 

            Kur fillon djegëja e një shtëpije apo edhe e një kësolle, shenja e parë që kuptohet nga komshija asht “era e rubit”… E kur asaj shtëpi i del tymi, ka marrë fund gjithshka…Në vitin 1939 mbreti i Shqipnisë Ahmet Zogu nuk duhet të ikte, ai e provoi me ikë në vitin 1924, pra ai nuk duhet të kthente fare për me ikë prap në vitin 1939…dhe, ka ba mirë që nuk ka ardhë (ose nuk e kanë lanë me ardhë) në 1944, se prap do t’i duhej me ikë, mbas prishjes me Jugosllavi në vitin 1948…kur Stalini e shtrini zyrtarisht sundimin e vet deri në brigjet e Korfuzit, tue vendosë bazat ushtarake në Gjiun e Vlonës…me disa anije të kohës së carit aq të “vlefshme”, sa kur janë prishë mardhanjet shtetnore me Bashkimin Sovjetik…Hrushovi as ato rrangalle që kishte sjellë në bazen ushtarake të Vlonës, nuk i tërhoqi!

Italia e paralajmëroi Zogun se do të zbarkonte pak kohë ma parë dhe i dha mundësinë që ky në 15 vjet të sundimit të tij, me i pasë të gjitha plaçkat gati për datën 7 prill 1939, kur këte herë ia mësyni krahut tjetër nga Jugu…“mikeshës” Greqi. Nuk e di pse nuk mori rrugën e Veriut, mbasi Malësorët tashma ishin të “çarmatosun” dhe mund të kalonte pa telashe me të gjitha plaçkat e kapitalet e grumbullueme në ato 15 vjet mbretnije e sundimi, madje edhe tue plaçkitë edhe arken e Kryqit të Kuq.

Kur Zogu u kthye nga Jugosllavia, ata kanë deklarue se kanë pasë shpenzue rreth 105 miljon dinarë për këte aksion…shkruen në një liber Vladimir Dedjer, në vitin1949. (po aty F. Quku fq. 27)

Zogu këte borxh ia pat pague Jugosllavisë… Atëherë ai edhe pat realizue dëshiren e tyne për vazhdueshmeninë e Shqipnisë në rrugën e para vitit 1924, tue eleminue kundërshtarët e sllavëve që ishin intelektualët dhe demokratët Atdhetarë. Kur ai u lidh me Itali, porsa erdhi në 1925, italianët i njihnin mirë tiparet e karrieristave dhe pasionet e tyne për “kunorë” mbretnore dhe pasuni… Prandej edhe i krijuen kushte, nipit të Esat Pashë Toptanit, me realizue idenë e vjetër të mbetun përgjysë nga patllakja e Avni Rrustemit, dhe këte e gjejmë prap të shkrueme tek B. J. Fisher, ku shkruhet kjartë se: “Zogu u largua prej Shqipërisë me një qyp të madh me rubinë dhe  smeraldë si dhe me një pjesë të rezervës së arit të Bankës së Shtetit, që kapte shumën prej 10 milion dollarësh…Shqiptarët kundërshtarët e Zogut që ndodheshin në Londer…deklaronin se Zogu zotëronte një deri në katër milion sterlina….

Kjo sasi të hollash tërhoqi vëmendjen e Thesarit Britanik në shtator të vitit 1940, kur një prej njerëzve të Zogut, Sotir Martini, kërkoi të dinte nëse Foreign Office-i mund të krijonte mundësinë për transportimin në Kanada të shtatë arkava me para…” (fq. 309)

Mbas shumë peripecishë e telashesh, Zogu pëfundoi në Angli.

Përpjekjet e tij me u rikthye nën “mbrrelen” angleze në Shqipni janë kenë aq të mëdha, sa shpesh njeriu fillon mos me i besue, por për fat ato përpjekje janë shkrue nga të huejtë, gja që i ban të besueshme se lidhen me shumë episode të ndigjueme prej nesh prej njerëzve të dijtun që kishte Shqipnia dhe që në faktet historike, unë prej tyne kam mësue vetëm një gja që asht baza e pavdekshme e Historisë: “E vërteta”.

Zogu kërkoi nga anglezët siguri lidhjeje me Washingtonin, por dështoi se ishte pikërisht ShBA, që nëpërmjet Anglisë, kishte ra dakord me Italinë për me hy në Shqipni në vitin 1939, veprim i njohun prej tyne legalisht në të dy qeveritë. Kjo lidhej me një fakt që kerkohej prej tyne si kusht se Zogu nuk kishte drejtue kurrë qeveri me rregjim “demokratik”.

Në vitin 1942, në muejn korrik, Zogu u ndihmue nga shoqnia “Vatra” e Bostonit, e cila lëshoi një rezolutë për krijimin e një fronti të përbashkët. Çekrezi, një përson i dënuem nga Zogu, nuk kje i gatshëm me bashkpunue njëherë për njëherë, ndërsa Faik Konica dhe Fan Noli po, e pranuen bashkpunimin me Zogun. Ma vonë pranoi edhe Çekrezi. Rolin kryesor në këte marrveshje e luejti Sir Edward Boyle. Fan Noli mbas vendosjes në Amerikë ka pasë ndryshimet e veta të vazhdueshme në qendrimin që ka mbajtë, aqsa, për ata që e njohën si letrar të madh, aq u ba i neveritshem në qendrimet politike prokomuniste, sa në 1946 kur në Tiranë Enver Hoxha po mbushte burgjet me Atdhetarë, Noli i ban urimet e “fitores” së Qeverisë “demokratike” në zgjedhjet e 2 Dhetorit.

Kur Hitleri kërkoi me sjellë në Shqipni çifutët bashkë me pare dhe bankat e veta të pasuna, Zogu i kundërshtoi, kishte frikë nga “çifutizimi” i Shqipnisë, i shtymë nga rrethi oriental që e impononte ate në qeveri … Kur Zogu u kërkoi çifutëve me e ndihmue me u kthye në Shqipni në vitin 1944, tue iu sigurue se “do t’i siguronte vendosje masive të çifutëve në Shqipëri, në rasë se këto do ta ndihmonin të kthehej  përsëri në fron”, çifutët i paguen borxhin e vjeter…dhe nuk e ndihmuen.

Ai u përpoq me u rikthye me grekë, me maqedonas, deri tek turqit e egjipcianët e me ke nuk bani përpjekje, por nuk mbërrijti me kuptue se, kur i pat akordue bursën Enver Hoxhës me shkue në Francë, shkollat masone ishin shumë ma të rrafinueme se “dredhitë” e lumit Mat!

Ai që i mbylli rrugën Ahmet Zogut mos me u kthye ma në vendin e vet shumë të dishruem për me vazhdue “avazin” e vjeter të qypave … nuk ishte anglezi i njohun, kolonel – leitnant Maclean, që erdhi me u interesue për këte çashtje në Shqipni, po ishte vetë Ahmet Zogu, që ua hapi rrugën komunistave…tue i tregue “padashje” botës së qytetnueme se po rikthehej në boten e vet orientale, në Egjipt, mbas shumë përpjekjesh që bani me u identifikue me Europën Përendimore, të cilen nuk arrijti me e mashtrue se jam “monark” Përendimor, se atij rranjët e deri në bel trupi i kishin mbetë në Lindje…prej së cilës nuk arrijti me e shkapë asnjëherë.

Pothuej të gjithë drejtuesit e shtetit kanë ndjekë një rrugë nga e cila mujti me u shmangë vetëm një Atdhetarë e, ky kje Mustafa Kruja.

Mbas zgjedhjeve të 2 dhetorit 1945, Shqipnia hyni zyrtarisht në vathen e vendeve komuniste të Europës Lindore, e garantueme prap si dikur..nga qeveria jugosllave po, tashti e një sllavokumunisti J.B.Titos, të një modeli që konsiderohej ndër sherbtorët besnikë të Stalinit. Njohja e qeverisë komuniste të Tiranës zyrtarisht nga qeveria angleze në muejn dhjetor 1945, bani që Zogut të mos i shkonte mendja “kurrma” se mundej ndonjëherë me u kthye në Shqipni.

Aleatët zbuluen indirekt karten e “mësheftë” të Jaltes së 1945!

Rruga me sundue dhe me u pasunue nga froni drejtues asht kenë dhe vazhdon me kenë pa asnjë ndryshim edhe ndër ditët tona, rruga e pelqyeshme dhe shumë e kerkueme nga të gjithë ata që harrojnë se atë rrugë ata e kanë arrijtë vetem me anë të dredhisë dhe tradhëtisë.

 

FATI  I  ZI  I  DIJETARËVE  SHQIPTARË…

 

            I vetmi grup politik me randësi që ka pasë Shqipnia gjatë Luftës së Dytë Botënore dhe nuk përmendet në asnjë dokument nga ata që kam pasë rasë me pa dhe me lexue apo me ndigjue për atë kohë, që nuk ka ba ndonjë marrëveshje me Ahmet Zogun, kjoftë edhe të “mësheftë”, që nuk e zen në gojë kush as nga të jashtëm, apo të mbrendshëm, asht grupi i njohtun i intelektualëve e politikanëve të Rregjencës Shqiptare.

Lef Nosi, At Anton Harapi, Maliq Bushati dhe Cafo Beg Ulqini, tue i pasë të gjitha mundësitë me shkue ku t’u shkonte mendja, pranojnë vendimin e treguem publikisht nga At Anton Harapi dhe Lef Nosi, nga goja e Cafo Beg Ulqinit se: “Nuk pranojmë me vdekë jashta kufijve të tokës Shqiptare…”. E Këta Burra nuk ishin të vetmit edhe pse Emnat e Tyne vazhdojnë me kenë në listat e zeza të “tradhëtarëve t’ Atdheut” edhe sot që kanë kalue 65 vjet nga tradhëtia që Atyne, iu ba nga Aleatët apo “çlirimtarët” komunistë. Fillova me dijetarin Lef Nosi, sepse asht një ndër tre Atdhetarët që ka pasë pronë të veten njenen ndër tri bibliotekat ma të pasuna të Shtetit Shqiptar para vitit 1944, e që me siguri ajo bibliotekë u muer në “ruejtje” mbas pushkatimit të Tij, nga analfabetët partizanë, që pak ma vonë u banë “themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve”, “dijetarë” dhe partizanë kriminelë të orëve të para si Dhimiter Shuteriqi etj., që u krijue në vitin 1945, siç më ka shpjegue një nga pjesmarrësit në atë mbledhje të parë i nderuemi  Prof. Kolë Ashta.

Në tetor të vitit 1945 një grup shkrimtarësh, nën shembullin e Bashkimit Sovjetik dhe të Jugosllavisë Titos, patën formue në Tiranë, “Lidhjen e Parë të Shkrimtarëve Shqiptarë”.

Në materialet e botueme tek “Bota e Re”, organ i kësaj Lidhje, në nr. 3, shtator 1945, do të gjejmë emnat e Imzot Vinçenc Prennushit, Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës, Prof. Sejfulla Malëshovës, z. Aleksandër Xhuvanit, z.Dhimiter Shuteriqi, z. Ali Asllani, Prof. Skënder Luarasit, Dr. Dhimitër Pasko, z. Selim Shpuza, z. Sterio Spasse dhe z. Shefqet Musarajt. Komunistë ishin Sejfullahu, Shefqeti dhe Dhimitri. Për çudi emni i Prof. Arshi Pipës mungon…si duket nuk “njihej” ende!

Me 12 shtator, në “Bota e Re”, nr. 3, asht lista e komisionit nismëtar. Vetëm në numrin 2 të asaj reviste marrim vesh se cila asht redaksia: Shefqet Musaraj, Zihni Sako, Aleks Buda, Mitrush Kuteli, Andrea Xega, Selahydin Toto, Andrea Varfi, Nexhat Hakiu, Jusuf Alibali. Jo me u çuditë që emni i fundit Jusuf Alibali në Janar të 1945 ishte hetues i Don Lazer Shantojës, që u pushkatue me 5 Mars 1945. Këta emna nuk janë të gjithë në listën e komisionit nismëtar me 7 tetor 1945 në Kinema Kosova, ma vonë Teatri Kombëtar, ku ka marrë pjesë edhe Prof. Kolë Ashta, dhe ku njoftohet se u mbajt konferenca e parë e shkrimtarëve. Professor Kola kujtonte nga konferenca se mbledhjen e hapi z. Aleksandër Xhuvani (i cili nuk kishte ende titullin Profesor).

Aty u zgjodh një presidium në të cilin ishin: Imzot Vinçens Prennushi, prof. Sejfulla Malëshova, Dom Ndoc Nikaj, Dr. Ymer Dishnica, prof. Lasgush Poradeci, prof Skënder Luarasi dhe z. Selim Shpuza. Profesor Kola më pat tregue se ditën e dytë u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm, me kryetar Sejfullah Malëshova, Imzot Prennushi, A. Xhuvani, K. Cipo, At Benedikt Dema, Ymer Dishnica, Skënder Luarasi, Sh. Musaraj, Ali Asllani, L. Poradeci, S. Spasse, Behar Shtylla (letrar “pa portofol” shenimi em, F.R.), Nonda Bulka, Dhimitër Pasko, A. Varfi, Dh. Shuteriqi, Et-hem Haxhiademi, V. Kokona. Një forum tjetër ishte që asnjëherë nuk u kuptue roli i tij me Kryetar nderi Fan Noli, kryetar Sejfullah Maleshova, nënkryetar A. Xhuvani, sekretar Dhimitër Shuteriqi, kurse anëtarë: At B. Dema, Et-hem Haxhiademi, Dh. Pasko, Sh. Musaraj. Jo larg nga kjo kohë fillojnë arrestimet e disa drejtuesve, tue e fillue rreshtin e pafund Sejfullahu, Don Ndoc Nikaj, romancieri i parë, e mbas tij të tjerët që vdiqën ose u zhduken ndër birucat e hetuesive, tue mbyllë listat me një nga të parët shkrimtarë, hetuesin Jusuf Alibali…e me rradhë të tjerët. Kështu, me Dhimiter Shuteriqin e Foto Stamon etj. fillon epoka e realizmit socialist dogmatik envero – stalinian, e pafund.

Këta ishin hapat e parë në drejtim të kulturës shqiptare në rrugë zyrtare, ndërsa mbrapaskenat jugosllave ishin mbas siparit të kuq të skenës, ku ishte tue përgjue zhvillimin e atij takimi si gjithmonë mbas shpatullash…Enver Hoxha, Nako Spiru me ndonjë tjetër që me siguri ma vonë i ka hangër edhe kokën.

Hipokrizia e komunistëve kalon çdo fantazi. Në të gjitha këto vepra ishte skema jugosllave që duhej zbatue, sigurisht me vullnetin e plotë të drejtuesëve spijunë të tyne, që ishin në krye të shtetit shqiptar. Ata vetëm hapnin gojën dhe fillonte zbatimi, ku bie në sy zelli i madh i këtyne fanatikëve anadollakë, sa shpesh instruktorët jugosllavë mbetshin me gojë të “hapun” para zbatuesëve të vet të paisun me të gjitha cilsitë kriminale.

Shumë nga Ata Atdhetarë që kishin punue me gjithë shpirt e me një vullnet të hekurt për mëkambjen e Shqipnisë nga ana kulturore as nuk i shkonte mendja se me ardhjen në pushtet të “shqiptarëve”, mjaft prej tyne edhe nxanës të vetë atyne dijetarëve që kishin vue bazat e kulturës sonë kombëtare, do t’ ishin të parët që do të kërkoheshin me u ba kurban nga ato bisha për hir të miqsisë së tyne me jugosllavët. Ndër të parët që u kërkue nga grupi partizan i Bregut të Bunës ishte Don Alfons Tracki, misionar gjerman i ardhun që në Luftën e Parë Botnore, që në vitin 1944 kishte deklarue se: “Nuk kam pse iku me gjerman, se Atdheu i dytë i emi asht Shqipnia!”. Kjo nuk ishte një thanje siç thotë populli “me la gojën”, por ishte një e vertetë që Ai e kishte dëshmue me vepra e, për me u bindë për këte, do të paraqes vetëm dy fakte të fundit të Tij, në vitet 1943 – 44, kur Shqipnia ishte e pushtueme nga fashizmi e ma vonë nga nazizmi… “vegël e spijun” i të cilëve u akuzue në gjyqin e Tij, po nga ata “partizan çlirimtarë” të cilëve u kishte shpetue jeten, tue i nxjerrë nga kampet e interrnimit të Prishtinës apo burgjet fashiste dhe naziste, e në fund mori plumbin ballit nga ata kriminelë që edhe e torturuen. Këta ishin partizanët!

Këta ishin “vëllezrit” tonë, që ua shpeton jetën e të marrin shpirtin.

Në ditët e fundit të nandorit 1944, vritet një ushtar gjerman në Velipojë…Forcat gjermane kërkojnë me qitë fare Velipojen, mbasi ishin informue se aty asht një grup partizanësh që e kishte ba këte vrasje…

Don Alfonsi merr vesh nga miqtë e vet se rrezikohej Velipoja me u shfarosë nga gjermanët dhe niset e shkon mbrenda pak orësh aty, ku informohet se vrasja asht ba nga jugosllavët e andej Bunës, për me ua lanë sherrin në derë Velipojakëve…që do ta paguenin me raprazalje atë vrasje të kryeme me qellim të keq, kur gjermanët po terhiqeshin. Ai menjëherë takohet me oficerin gjerman, që po fillonte operacionin dhe e bindë se fshatarët e Velipojës janë viktimë e një vrasësi që ka ardhë nga tokat e Jugosllavisë me ua lanë sherrin shqiptarëve, kështu Ai shpëton qindra fshatarë, që do të vriteshin nga ushtria gjermane aty.

Pak ditë mbas kësaj vepre, partizanët Rrustem Sykja..etj., kërkojnë priftin “agjent e spijun” të gjermanëve Don Alfons Trackin, me i vue hekrat si “bashkpunëtorë me nazista kundër brigadave partizane!”.

A ka histori që mundet me e pranue këte vepër si “çlirimtare”?

Don Alfonsi merr malet dhe shkon tek prifti Don Nikollë Gazulli, famullitar në Malësi të Shkrelit, ku mendon me kalue pak ditë…

Don Nikollë Gazulli asht vëllaj i dytë i Don Gjonit. Dy vjet ma i ri, pra asht le në vitin 1895. Vazhdoi njëherësh me vllanë Gjonin shkollën fillore në fashtin e vet, në Dajçin e Zadrimës, e porsa hapun në vitin 1902. Shkollën e mesme e vazhduen në Shkodër dhe mandej të naltën në Austri. Don Nikolli ishte në Grac dhe Insbruk ku studjoi për teologji, por tue kenë i pasionuem për gjuhësi, kreu aty edhe për gjuhësi e mbet mik i dalluem ndër studentat e albanologut të njohun dhe të shquem, Norbert Jokel, me të cilin vazhdoi me kenë edhe bashkpunëtor e studjues i Shqipes.

Fenë me Atdhe e lidhë Gjuha. Gjuhësia asht vepra me të cilen Don Nikolli do të daltojnë shpirtin e trazuem të Maleve, dhe asht ajo penë që nuk do të qendrojnë asnjë minut e thame mbi tavolinën e Tij.

Erdhi në Atdhe dhe mori rrugët e Malësisë së Rrjollit dhe të Shkrelit, ku njëheresh me detyrën fetare, filloi me germue thesarin e madh të gjuhës, me fjalët e rralla të atyne krahinave, me toponomastikë e onomastikë, tue mos i veçue kurrë nga etnografia i mbështetun në gjurmët historike dhe gjeografike të malësive tona. Porsa fillon me u pa në revistat e kohës puna fillestare e tij në lamën e gjuhësisë, u kuptue se nuk asht një hop rinor i Don Nikollit pasioni i tij, por asht një gurrë e vertetë që nuk shuhet kurrë e një gjenialiteti që po shpërthente si vullkan dijet e shkencet nga ata burime të pashterrshme të prrojeve që me doren e vet i bashkoi në një lum të fuqishem burimi të pavdekshem të shkencës së Gjuhës Shqipe. Asht ajo gjuhë që nuk e len Don Nikollin me u ba plaçkë e anmikut ma të madh të shqiptarëve, plaçkë e shovenistëve sllavë, që po lëshonin rrajë me veglat e veta mu në krye të shtetit shqiptarë, të ardhun nga Beogradi dhe me shpatën e çveshun të padijes, filloi me ba edhe flijimet e para me vllajn e madh të Don Nikollit, Don Gjonin e Gazullorëve, tue e varë në litar.

Në kryengritjen e Veriut në 1926, arrestohet edhe ky me të tjerë klerikë dhe dënohet 101 vjet burg të përjetshëm. E çojnë në burgun e Kalasë së Gjirokastrës…“historia” e të cilit do të vahdojnë edhe me kohën e vonë ku, mbas ndërhymjes së përsonalitetëve ma të njohuna të kohës, Joklit, Viktor Eftimiut dhe Asdrenit etj., mbas katër vjetësh e lirojnë.

Dijetari Don Nikoll Gazulli asht njohës i latinishtes, greqishtes, gjermanishtës, frengjishtes, italishtes dhe sllavishtes, gjuhë me të cilat i la shkences sonë të gjuhësisë veprat e pavdekshme të vetat, shumë prej të cilave na fillojmë me i pa në “Hylli i Dritës”, prodhimet e një truni të rrallë, që në pak vite të jetës la vepra madhështore. Duhet theksue se “Gojëdhanat” që Ai ka mbledhë janë labirintet e panjohuna të burimeve historike, që na sot sikur të gjurmojmë vetem ato, kemi aq shumë fakte historike sa pak popuj mund të maten me ne në fushen e historisë së vjetër shqiptare. Me një durim dhe mjeshtri lidhë mitologjinë me etnografinë tue i vue me dorën e vet në hartat e vjetra dhe tue i lanë shkencës edhe një burim tjeter të vyeshem të atyne fakteve historike që bota përreth nesh asht kenë mundue atëherë e sot me i shue, me i fshi, tue përdorë mjetet ma të dhunëshme dhe të panjohunat e kohës primitive mbi trupat dhe mendjet e dijtuna të një populli, që u punue në shekuj për zhdukjen e Tij dhe të kulturës disa mijavjeçare të vorrosun ndër trojet e qytetet tona historike.

Kombi Shqiptar asht burim visaresh…dhe, janë pikrisht ata që u grumbulluen në vëllimet e vlefëshme të shkencës, “Visaret e Kombit”, mbi të cilat dijetarët tonë kanë lanë pasunin e tyne mendore, por edhe shpirtnore e Atdhetare. Aty edhe Don Nikoll Gazulli la Vëllimin XI të “Visareve të Kombit” dhe “Fjalorin e Ri”, si dhe “Fjalori toponimostik”, botue pjesë pjesë ma vonë në vitet 1939 – 1943 në revisten “Hylli i Dritës”, revista ma me vlerë shkencore e letrare e themelueme nga At Fishta. Janë ato vepra ku autori Don Nikoll Gazulli ka vue themelet e tij në fushen e leksikografisë krahinore dhe onomastikës. Ashtu si të gjithë dijetarët klerikë, edhe Don Nikolli në këto dy vepra të kulturës sonë kombëtare tregon, siç e thekson edhe pasardhësi i Tyne Danieli: “…nivelin e naltë shkencor, ku duket dora e një dijatari të mirfilltë, metodologjia e hartimit, objektiviteti i landës gjuhësore, ekuilibri në përzgjedhje, dhe sidomos shpjegimi analitik i landës.” “Fjalorthi ngërthen mbi 5.000 fjalë të rralla të shtrime në 524 faqe. Çdo za asht shoqnue me shpjegim kuptimor, sinonimor – kur ka qenë rasti – etimologjik, e krahasue jo rrallë edhe me përkatëset në gjuhë të tjera, sidomos në gjermanisht e italisht.”

E të mendojsh: këto fjalë të rralla të mbledhuna nga Gazulli ndër Malet tona, fjalë të mirëfillta shqipe, nuk u përfshinë në Fjalorin e Gjuhës Shqipe të vitit 1982! Sigurisht, sëpse “dijetarët” e sotëm as nuk i kuptojnë.

Veçanarisht me vlerë janë shpjegimet kuptimore të fjalëve me ndryshimet që ato kanë pësue në rrjedhë të shekujve.

Vepra e parë e këtij lloji në gjuhën tonë, e Don Nikoll Gazullit, asht vepër që e ban Ate themelues të leksikografisë onomastike. Po a e di kush këte edhe nëse ka përfundue Universitetin e Tiranës?

Atdhetarët e vertetë nuk studjohen në shkollat tona “socialiste” apo si thirren tashti “demokratike”… Ndër katedrat e tyne nuk ka mbetë asnjë vend për dijetarët që jetën e tyne ia kushtuen lirisë së Atdheut e dijes!

Kleri Katolik Shqiptar, aq sa ishte antikomunist, ishte edhe antifashist e antinazist, sepse doktrina e Krishtenë, me të cilen ishin paisë dhe mishnue Ata nuk pajtohet me diktaturat, të cilitdo lloji e vendi kjofshin ato. E nga ky kler “reaksionar” ishte edhe Don Nikolli.

Ditën e Pashkëve, me 9 Prill 1939, në Kishë të Rrjollit, gjatë predikimit, Ai iu drejtue besimtarëve:“Mos i lëshoni armët! Këta, skotë e mbrapshtë si janë, duen me na shkombëtarizue! Prandej, si dikur bijtë e Kastriotit, t’i bajmë ballë pushtimit fashist!”

Dom Nikollë Gàzulli, ato fjalë ua përsëriti edhe Malësorëve të Shkrelit në vitin 1945, kur Shqipnia po kthehej në një republikë të shtatë jugosllave: “Lirinë e fitueme me gjak, këta duen me e lëshue  pa gjak në dorë të shkjaut në emën të idelogjisë së tyne çnjerëzore komuniste!

Pra, o burra, armët për syni!”

Don Nikoll Gazullin e vranë me 2 shkurt 1946.

Nga dorshkrimi “Kujtime” për At Konrrad Gjolaj OFM.1996,  unë kam shkëputë një fragment kur ishe tue daktilografue librin “Çinarët”, dhe At Konrradi po më shpjegonte sesi jugosllavët kishin sjellë nga Jugosllavia një diversant aso kohe me vra Kapiten Gjergj Vaten (me pseudonim Cukali) i dalun në mal…Ai më tha se: “Po kështu kanë veprue jugosllavët edhe me Don Nikollë Gazullin. Don Nikolli asht kenë një nga klerikët ma të prëgatitun për nga kultura dhe bashkpuntor i “Hyllit të Dritës”. Ai ka vue theksin mbi shumë krahina shqiptare, që nga dhuna sllave kanë pasë fillue me u kthye në ortodoksë dhe me ndrrue edhe gjuhën…Shkruente me fakte e dokumenta për kenjen e tyne  nga ana autoktone Fise Shqiptare. Aso kohe pra, në 1944 – 46, në ato zona të Malësisë, ishin edhe Don Aleksander Sirdani, Don Pjeter Çuni (shumëi ri, por shpresdhanës), që njiheshin si studjues të atyne krahinave dhe që ishin ba shumë të njohun për nga ana historike dhe kryesisht për njohje të folklorit, dokeve e zakoneve të Malësisë sonë.

Një ditë, aty nga janari i 1946, vjen në Kuvendin e Fretenve të Gjuhadolit një malësuer dhe kërkon për “një fjalë” At Konrradin. Kishte dalë dhe po ecshin në oborrin para Kuvendit. Mbasi i kishte tregue se asht i lidhun me “njerëzit e malit” (kështu thirreshin ata që ishin ndër shpella), i kishte tregue se vijnë e futen shpesh ndër ato zona edhe disa oficera jugosllavë në kerkim të malësorëve të anës së tyne nga Mali i Zi, që janë bashkue me malësorët tonë ndër shpella. Ai i kishte tregue At Konrradit se njeni prej tyne asht i dijtun dhe flet edhe për Ungjillin tonë. I kishte tregue se ky jugosllavi i “dijtuni”,  një ditë, i kishte folë sesi një nga malësorët tonë andej nga Jugosllavia kishte vra një prift, sepse prifti kishte punue “kundër Atdheut”, gja të cilën e lejon edhe Ungjilli i juej, kur “Prifti asht tradhëtar i Atdheut e i Fesë”, dhe i kishte shprehë habinë e tij At Konrradit se, a mundet me kenë e vertetë një gja kësisoj “me vra priftin”, gja të cilën  i kishte shpjegue oficeri i “dijtun” jugosllav?…

At Kondradi ishte njohës i mirë i ligjeve kanonike dhe i kishte pohue se këto gjana kanë ndodhë, por asht vështirë me përcaktue shkallen e “tradhëtisë” së Priftit. Malësori kishte shpreh se prandej kishte ardhë me pyet At Kondradin, se nuk i ka besue atij jugosllavit të “dijtun” e, tash që po ma thue edhe ti se “mundet me ndodhë” dhe nuk asht fajtor vrasësi i Priftit para Zotit e robit, po më mbushet mendja se nuk na paska rrejtë jugosllavi. Deri atë ditë ai nuk i kishte besue atij!

Kishin bisedue edhe ndonjë gja tjetër, por At Kondradi, i ardhun nga studimet prej Italie nga viti 1943, as nuk i njihte ata njerëz për të cilët bahej fjalë dhe as ato krahina…për të cilat fliste malësori.

Kështu, ai ishte përshndetë me At Kondradin e shkue në Malësi.

Mbas pak ditësh, vjen lajmi në Kuvendin Françeskan se ishte vra Don Nikollë Gazulli, i rrethuem nga forcat e ndjekjes komuniste në Vrith. At Kondradi as nuk ishte kujtue fare për biseden e bame para pak ditësh me malësorin në oborrin e kuvendit.

Don Nikolli kishte strehue Don Alfons Trackin, por për mos me ia gjetë kush në qelë, e kishte çue me fjetë ndër njerëz të besueshëm të vetë malësorë. Kur e kanë lajmue se forcat e ndjekjes po silleshin si shumë nga fshati ku shërbente Don Nikolli, dhe dishka po kerkonin andej  ky e kishte dërgue për siguri Don Alfonsin tek Don Injac Gjoka në Dushman, i cili e ka mbajtë derisa Don Alfonsi asht bashkue me Kapiten Gjergj Vaten në shpellë të Mëri Kokës, në Cukal, vend ku Don Alfonsi asht kapë kur asht vra Ndoc Jakova tue i ba Shartet e fundit.

Don Nikolli, tue pasë frikë se Idriz Çoba, kryetar i ndjekjes në Dukagjin, me kriminelat Asllan Lici, Toger Baba, Xhemal Selimi, Haxhi Hajdari etj., që tashma njiheshin si vrasës terroristë në ata zona, do të masakronin malësorët me të cilët kishte lidhje Don Nikolli, merr malet dhe ikë e shkon në Vrith. Vendi ku ishte vra Don Nikolli quhej Kujej. Vrasësi në ditët e para nuk dihej. Flitej se Zoji Themeli kishte shkue vetë atje…

Mbas disa ditësh, po në Kuvendin Françeskan, vjen “malësori” që ishte kenë para sa kohe dhe i kishte kërkue me dijtë At Kondradit sesa asht e lejueshme nga Feja dhe Ungjilli me vra Priftin “tradhëtar”…

At Konrradi kishte marrë vesht se me Don Nikollin asht kenë malësori Nikoll Prekushi, për të cilin nga forcat e ndjekjes flitej se i ka ba hjeksinë Don Nikollit për me e vra ndjekja, e cila thonte se “vrasësi apo dorasi” asht kenë vetë Nikoll Prekushi bashkë me malësorin që tashti kishte ardhë me u “rrëfye” tek At Konrradi, emnin e të cilit, At Konrradi nuk mund ta tregonte në bazë të ligjit të ruejtjes së sekretit të sakramendit të Rrëfimit, gja e njohun prej të gjithëve. Këta të dy ishin kenë në shpellë me Don Nikollin, por me e vra Don Nikollin nuk e ka vra Nikoll Prekushi por një tjetër i ndodhun aty, “i panjohtuni”, që ka mbetë i pazbuluem nga ruejtja e sekretit të Rrëfimit të tij me At Kondradin.

At Kondrad Gjolaj ishte shumë i zemruem me pabesinë e atyne malësorëve të cilët kanë vra pabesisht Don Nikollë Gazullin, tue krye kështu një sherbim të flliqtë të sigurimit të shtetit dhe jugosllavëve.

Të gjitha variantet tjera që shpjegohen nga ato ana “janë vetëm rrena me bisht”, theksonte shumë i nervozuem At Konrradi…aqsa, kur fliste për atë vrasës, mbas plot 50 vjetësh që ai kishte ba pjesë në grupin e atyne kriminelave që kanë vra Dijetarin e Madh dhe Atdhetarin e flaktë, Meshtar i divoçëm e Shqiptar i Vërtetë, Don Nikoll Gazulli, një Martir i Kishës Katolike, i dridhej buza e i mbusheshin sytë me lot dhe thonte:

“Me beso, ishte e para herë që, mbasi Rrëfeva atë kriminel, kam shkue dhe jam Rrëfye për vete…mbasi po mos t’ ishe tue krye një shërbim aq të madh ndaj atij të “penduemi”…sot, Kisha do të më kishte edhe mue në fletën e zezë të kriminelave të saj…” (At Konrrad Gjolaj 1996).

Ky akt më kujton letrën e lanun nga i Ndjeri kapiten Gjelosh Luli, dërgue Llesh Marashit nga shpella e Vrithit: “Llesh…po u nise tek unë me ardhë këtu, kujdes, se malësorët kanë ndryshue shumë dhe nuk janë ma ata që kemi njoftë na.. ” (Dosja e Llesh Marashit, Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, 1998).

Dijetari At Gjon Shllaku OFM., shkruente në vitin 1942, atëherë kur ndoshta parandiente dishka e që u shpreh për B. Currin, L.Gurakuqin dhe Dom Gjon Gazullin: “Fatosa të vramë dy herë, një herë kur i mbyten, dhe një herë kur i lanë në harresë”…..

Koha vërtetoi Ate shka Shqiptarët sot me vështirsi e pranojnë, se komunizmi ka shpartallue mjerisht cilësitë e tyne morale, zakonore dhe shpirtnore, tue i ba me ecë me sy mbyllë të kapun për dore nga komunistët ose bijtë e tyne….Dhe, me i pyet kush: “Ku veni?”, të gjithë “kujtojnë” se janë tue shkue në Europë…

 

Shtjefën Gàzulli:

 

Asht i treti i vëllazënve Gazulli, Shtjefni, apo Stefani si asht në dokumenta. Stefani vijoi studimet në Romë për letërsi të lashtë. Ishte edhe ky një student i shkelqyeshëm si vllaznit e vet.

U kthye në Atdhe dhe u përfshi në lëvizjen rinore të njohtun të Avni Rrustemit, me  Shoqninë “Bashkimi”, dhe ishte edhe sekretar i saj (atëherë kur Kryetar ishte Avni Rrustemi). Mbas vrasjes së Avniut, e mbas arrestimit të dy vëllazënve, Don Gjonit e Don Nikollës, nga qeveria e Zogut, u detyrue të arratisej në Itali për mos me e ndjekë fati i tyne.

Atje ishte profesor po në atë Universitet ku kishte krye studimet, në “La Sapienza” të Romës, deri në 1961, i mbajtun aty për aftësitë e Tija dhe qendroi atje deri kur u kthye që t’i preheshin eshtnat në Atdhe.

Ai u ndrye në shtëpinë e vet si shumë të tjerë, se natyra e tij rebele  nuk mund ta duronte dhunën e komunizmit e sidomos atë tufë injorantësh që sundonin Shkodrën e Shqipninë mbarë. Më 1964 Shtjefni vdiq.

Njohja nga afër dy vëllazenve të Tij, dhe përfundimi tragjik i tyne ka ba që edhe Ky, tue kenë një figurë e nderueme demokrate e Shqiptarëve të vitëve 1923 – 24, jeta e Tij me u mbyll vetem me “një datë” sipër vorrit ku prehet Shtjefni! Nuk duhet të çuditemi aspak, se kështu vazhdohet me u veprue edhe me emnat e Profesorëve Karl Gurakuqi, At Athanas Gega, Namik Ressuli, Xhevat Korça, e të sa dijetarëve të tjerë, sepse dihet “Fati i zi” i Tyne në Shqipni…Mjeti ma i miri ndaj Tyne asht “harresa”…

 

CIRKUS  “SHQIPTAR”  DHE…  GLADIATORËT..!

 

            Në vitin 1931, një dijetar shqiptar shkruen: “Romakët kanë pasë një cirkus. E cirkus kemi edhe na. E aty shkon populli i etshëm me u kënaqë e me soditë me dishirë, e brohoritë kur me një grusht në zemer gladiatori “modern” e, me mizori mase pagane len shokun e vet shakull mbi ranë. Panem et circenses kje britma e mbrame e perandorisë romake para se të shembej. Sot asht e jona.” (D. K. Prennushi, në librin “Rrimë shtremtë e flasim ndrejtë”, fq 5. 1931. Shkoder).

Veprat e artit dhe ma vonë filmat për gladiatorët ishin me të vërtetë një kënaqësi për ne si fëmijë me i pa, me i mendue, po shpesh, fantazia jonë mbetej deri tek pamja e synit, që na sillte dishka krejt të pabesueshme sesi, njeriu “gladiator”, mundet me kenë ma i fortë se “hekuri”…Kur filluem me kuptue ma shumë me moshën, kurioziteti i ynë filloi me u ngulitë tek një pikë tjetër vështrimi, ishte aftësia e rregjizorit të filmit dhe e artistëve që lonin në cirkus, ajo që nga ne kërkohej me kurreshtje: Si asht realizue ky kuadër filmi apo kjo skenë aq e mënershme..?

Kujtoj disa filma për Romën…që janë shfaqë edhe në Shqipni! Mbushej salla e kinemasë me të gjitha moshat për me pa ata filma, kur në Shqipni mbizotnonte kinematografia sovjetike…para vitit 1967.

Në një bisedë me mikun tem Don Mark Hasin, aty nga viti 1963, nësa po flitshim për një kuader pikture që pata gjetë në librari të Akilit, tue marrë rrëshanë mbas një karroce Hektorin… Don Marku, ishte i përgatitun mirë në letersi dhe fliste me kompetencë për te. Po në atë çast m’u duk sikur as nuk donte me e ndigjue bisedën, jo ma me e vazhdue e, si pa të keq…Ai më tha: “A e di se unë e kam provue “cirkus –in”…?” Për pak sekonda mendova qendrimin e Tij në Romë, atëherë kur ishte student i Universitetit për teologji, dhe menjëherë, tue vrojtue fëtyrën e Tij, aq sa ishte e rrebtë e pozante, me nofulla pak të daluna, me sy pak të thellë, mbi ballin e madh flokët e drejta të thijuna qysh i ri, e gojën shpatë ndër predikime, u kujtova se “cirkus” për të cilin Ai donte të më fliste, ishte pikërisht “cirkus shqiptar”, të cilin Ai e kishte provue në vitin 1946…

Ishte ai vit i zi, 1946, kur në Shkodër kishte 26 “cirkus” të njohun me ligj…në një qytet të lashtë, ku, në gjiun e një popullsie prej 28.000 banorësh, katolikë e muslimanë, kishte fillue me zanë vend qetetnimi evropian Përendimor, ku katër gjimnaze dhe disa shkolla ma të ulta, përveç edhe dy seminareve fetare të nalta, theatri, kinemaja, muzeu, bibliotekat e terrenet sportive ishin anë e kand qytetit për edukimin moral, kulturor e fizik të Rinisë Shkodrane. Muzika dhe artet zenin vendin e vet me Ata përsonalitete që jo vetëm kanë lanë një trashigimi të përjetëshme, por edhe me brezat që Ata ua trashiguen dijen dhe thesarin e vet, e që mbesin “perlat” e artit kombëtar edhe sot.

Një nga trashigimtarët e oratoreve të njohun të Kishës ishte edhe Don Mark Hasi…Zani i fortë dhe i plotë, kumbues e aq sa i naltë e i kandshëm kur këndonte, aq i padurueshëm për terroristët që në 1944 kishin ardhë në pushtet, e që në ditët e para të dhjetorit, në Malin Kolaj ku kishte shtëpinë e Tij, ata i kishin pushkatue axhën Kir Dulin, pa gjyq, mbas mullarëve të sanës …Disa herë tue këndue i kishe pa një shenjë si “vizë” horizontale në gjuhë rreth 4 – 5 cm. por, asnjëherë nuk më shkonte ndër mend sesi ishte krijue ajo “vizë” tek gjuha e një njeriu…

Kur ishte arrestue herën e parë në 1946, ishte i ri, 26 vjeç. Akuzohej si të gjithë klerikët… Ishte i fortë fizikisht, volejbollist i seminarit, por edhe aktor i teatrit të jezuitëve, ku me shokët tjerë kishte luejtë një rol në dramën “Juda Makabe”, dhe kujtohej zani i Tij tue thirrë në kupë të qiellit: “Trathtarët na lanë pa Atdhe..!”…Hetuesi Nesti Kopali kërkonte me dijtë se “kush ishin ata që ju i queni tradhëtarë e që ju lanë ju shkodranve pa Atdhe..?” – Don Marku ngulte kambë se drama asht shkrue shumë vite para 1944…dhe nuk ka asgja e cila të bajnë me ju! Hetuesi kriminel nuk bindet po vazhdon punën e vet!

Një ditë, katili Nesti Kopali kishte thirrë edhe dy torturues tjerë, kishte sjellë një tavolinë në mes të dhomës, e sipër saj urdhnon Don Markun me u shtri përmbys… i lidhë duert anash tavolinës dhe ndër kambë i ngarkon një kovë të randë të mbushun me gurë, për mos me lëvizë…Ai vetë qendron tek koka dhe, mbasi e pyet të fundit herë e Ky nuk përgjigjet, katili i njohun, me një thikë në dorë, po i pangopun me krime, urdhnon Don Markun, me nxjerrë gjuhën “me të cilën ke thirrur ‘tradhëtarët na lanë pa Atdhe…”, dhe porsa Don Marku nxjerrë gjuhën, ai ia terhjekë me gishtat e tij, dhe me dorën e djathtë i ngulë thikën në gjuhë dhe e mbërthen për tavolinë, tue i thanë, “po guxove me folë, përjetësisht do mbetësh pa gjuhë…prandaj…kur të mbushet mendja për të firmuar procesin më jep shenjë me sy…ndryshej, ashtu ke për të ngordhur…!” Mbas këtyne fjalëve, Don Marku ka pa tavolinën e mbulueme me gjak që filloi me rrjedhë poshtë në dysheme dhe atëherë, ka humbë ndjenjat…Nuk dinte fare se kur hetuesi kriminel e kishte dërgue në spitalin e burgut, ku aty e kanë mbajtë shumë ditë, sepse, nga t’ajtunit e gjuhës nuk kapërdinte as ujë…E në fund shtoi: “Cilit gladiator i shkon mendja dishka të tillë?”

Kishe ndigjue se ndër torturat e mënerëshme që u janë ba njerëzve asht ajo e “jelekut”, po asnjëherë nuk më kishte ra rasa me dijtë se ku qendron “e padurueshmja” e tij nga njeriu…

Një Burrit nga Malësia sigurimi i shtetit komunist i kërkonte me vra Priftin e fshatit… Kjo vepër terroriste në vitin 1946 asht kenë e panjohun për fshatarin tonë që në kohën e Turqisë. Nuk pranonte i shkreti malësuer me thye rregullat morale të kanunit të vet. Mbas sa torturash, një ditë, hetuesi Xhemal Selimi, në Koplik, i veshë “jelekun” malësorit të shkretë dhe i thotë: “Ke për të provuar çka nuk të shkon mendja…do ta vrasësh Don Nikoll Gazullin apo ta mora shpirtin?”

Malësori nuk e pranon kurrsesi këte akt të ultë..! Xhemali, mbasi i kishte veshë jelekun metalik për gjoks, e lidhë me zixhirë për një tra druni dhe e vendosë mbi dy mbajtëse, si vendoset kafsha me u pjekë për ferrlik …Poshtë trupit njeriut të vendosun horizontal ndezë një zjarr, që porsa merr flakë, tymi fillon me të marrë frymën e, dalngadalë, flaka, zjarri dhe ngritja e temperaturës, tue u bashkue me pamundësinë e frymëmarrjes nga shtërngesa e jelekut metalik, të bajnë me pranue vdekjen si t’ ishte një “rilindje” e dhurueme nga Zoti… Nuk di a jeton njeri që e ka provue..!

Hetuesi Nevzat Haznedari asht ndër kriminelët e njohun, që shkonte me pushkatue me andje njerëzit e dënuem me vdekje… kështu tregojnë, po, sa vetë ky katil ka mbytë pa shkue fare tek vendi i caktuem për vrasje as ka me u dijtë kurrë! Ku qendronte kjo kënaqësi e këtij, që ka ende emnin “njeri” edhe në Shtetin “demokratik” shqiptar..? Porsa njeriu i dënuem nxirrej nga makina tek vendi i vrasjes, ky ecte një hap mbrapa dhe, mbasi i binte me një levë hekuri mbas koke, aty qendronte kënaqësia e këtij përbindshi…tue pa njeriun tue u shkapetë si pula kur i pret kokën…

Po krimineli anadollak Shyqyri Qoku, ju kujton ndonjë “heroizem” të kryem në sigurimin e Shkodres në 1974… kundrejt Martirit 39 vjeçar Don Mikel Beltoja..? Mbasi e torturon për disa muej, asht i pangopun me gjakun e Tij! Me datën 10 Shkurt 1974, Shyqyriu e mbajti premtimin që i kishte dhanë kohë ma parë partisë së tij…Në orët e para të atij mëngjezi, hyni në qelinë ku ishte Don Mikeli dhe, kur pau se Ai po lutej tue u prëgatitë për pushkatim…Shyqi u rikthye në origjinën e tij të para 1912… Ishte me shokun e vjetër të “armëve” të sigurimit, Alush Bakallin…dhe, ashtu si ishte i lidhun djali i Beltojës, tue krye lutjen e Tij të fundit, e kapin dy xhullinjtë “modern” dhe e shkyejnë gjymtyrësh…

Këtu mendoni se mbyllet historia e “cirkus – it shqiptar” të nderuem lexues..?! – Jo, jo!

Unë jam i padijtun për ate shka asht ba në qelitë e sigurimit të shtetit…unë jam shumë e shumë larg nga realiteti i atyne veprave terroriste me të cilat katilët e pashpirtë u rritën dhe u banë “të besuarit” e Enver Hoxhes dhe të pasuesit të tij, Ramiz Alisë…Unë nuk i kam pa kur këta kafshë të egra u dekoronin me medalje “trimnie” dhe u përqafonin e rrokeshin me Haxhi Lleshin e Nexhmije Hoxhën…Unë nuk di pothuej asgja nga “bëmat e tyre” me të cilat këta bisha të përgjakuna kalonin të “gëzuar netët e festave” të tyne, tue u tregue mbasardhësve të vogjël rreth sofres se si masakronin “vëllaun shqiptar” …tue e konsiderue të huej… e tradhëtar e shpesh u shkonte goja “gabimisht” tue i quejtë “kaurr..”!

“Askush nuk mund të marrin me mend vuejtjet e mija vetëm se kishe mësue ndër bankat e shkollës Françeskane e, për këte, hetuesi më thonte se shkove atje për t’u bërë kaurr…!”, më ka thanë me gojën e vet i Ndjeri Osman Kazazi në vitin 1996, në shtëpinë e Tij…dhe, shtonte se: “Kur ishe në hetuesi në Tiranë, nën një shkallë çimentoje të ultë dhe të rrethueme me hekura si një kafaz kafshësh të egra, u mbante At Anton Harapi, ku asnjëherë Ai Burrë aq i gjatë nuk kishte mundësi me u ngritë në kambë ose me drejtue trupin…dhe, kurrë nuk kam ndigjue një ofshamje apo fjalë fyese prej gojës së Tij, që masakrohej ma shumë se të tjerët, veç lutje dhe kurajo për të tjerët…” (Dëshmi gojore nga z. Osman Kazazi).

Ka shumë klerikë që kanë “ngushllue” vetën, tue thanë: “Fali o Zot, se nuk dijnë shka bajnë..!” Ndoshta, kjo ishte rruga e zgjedhun prej Tyne! Por, tue analizue thanjen e hetuesit kur ai po torturonte Dedë Gjomarkagjonin, i cili po e vrojtonte Dedën e lidhun për karrigë, mbasi e kishte masakrue si një kafshë, i tha: “E di mirë se çfarë je duke menduar, sigurisht, të shkon mendja se një ditë ka për t’ardhur dita yte…por, as mos kujto se ndonjëherë do  mundesh të bësh tek unë, ate çfarë jam duke bërë unë tek ti, sepse, edhe po të vijë dita yte, o Dedë, “ligjët e shtetit tuaj”, nuk do t’ ju lejojnë kurrë të bëni ate çfarë po bëjmë ne mbi juve..!”

A nuk asht kjo një thanje e “vetdijshme” e një gladiatori të përgatitun shpirtnisht nga “ajo shkollë”, ku njeriu nuk ruente ma asgja nga ndjesitë e njeriut për njeriun..? E si munden të na  “gënjejnë” sot, “mjekët” e veshun deri dje me “bluzat e bardha” për qindra vetë që sigurimi i ka marrë dhe i ka dërgue ndër çmendina e spitale të Shqipnisë, e aty, hetuesit kriminelë edhe ata, si mjekët “me bluza të bardha” po, me shpirtin ma të zi se qymyri…vrojtonin ashtu si kanë vrojtue në çmendi të Ndjerin Imz. Jul Bonatin, kur “të çmendurit e pavetdijshëm” ishin tue e shkye “viktimen” e pafajshme…E dikush beson me të vertetë se ata ishin të çmendunit?

Mendoni, vëllazën e motra shqiptarë, për një moment një nga njerëzit tuej të dashtun, të nderuem, të pafajshëm, të dijtun dhe të kulturuem, të vendosun në Atdhedashuni…e marrin…e janë “gladiatorët modern” të shtetit tand shqiptar…dhe, kënaqën kur e shohin tue e shkye për së gjalli, derisa i del shpirti ndër duert e të “pavetëdijshmit”…vetëm për me u argëtue, me e shijue vdekjen e “shqiptarit”, tue u përdhosë nga “ylli i kuq” i bolshevizmit komunist.

E si mundet sot me u thanë: “…Asnjeni nga ne nuk asht përgjegjës për krimet komuniste në Shqipëri…” Kjo thanje më ka shtye me shkrue këta pak rreshta…shumë e shumë pak rreshta për gati 500.000 Shqiptarë, të masakruem nga komunizmi shqiptar, në “cirkus shqiptar”, e jo 5.000 apo 6.000 të vramë…Por mbi 45. 000 të pushkatuem, të humbun dhe të vdekun ndër hetuesi, burgje e kampe pune e shfarosje të sistemit komunist…Atij sistemi që sot, po trashigohet nga bijtë e tyne të pashpirtë, kriminelë, terroristë, katila hajdutë e plaçkitës… antinjerzorë e antishqiptarë..! Këta “gladiatorë” sot…edhe tallen edhe vazhdojnë e bajnë “sehir”…!

Don Lazër Shantoja porositë në vitin 1924:

Keni me u kujtue se, …Tempulli ideal i një Shqipnie fare të lirë,  për me ekzistue nuk ka nëvojë për grushtin e tiranve!”.

            Po, kur…kemi me u kujtue nuk e di!

Ata Atdhetarë që deri dje u vranë dy herë…

Na i nxorëm nga vorret dhe i vramë edhe dy herë tjera!

I vranë komunistët, por nuk po i lanë asgja mangut “demokratët”!

Janë plot 20 vjet që “Arkivat e Historisë së vertetë të Shqipnisë” vazhdojnë me kenë të “dyllosuna”…

DREJTËSIA..!”

 

Një fjalë e ndigjueme ndër shekuj…

Një fjalë krejt e pakuptueshme për shumë popuj!

Një fjalë sa e “panjohun”, aq “jashtë kohe” për Shtetin Shqiptar.

Një fjalë që asnjë “Kushtetutë” Shqiptare nuk e shpjegon!

Një fjalë e përkthyeme për qejfin e sunduesëve tonë!

Një fjalë që asht mohue nga vetë “krijuesit”  e saj tokësorë!

Një fjalë që në të gjitha katedrat politike ngjason “banale”!

Një fjalë që në universitete mësohet “përmendsh”…

Një fjalë që në disa organe shtetnore përkthehet: “Me rrejtë!”.

Një fjalë që në shumë Parlamente kuptohet: “Me mashtrue!”.

Një fjalë që në shkolla shpjegohet e “shpikun” nga grekët!

Një fjalë që mendohet se asht “zhdukë” me gjuhen latine.

Një fjalë që e përdori edhe Pilati…mandej, “lau duertë”…

Një fjalë që e njeh vetëm një “liber”…ma i përkthyemi në Botë!

Një fjalë që nuk duhet të përdoret ma nga klerikët e vërtetë!

Një fjalë që nuk njihet ndër kasaphanë as në mejhanë!

Një fjalë që pushtuesit e quejnë privilegj të tyne!

Një fjalë që udhëheqësit e thonë: “Ma i forti, ma i drejti!”

Një fjalë që asht në “kasaforten”  e Presidenti të Republikës…

Një fjalë që gjykatësve, kur e shqiptojnë, “u merret” goja…

Një fjalë që ndryshon me drejtimin e erës, thonë avokatët…

Një fjalë që të gjithë akademikët e përkthejnë si do “qeveria”…

Një fjalë që të gjithë shtetasit “nuk e besojnë”!

Një fjalë që asht e kundërta e fjalës “demokraci”…

Një fjalë që shpjegohet për me u kuptue me fjalën “padrejtësi”.

Një fjalë që u thohet fëmijëve për me i zanë gjumi!

Një fjalë që kur u thohet fëmijve ata nënkuptojnë “thupren”.

Një fjalë që kur u thohet pleqve ndezin një cigare…

Një fjalë që nuk e besojnë as diplomatët…

Një fjalë që gënjeshtarët nuk e hjekun goje…

Një fjalë që duhet e para në fushata elektorale…

Një fjalë që po e kuptove drejtë të merr edhe jeten…

Një fjalë që peshohet me monadha ari…ndër gjykata…

Një fjalë që vehet reklamë edhe ndër pallate…me drita…

Një fjalë që nuk e përdorin kurrë diktatorët…

Një fjalë që nuk e kanë as fjalorët e shteteve të zhvillueme…

Një fjalë që përdoret vetem në shtresat shoqnore të vorfna…

Një fjalë që matet me “rrypin” e belit të një burri…

Një fjalë që kontrollohet me aparate nga hetuesit.

Një fjalë që vlenë me zhdukë Atdhetarët e vertetë…

Një fjalë që asht e shkrueme në gjuhën shqipe…po nuk përdoret.

Një fjalë që kur thuhet duhen “mbyllë” sytë, mos me të kuptue!

Një fjalë që përfaqsohet edhe me vepra arti…ashtu si fjala “Liri”

Një fjalë që …

Ja një shpjegim edhe nga një amerikan: Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu u ankue për klerikët katolik: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…Me qellim që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për të varur  të paktën një prift, ai çoi në trikëmbësh një klerik tjetër…(Asht fjala për Don Gjon Gazullin, shenim i em FR).

Ky veprim bëri që përfaqësuesi amerikan në Tiranë të komentonte, lidhur me këte ngjarje, se ndryshe nga përsonifikimi i Drejtësisë Përendimore, e cila është një Perëndeshë me sy të lidhur që mban në dorë peshoren e paanshme të fajeve të gjithë atyre që gjykohen  prej saj, drejtësia shqiptare është një zonjë muhamedane e cila herë pas herë vështron vjedhurazi përmes perçes së saj se cili apo çfarë ndodhet mbi pjatë, përpara se të rregullojë gurin e peshores.” (B.Fischer fq.125)

Ndërsa mbas 20 vjetësh, në vitin 1945, diktatori Enver Hoxha e fillon porosinë e Eduard Kardelit, numëri dy i Beogradit: “Nëse do të mbajsh pushtetin, në radhë të parë duhet të zhdukish klerin katolik” me Don Lazër Shantojën, Don Ndre Zadejën, At Anton Harapin dhe Don Nikoll Gazullin e vazhdon me genocidin e 131 Klerikëve Katolik, që u burgosën nga të cilët torturon e pushkaton, zhdukë në hetuesi e kampe shfarosje pune e burgje, 66 Klerikë, tue prëgatitë kështu vetën me kenë “Hero i popujve të Jugosllavisë” në 1 korrik 1946, si mik i Titos, Stalinit e Mao Ce Dunit, dhe sot “Hero i Popullit Shqiptar”! Edhe një turp tjetër!

Mos asht ky genocid që pengon edhe sot Kuvendin Popullor me ua heqë këto dekorata Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Nexhmije Hoxhës e sa kriminelëve të tjerë, që zbatuen “drejtësinë shqiptare” të zonjës …?

“Heshtja”… domethanë vazhdoni!

 

 

 

 

“DREJTËSIA SHQIPTARE ME PESHORE NË DORË”

 

 

 

 

 

Leteratura ndihmëse:

 

At Kondrad Gjolaj, “Çinarët” Shkodër, 1996.

Fan S. Noli “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, Tiranë, 1968.

Bernd J. Fischer, “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”

Libër i botuem në Tiranë, 2004.

Faik Quku, “Qendresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore 1”

Botue në Tiranë, 2006.

Fritz Radovani, “Një Monument nën dhe”, Zagreb, 2004.

Daniel Gazulli, “Vëllaznit Gazulli”, 2010

Gazeta “Bota e Re”, Tiranë, 1945.

 

 

Melbourne, Janar 2011.

 

LAMTUMIRE MIKU DHE SHKRIMTARI YNE I DASHUR TASIM ALIAJ!- Nga Gjikë Kurtiqi dhe Tatiana Kurtiqi

I trishtë ky mëngjez i 7 nëntorit 2024! Miku ynë familjar, miku i shkrimeve, i humorit e satriës Tasim Aliaj nuk është më në jetë! Ka pushuar sot së shkruari pena e hollë fshikulluese, autori i sa e sa skicave, tregimeve humoristike, fejtoneve, komedive, romaneve të së njëjtës gjini, që përqeshnin vese e dukuri të shëmtuara, për t’i shëndoshur zhvillimet shoqërore. Mezi prisnim ta takonim në atdhe, por na gjeti më parë këtu, në SHBA, lajmi i hidhur i lamtumirës së tij.
Me artin e fjalës, me veçori e stil të spikatur, Tasimi solli në shkrime traditën e humorit popullor, i dha jetë në publikimet e shtypit të përditshëm e periodik, në revistën “Hosteni”, në buletinet e Estradës e Teatrit, ku punoi për një kohë të gjatë. Për vite me radhë skicat, skeçet, paroditë, komeditë e tij u bënë pjesë e skenave të estradave anë e kënd Shqipërisë, u mirëpritën dhe duartrokitën nga artdashësit. Dalloheshin e ndiqeshin me endje për tharmin e spikatur edhe tregimet e tij humoristike, apo romanet e së njëjtës gjini. Së fundmi i rrinin bukur penës së tij edhe vargjet e rimuara poetike me temë atdhetare e shoqërore, frymëzuar nga motive popullore, që zunë vend tek publikimet e mediave sociale.
I lindur në Kuç të Vlorës në një familje me tradita të shquara atdhetare, Tasimi përcolli guxim e vullnet të paepur, tematikë krijuese të zgjedhur e të ngjeshur plot ngjyrime nga gurra e vendlindjes. Ai afroi e ndihmoi edhe mjaft talente të gjinisë së humorit. Plot miq e shokë njohën e admiruan në bisedat e përditshme humorin e tij karakteristik të rrjedhshëm, spontan e dashamirës që nuk iu nda deri në fund të jetës.
I gjithë kontributi dhe bagazhi krijues i Tasim Aliajt do të ketë kurdoherë mirënjohje brezash dhe një vend nderi në Letërsinë Shqipe, veçanërisht në humor e satirë.
Ndajmë me familjen, të afërmit dhe miqtë e Tasimit pikëllimin për humbjen dhe u përcjellim atyre ngushëllimet tona më të përzemërta.
Do të donim në këto çaste të ndodheshim sa më pranë dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve, shoqes së tij të jetës, Myqeremes dhe dy vajzave të tyre, Besës e Donës. Por na duhet t’i ngushëllojmë e përqafojme së largu.
Lamtumirë miku dhe shkrimtari ynë i dashur Tasim Alia! Ruajmë plot kujtime të përbashkëta, por kujtimi yt më i mirë, më i vyer dhe më i pasur mbeten veprat që ke lënë, krijimtaria që të dha emër e mirënjohje! Gjithmonë respekt kujtimit tuaj!
Gjikë dhe Tatiana Kurtiqi

DARDHËZËS NGA ROGANA- Nga ATDHE GECI

 

Shkruaj   për aq sa më jep gjak fjala

shkruaj  për aq sa më jep gjak muza

Shkruaj për aq sa mund të japë fjala

shkruaj për aq sa mund të japë arti i

fjalës, zemra  dhe  shpirti im, qenia.

Jeta është  ndeshje  dhe garë në jetë

Në librin “Iliada shqiptare”unë kam

jetën time, të popullit tim të atdheut

me  vepra  jetën  mund ta bëjmë më

të bukur, të  pasur  dhe  më qytetare.

Ia vlen Atdheun  ta këndoj më tepër

për  aq  sa  më jep fjala dhe dhuntia

për aq sa më jep  dashuria në poezi!…

Çdo njeri në zemër  e ka një dashuri

Ia vlen Atdheun  ta këndoj më tepër

me katër Republikat  tona  Shqitare;

Republikën e  Çamërisë, të  Iliridës,

Republikën e Kosovës dardane  dhe

Republikën e Shqipërisë. Koha jemi

ne, asnjë histori nuk  mund  ta  merr

era, të gjallët vdesin por të rënët për

liri i mbijetojnë egërsisë së luftërave

shkruaj për aq sa më jep gjak fjala!…

Atdhe Geci – Dortmund, – poezi nga libri im “Iliada shqiptare”


Send this to a friend