Flitej se Enver Hadri, e ka mendjën e madhe, pas tij shkojnë truprojët, ndërron veturat çdo javë dhe se ishte tepër i rrezikshëm.Ne, njiheshim pa u parë kurrë. Ishim shokë pa u tkuar kurrë. Kishim ideale të njejta pa biseduar kurrë.
– Të kafeneja me xhama! i tha Enver Hadri , me një zë të radiofonik.
Përpiqësha që nga zëri ta parafytyroja se çfarë njeri mund të jetë.Nga biseda telefonike të linte përshtypje e një intelektuali: i vendosur, i qetë , i kujdesëshëm dhe respektonte bashkëbiseduesin. “Ky njeri nuk mund të jetë ashtu siç thonë”, mëndoja në vete. Njerëzit tanë e kanë zakon të flasin keq për njeriun e vetë, për ate që e njohin dhe pinë kafe me te. Folin mirë për individë të panjohur, për gjëra të largëta të panjohura. Në momentin kur krijojnë afërsi, dhe kur ato i bëhën të njohura i marrin normale dhe krejtë të parëndësishme.
Rrugën për të kafeneja me xhama e bëra me një vendas timin i cili qytetin e njihte mirë..Në fillim mendova se ajo ishte e ndërtuar e tëra me xhama, por në realitet e quanin të tillë pasi që dritarët e saja që shikonin në bulevardin kryesor ishin të mëdha dhe njerëzitë që pinin dalloheshin nga kalimtarët.
Kafeneja nuk kishte asgjë karakteristike që ta bënte të dallohej prej tjerave. Kishte mbi dhjetë tavolina të thjeshta dhe nga më të demoduarat, ku tri prej tyre pronari i kishte renditur afër dritarëve, prej nga klientët mund të shikonin lirshëm veturat dhe njerëzitë që kalonin.Vendasi zgjodhi një vend afër dritarëve, e me një gjest dore më tregoi të ulëm.
Kamarierja,një vajzë që dukej se kishte kaluar të njëzetëepestatë, na lëshoi një shikim miqësor dhe një buzëqeshje të ëmbël dhe me një gjest të duarëve preku gjinjët e fryer e gjysëm të zbuluara duke i ngritiur që unë kisha përshtypjën se veç sa nuk i dolën të tëra nga këmisha e bardhë dhe e ngjeshur për trupi që atë ditë kishte veshur.
Vendasi im menjëherë filloi të bisedonte me kamarierën dhe pasi që ne ishim mysafirët e parë e të vetëm të këtij mëngjesi ajo bisedonte me dëshirë.Në një mënyrë si dukët ajo ishte mërzitur duke pritur që askush nuk po hynte për të pirë kafenë e mëngjesit andaj me vendasin tim e kalonte kohën.
– Ja ky qe po e parkon veturën është Enveri! më tha vendasi.
Vetura që parkohej ishte e tipit “Fiat 132” e prodhimit italian.Kishte ngjyrë blu metalike.Prej saj zbriti Enveri. Ishte një burrë i gjatë me flokë të shkurtëra e të krehura. Prej çfarëdo këndi që shikoja fytyrën e tij mendoja në vete se Enveri kishte ngjajshmëri të madhe me Skenderbeun. Fizionomia ,mjekërra ,sytë dhe deri dikund edhe hunda tij dukëshin si të Gjergj Kastriotit.
Enveri në veturë nuk kishte askë. Pasi mbylli derën u nis në drejtim të kafenesë.
Vendasi që njihte Enverin më herët na njoftoi me të dhe iu afrua kamarierës më të cilën kishin hyrë në biseda të thella.
– Kam dëgjuar për ty dhe shokun tuaj Sefën.! tha Enveri pasi që po gëlltisnim hurpat e para të kafes. Më ka telefonuar Tekiu Dervishi për ardhjën e juaj.
Nga afër Enveri kishte një pamje simpatike dhe impozante. Kostumi blu, kravata që ia kishte përshtatur veshjes i rrinin bukur. Biseda jonë më shumë zhvillohej rreth Kosovës. Interesohej për gjendjën në Kosovë, mënyrën e kushtët e jetës. Në fillim pyeste, e unë përgjigjësha hollësisht për gjërat që interesohej.
Në bisedë e sipër më rrëfente për kujtimët e tija që ende i ruante të freskëta. Kur i flisja për Kosovën në mimikën e tij dukej se ndjente mungesën e vendlindjës. Dëshironte të njifej me aktivitetin e shokëve të tij që kishte lënë në Kosovë, e më së shumti nxinte në gojë Ali Podrimjën,Qerim Ujkanin e shumë të tjerë. Fliste për kërcimët e Aliut nga Ura e Shenjtë dhe për flirtët e dashurisë rinore.
Qe takimi ynë i parë dhe për habi shpaloste kujtimët dhe zemrën si të ishim miq e shokë të vjetër.
Gjatë tërë kohës që qendruam, Enveri nuk pushonte duke ndezur cigar pas cigarëje.
Pinte “Kent” të gjatë dhe herë-herë ma ofronte nga një edhe mua, që e ndizja sa për të bërë tym, sepse ende nuk e kisha mësuar kënaqësinë e tymit të duhanit.
Kontaktët tona u shpeshtuan.Në fillim takoheshim në kafene (por asnjëherë më në kafenenë me xhama ) e më vonë herë në shtëpinë e tij e herë në banesën time.Nga bisedatë tona filloi të zenë rrënjë një miqësi e vërtetë.
Një pasdite të fundprilli të vitit 1989, takimin e caktuam në shtëpinë e tij.
– Mos i dathë këpucët, se Ajshja nuk është këtu! Më tha dhe e hapi derën e dhomës përdhesë që shërbente si zyre.
Kur ishte bashkëshortja e tij, duhej të dashntim këucët, jo se ajo na thoshte diçka, por e dinim se herën tjetër Enveri më vështirë e kishte t’i ftonte miqtë në shtëpi. Në dhomën e shndërruar në zyre, kryheshin shërbime të shumëfishta që ngjante një arkiv shtetëror në minjaturë. Në një anë, dosjet të ndryshme ku shkruante “Kosova”të radhutur sipas vitëve si dhe dosje ku shkruante “ Letra të marrura “ dhe “Letra të dërguara” që poashtu të klasifikuara; nga ana tjetër kishte botime të huaja dhe të vendit mbi shqiptarët dhe libra të ndryshme nga biografitë e politikajve botëror si dhe revista të tjera që nxirrte vetë kurse në ballë qendronte e shkruar” Kosova është gjaku ynë që nuk falet” . Flamuri rrinte në shtizë dhe mirë i shtrirë mbi murin e bardhë.Një makinë shkrimi dhe plotë letra dhe libra në formë të çrregulluar rrinin mbi tavolinën e punës.
– Ҫka kemi të re? Më pyeti Enveri pasi ma zgjati pakon “Kent” që ta merrja një cigare
– Asgjë ! u përgjegja. T’i solla emrat e përsonalitetëve që delegacioni duhej t’i takon në Prishtinë.
E kisha përgatitur një dosje me emra, numra të telefonit, një biografi të shkurtër dhe nga një fotografi të disa liderëve politikë .Një delegacion i Parlamentit duhej të shkonte në Kosovë për të verifikuar gjendjën në vend.
Përgatitija e dosjës nuk ishte punë e rëdnë , nga se liderët ishin shumica shkrimtarë. Duke shfletuar librin “Shkrimtarë nga Kosova” i gjeta të dhënat për secilin liderë.
– Duhët ta bëjmë edhe një koferencë për shtyp. foli Enveri pasi u kollit.
– Tema ? pyeta.
– Kosova në prak të luftës civile! u përgjegjë Enveri duke qeshur. Por nuk do të jetë keq sikur të thonim Kosova bombë e kurdisur në Ballkan !
– Mua më pelqen e para! Të dytën e përdorim herën tjetër! I thash.
Lidhur me konferencën e organizuar në International Press Center , Bld Charlemange nr 1, salla nr 8, gazetat dhe televizionët ndërkombëtare i dhanë jehonë të madhe.
Ne, natën e kalonim në lokalet afër redaksive të ndonjë gazete prestigjioze qe e dinim se do shkruanin për konferenën tonë. Poasa botohej numri i parë i gazetës, gazetari që kishte përcjellur konferenën na bashkangjitej në kafenën ku ne e prisnim shkrimin për Kosovën. Posa në derë dukej gazetari, ndjenim një kënaqësi që na e përshkonte tërë trupin, e që edhe gazetari kur shihte gëzimin tonë gëzohej bashkë me ne. Ne përqafoheshim sikur të kishim përfunduar një mision të vështirë , e më zë thonim: “ Sot, ia kemi q… nanën Jugollavisë!” dhe qeshjet e gëzimi ynë vazhdonte në kafenën më klinetë të paktë.
Sa më shumë që po afroheshin ditët që delegacioni i Parlamentit Europian do të vizitonte Kosovën, në zemrat tona ndjenim një shqetësim. Sikur askush të mos dilte të protestonin në Prishtinë, njëzet e pesë eurodeputetët do të konfirmonin propagandën e Beogradit se në Kosovë gjendja e shqiptarëve ishte e mirë. Nëse rinia jonë do të protestonin, delegacioni do të vertetonte se gjendja në Kosovë ishte ashtu siç ne u kemi thënë. Qe delegacioni të mos kalonte ashtu siç e kishte planifikuar Serbia, Enveri, unë, Beharja e Ganiu shkonim në demonstrata dhe shpërndanim letra ku u tregonim manifestuesve se me 30 maj 1989 , populli ynë duhej të ngritej në qendër të Prishtinës për të protestuar kundër dhunës serbe.
Enveri kishte biseduar më Qosjën dhe Rugovën që t’i njoftonte për vizitën e delegacionit të P.E. Në anën tjetër unë kisha diskutuar më Ibrahim Kelmendin dhe anëtarët tjerë të LPK-së në Perëndim që më 30 maj të organizohej një protestë në Prishtinë. Në të njejtën kohë përmes lidhjeve ilegale të asaj kohe kisha biseduar më Afrim Zhitinë që data 30 maj 1989 është shumë e rëndësishme për historinë e popullit tonë, sepse nga kjo datë do të vendosët dhe konfirmohet gjendja reale e popullit tonë: të presekutuar ose të nënshtruar.
Data 30 maj 1989 , do të mbetët në historinë tonë kombëtare, ku delegacioni i Parlamentit Europian e vertetoi se shqiptarët presekutohen nga forcat policore serbe. Data 30 maj 1989, në Beograd do të merrej vendimi për vrasjën e Afrim Zhitisë dhe të Enver Hadrit.
Për pjesëmarrje në demonstratën e 30 maj 1989 , para Hotel “Grand” , do të arrestohen mbi 270 studentë. Më 2 nëntor do të vritet Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ndërsa vetëm tre muaj më vonë do të vritet Enver Hadri më 25 shkurt 1990.