Me Kujtim Shpiragun jo vetëm njihesha prej kohësh,por edhe “qanim hallet”,sidomos ato “bëmat” jashtë “normave të moralit socialist”. Kujtim Shpiragu vinte nga një familje që shihej me sy të mirë nga partia e pushteti i kohës dhe,sado me shkollë të mesme, qe emëruar drejtor ndërmarrjeje në sektorin X… në një zonë naftënxjerrëse. Në zonë kish dhe inxhinierë me përbërje të mirë politike,por ky qe drejtor. Kur në intimitet i thosha:-Ore Kujtim,po a nuk është pak së prapthi që ti me të mesme,të komandosh 5-6 inxhinierë me shkollë të lartë?Ai kapërdisej si maçoku në thekër dhe ma kthente:- Ti,or mik,mendon se mund të rregullosh botën. Me demek,sipas teje,bota është e shtrembër dhe ti do ta bësh të drejtë? Kjo mendje të ka lënë ashtu siç je dhe,pa më lënë kohë për ta kundërshtuar,më tha:- Rrisku i njeriut është i paracaktuar,vetëm është i fshehtë. Nëse unë u bëra drejtor,kam aq mend që jo vetëm ta kapë”demin prej brirësh”,por edhe mos e lëshoj nga dora. Dhe qe e kotë. I kish lindur dielli mbi kokë. Qe i bindur që i takonte dhe aq.
* * *
U përmbys sistemi dhe,ndërsa unë aderova në Partinë Demokratike,se kisha qenë me”ftomë në biografi”, mikut tim Kujtim Shpiragut po i qaja hallin. Me siguri,-mendova,- e kanë shkarkuar se është komunist. Kishin filluar dhe mentigjet e para dhe,kur bien këmborët për vete,nuk dëgjon për zilet e të tjerëve. Kishim kohë pa u parë.Unë banoja në fshat dhe ai në qytet,por sos se ishim aq larg sa për mos u parë. Tek po i afrohesha “Turizmit” për të pirë kafe,kur shoh që dha ballë miku im. Erdhi duke qeshur dhe,sa u ul,i thashë po me të qeshur:-Eh,shoku ish-drejtor.nga do të kumbisë era?
-Nuk jam ish-drejtor,por jam drejtor me fuqi të plota mu në ndërmarrjen ku kam qenë!
-Ato “thela nuk m’i nxë jamakia mua”,-ia prita. Po rrëfeu ku të degëdisën?
-Akoma nuk je bindur ti,se bota është e shtrembër? Do të thuash,ja ti Kujtim ke qenë komunist dhe tani që erdhi demokracia,nuk ka vend drejtuesi për ty. Ke dëgjuar atë shprehjen ti:”Dallëndyshe, ktheje ndryshe”.Pastaj a nuk tha ai,i madhi juaj(është fjala për SALI BERISHËN) që jemi vëllezër dhe,kur vajta tek “Imadhi i këtushëm”,i thashë:-Këtë të kuqen që kam patur deri tani(është fjala për ttriskën e partisë),po e shkel me këmbë.Që sot e tutje do jem me PD dhe,për t’i bërë pak”rrëke bythës sime”,i fola në vesh sikur i kumtoja diçka intime. I MADHI qëlloi delikat dhe i brishtë nga shpirti,sidozot je ti, dhe u skuq në fytyrë nga ç’i “besova”. Këtë “intimitet” që i besova,nuk e shpika,por e kisha lexuar në një libër. Jo vetëm e kisha lexuar,por e mbaja si vjershë përmendësh dhe thosha me vete:- Po të bëhet një konkurs.nuk gjendet një i dytë,veç meje,që t’ia dijë kutpimin.
-Dale,drejtor,mos e merr me nxitim!
Ti e di,-i thashë,- që unë nuk lë gjë pa lexuar dhe vjen ti dhe më bën”paradë kuinzi” që më paske çuditur atë,”të Madhin e këtushëm”.
-Epo mirë,- pranoi ai.Unë po ta them,po e gjete,ke dy birra e një meze. Ndryshe ke për ta paguar “doganën ti”.
I thashë të MADHIT:”Unë vuaj nga “ipospadia”!!!, Të lutem,mos ia thuaj njeriu!!! Ai u skuq sikur të kish bërë faj dhe sado që ka bërë shkollë të lartë,bëri sikur e kuptoi dhe,ngaqë është shpirtbrishtë,më tha:-Sa të jem unë,ty nuk të lëviz njeri.
Hallall,dy birrat nga unë,se të them të drejtën herë e parë që e dëgjoj,por a mund të ma shpjegosh se ç’është kjo fjalë dhe ku re në atë fjalë,se ti dhe,kur lexon, e ke dy hunj e një purtekë? Para se të ta shpjegoj,e di pse e vura poshtë të”Madhin”? SE e mahnita duke e zbërthyer enigmën e fjalës”ipospadia”. Në fakt,or ti mik që do vetëm të drejtën,”ipospadia” ka të bëjë me një lindje të deformuar të ureterit që shfaqet në bazën e penisit.Jo vetëm kaq:kur rritet,personi që e ka,vuan nga ngushtimi i kësaj”baze” dhe ka nevojë për kateter. Tani më tha:- A ka “Të madh” që nuk më mban drejtor mua? Ia dhashë të qeshurit dhe,ndërsa u nisa të paguaja “doganën”,si i mundur që isha,më tha:- Ai rrëfimi tek “IMADHI” ngjiti,se i thashë nga kjo sëmundje ka vuajtur dhe ZHAN ZHAK RUSOI !!! Ai mend u hodh përpjetë nga “erudacioni im”. Bravo të qoftë! Demokracia ka nevojë për njerëz me horizont dhe unë mendoj:”I MADHI,ka mundësi të vuajë nga ajë sëmundja e RUSOIT,se u bë sikur e zhvesha lakuriq.U skuq si kungull i pjekur në furrë. AQ më mirë:është “intimitet” që më”betonoi” mbi karriken e drejtorit. Epo kot nuk thonë:”Sa ka zanati!!!
Tiranë,10 janar 2024