Në foto: Kryeministri i Shqipërisë, duke sfiduar plevitin me jakën zbërthyer
I dashur Ditar!
Për popullin vlla dhe për mikun tim Erdogan jam lutur gjithë natën si qeni.
Lutjeve të mia i është bashkuar edhe Bushati. Unë u ula në divan ndeza një qiri dhe fillova me zë të them:
”Zoti ynë që je në qiell, unë nesër do shkoj në Librazhd, ardhtë Janaqi shëndoshë e mirë nga Patra. Fali ushtarët e Turqisë, njësoj siç fala unë Erjon Braçen kur ma bëri borxh”.
Lutjet e mia u dëgjuan dhe nga ana tjetër Bushati më çon sms ku më thotë se e kishte situatën nën kontroll. U bëra skeptik se si Bushati mund ta kishte situatën nën kontroll, por pastaj lexova statusin e tij në Facebook që ju bënte thirrje shqiptarëve në Turqi të mos dilnin nga shtëpia, kuptova që Turqia dje do kishte marrë fund po të mos ishte Bushati. Në fakt po të mos isha unë dhe Bushati.
Itinerarin e veprimeve që kanë ndikuar në ndihmën ndaj vëllaut Erdogan dje, po e rendis si më poshtë.
-Në orën 22:20 marr vesh për trazirat.
-Në orën 23:00 më kërkoi Zaho akullore po i thashë do vijë Gogoli po fli gjumë.
-Në 23:30 marr vesh që Erdogan donte azil.
-Në orën 00:00 turqit dolën në rrugë por ne u siguruam që shqiptarët në Turqi të kyçeshin në hale.
-Në orën 00:30 ngrita këmbët përpjetë tek divani.
-Në 01:00 intensiteti i luftës jetëshkurtër civile arriti kulmin.
-Në orën 01:59 u luta unë.
-Në orën 02:00 grushti i shtetit dështoi.
-Në orën 03:00 arrita të marr frymë lirisht në ballkon.
-Në orën 03:33 kuptova që në ballkon ishte freskët.
-Në orën 03:55 më zuri gjumi.
-Në orën 04:30 më doli në ëndërr Pandeli Majko që donte edhe ai akullore.
-Në orën 5:00 bie telefoni nga Bushati, i cili duke qarë më thotë: “Jam trim, jam lac, me muskuj”.
-Në orën 06:00 më del gjumi dhe marr Bushatin në telefon për ta pyetur nëse me kishte marrë në telefon në orën 05:00. Por aty kuptova se në orën 05:00 nuk më kishte marrë Bushati por Mirela Kumbaro.
-Në orën 07:00 referuar Cecil Freud po mundohesha të bëja lidhjen ndërmjet lacit, muskujve, Mirela Kumbaros, akullores, Pandit, plevitit, Bushatit dhe grushtit të shtetit.
-Në orën 08:00 i jap mbështetjen time zyrtare Presidentit të Turqisë dhe mikut tim të shtrenjtë Rexhep Taip Erdogan.
-Në orën 08:05 më çon Qifi sms e më thotë se po më priste tek Rogner. I thashë se vonohesha sa të bëhesha pak gati, sepse sapo isha çuar nga krevati.
Pastaj Qifi më paralajmëroi me sms: “Mos vish mini se kara shi”
Më pëlqen përherë kujdesi që Qifi tregon ndaj meje. Sidomos në kohë të zymta si këto, kur të papriturat dhe puçet ushtarake më trazojnë gjumin dhe më bëjnë të dal në ballkon. Në Surrel është pleviti sheshit.
Kaq edhe për sot i dashur Ditar. Natën Dritë.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet